Vërejtjet e ngritura mbi të Drejtat e Njeriut në Ballkanin Perëndimor përfshijnë përparim të ulët në gjykatat e krimeve të luftës, sulme dhe kërcënime ndaj gazetarëve, ndërhyrje të qeverisë në punën e tyre, dhe diskriminim të pakicave. Azil-kërkuesit dhe migrantët janë duke u përballur me vështirësi në hyrjen dhe kërkimin e mbrojtjes në Serbi, edhe pasi numri i refugjatëve është pakësuar në rrugën e migrantëve të Ballkanit Perëndimor. Mes shqetësimeve të ngritura janë mbetja pezull e shumë kërkesave për azil, numri i ulët i kërkesave të aprovuara dhe strukturat pritëse të mbipopulluara.
„Qeveritë e Ballkanit Perëndimor duhet të ndërmarrin hapa konkrete për të përmirësuar lirinë e medias, të mbrojnë pakicat dhe refugjatët, dhe të gjykojnë abuzimet e ndodhura gjatë kohës së luftës,“ tha Lydia Gall, hulumtuese për Ballkanin dhe Europën Perëndimore pranë Human Rights Watch. „Përparimi në të drejtat e njeriut nuk është i rëndësishëm vetëm për të përmbushur aspiratat europiane, është thelbësor gjithashtu për të siguruar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët në këto vende.“
Në raportin boëror 687-faqësh, në edicionin e tij të 27të, Human Rights Watch vrojton zbatimin e të drejtave të njeriut në më shumë se 90 vende. Në esenë hyrëse, drejori Ekzekutiv Kenneth Roth shkruan se një gjeneraë e re populistësh auoritarë po kërkon të anashkalojë konceptin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, duke i trajtuar të drejtat e njeriut si një pengesë për vullnetin e shumicës. Për ata që ndihen të lënë pas nga ekonomia globale, dhe i tremben rritjes së krimit të dhunshëm, grupet e shoqërisë civile, mediat dhe publiku duhet të luajnë rol kyc në riafirmimin e vlerave mbi të cilat është ndërtuar demokracia e respektimit të të drejtave.
Gjatë 2016 shoqatat e gazeraëve shënuan sulme dhe kërcënime të ndryshme, përfshirë këtu kërcënime me vdekje, ndaj gazetarëve në Bosnjë Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë. Përgjigja e pamjaftueshme nga ana e qeverive në gjithë rajonin ndaj këtyre sulmeve dhe kërcënimeve krijon pandëshkueshmëri për sulmuesit dhe një atmosferë të pafavorshme për mediat, tha Human Rights Watch. Gazetarët dhe mediat gjithashtu përballen me ndërhyrje dhe veprime të lejueshme në gjykata.
Pati progres të ngadaltë në gjykimin e krimeve të luftës në gjykatat kombëtare në Bosnjë Hecergovinë, Serbi dhe Kosovë. Prokurorët e krimeve të luftës në Bosnjë Hercegovinë, dhe Serbi financohen në mënyrë të pamjaftueshme dhe nuk kanë kapacitet të përballen me çështjet. Me gjithë progresin gjatë vitit, gjykata speciale e Kosovës për krimet e luftës të kryera gjatë dhe pas 1999, nuk ka filluar ende të funksionojë për shkak të vonesave dhe adaptimin e legjislacionit në vendin pritës, Holandë. Qeveria e ndarë e Bosnjë-Hercegovinës nuk shënoi progres në përfundimin e diskriminimit në sistemin politik, si kishte urdhëruar Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Romët në Bosnjë Hercegovinë, Kroaci, Serbi e Kosovë përballen me diskriminim në kujdesin shëndetësor dhe arsim dhe janë të ekspozuar ndaj shpërnguljeve me forcë. Kosova ka bërë progres të kufizuar në integrimin e romëve dhe pakicave të kthyera me detyrim nga Europa e Perëndimit si pasojë e refuzimit të kërkesave për azil.
Grupet e pakicave gjinore LGBT, kanë pësuar kanosje dhe kërcënime në Bosnjë Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë. Gjykata Europiane e të Drejtave të njeriut pohoi se çiftet e të njëjtit seks në Kroaci përballen me diskriminim për shkak të orientimit të tyre seksual.