Të Dhëna të përgjithshme mbi të Drejtën Penale në Kosovë
Fjalor i akronimeve dhe shkurtesave të përdorura
DD Departamenti i Drejtësisë (në kuadër të UNMIK -ut)
AER Agjensia Evropiane për Rindërtim
ESDP Politika Evropiane për Mbrojtje dhe Siguri
BE Bashkimi Evropian
EULEX Misioni i BE-së në fushën e Sundimit të Ligjit në Kosovë
UÇK Ushtrija Çlirimtare e Kosovës
KGJK Këshilli Gjyqësor i Kosovës
IGJK Instituti Gjyqësor i Kosovës
SHPK Shërbimi Policor I Kosovës
ZPSK Zyra e Prokurorit Special te Kosovës
SMSJ Seksioni per Monitorimin e Sistemit Juridik (në kuadër të OSBE -së)
OSBE Organizata per Sigurimin dhe Bashkepunimin në Evropë
IPK Inspektorati Policor i Kosovës
PSSP Përfaqësuesi Special i Sekretarit te Përgjithshëm të OKB -së
UNMIK Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (United Nations Mission in Kosovo)
Vërejtje
Versioni ne gjuhën angleze i këtij raporti është ai origjinal dhe duhet të merret për bazë në çfarëdo kontesti. Emrat e institucioneve të Sistemit të drejtësisë penale në Kosovë të përdorur janë emra që kanë hyrë në përdorim në përkthimet e bëra nga institucionet që merren me Sistemin e drejtësisë në Kosovë. Fjala përgjegjësi në këtë raport përdoret në kuptimin e përgjegjësisë kriminale e jo në kuptim të ndonjë forme tjetër të përgjegjësisë.
Pasqyra e lëndës
Tashmë pranohet gjerësisht që sistemi juridik është më i dobëti nga institucionet kryesore te Kosovës. Ky realitet reflektohet në vendimin e Bashkimit Evropian për të fokusuar përpjekjet e misonit të Politikës Evropiane për Mbrojtje dhe Siguri në Kosovë (ESDP), mbi problemet policore dhe juridike.
Pasojat nga sistemi i papërshtatshëm juridik i Kosoves kanë një shtrirje tepër të gjërë. Në veçanti shumë nga problemet aktuale në Kosovë që lidhen me të drejtat e njeriut, posaçërisht dhuna me motive etnike dhe politike, i kanë gjurmët në dështimin e autoriteteve për të nxjerrë autorët e krimit para ligjit.
Hulumtimi i Human Rights Watch tregon shkaqe të ndryshme për dobësitë e së drejtës penale në Kosovë. Ndryshimi kryesor i paraqitur në këtë sistem më 2004 -rën, përmes të së cilit hetimet e çështjeve drejtohen nga prokurorët më tepër sesa nga gjyqëtaret, akoma nuk është zbatuar plotësisht. Tashmë prokurorët shfaqen në një rol më aktiv në udhëheqjen e hetimeve në krahasim me kohën kur ne nxorrëm raportin e mëparshëm në maj të 2006 -tës, "Askund ne Agjendë: Dështimi i vazhdueshëm për të kërkuar përgjegjësi në Kosovë pas marsit 2004. " Sidoqoftë bashkëpunimi i prokurorëve me policinë mbetet problematik.
Prokurorët mendohet që të ndihmohen në rolin e tyre të ri hetues nga një degë e policisë gjyqësore e përbërë nga policë të përkushtuar. Por kjo degë akoma nuk është krijuar, kryesisht nga kundërshtimet si nga ana e policisë ndërkombëtare ashtu edhe nga ana e policisë vedase, e cila ka frikë që krijimi i një dege të veçantë do të çonte në përçarjen e policisë. Asnjë marrëveshje zyrtare e ndonjë lloji tjetër nuk është arritur.
Shqetësimet në lidhje me dënimet e buta të praktikuara dhe mungesa e të kuptuarit nga ana e gjykatësve për ligjin që duhet aplikuar vazhdojnë të jenë prezente, megjithë përmirësimin e trajnimeve për gjykatësit vendas.
Sistemi i drejtësise mbetet thellësisht i fragmentuar ndërmjet elementeve vendore dhe atyre ndërkombëtare. Deri diku ka pasur një progres të caktuar në përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet prokurorëve dhe gjykatësve vendas me homologet e tyre ndërkombëtare. Por mungesa e vazhdueshme e besimit nga ana e institucioneve ndërkombëtare mbi aftesitë e nëpunësve vendas për të hetuar, përndjekur dhe gjykuar çështjet delikate në mënyre të drejtë, sjell që shpesh policija, prokurorët dhe gjykatësit vendas nuk përfshihen në kësisoj çështjesh. Mungesa e një sistemi të integruar ul efikasitetin e tij dhe vështirëson përpjekjet për të rritur aftësite e prokurorëve dhe gjykatësve vendas.
Mbrojtja e papërshtatëshme e deshmitarëve mbetet një pengesë e madhe për drejtesinë, veçanërisht kur bëhet fjalë për krimin e organizuar, krimet e luftës dhe sulmet ndaj minoriteteve. Duke marrë parasysh qe kërcënimet dhe ngacmimet ndaj dëshmitarëve janë tepër të përhapura, shumë nga dëshmitarët nuk janë të gatshëm të shfaqen nga frika për sigurinë e jetes së tyre. Kosoves i mungon ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe shpeshherë gjykatësit dhe prokurorët dështojnë në përdorimin e masave ekzistuese mbrojtëse të disponueshme në dhomat e gjyqeve. Për dëshmitarët në çështjet më delikate shpërngulja jashtë Kosovës është e vetmja mënyrë mbrojtjeje. Sidoqoftë deri tani qeveritë perëndimore nuk janë treguar të gatshme për të pranuar dëshmitarët në rrezik.
Megjithë financimet që shkojnë në miliona Euro, sistemi elektronik për menaxhimin e çështjeve akoma nuk është operativ, duke përkeqësuar kështu prapambetjen në trajtimin e çështjeve dhe duke bërë thuajse të pamundur shpërndarjen e informacioneve dhe monitorimin e saktë të çështjeve. Shpërndarja e informacionit deri tek komunitetet e prekura është i pamjaftueshëm duke i lënë viktimat dhe dëshmitarët në padituri mbi përfundimin e çështjeve dhe duke çuar në humbjen e besimit ndaj sistemit.
Mbikqyrja e pavarur mbi punën e gjykatësve, prokurorëve dhe policisë është e pamjaftueshme. Njësisë së krijuar të inspektoratit për hetimin e ankesave ndaj Shërbimit Policor të Kosovës i mungon eksperienca dhe autoriteti. Në përgjithësi sistemit të drejtësise në Kosovë i mungon trasparenca, duke bërë të veshtirë për publikun të kuptojë nëse drejtësija vihet në vend dhe të nxjerrë para përgjegjësise institucionet vendore dhe ndërkombëtare përgjegjëse për drejtësinë.
Misioni i BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë (i njohur me emrin "EULEX") i përbërë nga gjykatës, prokurorë dhe policë ndërkombëtarë, është elementi kryesor i misionit të ri në Kosovë të drejtuar nga BE-ja dhe do të kërkojë njohjen ndërkombëtare të problemit në fjalë. Por fundi i mosndërshkimit dhe ndërtimi i shtetit ligjor do të mvaren nga aftësija për të mësuar nga gabimet e të kaluarës dhe gadishmërija nga ana e qeverisë së Kosovës dhe misionit të ri ndërkombëtar për të kontrolluar, përndjekur dhe dënuar aktet kriminale, kudo dhe nga kushdo që të kryhen ato.
* * *
Raporti yne "Askund ne Agjendë," ekzaminoi sistemin e së drejtës penale në Kosovë duke u bazuar në shqyrtimin dhe dënimin e çështjeve të lidhura me trazirat e motivuare etnikisht të marsit 2004. Në këtë raport ne dhamë një seri rekomandimesh për autoritetet kombëtare dhe ndërkombëtare të Kosovës me qëllim të dyfishte që të riforcohen hetimi dhe perndjekja penale e çështjeve të ngrira, dhe të përmirësohet në përgjithësi sistemi i drejtësisë penale. Human Rights Watch ka udhëtuar në Kosovë në korrik dhe në dhjetor të 2007 -tës për të vlerësuar gjëndjen në fushën e së drejtës penale në Kosovë, duke përdorur si njësi matëse rekomandimet e bëra në raportin tonë në maj të 2006 -tës, si edhe duke ekzaminuar çështje të reja preokupuese. Ne intervistuam më tepër sesa 30 nëpunës vendas dhe ndërkombëtare që punonin në sistemin e drejtësisë penale, si edhe përfaqësues të shoqerisë civile dhe mediave.
Rrezulati jane të dhënat mbi drejtësine penale të përmbledhura si më poshtë dhe të shtjelluara në këtë raport. Këtu ne vlerësojme nëse rekomandimet e bëra në raportin e majit 2006 janë "zbatuar plotësisht," "zbatuar pjesërisht," ose "nuk jane zbatuar". Më tej ne japim rekomandime konkrete për të ndihmuar në adresimin e mangësive të identifikuara dhe të vazhdohet në gjurmët e progresit të arritur.
Përmbledhje mbi progresinREKOMANDIM: Krijimi i një dege të policisë gjyqësore dhe përmirësimi i bashkëpunimit ndërmjet policisë dhe prokurorëve. STATUSI: NUK ËSHTË ZBATUAR REKOMANDIM: Koordinim më i mirë ndërmjet Shërbimit Policor të Kosovës dhe policisë së UNMIK -ut. STATUSI: ZBATUAR PJESËRISHT REKOMANDIM: Përmirësimi i hetimeve ndaj ankesave për shkelje nga ana e Shërbimit Policor te Kosovës . STATUSI: ZBATUAR PJESËRISHT REKOMANDIM: Prokurorët në drejtimin e hetimeve dhe menaxhimin e çështjeve. STATUSI: ZBATUAR PJESËRISHT REKOMANDIM: Bashkëpunimi i përmirësuar ndërmjet Prokurorëve vendas dhendërkombëtare. STATUSI: ZBATUAR PJESËRISHT REKOMANDIM: Praktikat e dënimit nga ana e gjykatësve vendas dhe ndërkombëtare që shfaqin gravitetin e shkeljeve për të cilat një i akuzuar dënohet. STATUSI: ZBATUAR PJESËRISHT REKOMANDIM: Sistemi elektronik për menaxhimin e çështjeve dhe funksionimi i tij. STATUSI: ZBATUAR PJESËRISHT REKOMANDIM: Mbrojtje më e mirë e dëshmitarëve. STATUSI: ZBATUAR PJESËRISHT REKOMANDIM: Marrëveshje me shtetet jashtë rajonit për zhvendosjen e dëshmitarëve. STATUSI: NUK ËSHTË ZBATUAR REKOMANDIM: Shtrirja deri në komunitet e ndikuara. STATUSI: NUK ËSHTË ZBATUAR REKOMANDIM: Rritja e trasparencës në administrimin e drejtësisë. STATUSI: NUK ËSHTË ZBATUAR |
Rekomandime Kryesore, Aktuale dhe të Reja
Për Misionin Policor dhe Gjyqësor të BE -së
·Të garantohet që sistemi i së drejtës penale të jetë i integruar plotësisht dhe të ketë një koordimin efikas ndërmjet gjykatësve ndërkombëtare dhe vendas, prokurorëve dhe policisë.
·Ti jepet prioritet heqjes së pengesave për të mbrojtur në mënyre të efektshme dëshmitaret, duke perfshirë këtu edhe shvendosjen e tyre.
·Të garantohet mbikqyrja e efektshme mbi policinë, prokurorët dhe gjykatësit ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Institucionin e Avokatit të Popullit.
Për Qeverine e Kosovës
·Të arrihet marrëveshja me Shërbimin Policor të Kosovës që ti ofrojnë prokurorëve vendas dhe ndërkombëtare ndihmë gjatë hetimeve.
·Të zgjidhen problemet për mbrojtjen e efektshme të dëshmitarëve, duke përfshirë edhe miratimin e menjëhershëm të ligjit mbi mbrojtjen e dëshmitarëve.
·Të garantohet që të gjithë punonjësit e gjykatave të përdorin sistemin elektronik për menaxhimin e çështjeve.
Për Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe anëtaret e tjere të Grupit të Kontaktit
·Të angazhohen publikisht për zhvendosjen nga Kosova të dëshmitarëve në rrezik dhe të ofrojnë ndihmë financiare për kësisoj zhvendosjesh.
(Rekomandime më të detajuara jepen në fund të këtij raporti).
Hyrje
Në maj të 2006 -tës Human Rights Watch publikoi "Askund në Agjendë: Dështimi i vazhdueshëm për të kërkuar përgjegjësi në Kosovë pas marsit 2004". Në këtë raport ekzaminohet sistemi i së drejtes penale në Kosovë duke u bazuar në shqyrtimin dhe dënimin e çështjeve të lidhura me trazirat e motivuara etnikisht të marsit 2004.
Raporti analizoi dështimin për të nxjerrë përpara ligjit shumë nga ato që ishin përgjegjës për dhunën e marsit 2004. Shkaqet kryesore ishin: dështimi i një operacioni të posaçëm policor ndërkombëtar të shkëputur nga pjesa tjeter e sistemit te drejtësise, dhe potrullim jo efikas i policise në përgjithësi; një përgjigje e pamjaftueshme ndaj deklaratave për shkelje nga ana e Sherbimit Policor të Kosovës gjatë trazirave; pasivitet nga ana e prokurorëve; menaxhim i dobët i çështjeve dhe dënime të buta në gjykata; dhe mbikqyrje e papërrshtatshme.
Tashmë pranohet gjerësisht që sistemi juridik është "më i dobëti nga institucionet kryesore të Kosovës".[1] Ky fakt vërehet në vendimin e Bashkimit Evropian për të fokusuar përpjekjet e misonit të Politikes Evropiane për Mbrojtje dhe Siguri në Kosovë (ESDP), mbi problemet policore dhe juridike. Gjithashtu dihet që veçanërisht përgjigja ndaj çështjeve të lidhura me marsin 2004 nuk ka qënë e përshtatshme. Më pas Sekretari i Përgjithshëm i OKB -së Kofi Annan pranoi ne raportin e Këshillit të Sigurimit mbi Kosovën më 2006 -tën që "progres i pamjaftueshëm është arritur ne hetimin dhe ndjekjen penale të çështjeve të cilat lidhen me marsin 2004".[2]
Ne momentin e publikimit të raportit të Human Rights Watch më 2006 -tën, prokurorët dhe gjykatësit ndërkombëtarë kishin jurisdiksion mbi 56 çështjet me "serioze" të lidhura me marsin ( metodat e ndryshme të numërimit mes OSBE -së dhe UNMIK -ut në atë kohë e bënin të pamundur qartësimin e numrit të të akuzuarve në çështjet). Sipas statistikave të UNMIK -ut deri në mars të 2006-tës kanë rezultuar në dënime 13 nga ato çështje, 12 të tjera janë pezulluar mbyllur apo janë hedhur poshtë, ndërsa dy janë akoma ne trajtim e sipër. Njëzetenëntë çështjet e 3tjera të mbetura akoma nuk kanë arritur në fazën e hetimeve paragjyqësore. Shtatë nga këto 29 çështje i janë dorëzuar prokurorëve vendas në fillim të 2006 -tës, me qëllim që të shikojnë nëse mund të trajtohen nga ata.[3]
Në përfundim të janarit 2008 duket sikur tablloja është përmirësuar. Tridhjetepesë të pandehur janë dënuar mbi akuzat e zjarrvënies, grabitjes, nxitje të urrejtjes raciale, fetare, etnike dhe agresion, në çështjet që kryesisht janë trajtuar nga prokuroret ndërkombëtarë.[4] Sipas UNMIK-ut të pandehur ishin 33 nga 35 në 56 çështjet "serioze" të hershme (ku u përfshinë në total 63 të akuzuar). Katërmbëdhjetë nga të dënuarit u burgosën nga gjashtë muaj deri ne 18 vjet; të tjerëve ju hoqën dënimet ose u gjobitën. Një i pandehur u la i lirë. Vendimet ndaj 19 nga personat e dënuar janë përfundimtare (apelimet e mëtejshme nuk janë të mundura).
Ndërkohë që krahasimet janë të vështira ( për arsye se mënyra e trajtimit të çështjeve varion nga njera - tjetra) duket qartë që,është shënuar progres në ndjekjen penale të çështjeve me "serioze" të lidhura me marsin, që nga raporti i Human Rights Watch i publikuar me 2006 -tën. Por gjithashtu vihet re që pothuajse katër vjet mbas ngjarjeve, dënimet akoma nuk janë caktuar për pothuajse gjysmën e të akuzuarve nga pesëdhjetegjashte çështjet e hershme.
Për më tepër shumë nga problemet sistematike të cilat lidhen me trajtimin e vështirë të çështjeve te marsit, nuk kanë ndryshuar ose kanë shënuar përmirësim të vogël. Kur misioni i BE -së për sundimin e ligjit të fillojë punën në Kosovë, do të ishte momenti i përshtatshëm ti hidhej një sy progresit të arritur në disa nga problemet thelbësore të identifikuara në "Askund në Agjendë", me qëllim që të ndihmohen autoritetet vendase dhe ndërkombëtare të Kosovës në identifikimin e saktë të prioriteteve dhe me qëllim që të gjenden mjetet më efikase për të luftuar dobësitë sistematike në sistemin e drejtësisë.
Policija
Krijimi i një Dege të Policisë gjyqësore dhe përmirësimi i Koordinimit ndërmjet Policisë dhe Prokurorëve
NUK ËSHTË ZBATUAR
Krijimit të një dege të "policisë gjyqësore" përbrënda Shërbimit Policor të Kosovës ju dha mandati nëpërmjet Kodit të Procedurave Penale më 2004 -rën, me qëllim që të garantohet që policija të ketë mundësinë për të ndihmuar realisht prokurorët, të cilët kohët e fundit kanë një rol të ri në drejtimin e hetimeve dhe mbledhjen e dëshmive të nevojshme për ndjekjek penale.
Deri më sot, nuk është krijuar asnjë dege e "policisë gjyqësore". Në shkurt të 2006 -tës një memorandum i brëndshëm i SHPK -së i deklaroi të gjithë policët në çdo rajon policor si policë gjyqësorë dhe bëri të ditur që komandanti i çdo rajoni duhet të konsiderohet si kreu i policisë "gjyqësore" në rajonin përkatës.[5] Që atëherë nuk është ndërmarrë asnjë aksion i mëtejshëm dhe asnjë polic i vetëm nuk është caktuar ndonjëherë si polic gjyqësor dhe për më tepër nuk është ofruar asnjë lloj trajnimi për të përlehtësuar krijimin e një njësije të tillë të specializuar.
Prokurorët vendas i shprehën Human Rights Watch më 2006 -tën preokupimet e tyre mbi mungesën e ndihmës ne hetime nga ana e SHPK -së.[6] Një prokuror vendas e përseriti këtë preokupim më 2008-tën, duke u shprehur që "aftësitë [e policisë] janë të kufizuara, profesionalizmi i saj nuk është akoma në nivelin e duhur dhe përmirësimi është i domosdoshëm".[7] Një oficer i rangut të lartë pranë SHPK -së i intervistuar nga Human Rights Watch në janar të 2008 -tës, pranoi që nuk organizohen trajnime për ngritjen e aftësive të "policisë gjyqësore" pranë SHPK -së.[8]
Shpjegimi për mungesën e progresit i ka rrënjët në kundërshtimet nga ana e policisë. Përfaqësuesit e policisë vendase si edhe ato të policisë ndërkombëtare të intervistuar nga Human Rights Watch në 2006 -tën dhe 2007 -tën, ishin vendosmërisht kundër idesë së një dege të policisë gjyqësore, me frikën se krijimi i nje trupi të veçantë do të sillte një fragmentim të panevojshëm brënda policisë.[9] Ato theksuan që alternativa më e mirë do të ishte trajnimi i trupave të përgjithshëm policor për të bashkëpunuar me prokurorët. Sidoqoftë ato nuk ishin të aftë të parashtronin plane konkrete për arritjen e këtij qëllimi.
Një prokuror ndërkombëtarë i intervistuar nga Human Rights Watch u shpreh se nevoja për të oreracionalizuar policinë gjyqësore është urgjente, me qëllim që të rritet cilësija e bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy sektorëve.[10] Nëpunës të Departamentit të Drejtësisë pranë UNMIK -ut (DD) sugjeruan që mund të arrihet një kompromis ku prokuorët të stërvisnin disa oficerë të caktuar policije në përmbushjen e kësaj detyre, më mirë sesa të këmbëngulet që këto policë të marrin pjesë formalisht në një strukturë të shkëputur.[11] Një oficer i rangut të lartë pranë SHPK -së, me të cilin Human Rights Watch foli në janar të 2008 -tës, theksoi se për SHPK -në do të ishte me tërheqëse ideja ku një grup i përzgjedhur policisësh të stërviten si policë gjyqësore, sesa krijimi i një dege të shkëputur të policisë gjyqësore.[12] Në këtë moment po përpilohet një ligj i ri mbi policinë, por pa ndonjë nen për krijimin e degës së policisë gjyqësore, pamvarësisht kërkesës nga kodi proçeduror penal.
Koordinim më i Mirë ndërmjet Shërbimit Policor të Kosovës dhe Policisë së UNMIK -ut
ZBATUAR PJESËRISHT
Mungesa e një koordinimi të frytshëm ndërmjet SHPK -së dhe policisë së UNMIK -ut ishte një nga ankesat e dëshmitarëve dhe të prekurve nga trazirat e marsit 2004, të intervistuar nga Human Rights Watch. Një dëshmitar përshkroi sesi ishte intervistuar mbi të njëjtën çështje nga të dyja autoritetet, asnjëra nga të cilat nuk e ndoqi çështjen.[13] Kjo, mund të shpjegohet pjesërisht nga fakti që UNMIK-u krijoi një njësi speciale të policisë ndërkombëtare e cila mbante përgjegjësinë e vetme për hetimin e çështjeve. Kjo njësi u shpërbë në janar 2005 për arsye të mungesës së efikasitetit.[14]
Sipas nëpunësve të SHPK -së dhe policisë së UNMIK -ut të intervistuar Human Rights Watch bashkëpunimi ndërmjet këtyre dy autoriteteve është i kënaqshëm. [15] Sidoqoftë, shumica e hetimeve "delikate" ( të lidhura me krimin e organizuar, krimet e luftës, dhunën e rënde politike, etj.) vazhdojnë të kryhen vetëm nga hetuesit ndërkombëtarë, të cilët theksojnë nevojën për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe të dhënave.[16] Kjo nevojë është në të njëjtën linjë si edhe praktikat e mëparshme.
Presioni mbi nevojën për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe të dhënave nga njëra anë dhe trajnimin e fuqizimin e SHPK-së nga ana tjetër mbetet një pengesë thelbësore për bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet SHPK -së dhe policisë së UNMIK -ut ( çështjet e lidhura me mbrojtjen e dëshmitarëve diskutohen të detajuara më poshtë).
Si nga UNMIK -u ashtu edhe nga SHPK -ja pranohet që SHPK -ja duhet të marrë hap pas hapi në dorëzim ngarkesën e punëve "ndërkombëtare". Për realizimin e kësaj, SHPK -ja duhet të vërtetojë që ka aftësi për të trajtuar çështjet delikate. Në këtë rast do të nevoitej gadishmërija nga ana e policisë ndërkombëtare për të punuar sëbashku me SHPK -në në kësisoj çështjesh dhe në zhvillimin e aftësive te tyre.
Përmirësimi i Hetimeve ndaj Ankesave për Shkelje nga ana e SHPK -së
ZBATUAR PJESËRISHT
Ndaj policëve të SHPK -së ka pasur ankesa për abuzim detyre që erdhën si pasojë e trazirave të marsit. Disa nga policët e SHPK-së akuzohen të kenë shfaqur pasivitet, madje në disa raste edhe të kenë marrë pjesë në dhunë. Asnjë nga gjashtëdhjeteshtatë hetimet penale të hapura ndaj policëve të SHPK -së nuk ka pasur si pasojë rregjistrimin e akuzave.[17] Njësija profesionale e standarteve pranë UNMIK -ut (e cila deri më tetor të 2005 -ës kishte për detyrë të mbikqyrte SHPK -në) fillimisht përjashtoi dymbëdhjetë oficerë policije ndëkohe që hetimet ishin akoma në vijim. Më pas dymbëdhjete policët u rikthyen të gjithë në pozitën e mëparshme. Asnjë aksion tjetër nuk u ndërmor ndaj ndonjërit prej policëve të akuzuar në lidhje me trazirat e marsit pasi njësija profesionale e standarteve kaloi në kontrollin e SHPK -së në tetor të 2005 -tës.[18]
Krijimi i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) në qershor 2006 shënon një hap përpara. IPK -ja synon të ofrojë një kontroll të jashtëm mbi SHPK -në. Ajo përbëhet nga dyzet nëpunësa civil të stërvitur posaçërisht nga OSBE - ja. Metoda e IPK -së për trajtimin e ankesave ndaj SHPK -së bazohen mbi kontrolle inspektimi, nëpërmjet të cilave inspektorët e IPK -së kanë të drejtën për të kontrolluar si SHPK -në ashtu edhe dosjet elektronike të dokumentave.[19]
Sidoqoftë aftësija e inspektoratit për të kryer hetime të sakta rrezikohet nga fakti që ai është i përbërë nga një staf të rinjsh dhe të vjetrish të përzgjedhur me drejtësi, nga të cilët kërkohet të trajtojnë çështje me një shkallë të lartë vështirësije dhe të ndërhyjnë tek nëpunës të rangjeve të larta. Sipas një funksionari ndërkombëtar të intervistuar nga Human Rights Watch inspektorati ka nevojë për trajnime të mëtejshme të stafit dhe ngritjen e numrit të nëpunësve me përvojë me qëllim që të mundësohet që inspektorati të funksionojë me autoritet dhe besim më të madh.[20]
Në shtator të 2006 -tës Kuvëndi i Kosovës krijoi Komitetin Parlamentar mbi Sigurinë, me qëllim që të ushtrojë kontroll demokratik mbi SHPK -në, ministritë qeveritare dhe autoritete të tjera kombëtare, përgjegjëse për sigurinë e Kosovës.[21] Përveçse mund të marrë dëshmitarët në pyetje komiteti mund të drejtoje pyetje rreth institucioneve përkatëse të Kosovës për të nxitur aksionet dhe shkëmbimin e informacioneve.[22]
Ky komitet ishte veçanërisht aktiv në vijim të protestave të Vetvendosjes në shkurt të 2007 -tës, në të cilat dy protestues u vranë nga plumbat plastik të gjuajtur nga policija e UNMIK -ut. Komiteti bëri thirrje dhe pyeti disa nga policët me përvojë të SHPK -së dhe nëpunësit e qeverisë të Kosovës.[23] Hetimet e tyre matën sekuancat e ngjarjeve por nuk arritën të nxirrnin në shesh se kush duhej ta mbante përgjegjësinë.[24]
Përsa i përket mekanizmave për kontrollet në brendësi, sipas njoftimeve projektligji në vlerësim e sipër mbi policinë mbron marrëveshjet ekzistuese mbi përgjegjësinë të varura nga proçedurat e brëndëshme si ato të IPK -së dhe të njësisë disiplinore pranë SHPK -së. Gjithashtu sipas njoftime projektligji përmban edhe rolin që duhet të luaj Avokati i Popullit si një trup thelbësor për kontrollin e jashtëm.[25]
Prokurorët
Prokurorët në Udhëheqjen e Hetimeve dhe Menaxhimin e Çështjeve
ZBATUAR PJESËRISHT
Një nga kritikat kryesore në periudhën mbas marsit 2004 -tër për prokurorët vendas dhe ndërkombëtarë ishte se ata dështuan të angazhoheshin siç duhet me përgjegjësitë e tyre të reja sipas kodit të proçedurave penale, në udhëheqjen e hetimeve dhe drejtimin e punës së policisë në ndihmë të hetimeve.[26] Megjithëse ky dështim mund të shpjegohet pjesërisht nga pregatitjet dhe trajnimet e pamjaftueshme, gjykatësit dhe nëpunësit që ne intervistuam ja vunë fajin prokurorëve -veçanërisht atyre vendas- për pasivitetin dhe për ta shprehur me fjalët e një nëpunësi, "prokurorëtvetëm sa dorëzojnë atë që atyre u jep policija [pa bërë] ndonjë hetim verifikues".[27]
Hulumtimet e fundit të Human Rights Watch tregojnë që tashmë prokurorët vendas dhe ndërkombëtarë duket sikur kanë një rol më aktiv në hetimin dhe menaxhimin e çështjeve dhe në bashkëpunimin me policinë.[28] Kryesisht kjo është arritur nga pregatitja që Instituti Gjyqësor i Kosovës (IGJK) u ka dhënë prokurorëve vendas dhe ndërkombëtarë për të kuptuar detyrat e tyre nën kodin e ri proçedural duke theksuar rëndësinë e drejtimit dhe zhvillimit të një bashkëpunimi efikas me SHPK - në.[29] Një nëpunës me përvojë i IGJK -së i shpjegoi Human Rights Watch që megjithëse ndikimi i stërvitjeve akoma nuk është vërtetuar zyrtarisht, vrojtimet paraprake dëshmojnë që trajnimet për prokurorët kanë përmirësuar profesionalizmin dhe të kuptuarit e rolit të tyre.[30]
Bashkëpunimi i përmirësuar ndërmjet Prokurorëve vendas dhe ndërkombëtarë
ZBATUAR PJESËRISHT
Prokurorët vendas dhe ndërkombetare janë kritikuar për dështimin në bashkëpunimin me njëri - tjetrin, ku secila palë trajtonte dosjet më vete. Ky fakt pengon hetimet efikase dhe kjo u vërenjt edhe në mars 2004. Mungesa e përpjekjeve për të bashkëpunuar e vështirëson gjithashtu për prokurorët vendorë përfitimin e aftësive të nevojshme në drejtimin e çështjeve komlekse të lidhura me krimin e organizuar ose dhunën politike.
Bashkëpunimi është penguar nga vendimi i UNMIK -ut më 2003 -shin për vendosjen e të gjithë prokurorëve (dhe gjykatësve) ndërkombëtare në Prishtinë, me arsyetimin se kështu ulen shpenzimet dhe përlehtësohet komunikimi me UNMIK -un.[31]
Ka pasur disa përpjekje jozyrtare për të rritur shkallën e konsultimit ndërmjet prokurorëve vendorë, ndërkombëtare si edhe me policine. Sipas një prokurori vendor të intervistuar nga Human Rights Watch, bashkëpunimi jozyrtar ndërmjet prokurorëve ndërkombëtarë dhe atyre vendorë tashmë është i zakonshëm, por janë prokurorët ndërkombëtar ata që "vazhdojnë të thonë fjalën e fundit në vendimmarrjen se cili autoritet duhet të trajtojë cilën çështje dhe nuk janë aspak të detyruar të ndjekin rekomandimet [e prokurorëve vendorë]".[32]
Prokurorët ndërkombëtare mund të marrin në dorëzim çështjet e prokurorëve vendas me iniciativen e tyre si edhe pas kërkeses së një prokurori vendas.[33] Sipas një prokurori vendas të intervistuar nga Human Rights Watch nuk është aspak e pazakonte që prokurorët vendas të mos bien dakort me vendimet për marrjen në dorëzim të çështjeve nga prokurorët ndërkombëtarë.[34]
Në momentin e këtij shkrimi një program eksperimental trajnimi po pregatitet me qëllimin që të adresojë mospërputhjet ndërmjet prokurorëve vendas dhe ndërkombëtare. Në pranverë të 2007 -tës SHBA -ja financoi planin drejtues në Zyrën Speciale të Prokurorit të Kosovës (ZSPK), ku prokurorët vendas punojnë nën drejtimin e prokurorëve ndërkombëtare. Vëmendja në këtë plan vendoset në udhëzimin dhe perpilimin e përbashket të skemave me prokuroret e përzgjedhur në Prishtinë, sidoqoftë po programohet që në të ardhmen kjo skeme të përhapet edhe përtej Prishtinës.[35] Megjithëse plane të tilla drejtuese janë të mirëpritura dhe krijojnë një bashkëpunim më të mirë ndërmjet prokurorëve vendas dhe atyre ndërkombëtare, ky bashkëpunim duhet të bëhet rend i ditës me qëllim që situata të përmirësohet në mënyrë të dukshme.
Përsa i përket policisë, tensionet kryesore për ti besuar dosjet delikate prokuroreve vendorë nga njëra anë dhe nga ana tjetër mbrojtja e dëshmitareve dhe të dhënave, mbeten të pazgjidhura. Ngurrimi nga pala e prokurorëve ndërkombëtare për të përfshirë prokurorët vendorë në hetimet "delikate" e veshtirëson për vendorët zhvillimin e aftësive në marrjen përsipër të hetimeve të tilla.
Gjykatat
Përmirësimi i Praktikave të Dënimit nga Gjykatësit Vendorë dhe Ndërkombëtarë
ZBATUAR PJESËRISHT
Një aspekt tjetër i kritikuar rëndë në lidhje me mënyrën e trajtimit të çështjeve të marsit 2004, ka të bëjë me tendencën si të gjykatësve vendorë ashtu edhe të atyre ndërkombëtarë për të dhënë dënime të buta.[36] Sipas OSBE -së shumica e dënimeve të lidhura me trazirat pas vendimeve gjyqësore deri me 2005 -ën, ishin afër minimumit të aplikuar të ndërshkimeve.[37]
Nëpunësit vendorë dhe ndërkombëtarë të intervistuar nga Human Rights Watch u shprehen se dënimet e buta për krime serioze shpeshherë janë rezultat i evidencave të mangëta të paraqitura në gjykatë, duke influencuar kështu gjykatësit në dënimet mbi akuza më të rëndomta sesa ato të parashtruara nga prokurorija, dhe për më tepër duke kufizuar mundësinë e tyre për të imponuar dënime më afatgjata.[38] Ky fakt nënvizon nevojën për përmirësimin e pregatitjeve dhe bashkëpunimit ndërmjet policisë dhe prokurorëve për të garantuar që të gjitha evidencat të parashtrohen në gjykatë.
Arsyeja e dytë nga më të përmendurat është kërcënimet ndaj gjykatësve vendorë të cilët, sipas informacionit që ju dha Human Rights Watch, kanosen dhe tiranizohen nga të akuzuarit, kushërinjtë apo përkrahësit e tyre për të dhënë dënime më të buta nga ç´meritohen të jipen sipas rrethanave të krimit.[39] Momentalisht strategjitë për të adresuar kërcënimet e gjykatësve janë të kufizuara dhe zgjidhen kalimthi duke ja kaluar çështjet delikate gjykatësve ndërkombëtarë. Ekspertët ligjorë japin si shpjegim për dënimet e buta edhe mungesën e eksperiencës, veçanërisht në rradhët e gjykatësve vendorë.[40]
Sipas Avokatit të Popullit të Kosovës një nga pengesat më të mëdhaja në ushtrimin e ligjit në Kosovë në mënyrë koherente është mungesa e familjaritetit dhe të kuptuarit në brendësi, nga ana e gjykatësve vendor ë dhe ndërkombëtarë, në ushtrimin e kornizës ligjore të komplikuar. Ky fakt vërtetohet veçanërisht po të shohim normat ligjore të UNMIK -ut, shumë nga të cilat përhapën koncepte dhe struktura të panjohura, veçanërisht për gjykatësit e përgatitur në periudhën e Jugosllavisë.[41] Duke marrë parasysh që komuniteti akademiko - juridik në Kosovë është akoma në proçesin e formimit, pak janë ato specialistë të cilët zotërojnë aftësinë për të komentuar dhe ndihmuar gjykatësit në interpretimin e ligjeve më të komplikuara. Për më tepër mungesa e gjykatës kushtetuese krijon një pasiguri legale përsa i përket interpretimit të saktë të ligjeve.[42]
Instituti Gjyqësor i Kosovës (IGJK) për vite me rradhë ka qënë nën tutelen e OSBE -së, tashmë është një institucion i pavarur i ngarkuar me detyrën të përgatisë gjykatësit vendorë. Trajnimet që drejton ky institut kanë për qëllim të rrisin aftësitë e gjykatësve dhe ndërgjegjen e tyre për ligjet që duhen aplikuar. Me qëllim që të përmirësohen praktikat e dënimeve në rradhët e gjykatësve vendorë, disa organizata (duke përfshirë këtu OSBE - në, Agjensinë e SHBA -së për Zhvillimin Internacional dhe Agjensinë Evropiane për Rindërtim) kanë sponsorizuar një sërë trajnimesh dhe projektesh ad hoc, si për shembull pajisjen e gjyqtarëve me tekste legale të konsoliduara dhe me komente për të ndihmuar ato qëë kuptojnë mënyrën sesi duhen interpretuar ligjet perkatëse.[43] Një nëpunës të intitutit u shpreh se megjith vështirësinë në matjen e ndikimit të trajnimeve mbi praktikat e dënimit, IGJK -ja është një nga insitutet e pakta që merret me trajtimin e këtij problemi.[44] Deri më sot, tregon meë tej ky nëpunës, nuk është ndërmarrë asnjë iniciativa e ngjashme për trajnimin sistematik të gjykatësve ndërkombëtarë, sidoqoftë nganjëherë ato marrin pjesë në trajnimet e organizuara nga IGJK -ja.[45]
Këshilli Gjyqësor i Kosovës i cili filloi punën e tij në fillim të 2007 -tës, ka për detyrë të kontrollojë përmbushjen e detyrave nga ana e gjykatësve dhe prokurorëve vendorë. Ky këshill ka në përbërjen e tij një si vendas ashtu edhe ndërkombëtare. Ai merret me ndërhyrje në fushën disiplinare dhe kontrollon cilësinë e përgjithshme të trajnimeve. Këshilli në fjalë pritet të bëhet institucioni kryesor përgjegjës për cilësinë e gjykatësve vendore,i aftë për të evidentuar nevojat për përgatitjen e punonjësve të caktuar dhe në marrjen e aksioneve disiplinare nëse shikohet e nevojshme.[46] Shqetësim mbetet efikasiteti i këtij këshilli , duke marrë parasysh që strategjia e tij (ku sqarohen qëllimet parimore) e ngritur në 2006 -tën akoma nuk mbështetet nga një plan konkret veprimi apo kushte financiare.[47] Ndikimi i veprimtarisë së Këshillit Gjyqësor të Kosovës në profesionalizmin e gjykatësve dhe prokurorëve mbetet i paqartë.
Qëndra Gjyqësore e Kosovës është një organizatë joqeveritare e cila kujdeset për juristet vendas duke i ofruar atyre trajnime, literaturë dhe materiale përgatitore. Kjo qëndër u krijua në qershor 2000 më mbështetjen dhe ndihmën financiare të OSBE -së. Qëllimi kryesor i saj është të kultivojë aftësitë profesionale të juristave vendas me qëllim krijimin e një kontingjenti me avokate, gjykatës dhe prokurorë të mirstërvitur, të cilët janë të aftë të kuptojnë kompleksitetin e kornizes legale të aplikuar në Kosovë dhe ti përshtaten standarteve të lartë profesionale.[48] Në lidhje me praktikat e dënimeve Qëndra Juridike e Kosovës nuk ka ofruar trajnime.[49]
Koordinim më i Mirë ndërmjet Gjykatësve Vendorë dhe Ndërkombëtarë
NUK ËSHTË ZBATUAR
Përmirësimi i koordinimit ndërmjet gjykatësve vendas dhe atyre ndërkombëtare është njv element i rëndësishëm në zhvillimin afatgjatë të sistemit të drejtësisë nv Kosovë. Që nga viti 2007 Departamenti i Drejtësisë pranë UNMIK -ut (DD) është përpjekur të përlehtësojë dialogun ndërmjet gjykatësve vendas dhe atyre ndërkombëtarë, me qëllim arritjen e marrëveshjeve të pranueshme nga të dyja palët se cilat çështje duhen përcjellë dhe drejt cilës palë.[50] Sipas këndvështrimit tëë gjykatësi dhe një prokurori vendore të intervistuar nga Human Rights Watch, fjalën e fundit e thonë gjithmonë gjykatësit (ndërkombëtarë) të UNMIK -ut.[51]
Faktikisht, sipas vendimit 2000/64 të UNMIK -ut gjykatësit ndërkombëtarë i marrin përsipër çështjet mbas kërkesës të bërë nga kryeprokurori publik internacional, ose nga palet të përfshira në çështje.[52] Në secilin nga keto raste vendimi duhet të aprovohet nga DD -ja e cila ja përcjell çështjen gjykatësit ndërkombëtar. Perpara se çështja të ritransferohet është bërë zakon që DD -ja të konsultohet me gjykatësin vendas në fjalë. Sidoqoftë në rast se nuk arrihet një marrëveshje vendimi mbetet tek DD -ja. Kjo procedurë duket problematike për aparatin e pavarur të drejtësisë (sic është problem edhe më i madh struktura e DD -së, në të cilën disa nga anëtarët e stafit mbulojne si funksionet ekzekutive ashtu edhe ato juridike), dhe debatohet nëse dhunon Principet Bazë te OKB -së mbi Pavaresinë e Aparatit Juridik.[53]
Sipas një nëpunësi me përvojv të Qëndrës Gjyqësore të Kosovës, duket sikur shumica e çështjeve ku implikohen pale të ndryshme etnike, krimi i organizuar apo çështjet në të cilat të akuzuarit janv ish- anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i kalohen gjykatësve ndërkombëtarë.[54]
Sic ishte rasti edhe me prokurorët, bashkëpunimi ndërmjet gjykatësve vendas dhe ndërkombëtare është penguar nga vendimi i UNMIK -ut në vitin 2003 për vendosjen e të gjithë gjykatësve ndërkombëtarë (si edhe të prokurorëve) në Prishtinë.[55]
Sistemi Elektronik dhe Operativ për Menaxhimin e Çështjeve
NUK ËSHTË ZBATUAR
Funksionimi i të drejtës penale në Kosovë, përfshirë këtu edhe ndjekjen penale të çështjeve të lidhura me marsin 2004, është penguar në mënyrë serioze nga menaxhimi i dobët i çështjeve. Prokurorët dhe gjykatësit e intervistuar nga Human Rights Watch kanë identifikuar menaxhimin e çështjeve dhe problemet e lidhura me afatet kohore si një pengesë kryesore në gjykimin në kohë të çështjeve.[56] Mungesa e funksionimit të një sistemi elektronik për menaxhimin e çështjeve e bën gjithashtu të pamundur monitorimin dhe shpërndahen në mënyrë efikase të të dhënave në sistem.
Rezultati i paevitueshem që pason rritja e numrit të çështjeve të vjetra, duke çuar kështu në mbetjen pezull të më shumë se 50 000 çështjeve civile dhe 36 000 çështjeve penale.[57] Bëhet fjalë për disa qindra çështje që lidhen me krimet e luftës të mbetura pezull.[58] Deri tani nuk ka asnjë hapesirë ligjore kundër procedurave të tejzgjatura gjyqësore.[59]
Megjith trajnimet gjithpërfshirëse, të financuara nga Agjensia Evropiane për Rindërtim (EAR) dhe te zbatuara në te gjitha rajonet e Kosovës gjatë gjysmës së dytë të vitit 2007, sistemi elektronik për menaxhimin e çështjeve akoma nuk përdoret nga gjykatat anembanë Kosovës.[60] Dhomat e gjykatave janë të pajisura me kompjutera dhe programet e tyre funksionojnë, por thuhet që stafi në gjykata ngurron në përdorimin e tyre, duke parapëlqyer mbajtjen e shënimeve me dorë sic ndodhte më përpara.[61] Një deshtim i tille i pergjigjet nivelit të ulët të përgjithshem në Kosovë në njohjen dhe të kuptuarit e teknologjisë informative.[62]
Mbrojtja e Dëshmitarëve dhe Zhvendosja e tyre
Mbrojtje më e Mirë e Dëshmitarëve
ZBATUAR PJESËRISHT
Mungesa e gadishmerisë për shumë qytetarë të Kosovës për të bashkëpunuar me policinë në hetimet penale, mbetet një pengese e madhe në përgjegjësinë për krimet e luftës, duke përfshirë këtu edhe, por jo vetem, krimin e organizuar, dhunën ndëretnike dhe atë politike. Faktori më i rëndësishëm këtu është pamundësia sitematike në mbrojtjen e atyre dëshmitarëve që janë të gatshëm të dëshmojnë.[63]
Duke marre parasysh madhësinë e Kosovës dhe strukturën sociale të saj, zhvendosja e dëshmitarëve jashtë Kosovës mund të jetë e vetmja mënyrë efikase për mbrojtjen e dëshmitarëve në çështjet më delikate. Por përsa i përket çështjeve tjera, rritja e masave mbrojtëse për dëshmitaret në mungesë të zhvendosjeve mund të sillte përfitime konkrete.
Nga bisedat me përfaqësuesit e DD -së pranë UNMIK -ut, Bashkimit Evropian dhe qeveritë kontribuese në Kosovë është më se e qartë që përmirësimi në mbrojtjen e dëshmitarëve është kthyer në një prioritet për donoret. Finacimet nga donor të ndryshëm kanë synuar që baza meteriale për mbrojtjen e dëshmitarëve (si "kutitë e dëshmitarëve", lidhjet me kamera, aparatura për ndryshimin e zërit, etj.) të jetë e pranishme në të gjitha gjykatat kryesore të rajoneve të ndryshme të Kosovës.[64] Por megjithë prezencën aktuale të një game të gjerë masash për maskimin e identitetit të dëshmitarëve, raporti i përbashkët i OSBE -së dhe zyrës së SHBA -së në Prishtinë i dalë në nëntor të 2007 -tës del në konkluzionin se prokurorët here pas here nuk i kerkojnë dhe gjykatësit nuk i vëne në jetë kësisoj masash.[65] Ky fenomen mund të gjejë shpjegim në ndërgjegjësimin e mangët mes policisë, prokurorëve dhe gjykatësve pvr ndikimin që masat mbrojtëse për dëshmitarët mund të kenë mbi rezultatin e procedurave.[66]
Mbrojtja e dëshmitarëve vazhdon të vuaj nga mungesa e një korrnize të kuptueshme ligjore. Për mbrojtjen e hollësishme të dëshmitarëve momentalisht po përpilohet një ligj i cili ka për qëllim të parashikojë direktiva të qarta , rregulla proçedurore dhe të caktojë përgjegjësitë për të gjitha palët e përfshira në mbrojtjen e dëshmitarëve. Në momentin e këtij shkrimi akoma nuk ka një buxhet koherent për shpenzimet e lidhura me mbrojtjen e dëshmitarëve dhe fondet janë të kanalizuara nëpërmjet buxheteve të institucioneve të ndryshme (duke përfshirë këtu edhe SHPK - në dhe UNMIK -un), fakt ky që ul efikasitetin e tyre dhe shkakton vonesa të panevojshme.
Bashkëbiseduesit e Human Rights Watch kanë theksuar rëndësinë e vazhdueshme që ato i japin trajtimit të duhur të të dhënave delikate. Sidoqoftë një nëpunës ndërkombëtarë na tregoi që me raste identiteti i dëshmitarëve në mbrojtje demaskohet tek mediat lokale (të cilat shpeshherë dhe në mënyrë të papërgjegjëshme publikojnë identitetin e tyre) dhe kjo ndodh si rezultat i trajtimit të pakujdesshëm të dosjeve nga ana e gjykatave dhe strukturave të tjera administrative.[67] Sipas një prokurori vendas të intervistuar nga Human Rights Watch, procedurat ekzistuese jane mjaft "poroze" për të lejuar që një game e gjerë personash të merren me dosjet dhe ky fakt rrit rrezikun e demaskimit të paqëllimshëm të identitetit të dëshmitarëve apo informacioneve të tjera të besueshme të lidhura me çështjet penale.[68]
Marrëveshje me Shtetet jashtë Rajonit për Zhvendosjen e Dëshmitarëve
NUK ËSHTË ZBATUAR
Për disa nga dëshmitarët, zhvendosja jashtë Kosovës mund të jetë alternativa e vetmja me shance për sukses. Sidoqoftë rastet e zhvendosjeve të dëshmitarëve mbeten të rralla. Ato raste për të cilat deri më sot është gjetur një zgjidhje, bazohen në marrevëshje ad hoc ndërmjet Njësisë së Mbrojtjes së Dëshmitareve pranë UNMIK -ut dhe qeverive në fjalë.[69] Qeveritë perëndimore nuk janë treguar të gatshme për të pranuar dëshmitarët nga Kosova, pjesërisht për shkak te çështjeve më madhore të lidhura me politikat e tyre të emigracionit dhe azilit. Statusi i pazakonshëm legal i Kosovës gjithashtu ka veshtirësuar përpjekjet për arritjen e marrëveshjeve me qeveritë e tjera për pranimin e dëshmitarëve.[70]
Një problem tjetër është mungesa e burimeve të nevojshme financiare për transportin dhe më vonë ndihmën për dëshmitarët e zhvendosur dhe kjo sjell supozimin e shteteve pritëse në mbajtjen e përgjegjësisë financiare.[71]
Sqarimi i mëtejshëm i statusit të Kosovës mund të përlehtësojë koordiminin më të mirë në këtë çështje. Por thelbësisht, ai mund te arrihet me vullnetin politik nga ana e SHBA -së, BE -së dhe qeverive të tjera për të pranuar dëshmitaret në territorin e tyre dhe për të ofruar ndihmën e nevojshme financiare për programet e shvendosjes së dëshmitarëve.
Roli i Autoriteteve Ndërkombëtare dhe vendore
Shtrirja deri në Komunitet e Ndikuara
NUK ËSHTË ZBATUAR
Parimi i drejtësisë transparente kërkon që drejtësia jo vetëm të bëhet realitet por edhe të konsiderohet si e realizuar. Kjo kërkon një program efikas në rritjen e komunikimit me publikun për çfarë ndodh në brendësi të sistemit të drejtësisë penale, duke përfshirë këtu edhe njoftimin e të prekurve për statusin e hetimeve në përgjigje të ankesave të tyre.
Hulumtimi i Human Rights Watch mbi mbarëvajtjen e hetimeve të lidhura me marsin 2004 nxorrën në shesh mungesën e plotë te dijenisë nga ana e komuniteteve të minoritarëve në lidhje me hetimet dhe ndjekjet penale në proçes e sipër. Pothuajse të gjithë personat e zhvendosur përkohësisht dhe përfaqësuesit e bashkive që ne intervistuam për raportin e majit 2006 na thanë se ato nuk kishin, apo kishin fare pak dijeni mbi aksionet e ndërmarra për nxjerrjen para drejtësisë të personave që janë përgjegjës për dhunën e marsit.[72] Kjo mungesë e informacionit e thellon shkallën e mosbesimit të komuniteteve minoritare ndaj institucioneve ndërkombëtarë dhe atyre të Kosovës.
Qysh atëhere ka pasur disa përpjekje nga ana e UNMIK-ut, policisë së UNMIK -ut, SHPK -së dhe KFOR -it për tu shtrirë deri tek komunitetet, vecanërisht te minoritetet që janë më të cënueshme nga dhuna. Ruajtja e komuniteteve është forcuar duke rritur numrin e oficerëve të policisë në përmbushjen e funksioneve monitoruese dhe ndërlidhëse. Në shumicën e bashkive ekzistojnë këshillë për sigurimin lokal, por frekuenca e takimeve të tyre dhe shkalla e aktiviteteve të tyre ndryshon shumë nga njëra tjetra.[73]
Këshillët u krijuan nga UNMIK -u për ngritjen e një platforme ku policia, KFOR-i, drejtuesit e fshatrave dhe nëpunësit e bashkive mund të takoheshin për të diskutuar mbi të gjitha preokupimet të lidhura me sigurinë.[74] Ato janë të përbëra nga përfaqësues ndërkombëtarë (UNMIK - u, KFOR -i, nganjëherë gjithashtu edhe policia e UNMIK -ut) e vendore (SHPK -ja, autoritetet bashkiake, drejtuesit e komuniteteve minoritare) dhe monitorohen nga OSBE -ja.[75]
Praktikisht duket sikur as këshillët për sigurinë lokale dhe as ruajtja policore e komuniteteve nuk kanë pasur ndonjë ndikim të madh në zgjidhjen e problemeve të sigurisë në nivele lokale.[76] Sipas një drejtuesi të komunitetit Serb, shumë anëtare te komuniteteve minoritare i shikojnë këto struktura si pak me tepër sesa rregullim vitrinash, të krijuara të konstruktuara për të krijuar përshtypjen që "gjërat po shkojnë mbarë dhe po përmirësohen".[77]
Me shume Transparencë
NUK ËSHTË ZBATUAR
Edhe drejtësia më reale kerkon gjithashtu transparence në funksionimin e sitemit të drejtësisë penale. Gjetja e informacioneve te sakta dhe aktuale mbi hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve të luftës dhe dhunës ndëretnike mbetet një detyrë e vështirë në Kosovë, vecanërisht për individët që nuk e flasin gjuhën Angleze dhe banojne jashtë Prishtinës.[78] Në përgjithësi sistemit të drejtësisë penale i mungon transparenca.
Që nga publikimi i raportit tonë në maj të 2006 -tës nuk ka pasur asnjë ndryshim thelbësor në lidhje me këtë çështje.[79] Sic e theksuam edhe më sipër mungesa e funksionimit të sistemit për menaxhimin elektronik të çështjeve pengon mundësinë e informimit mbi çështjet, duke përfshirë këtu edhe statistikat. Për më tepër, publiku nuk është i mirëinformuar mbi vendimet gjyqësore penale dhe shpërndarja e informacionit mbi viktimat dhe paditësve shpeshherë nuk ndodh.
Publiku i gjerë, duke përfshirë këtu edhe komunitetet e prekura, mbështeten tek mediat e Kosovës për informacionet mbi sistemin e drejtësisë penale.[80] Por mediat tentojnë të fokusohen vetëm në gjyqet që trajtojnë çështjet më madhore.
Rekomandime të Detajuara Aktuale dhe të Reja
Per Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)
·Të garantohet që sitemi i drejtësisë penale të jetë plotësisht i integruar ndërmjet elementëve të tij ndërkombëtarë dhe nacional, me një koordinim efikas mes gjykatësve, prokurorëve dhe policisë ndërkombëtarë dhe vendore.
·Të gjendet mënyra e punës për të mundësuar ndihmën e policisë së BE-së në hetimet e prokurorëve ndërkombëtarë dhe vendore, qoftë nëpërmjet një dege të policisë gjyqësore ose në tjetër forme, dhe të mbështeten kapacitetet e SHPK -së për të vepruar në të njëjtën mënyrë.
·Të nxitet koordinimi ndërmjet policisë së BE -së dhe Shërbimit Policor të Kosovës duke përfshirë këtu edhe bashkëpunimin në çështje.
·Të vazhdohet me programet këshilluese dhe stërvitore të prokurorëve ndërkombëtarë për prokurorët vendorë, me qëllim që kompetencat për çështjet delikate ti dorëzohen gjithnjë e më tepër prokurorëve vendore.
·Të rritet këshillimi dhe bashkepunimi ndërmjet gjykatësve vendas dhe atyre ndërkombëtarë me qëllim që kompetencat për çështjet delikate ti dorëzohen gjithnjë e më tepër gjykatësve vendore.
·Të garantohet që në shpërndarjen e çështjeve për gjykatësit dhe prokurorët ndërkombëtarë mos të ketë ndërhyrje nga ekzekutivi (qoftë ai vendor apo ndërkombëtar) dhe vlerësimeve të gjykatësve e prokurorëve vendorë ti jepet më tepër pushtet për të vendosur mbi shpërndarjen e çështjeve.
·Të garantohet mbikqyrja efefktive mbi funksionimin e policisë, prokurorëve dhe gjykatësve ndërkombëtarë, duke krijuar këtu mekanizma të një mbikqyrjeje efikase deri në brendësi, dhe të pranohet jurisdiksioni i Avokatit të Popullit të Kosovës në hetimin e ankesave që lindin nga ushtrimi i mandatit të Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).
·Ti jepen prioritet programeve për mbrojtjen dhe zhvendosjen e dëshmitarëve, duke përfshirë edhe bashkëpunimin me qeverinë e Kosovës për miratimin e shpejtë të një ligji në mbrojtje të dëshmitarëve; trajnimeve për policinë, prokurorët dhe gjykatësit për të përdorur plotësisht mjetet për mbrojtjen e dëshmitarëve nëpër gjykata; dhe heqjen e pengesave administrative dhe legale të lidhura me zhvendosjen e dëshmitarëve jashtë Kosovës.
Për Qeverinë e Kosovës
·Të shfaqi përkushtim publik në ndihmë të policisë dhe përpjekjeve në ndjekjen penale dhe nxjerrjen para drejtësisë të autorëve të krimeve të rënda, duke përfshirë këtu krimin e organizuar dhe krimet e luftës.
·Të gjejë gjuhën e përbashkët me Shërbimin Policor të Kosovës në mbështetjen e hetimeve të prokurorëve vendas dhe ndërkombëtarë, qoftë me anë të një dege të policisë gjyqësore ose në tjetër mënyrë.
·Nëse ekziston një ujdi në arritjen e një marrëveshjeje për stërvitjen e agjentëve të përkushtuar dhe kjo paraqet një kompromis efektiv dhe të pranueshëm, atëherë të ndryshohet kodi i procedures penale në mënyrë të përshatshme.
·Të garantojë që të gjithë të punësuarit nëpër gjykata të familjarizohen dhe të perdorin sistemin elektronik për menaxhimin e cështjeve, duke perfshirë edhe trajnimin e here pas hershëm dhe nesë është e nevojshme edhe ndryshimin e pozicioneve në personel.
·Ti japë Këshillit Gjyqësor të Kosovës mbështetjen e duhur finaciare.
·Të bashkëpunojë plotësisht me Institucionin e Avokatit të Popullit.
·Të mundësojë pavarësinë e Inspektoratit Policor te Kosovës me një linje të pavarur buxhetorë nga Ministrija e Brëndshme.
·Të krijojë një program të sitemit të drejtësisë me shtrirje të gjerë, duke përfshirë këtu: një fushatë publike informuese për të njoftuar publikun mbi përfundimin e çështjeve të rëndësishme dhe publikimin e rregullt të statistikave mbi përqindjet e dënimeve; vëmëndje e vecantë ti kushtohet përfshirjes së komuniteteve minoritare në sistemin e drejtësisë.
·Të trajtohen pengasat në krijimin e programeve efikase për mbrojten dhe zhvendosjen e dëshmitarëve, duke përfshirë këtu miratimin e një ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe konkludimin e marrëveshjeve me SHBA -në, BE -në dhe qeverive të tjera që të gjithë së bashku të ndajnë përgjegjësitë në zhvendosjen dhe ndihmën finaciare për dëshmitarët në rrezik.
Për Këshillin Gjyqësor të Kosovës
·Të zhvillojë një plan veprimi për zbatimin e strategjisë së KGJK -së të lidhura me mbikqyrjen e gjykatësve dhe prokurorëve vendas.
·Të autorizojë pjesëmarrjen e të gjithë gjyqtareve në vazhdimin e shkollimit mbi temat e ligjeve penale , duke përfshirë këtu ligjet mbi dënimet dhe ligjet e procedurat që lidhen me mbrojtjen dhe zhvendosjen e dëshmitarëve.
·Të thjeshtësoje dhe të zbatojë në mënyrë rigoroze procedurat për hetimin dhe disiplinimin e gjykatësve dhe prokurorëve, me qëllim që të garantojë aplikimin e kritereve të larta profesionale dhe etike.
Për Zyrën e Prokurorit Publik të Kosovës
·Të autorizojë pjesëmarrjen e të gjithë prokurorëve në vazhdimin e shkollimit mbi temat e ligjeve penale, duke përfshirë këtu bashkëpunimin me policinë, dhe ligjet e procedurat që lidhen me mbrojtjen dhe zhvendosjen e dëshmitarëve.
·Të inkurajoje bashkëpunimin ndërmjet prokurorëve ndërkombëtarë dhe vendas, duke përfshirë këtu edhe programet këshilluese dhe stërvitore.
Për Shërbimin Policor të Kosovës (SHPK)
·Shërbimin Policor të Kosovës duhet të gjejë gjuhën e përbashkët me prokurorët vendas dhe ndërkombëtarë në mbështetje të hetimeve, përfshirë edhe trajnimet, qoftë me anë të një dege të policisë gjyqësore ose në tjetër mënyrë.
·Të inkurajohet bashkëpunimi ndërmjet policisë ndërkombëtarë dhe vendase për zhvillimin e aftësive, ndarjen e informacioneve dhe të evitohen përkjekjet e dyfishta.
·Të garantojë që të gjithë agjentët të bashkëpunojnë plotësisht për hetimet me Inspektoratin Policor të Kosovës, me Institucionin e Avokatit të Popullit dhe të garantojë që agjentët me përvojë të zbatojnë në mënyrë të plotë cdo rekomandim që lind si pasojë.
Për Misionin e Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE -ja) në Kosovë
·Të vazhdojë monitorimin dhe raportimin mbi gjyqet penale e funksionimin e përgjithshëm të sistemit të drejtësisë penale; të publikoje çfarëdo zbulimi.
·Të ndihmojë qeverinë e Kosovës dhe EULEX -in në identifikimin e boshllëqeve në trajnime, për të përmirësuar kapacitetet profesionale të policisë, gjykatësve dhe prokurorëve vendore dhe ndërkombëtarë.
Për Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe anëtarët e tjerë të Grupit të Kontaktit
·Të ofrojë mbështetje politike me qëllim që të shtohen përpjekjet në luftën kundër krimeve të rënda në Kosovë, duke përfshirë këtu krimin e organizuar, krimet e luftës dhe krimet ndëretnike.
·Të përkushtohen në mënyrë publike për zhvendosjen e dëshmitarëve nga Kosova dhe të ofrojnë ndihmë financiare për zhvendosjen e tyre.
·Të vazhdojnë me ndihmën financiare për sistemin e drejtësisë penale, duke monitoruar me kujdes progresin dhe duke revizionuar shpenzimet.
Falenderime
Ky raport u hulumtua dhe u përpilua nga Wanda Troszczynska -van Genderen, hulumtuese e Human Rights Watch në Divizionin për Evropë dhe Azinë Qëndrore. Redaktimi i këtij raporti u bë nga Ben Ward bashkë - drejtues i Divizionit për Evropë dhe Azinë Qëndrore. Clive Baldwin, këshilltar i lartë ligjor, ka bërë vlerësimin legal, ndërsa Ian Gorvin nëpunës me pervojë për programet bëri vlerësimin e këtij programi. Veronika Szente Goldston, drejtoreshë avokimi në Divizionin për Evropë dhe Azinë Qëndrore, shqyrtoi dhe komentoi përmbledhjen dhe rekomandimet. Kreshnik Zhega, ndihmes hulumtues në Divizionin për Evropë dhe Azinë Qëndrore, ndihmoi në përfundimin e kërkimeve duke kryer intervista me personat në Kosovë. Iwona Zielinska, bashkëpunëtore në Divizionin për Evropë dhe Azinë Qëndrore ndihmoi në paraqitjen e ketij raporti. Anna Lopriore koordinoi përgatitjen e fotografive, ndërsa Grace Choi dhe Fitzroy Hepkins përgatitën raportin për publikim.
Human Rights Watch falenderon stafin e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), përfshirë Departamentin e Drejtësisë, policinë e Kombeve të Bashkuara, Misionin e OSBE -së në Kosovë, Ekipin Planifikues të Bashkimit Evropian për Kosovën, Ekipin Përgatitor të Zyrës Civile Ndërkombëtare, Sekretariatin e Këshillit të BE -së dhe anëtarë të shumtë të stafit pranë organizatave të tjera ndërkombëtarë në Kosovë të cilët pranuan të intervistoheshin për këtë raport, apo në një mënyrë tjetër ofruan bashkëpunimin e tyre në përgatitjen e tij. Human Rights Watch gjithashtu u është mirënjohës prokurorëve dhe gjykatësve vendas, agjentëve të policisë, nëpunësve qeveritarë dhe përfaqësuesve të OJQ - ve lokale me të cilët bashkëbiseduam gjatë hulumtimeve tona. Një falenderim të vecantë per Julie Chadbourne nga Norwegian Helsinki Committee (Komiteti Norvegjes i Helsinkit) për këshillat e saja gjatë hulumtimeve të këtij raporti.
Human Rights Watch falenderon për mbeshtetjen zemërgjere edhe Fondacionin Phyllida and Glenn Earle.
[1]Ky konkluzion u nxorr nga Kai Eide, i dërguari special i sekretarit te përgjithshëm të OKB -së, i cili u dërgua në Kosovë si rrjedhim i dhunës së marsit 2004. Shiko Kai Eide, "Situata në Kosovë - Raporti për Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Përmbledhje dhe Rekomandime", gusht 2004.
[2]Raporti i Sekretarit te Përgjithshëm për Administratën e Përkohshme të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, (Report of the Secretary - General on the United Nations Interim Administration Mission in Kosovo),
1 shtator 2006, dokumenti në gjuhën angleze S/2006/707, paragrafi 25, http://www.un.org/Docs/sc/sgrep06.htm (shikuar më 28 janar 2008).
[3] Human Rights Watch, Askund në agjendë: Dështimi i vazhdueshëm për të kërkuar përgjegjësi në Kosovë pas marsit 2004, vol. 18, nr. 4 (D), maj 2006, http://hrw.org/backgrounder/eca/kosovo0607, faqet 26-27.
[4] Korrespondencë me anë të email –it e Human Rights Watch me një nëpunës të Departamentit te Drejtësisë prane UNMIK -ut, më 31 janar 2008.
[5] Human Rights Watch, Askund në Agjendë, faq.31.
[6] Ibid. , faq. 33.
[7] Intervistë me anë të telefonit e Human Rights Watch me një prokuror vendas, 22 janar 2008.
[8] Intervistë me anë të telefonit e Human Rights Watch me një agjent me pervojë te SHPK -së , 31 janar 2008.
[9] Intervista e Human Rights Watch me perfaqësues të Shërbimit Policor të Kosovës, në Prishtinë/Pristina, më 16 korrik 2007, dhe me perfaqësuesin e policise së UNMIK -ut, në Prishtinë, më 13 korrik 2007. Shiko edhe Human Rights Watch, Askund në Agjendë, faq. 33.
[10] Intervistë e Human Rights Watch me një prokuror ndërkombëtar, në Prishtinë, më 18 korrik 2007.
[11] Intervista e Human Rights Watch me nëpunës të Departamentit të Drejtësisë pranë UNMIK -ut, në Prishtinë, me 17 - 18 korrik 2007.
[12] Intervistë me anë të telefonit e Human Rights Watch me një nëpunës me përvojë të SHPK –së, me 31 janar 2008.
[13] Human Rights Watch, Askund në Agjendë, faq. 42
[14] Ibid. , faq. 33 - 36.
[15] Intervistë e Human Rights Watch me perfaqësues të SHPK –së, në Prishtinë, me 16 korrik 2007; Intervistë e
Human Rights Watch me perfaqësues të policisë së UNMIK –ut, në Prishtinë, më 13 korrik 2007
[16] Intervistë me anë të telefonit e Human Rights Watch me një prokuror vendas, më 22 janar 2008.
[17] Human Rights Watch, Askund në Agjendë, faq. 43.
[18] Intervistë me anë të telefonit e Human Rights Watch me një nëpunës me përvojë të SHPK –së, më 31 janar 2008.
[19] Korrespondencë me anë të email –it e Human Rights Watch me një nëpunës ndërkombëtar, më 3 shkurt 2008
[20] Intervistë e Human Rights Watch me një nëpunës ndërkombëtare, në Prishtinë më 16 korrik 2007.
[21] Korrespondencë me anë të email –it e Human Rights Watch me një nëpunës të OSBE -së, më 5 shkurt 2008.
[22] Korrespondencë me anë të email –it e Human Rights Watch me një nëpunës ndërkombëtar, më 5 shkurt 2008.
[23] Korrespondencë me anë të email –it e Human Rights Watch me një nëpunës të OSBE -së, më 8 shkurt 2008.
[24] Një hetim i brendshëm i UNMIK –ut, i mbikqyrur nga IPK –ja, arriti në përfundimin që përgjegjëse për vrasjet është njësija speciale Rumune e policisë, dhe përkufizon vrasjet si të paligjshme. Por hetimi i brendshëm nuk ishte i aftë të përcaktonte përgjegjësinë penale për individët dhe asnje akuzë nuk është ngritur.
[25] Intervistë me anë të telefonit e Human Rights Watch me një nëpunës ndërkombëtar, më 1 janar 2008.
[26] Human Rights Watch, Askund në Agjendë, faq. 45
[27] Ibid., faq. 46.
[28] Intervistë e Human Rights Watch me një nëpunës në Departamentin e Drejtësisë pranë UNMIK –ut, në Prishtinë, më 18 korrik 2007, dhe Intervistë me anë të telefonit e Human Rights Watch me një prokuror vendas, më 22 janar 2008.
[29] Intervistë e Human Rights Watch me një prokuror ndërkombëtar, më 18 korrik 2007.
[30] Korrespondencë me anë të email –it e Human Rights Watch me një nëpunës me përvojë në Institutin Gjyqësor të Kosovës, më 5 shkurt 2008.
[31] Intervistë e Human Rights Watch me një nëpunës në Departamentin e Drejtësisë pranë UNMIK –ut, në Prishtinë, më 17 korrik 2007.
[32] Intervistë me anë të telefonit e Human Rights Watch me një prokuror vendas, më 22 janar 2008.
[33] Ibid.
[34] Ibid.
[35] Intervistë e Human Rights Watch me një prokuror ndërkombëtar, më 18 korrik 2007.
[36] Human Rights Watch, Askund në Agjendë, faq. 49.
[37] Seksioni i Monitorimit të Sistemit Gjyqësor pranë OSBE –së, "Përgjigja e Sistemit të Drejtësisë për Trazirat e Marsit 2004", në dhjetor 2005.
[38] Intervistë e Human Rights Watch me një nëpunës në Departamentin e Drejtësisë pranë UNMIK –ut, në Prishtinë, më 17 korrik 2007.
[39] Ibid.; Intervistë e Human Rights Watch me një prokuror vendas, më 22 janar 2008, si edhe me një gjykatës vendas, më 19 dhjetor 2007.
[40] Intervistë e Human Rights Watch me një avokat vendas i punësuar në një OJQ, më 16 Korrik 2007. Intervistë me anë të telefonit e Human Rights Watch me një gjykatës vendas, më 19 dhjetor 2007.
[41] Institucioni i Avokatit të Popullit në Kosovë, "Raporti i Shtatë Vjetor 2006 - 2007" , më 11 korrik 2007, http://www.ombudspersonkosovo.org/?cid=2,74 (parë më 21 nëntor 2007), faq. 13.
[42] Komisioni Evropian, "Raporti i Progresit të Kosovës në 2007 -tën", në Anglisht, (European Commission, "Kosovo 2007 Progress Report"), më 6 nëntor 2007, http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2007/nov/kosovo_progress_reports_en.pdf
(shikuar më 20 nëntor 2007) (accessed November 20, 2007) faq. 12.
[43] Intervistë e Human Rights Watch me një nëpunës të Institutit Gjyqësor të Kosovës, në Prishtinë më 13 korrik 2007.
[44] Intervistë me anë të telefonit e Human Rights Watch me një nëpunës me përvojë të Institutit Gjyqësor të Kosovës, më 4 shkurt 2008.
[45] Ibid.
[46] Intervistë e Human Rights Watch me një nëpunës me përvojë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, në Prishtinë më 13 korrik 2007. Në të ardhmen parashikohet që të krijohet një trup i vecantë për mbikqyrjen e prokurorëve, Këshilli i Prokurorisë së Kosovës .
[47] Komisioni Evropian, "Raporti i Progresit të Kosovës në 2007 -tën", në Anglisht, (European Commission, "Kosovo 2007 Progress Report"), faq. 12.
[48] Korrespondencë me anë të email –it e Human Rights Watch me drejtorin e Qendrës Juridike të Kosovës, më 27 korrik 2007.
[49] Korrespondencë me anë të email –it e Human Rights Watch me një nëpunës me përvojë të Qëndrës Juridike të Kosovës, më 1 shkurt 2008.
[50] Intervistë e Human Rights Watch me një nëpunës në Departamentin e Drejtësisë pranë UNMIK –ut, në Prishtinë, me 17 korrik 2007.
[51] Intervistë me anë të telefonit e Human Rights Watch me një gjykatës vendas, më 19 dhjetor 2007, dhe me një prokuror vendas, më 22 janar 2008 .
[52] Korrespondencë me anë të email –it e Human Rights Watch me një nëpunës me përvojë të Qëndrës Juridike të Kosoves, më 1 shkurt 2007.
[53] Principet parësorë mbi pavarësinë e Gjyqësorit, miratuar nga Kongresi i Shtatë i Kombeve të Bashkuara mbi Mbrojtja nga Krimi dhe Trajtimi i Krimineleve, në Milano, më 26 gusht deri më 6 shtator 1985, Dok. i OKB –sëA/CONF.121/22/Rev.1 at 59 (1985), në Anglisht. Principi 14 deklaron që"caktimi i çështjeve për gjykatësit në gjykatat ku ato përkasin, mbetet një lëndë e brëndshme e adminstratës gjyqësore".
[54] Korrespondencë me anë të email –it e Human Rights Watch me një nëpunës me përvojë të Qëndrës Juridike të Kosovës, më 1 shkurt 2008.
[55] Intervistë e Human Rights Watch me një nëpunës në Departamentin e Drejtësisë pranë UNMIK –ut, në Prishtinë, më 17 korrik 2007.
[56] Human Rights Watch, Askund në Agjendë, faq. 48 - 49.
[57] Komisioni Evropian, "Raporti i Progresit të Kosovës në 2007 -tën", në Anglisht, (European Commission, "Kosovo 2007 Progress Report"), faq. 12.
[58] Ibid.
[59] Institucioni i Avokatit të Popullit në Kosovë, "Raporti i Shtate Vjetor 2006 - 2007", faq. 19.
[60] Intervistë me anë të telefonit e Human Rights Watch me një nëpunës të Agjensise Evropiane për Rindërtim, më 27 korrik 2007.
[61] Intervistë me anë të telefonit e Human Rights Watch me një gjykatës vendas, më 19 dhjetor 2007.
[62] Intervistë me anë të telefonit e Human Rights Watch me një nëpunës të Agjensisë Evropiane për Rindërtim, më 19 korrik 2007.
[63] Intervistë me anë të telefonit e Human Rights Watch me një gjykatës vendas, më 19 dhjetor 2007, dhe me një prokuror vendas më 22 janar 2008. Shiko gjithashtu edhe Human Rights Watch, Askund në Agjendë, faq. 37.
[64] Intervistat e Human Rights Watch me nëpunës të të gjithë institucioneve kryesore dhe zyrave ndërkombëtare në vend nxorrën në dukje që ka pasur një seri të gjerë iniciativash për të trajtuar problemin e mbrojtjes së papërshtatshme të dëshmitarëve dhe kjo çështje është caktuar si perparësi nga donoret ndërkombëtarë.
[65]Organizata për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë dhe Zyra e SHBA –së, "Siguria dhe Mbrojtja e Dëshmitarëve në Kosovë: Vlerësim dhe Rekomandime", në nëntor 2007, http://www.osce.org/item/27753.html (shikuar më 21 nëntor 2007).
[66] Intervistë me anë të telefonit e Human Rights Watch me një nëpunës të OSBE – së , më 19 nëntor 2007.
[67] Intervistë e Human Rights Watch me një nëpunës të OSBE – së, në Prishtinë, më 11 korrik 2007.
[68] Intervistë me anë të telefonit e Human Rights Watch me një prokuror vendas , më 22 janar 2008.
[69] Intervistë e Human Rights Watch me një nëpunës në Departamentin e Drejtësisë pranë UNMIK –ut, në Prishtinë, më 18 korrik 2007.
[70] Ibid.
[71]Organizata për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë, "Rishqyrtim i Sistemit te Drejtësisë Penale në Kosovë" në Anglisht, ("Review of the Criminal Justice System in Kosovo"), në dhjetor 2006, http://www.osce.org/documents/mik/2006/12/22703_en.pdf (shikuar më 19 nëntor 2007), faq.11.
[72] Human Rights Watch, Askund në Agjendë, faq. 56
[73] Korrespondencë me anë të email –it e Human Rights Watch me një nëpunës ndërkombëtarë, më 3 shkurt 2007.
[74]Rregullorja 2006/54 e UNMIK –ut.
[75] Intervistë e Human Rights Watch me një drejtues të komunitetit Serb, Graçanicë/Gracanica, më 14 korrik 2007.
[76] Korrespondencë me anë të email –it e Human Rights Watch me një nëpunës ndërkombëtarë, më 3 shkurt 2007.
[77] Intervistë e Human Rights Watch me një drejtues të komunitetit Serb, Graçanicë/Gracanica, më 14 korrik 2007.
[78] Human Rights Watch, Askund në Agjendë, faq. 58
[79] Intervistë e Human Rights Watch me një drejtues të komunitetit Serb, Graçanicë/Gracanica, më 14 korrik 2007. Intervistë e Human Rights Watch me një perfaqësues të një OJQ –je lokale, më 13 dhjetor 2007.
[80] Human Rights Watch, Askund në Agjendë, faq. 57