Të Dhëna të përgjithshme mbi të Drejtën Penale në Kosovë

Raporti me 34 faqe vlerëson progresin e arritur në sistemin e së drejtës penale që prej publikimit të raportit të Human Rights Watch në maj të 2006 -tës “Askund në agjendë: Dështimi i vazhdueshëm për të kërkuar përgjegjësi në Kosovë pas marsit 2004” Raporti pasues konkludon që në disa nga mangësitë kryesore të sistemit progresi i arritur ka qënë i pakët, duke përfshirë këtu: mbështetjen e pamjaftueshme të policisë për prokurorët hetues, bashkëpunimin e dobët ndërmjet elementëve vendorë dhe ndërkombëtarë të sistemit (në të cilin mendohet që gjykatësit, prokurorët dhe policët ndërkombëtarë duhet të ecin përkrah me homologët e tyre vendorë), dhe sistemin elektronik për menaxhimin e çështjeve i cili akoma nuk është operativ, megjithë miliona Euro të investuara në këtë fushë nga donor të ndryshëm në formë bilaterale.

Region / Country