(Berlin) - Gazetarët nëpër Ballkan po përballen me një mjedis të armiqësor, që pengon aftësinë e tyre për të kryer gazetari kritike, tha sot Human Rights Watch.
Pas më shumë se një viti, kur Human Rights Watch dokumentoi pengesat ndaj lirisë së medias në Bosnjë Herzegovinë, Serbi, Kosovë , Mal i Zi, dhe Maqedoni, qeveritë e këtyre rajoneve dhe institucionet e Bashkimit Europian, kanë dështuar në marrjen e veprimeve konkrete për të adresuar çështjen. Për më tepër, raste të reja shqetësuese kanë dalë në dritë.
“Në një kohë kur nuk ka qenë kurrë kaq i rëndësishëm, gazetaria e pavarur gjendet me shpatulla pas murit në Ballkanin Perëndimor,” tha Lydia Gall , Kërkuese e Human Rights Watch për Ballkanin Perëndimor. “Situata nuk do të ndryshojë, nëse BE-ja nuk ua bën absolutisht të qartë qeverive të Ballkanit Perëndimor se aspirata e tyre evropiane varen nga pasja e një medie të lulëzuar dhe të lirë.
Ish republikat e Jugosllavisë, ajo e Maqedonisë, Mali i Zi dhe Serbia janë kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian, dhe Bosnja Herzegovina dhe Kosova janë kandidate potenciale. Liria e shprehjes dhe media janë pjesë e Kritereve te Kopenhagenit për anëtarësimin në BE.
Në një rast të fundit, në Tetor, editori i Gazeta Express në Kosovë, ka marrë kërcënime me vdekje përmes medias sociale, pas shfaqjes së dokumentarit mbi krimet e luftës nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Çështja është tani nën investigim.
Komisioni Europian ka përfshirë shqetësimet e veta në lidhje me lirinë e medias në vendet e Ballkanit Perëndimor në vlerësimin vjetor të rekordit të tyre mbi të drejtat e njeriut. Komisioneri i përgjegjëshëm për zgjerim, Johannes Hahn, ka bërë referenca të përgjithshme në lidhje me lirinë e medias në rajon, por njëkohësisht nuk ka detajuar mungesën e hetimeve nga qeveritë individuale mbi sulmet ndaj gazetarëve. Një strategji e re e Komisionit të zgjerimit deklaruar në 9 Nëntor, përmban referenca përkundrejt lirisë së medias në rajon, por ka mungesa në rekomandime të detajuara.
Parlamenti Europian ka ofruar rekomandime më specifike. Komisioni dhe vendet e BE-së duhet të ushtrojnë presion në mënyrë më konsistente tek autoritetet e vendeve të Ballkanit Perëndimor për ndalimin e frikësimit të gazetarëve dhe për të bërë lirinë e medias një prioritet kryesor përgjatë diskutimeve për anëtarësim, tha Human Rights Watch.
Në raportin e tij të 2015-ës, “Profesion i Vështirë: Liria e Medias Nën Sulm Në Ballkanin Perëndimor”, Human Rights Watch, ka përcjellë fjalët e shefit të policisë serbe, i cili duke mos pranuar asgjë përgjegjësi i ka thënë një gazetari: “Çfarë të bësh që ke një profesion të vështirë.”
Shkundja e përgjegjësisë nga vetja në këtë mënyrë dhe mosdashja për të hetuar dhe ndjekur penalisht sulme të tilla, është diçka e zakonshme në këto rajone, tha Human Rights Watch. Kjo mungesë e shqetësimit dhe përgjigjes shkel detyrimet e vendeve për të parandaluar dhe ndjekur penalisht krime të tilla, duke krijuar de facto mosndërshkueshmëri për shumicën e krimeve ndaj gazetarëve.
Analizime të medias dhe reportimeve të tjera, sikurse kontakti me gazetarë dhe OJF në rajon nga Human Rights Watch që nga publikimi i raportit tregon se ka patur pak ose aspak përparim për lirinë e medias në vendet e Ballkanit Perëndimor. Kërcënime dhe sulme të reja mbi gazetarët janë bërë të ditura pa asnjë ndërshkim.
Ka prova të pakta të vullnetit politik nga qeveritë për të përmirësuar klimën e lirisë së medias. Disa gazetarë janë vënë përpallë hetimeve penale në lidhje me akuza të dyshimta krimesh, dhe mosdhënia e granteve qeveritare së bashku me të ardhurat nga reklamat, në përpjekje për të dobësuar raportimet kritike dhe për të përkulur pavarësinë e medias.
“Lista e presioneve dhe shkeljeve mbi lirinë e medias në vendet e Ballkanit Perëndimor, ka krijuar një katalog të pakëndshëm,” tha Gall. “Mospasja e një gazetarie të pavarur të lulëzuar, ngushton mundësinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të arritur aspiratat dhe ambicjet Europiane të popujve të tyre.”
Sulme të reja mbi gazetarët, Media
Bosnja dhe Herzegovina
Ndërmjet Janarit dhe Shtatorit 2016, Shoqata kombëtare i gazetarëve regjistruan 40 raste sulmesh mbi lirinë dhe shprehjen e medias, përfshirë 5 sulme fizike, 2 kërcënime me vdekje, 6 raste presioni, 3 raste shpifjeje dhe 3 raste të sulmeve verbale.
Në Tetor 2015, makinës e Emil Karamatic, një korrespondent për stacionin radiofonik nacional boshnjak BH Radio 1, iu vu zjarri dhe u shkatërrua, sipas raporteve të medias. Ai kishte marrë më përpara kërcënime. Karamatic thotë se beson se sulmet janë të lidhura me gazetarinë e tij, por policia ka shfajësoi çdo lidhje të mundshme.
Në Korrik 2016, një anëtar i parlamentit që ka qenë edhe ministër kulture, ka akuzuar Borka Rudic, sekretarin e përgjithshëm të Shoqatës së Gazetarëve të Bosnje Herzegovinës, se ai është një lobisht “Gulenist” - i lidhur me grupin që sipas qeverisë turke, ishte përgjegjës për grushtin e dështuar të shtetit në Turqi muajin e kaluar. Akuzat u hodhën pas kritikës së Rudic mbi masat ekstreme të ndërmarra në Turqi pas grushtit.
Anëtarët e parlamentit i drejtuan të njëjtën kritikë Shoqatës së Gazetarëve.
Më pas, dy burra që Rudic nuk i njihte, u konfrontuan me të në rrugë, duke e akuzuar se ajo ishte duke mbrojtur Gulenistët dhe Çetnikët (nacionalistë serb të frontit të djathtë). Ajo paraqiti një ankesë me policinë dhe prokurorinë.
Në Maj, një gazetar i televizionit kroat, Petar Panikota, u godit në kokë nga një person i panjohur pas raportimit të tij të demonstratës në Banja Luka. Dy anëtarë të stacionit televiziv boshnjak BN TV që mbuloi të njëjtën demonstratë u abuzuan verbalisht dhe një i tretë u kërcënua nëpërmjet medias sociale.
Në Prill, Dragan Mektic, ministri i sigurisë në qeverinë që ndan pushtetin mes etnive, ka kërcënuar kryeredaktorin e agjensisë së lajmeve SRNA, Milica Dzepina përmes telefonit dhe me mesazhe duke thënë se, “Kur të marrim ne pushtetin, ti do të zhdukesh nga faqja e dheut,” sipas raportimeve të medias. Kërcenimet erdhën pasi një artikull i botuar nga SRNA ditën përpara, vinte në pikëpyetje biografinë zyrtare të Mektic.
Kosovë
Në Kosove, Asocasioni i Gazetarëve të Kosovës ka regjistruar 14 raste të dhunës dhe kërcënimit të gazetarëve në 2015-ën, 8 raste në pjesën e parë të 2016-ës.
Në Mars 2016, Vehbi Kajtazi, një gazetar tha në një postim në Facebook se ai kishte marrë një telefonatë nga Kryeministi Isa Mustafa që e kërcenonte se gazetarët do të paguajnë “një çmim të lartë” për botimin e një artikulli mbi udhëtimin për qëllime mjeksore të vëllait të Mustafas.
Kajtazi tha se ai kishte prova që telefonatat kishin ardhur nga numri i Kryeministrit. Mustafa ka mohur të ketë bërë ndonjë kërcënim. Kajtazi e ka raportuar këtë incident tek policia.
Në 22 Gusht, një granatë dore shpërtheu në rrethinat e qendrës së televizionit publik Radio Televizioni i Kosovës (RTK) pa asnjë dëmtim personi. Më pas, në 28 Gusht, një aparat shpërthyes u hodh në baçen e Mentor Shalas, drejtori i përgjitshëm i stacionit. Shala gjendej në shtëpi së bashku me familjen e tij, por askush nuk u dëmtua, sipas raportëve të medias. Policia tha që shpërthimi ishte me shumë mundësi një granatë dore dhe se ishte hapur një hetim mbi këtë çeshtje.
Një grup radikal “Rugovasit” mori përgjegjësinë, duke thënë se sulmi ishte një “paralajmërim”. Nëse Shala nuk jepte dorëheqjen, sipas një deklarate, “jeta e tij ishte në rrezik.” Grupi u ankuar për mbulimin nga RTK-ja të konfliktit mbi demarkimin ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, një çëshjte politike e profilit të lartë në të dyja vendet. Qeveria tha se sulmet ishin një “akt kriminal kundra lirisë së medias një Kosovë.”
Në Tetor, Leonard Kërkuqi, kryeredaktor i Gazetës Express, një gazetë ditore ka marrë kërcënime me vdekje përmes medias sociale, pas shfaqjes së dokumentarit mbi krimet e luftës të bëra nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Çështja është ende nën hetim.
Maqedonia
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (ZNM) thotë së qeveria nuk ka identifikuar asnjë të dyshuar në 30 rastet e sulmeve mbi gazetarët të regjistruara nga Shoqata në katër vitet e fundit.
Megjithatë, qeveria ka arrestuar disa gazetarë, shpesh në situata jo bindëse. Në 2013-ën, autoritetet maqedonase akuzuan Zoran Bozinovkin, autor i blogut kritik, Burevesnik, se ishte pjesë e një rrethi spiunës për llogari të një qeverie të huaj anonime. Me kërkesën e Maqedonisë, ai u arrestua në Serbi, u mbajt atje për 10 muaj, dhe pastaj u lirua pa asnjë akuzë. Në Maj 2016, Bozinovki u arrestua përsëri në Serbi dhe u ekstradua në Shkup, Maqedoni, ku ai mbahet i mbyllur në momentin e këtij shkrimi me akuzën e spiunazhit, shantazhit dhe aktiviteti kriminal. Shoqata dhe unioni i gazetarëve maqedonas kanë protestuar kundrejt këtij arresti që ata e përshkruajnë si “të motivuar politikisht.”
Këto zhvillime vijnë në një kontekst të një krize domethënëse politike në Maqedoni, me protesta masive kundra-qeveritare në 2015 dhe 2016. Një ndër shkaqet ishte skandali i përgjimeve që shpërtheu në 2015-ën, që tregoi sesi autoritetet kishin shënjestruar të paktën 100 gazëtarë me përgjim të paligjshëm.
Policia ka rrahur gazetarët në disa raste. Në një rast, një Prill 2016, Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë dhe unioni i gazetarëve protestori pasi polica rrahu një gazetar dhe katër fotografë, në një protestë anti-qeveritare. Të gjithë gazetarët ishin të pajisur me akreditime zyrtare mediatike.
Në Maqedoni dhe gjithkund në rajon, qeveritë e kanë përdorur reklamët e tyre si një mjet për të ushtruar presion.
Mali i Zi
Sipas një raporti në Nëtor 2016 të Human Rights Action, një grup jo-qeveritar, ka patur 25 kërcënime dhe sulme kundra gazetarëve që nga Gushti 2015. Nga këto, 15 ishin sulme fizike mbi gazetarët dhe pronat e tyre, dhe 2 ishin kërcënime. Tetë rastet e mbetura të ndërhyrjes me median gjatë një proteste kundra-qeverisë në Tetor 2015, përfshirë edhe marrje arbitrare të pajisjeve të gazetarëve. Të gjitha, përveç tre rasteve, mbeten të pazgjidhura.
Gazetarët që janë sulmuar janë duke vuajtur pasojat e neglizhencës ndaj hetimeve nga ana a zyrtarëve. Shumë raste të rëndësishme në vitet e fundit, përfshirë edhe vrasjet ose tentativat e vrasjeve, mbeten të pazgjidhura, me efektin e ngrirjes së lirisë së shprehjes.
Makinat e gazetarëve janë vandalizuar në mënyrë të përsëritur. Hetimet e policisë s’kanë rrezultat, dhe asnjë arrest nuk është bërë. Në një rast, në Gusht 2015, një makinë nën pronësi të Slavica Janovic, bashkë-pronare e gazetës opozitare Dan, u vandalizua dhe dokumentet janë vjedhur, sipas raportimeve të medias.
Bashkëshorti i Jovanovic-it dhe bashkë-pronari i Dan, Dusco Jovanovic është vrarë në 2004. Një raport 27 faqesh mbi vrasjen e Jovanovicit publikuar nga Human Rights Action në Maj 2016, i përshkroi krimet e pazgjidhura se “peshojnë në ndërgjegjen e publikut të Malit të Zi” që këtu e 12 vite.
Autoritetet mbajtën në burg për 11 muaj, Jovo Martinovic, një gazetar i njohur për investigimet e forta ndaj korrupsionit dhe krimeve të luftës, të përfshira edhe në botime ndërkombëtare, me akuza të dyshimta për trafik droge. Gjyqi i tij nis në Tetor 2016. Federata Europiane dhe Ndërkombëtare e Gazetarëve, Komiteti për të Mbrojtur Gazetarët, dhe Reporterët pa Kufi, të gjithë kanë folur kundra gjyqit të tij, duke bërë thirrje për lirimin me kusht dhe prezantimin e provave kundër tij.
Serbia
Shoqata për Gazetarët e Pavarur të Serbisë (NUNS) kanë regjistruar 57 incidente kundra gazetarëve në vitin 2015, dhe 33 janë vetëm në shtatë muajt e parë të vitit 2016. Këto përfshijnë 16 sulme fizike, 41 kërcënime verbale, 28 incidente që përfshijnë presion dhe 5 sulme mbi prona.
Në Shtator 2016, Nedim Sejdinovic, presidenti i Shoqatës së Pavarur të Vojvodinës (IJAV), dhe Dinko Gruhonjic, Drejtori i Programit të IJAV-it, sikurse edhe familjet e dy burrave, kanë marrë kërcënime me vdekje nga letra anonime dhe përmes medias sociale. Sejdinovic tha se ai i ka raportuar kërcënimet, që përfshijnë gjuhë islamofobike, policisë dhe prokurorisë. Sejdinovic tha se këto kërcënimet e fundit me vdekje dhe sharjet ishin “kulminacioni i një serie kërcënimesh me vdekje” dhe kërcënimeve të llojeve të tjera dhunë kundër stafit të menaxhimit të IJAV.
Puna e komisionit të ngritur për të investiguar vrasjet e tre gazetarë të njohur, Slavko Curuvija në 1999, Dada Vujasinovic në 1994, dhe Milan Pantic në 2001, ka bërë progres të ngadaltë. Gjyqet në vazhdim kundra katër oficerëve të sigurisë së shtetit me dyshimin për përfshirjen e supozuar në vrasjën e Curuvijas, ka ngecur gjatë 2016 pasi një dëshmitar kyç nuk u paraqit në gjyq. Vdekjet e dy gazetarëve mbeten të pazgjidhura.
Zyrtarët e qeverisë dhe medias pro-qeveritare kanë kritikuar në mënyrë të përsëritur insitucionet e pavaruara të lajmeve. Në Nëntor 2015, tabloidëd pro-qeveri Informer kanë ringjallur akuzat që Rrjeti Ballkanik i Raportimit Investigativ (BIRN), Qendra Serbe e Gazetarisë Investigative (CINS), dhe Rrjeti për Investigimin e Krimeve dhe Korrupsionit (KRIK) dhe se të gjitha kanë marrë para të huaja “për të ulur qeverinë tonë”.
Në një tjetër fushatë shpifjesh, Kryeministri Aleksandër Vuçiç, kritikoi sitin online të lajmeve Rrjeti Ballkanik i Raportimit Investigativ (BIRN). Mediat pro qeveritare si TV Pink dhe Informer e kanë akuzuar BIRN se është armik i shtetit dhe mercenar i huaj. Akuzat janë bërë mesa duket, si përgjigje ndaj raportimeve kritike të BIRN mbi abuzimet me pushtetin dhe korrupsionin e supozuar qeveritar.
Në Qeshor, Vuçiç përshkroi media pa i emëruar se “marrin çmime gazetarie nga BE-ja” dhe si “plehra”. Në Shtator, Ministri i Mbrojtjes, Nebojsa Stefanovic tha se donte “të dëgjonte përgjigje” nga Johannes Hahn, Komisioneri i BE-së, mbi financimin e mediave dhe insitucioneve që “shpërndajnë gënjeshtra”.
Dragn Vuçiçeviç, kryeredaktori i Informer, akuzoi gazetarët që kanë marrë fonde nga BE-ja me qëllimin e destabilizimit të vendit. “Nuk ka plane dhe as projekte reale që kanë fokus mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ose promovuar demokracine... Është thjesht për të krijuar kaos në Serbi,” tha Vuçiçeviç.
Metodologjia
Për të përditësuar gjetjet e raportit tonë të 2015, Human Rights Watch, ka bërë intervista telefonike dhe përmes email-it me gazetarët e shoqatave dhe punonjësit e mediave në vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe rishikuar raportet, artikujt e lajmeve dhe burime të tjera online, ndërmjet Gushtit dhe Nëntorit 2016.