Skip to main content

Ballkani mbetet pas mbrojtja e të drejtave

Respekti për vlerat e Bashkimit Europian me rëndësi jetike për progresin në rajon

(Beirut) – Qeveritë e vendeve të Ballkanit perëndimor duhet të përforcojnë përpjektet e tyre për të përmirësuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut në kuadrin e integrimit të tyre në BE, tha Human Rights Watch në Raportin e saj botëror të 2015. Human Rights Watch dokumentoi shqetësime për të drejtat e njeriut në Bosnjë Hercegovinë, Serbi, Kosovë, dhe Kroaci gjatë 2014.

Problematika e të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor përfshin lirinë e mangët të medias, diskriminimin e vazhdueshëm të romëve, përparimin e kufizuar në hetimin e krimeve të luftës nga ana e gjykatave kombëtare, dhe kërcënime e kanosje kundër grupeve LGBT.

“Ka ardhur koha qe qeveritë e vendeve të Ballkanit perëndimor të tregojnë se i marrin seriozisht vlerat e Bashkimit Europian si trajtimi i barabartë i pakicave, dhe gjyqësinë e krimeve serioze” tha Lydia Gall, studiuese për Ballkanin dhe Europën Lindore pranë Human Rights Watch. “Kjo vlen për anëtaren e Bashkimit Europian, Kroacinë, si edhe për vendet që synojnë të anëtarësohen në BE si Bosnjë Hercegovina, Serbia dhe Kosova”.

Në faqen 656 të raportit botëror, në edicionin e saj të 25, Human Rights Watch vrojton zbatimin e të drejtave të njeriut në më shumë se 90 vende. Në esenë e tij hyrëse drejtori ekzekutiv Kenneth Roth u bën thirrje qeverive të njohin se të drejtat e njeriut që ofrojnë parime morale në kohë të turbullta, dhe se dhunimi i të drejtave mund të shkaktojë ose të përshkallëzojë sfida serioze për rendin. Avantazhet afatshkurtra që mund të sjellë mosrespektimi i vlerave thelbësore të lirisë dhe jo diskriminimit, rrallëherë mund të justifikojnë çmimin e paguar në një periudhë afatgjatë.

Gazetarët përballen me një ambient armiqësor në mbarë rajonin, dhe qeveritë kanë reaguar në mënyrë të pamjaftueshme ndaj sulmeve dhe kërcënimeve. Policia dhunoi gazetarët të cilët po mbulonin protestat kundër pushimeve nga puna, rrogave të papaguara, dhe korrupsionin nga ana e qeverisë në Bosnjë Hercegovinë.

Progres të kufizuar pati në hetimin e krimeve të luftës në gjykatat kombëtare në Bosnjë Hercegovinë, Kroaci, Serbi dhe Kosovë. Në shkurt 2013, protokolli për krime lufte i firmosur mes Bosnjë Hercegovinës, Serbisë, Kroacisë dhe Malit të Zi nuk ka sjellë ende asnjë hetim apo dënim të ri. Parlamenti i Kosovës aprovoi krijimin e një gjykate speciale jashtë Kosovës për të gjykuar krimet serioze gjatë dhe pas luftës së 1999, por ndryshimet e nevojshme ligjore që duhet të mundësojnë aktivizimin e gjykatës nuk janë ndërmarrë ende.

Romët përballen me diskriminim në aksesin e shërbimit shëndetësor dhe arsimit dhe janë të ekspozuar ndaj përndjekjeve në gjithë rajonin. Me gjithë një rekomandim të dytë nga ana e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, autoritetet e Bosnjë Hercegovinës dështuan në adoptimin e reformave kushtetuese për dhënien fund të diskriminimit kundër romëve, hebrejve dhe pakicave të tjera. Nuk u shënua përparim në zbatimin e strategjive në Kosovë për integrimin e romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve dhe në ndihmën e të kthyerve nga  Europa Perëndimore. Mijëra njerëz me aftësi të kufizuara në Kroaci janë të izoluar nëpër institucione dhe u mohohet e drejta e marrjes së vendimeve për jetën e tyre.

Ndërsa në Beograd u realizua Parada e Krenarisë dhe Kroacia adoptoi legjislacionin e bahkimeve civile, komunitetet LGBT në Ballkan, u përballën me kërcënime dhe kanosje në Serbi, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë.

Your tax deductible gift can help stop human rights violations and save lives around the world.