Skip to main content

Ballkan: Duhen më shumë përpjekje për t’i dhënë fund abuzimeve

Nevojitet mbrojtje e përforcuar e të drejtave të

(Berlin) Qeveritë e vendeve të Ballkanit perëndimor  kanë bërë pak gjatë vitit 2013 për të zgjidhur problemet e vazhdueshme  me të drejtat  e njeriut,  tha sot Human Rights Watch në Raportin botëror për vitin 2014. Human Rights Watch dokumentoi shqetësimet në Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë gjatë vitit 2013. Shqetësimet në Kroaci përfshihen në kapitullin mbi Bashkimin Europian.

Human Rights Watch vuri re një përparim të kufizuar në Ballkanin perëndimor gjatë 2013-tws në lidhje me garantimin e përgjegjësisë për krimet e luftës, dhe marrjen e masave kundër  diskriminimeve dhe abuzimeve me pakicën rome, si edhe kërcënimet dhe dhunën ndaj gazetarëve dhe komunitetit LGBT. Mungojnë zgjidhje afatgjata për refugjatët dhe personat e shpërngulur brenda vendit. Gjithashtu, ka shqetësime në lidhje me të drejtat e njeriut në shtetin më të ri anëtar të BE, Kroacia,  ku përfshihen përgjegjësia për krimet e luftës, trajtjmin e pakicave dhe sistemin e dhënies së azilit.

“Vendet e Ballkanit perëndimor duhet të punojnë më shumë për të rritur standardet e të drejtave të njeriut në nivelin europian dhe ndërkombëtar” tha Lydia Gall, studiuese pranë Human Rights Watch për Ballkanin dhe Europën Lindore. “Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, dhe Kosova duhet të ndalojnë abuzimet serioze nëse vërtetë kërkojnë t’i afrohen më shumë Europës.”

Raportin Botëror 667-faqësh, në edicionin e tij XXIV, Human Rights Watch shqyrton zbatimin e të drejtave të njeriut në më shumë së 90 vende. Vrasjet massive të civilëve në Siri zgjuan tmerr por sollën vetëm pak iniciativa nga ana e liderëve botërorë për të ndalur dhunën, tha Human Rights Watch. Një doktrinë e përforcuar e “përgjegjësisë për mbrojtje” duket se ka parandaluar disa akte të dhunshme në Afrikë. Maxhorancat në pushtet në Egjipt dhe në disa vende të tjera kanë shtypur protestat dhe kanë dhunuar të drejtat e opozitave. Dhe zbulimet e Edward Snowden për programet e përgjimit të ShBA-së bënë  bujë në gjithë botën.

Prokurorët në Serbi dhe Bosnjë Hercegovinë firmosën një marrëveshje bashkëpunimi në 2013 për hetimin e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe genocidit. Pavarësisht disa dënimeve, përgjegjësia për këto krime mbeti e vagët me hetime sporadike nëpër gjykatat kombëtare të të dyja vendeve.

Mbrojtja e pakicave mbetet e dobët në të gjithë rajonin, duke përfshirë romët, të cilët përballen me një diskriminim të gjerë, për sa i përket aksesit në shërbimet shëndetësore, arsim, dhe strehim, e madje edhe shpërnguljeve me forcë. Autoritetet në Bosnjë dhe Hercegovinë nuk i kanë rishikuar ligjet kushtetuese që përjashtojnë romët apo pakicat e tjera etnike nga pjesëmarrja politike, pavarësisht presionit të BE-së dhe një vendimi të vitit 2009 nga ana e Gjykatës Europiane për të drejtat e njeriut që e cilësontë këtë si masë diskriminuese. Në Kosovë, diskriminimi i romëve dhe pakicave të tjera të njohura si ashkali dhe egjiptianë është përkeqësuar pas deportimeve të detyruara nga ana e Europës perëndimore, pa siguruar asistencën e nevojshme që këto grupe të integrohen me pjesën tjetër të popullatës.

Gazetarët në rajon përballen me një mjedis jo të favorshëm, duke përshirë këtu kërcënime dhe sulme, të cilat janë përjetuar edhe nga komuniteti LGBT dhe aktivistët civilë. Autoritetet serbe anuluan “Pride Parade” në Beograd, për të tretin vit radhazi, duke përmendur si shkak mungesën e sigurisë.

Your tax deductible gift can help stop human rights violations and save lives around the world.