(Bruksel) Miratimi në 23 prill 2014 nga ana e parlamentit të Kosovës, i një gjykate për abuzime serioze gjatë dhe pas luftës së Kosovës në 1998-1999, është një hap përpara për drejtësinë dhe shtetin e së drejtës, tha sot Human Rights Watch.
Që gjykata me një dhomë speciale jashtë shtetit, të bëhet operative, parlamentit i duhet ende të aprovojë statutin e gjykatës si edhe të kalojë disa amendamente kushtetuese dhe statutore. Parlamenti i ri, që do të formohet pas zgjedhjeve të majit të ardhshëm, duhet të ndërmarrë urgjentisht këto ndryshime.
“Parlamenti i Kosovës, ndërmori një hap të guximshëm dhe të rëndësishëm për të siguruar vendosjen e drejtësisë për krimet e së kaluarës,” tha Lotte Leicht, drejtorja juridike e BE-së pranë Human Rights Watch. “Ne shpresojmë se parlamenti i ardhshëm do ta mbajë këtë vrull duke bërë ndryshimet e nevojshme ligjore dhe duke treguar se Kosova udhëhiqet nga parimet e drejtësisë dhe shtetit të së drejtës.”
Parlamenti aprovoi gjykatën speciale me 82 vota pro, 22 kundër, dhe 2 abstenime. Në një tjetër votim, u aprovuan detajet e zgjatjes dy-vjeçare të Misionit EULEX, me 78 vota pro, 18 kundër, dhe 2 abstenime.
BE dhe qeveria e SHBA-ve kanë inkurajuar fuqishëm qeverinë e Kosovës dhe partitë politike të aprovojnë gjykatën speciale dhe zgjatjen e mandatit të EULEX-it.
Ligji mbi mandatin e EULEX-it do të kufizojë trajtimin e çështjeve delikate nga ana e misionit. Sipas sistemit të ri, si në rastet penale si ato civile, gjykatësit e EULEX-it do të jenë në pakicë në seanca të përzjera më gjykatësit e Kosovës, me përjashtim të rasteve kur EULEX do të kërkojë një shumicë, mbi bazë provash.
Prokurorët e EULEX-it do të “integrohen” në zyrën e Prokurorisë së shtetit të Kosovës dhe të kryeprokurorit të shtetit. Prokurorët e EULEX-it mund të marrin përsipër raste të reja vetëm në “rrethana të jashtëzakonshme”, pas aprovimit nga autoritetet kompetente të EULEX-it dhe kryeprokurorit të shtetit. Kjo do t’i lejojë kryeprokurorit të shtetit të refuzojë kërkesat e prokurorëve të EULEX-it për të trajtuar rastin. “Rrethana të jashtëzakonshme” nuk janë përkufizuar në ligj.
Me gjithë përparimin e shënuar vitet e fundit, sistemi i drejtësisë në Kosovë, mbetet i dobët, me kushte të pamjaftueshme sigurie për gjykatësit, stafin e gjykatës, prokurorët dhe paditësit. Rreziku i ndërhyrjes në pavarësinë e gjyqësorit e bën të domosdoshme për autoritetet gjyqësore të Kosovës të lejojnë që EULEX të marrë përsipër juridiksionin e rasteve që përfshijnë krime lufte, terrorizëm, krim të organizuar, dhe korrupsion serioz, tha Human Rights Watch.
Gjykata speciale për abuzimet gjatë luftës do të japi gjykim mbiçështje kundër individëve, bazuar mbi raportin e Këshillit të Europës të përgatitur nga senatori zviceran Dick Marty në vitin 2010. Raporti i Marty-t akuzoi disa anëtarë të kryengritjes shqiptare, UCK, për rrëmbim, rrahje, ekzekutime në grup, dhe në disa raste, heqje organesh me dhunë, në territorin e Shqipërisë gjatë dhe pas luftës së Kosovës së 1998-1999. Raporti emërtoi disa individë të cilët aktualisht ndodhen në qeverinë e Kosovës, duke përfshirë Kryeministrin Hashim Thaçi.
BE krijoi një task forcë speciale investigative në 2011, të drejtuar nga një prokuror prej SHBA-ve, për hetimin e krimeve të përmendura në raportin e Marty-t. Task Forca duhet ende të deklarojë rezultatet e hetimeve por, priten paditje.
Gjykata speciale do të operojë brenda sistemit gjyqësor të Kosovës por, për të përforcuar mbrojtjen e dëshmitarëve dhe sigurinë e përgjithshme, një dhomë me punonjës ndërkombëtarë evendosur në një shtet anëtar të BE-së, do të përdoret për seancat. EULEX do të përcaktojë gjithashtu gjykatësit ndërkombëtarë dhe prokurorët.
Prej 2008 EULEX ka luajtur një rol të veçantë në hetimin, paditjen, dhe gjykimin e krimeve që përfshijnë zyrtarë publikë, krime lufte, dhe korrupsion. Në janar 2014, 17 gjykatës të EULEX-it, i shkruajtën kreut të Divisioneve ekzekutive të EULEX-it duke thënë se Kosova “nuk ka arritur ende fazën ku çështet më delikate dhe më komplekse, si krimet e luftës, korrupsioni serioz dhe krimi i organizuar, të mund të merren përsipër plotësisht nga sistemi gjyqësor lokal.”
“Gjykatësit dhe prokurorët ndërkombëtarë, luajnë një rol kyç në ndërtimin e shtetit të së drejtës në Kosovë” tha Leicht “Eulex-i mbetet jetik për çështjet delikate, ku presioni mbi gjykatësit dhe prokurorët është shumë i madh, dhe rreziku për mosndërshkim mbetetakut.”