Skip to main content

Kosovë: BE-ja duhet të garantojë që misioni ndërkombëtar të jetë i përgjegjshëm

Suksesi do te varet nga mbikqyrja efektive e historikut te së Drejtave të Njeriut

Nëse kërkon që të dalë i suksesshëm, misioni ndërkombëtar në Kosovë i drejtuar nga Bashkimi Evropian duhet te jetë subjekt i një mbikqyrjeje dhe përgjegjësie shumë më të madhe sesa paraardhësit e tyre të Kombeve të Bashkuara deklaruan sot organizatat për mbrojtjen e të drejtave te njeriut “Amnesty International”, “Human Rights Watch” dhe “Norwegian Helsinki Committee.” Forcat e NATO-s në Kosovë duhet gjithashtu ti nënshtrohen një mbikqyrjeje shumë më të kujdesshme.

Nëse Bashkimi Evropian kërkon të asistojë në konsolidimin e të drejtave të njeriut dhe të shtetit ligjor në Kosovë, ajo duhet të drejtojë në mënyrë shembullore, u shpreh Holly Cartner, drejtoresha e “Human Rights Watch” në departamentin e Evropës dhe Azisë Qëndrore. “Kjo do te thotë që duke filluar që nga dita e parë ajo duhet te pranojë një kontroll më serioz dhe të pavarur në lidhje me historikun e saj të së drejtave te njeriut”

Misioni ndërkombëtar i drejtuar nga Bashkimi Evropian pritet të përmbajë dy elemente. Së pari, Zyra Ndërkombëtare Civile (ICO) e drejtuar nga përfaqësuesi special i BE-së Pieter Feith do te mbikqyrë zbatimin e planit për statusin të shtjelluar nga i dërguari special i Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari. Së dyti, misioni i përshtatshëm policor dhe gjyqësor i BE-së (EULEX), i iniciuar nga vëndet anëtare te BE-së më 16 Shkurt 2008, do të mbikqyrë reformat e sistemit të së drejtës penale dhe do të mbajë përgjegjësi për përndjekjen e krimeve të luftës dhe krimeve te tjera serioze.

Mungesa e përgjegjësisë në misionin e Kombeve të Bashkuara, të vendosur në Kosovë më 1999, është kritikuar së tepërmi, përvec te tjerëve edhe nga Organizata për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Këshilli i Evropës dhe Komiteti i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, për ndihmën e pamjaftueshme në dizpozicion të atyre që pohojne ti jenë shkelur të drejtat nga UNMIK-u.

Kjo mungese përgjegjësie u vu në dukje mjaft mire gjatë reagimit te shfaqur nga policia e UNMIK-ut në demonstratën e drejtuar nga Lëvizja për Vetvendosje në Prishtinë më shkurt të 2007-tës. Policia e UNMIK-ut iu përgjigj protestave me plumba kauçuku që kishin kaluar daten e skadencës, duke vrarë dy protestues dhe plagosur te tjerë. Ndërkohe që hetimet e shumëkritikuara të UNMIK-ut nxorrën në pah që anëtarë të njësisë parimore të policisë Rumune ishin shkaktarët e vrasjeve, njësia u dërgua në atdhe perpara përfundimit te hetimeve. Personat që mbajnë përgjegjësine për vrasjet duhet të identifikohen dhe të nxirren përpara drejtësise ose në Kosovë ose ne Rumani. Ky rast nxorri në pah pamjaftueshmërine e mekanizmave të pavarur për përgjegjësinë dhe mbikqyrjen e policisë së UNMIK-ut, si edhe dëmtimin e mundshëm afatgjatë të reputacionit të institucioneve ndërkombëtare në mungesë të përgjegjësisë së nevojshme.

“Në vijim të vrasjeve te shkurtit, premtimi i BE-së që në misionin e ri policor nuk do të përdorë plumba kauçuku është një hap i mirëpritur,” deklaroi Nicola Duckworth, Drejtori i Programit për Evropën dhe Azinë Qëndrore pranë Amnesty International, “por të nxjerrësh mësime nga e kaluara - duke përfshirë këtu edhe vrasjet e paligjshme të policisë së UNMIK-ut në shkurt - kërkon gjithashtu instalimin e mekanizmave të nevojshëm e të pavarur te përgjegjësisë. Mekanizmave të tillë duhet ti jepet mandat për të garantuar llogaridhënie dhe korrigjim në rastet kur ka ankesa për shkelje të së drejtave të njeriut nga policia ndërkombëtare.”

Së fundmi UNMIK-u ka ndërmarrë hapa te vonuara për përmirësimin e përgjegjësive të saj. Pas një vonese pothuajse dy vjeçare, Zyra e Këshilluesit Ligjor ndryshoi qëndrimin e saj, duke sqaruar në mënyrë retroaktive që ky institucion faktikisht kishte, dhe do të vazhdojë të ketë jurisdiksion deri në emërimin zyrtar të Avokatit të ri të Popullit nga Kuvendi i Kosovës. UNMIK-u gjithashtu ndërmorri hapa për formimin e Panelit Këshillues për të Drejtat e Njeriut, një bord ndërkombëtare i përbërë nga tre anëtarë rezidente jashtë Kosovës - sërish, pas një vonesë pothuajse dy vjeçare. Paneli sapo ka finalizuar Rregullat e Proçedurave të saj dhe do të fillojë të rishqyrtojë ndërmjet ankesave të tjera edhe ankesat e ngritura kundër policisë së UNMIK-ut nga familjet e dy protestuesve të vrarë në shkurt të 2007-ës. Sidoqoftë asnjë nga këto hapa nuk ka çuar në korrigjimin e efektshëm të shkeljeve që janë bërë gjatë periudhes pothuajse dy vjeçare në të cilën Institucionit të Avokatit të Popullit nuk i lejohej të pranonte ankesat kundër UNMIK-ut dhe Paneli Këshillues për të Drejtat e Njeriut akoma nuk kishte filluar punën.

“Më në fund UNMIK-u ka filluar të ndërmarrë disa hapa pozitive në përmirësimin e përgjegjësive të tij, megjithëse tepër vonë,” u shpreh Bjorn Engesland, Drejtori Ekzekutiv i Komitetit Norvegjez të Helsinkit (Norwegian Helsinki Committee). “Është tepër e rëndësishme që Bashkimi Evropian të nxjerrë mësime nga eksperienca të tilla dhe të instalojë mekanizma efektive te llogaridhënies që nga fillimi i misionit të ri.”

Në raportet e fundit organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, “Amnesty International”, “Human Rights Watch”, dhe “Norwegian Helsinki Committee”, kanë tërhequr gjithashtu vëmendjen për mungesën e përgjegjësisë së anëtarëve të Drejtësisë Ndërkombëtare dhe Programit të Prokororisë së UNMIK-ut, duke përfshirë këtu mungesën e një trupi te pavarur rregullvënës me kompetenca për të hetuar ankesat për shkeljet në detyrë.

Forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) do të mbeten në detyrë. Momentalisht nuk ekziston asnjë aparat për mbikqyrjen e KFOR-it apo adresimin e ankesave kundër tyre. As Paneli Këshillues për të Drejtat e Njeriut dhe as Institucioni i Avokatit te Popullit, duke filluar që nga shkurti i 2006-tës kur u kthye në një institucion vëndas, nuk kanë kompetenca për të hetuar ankesat kundër KFOR-it. Kështu që llogaridhënia e KFOR-it varet nga masat e marra nga vendet që dërgojne ushtarë në KFOR për të garantuar hetimin e plotë të ankesave për shkeljet e të drejtave të njeriut.

Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, “Amnesty International”, “Human Rights Watch”, dhe “Norwegian Helsinki Committee” theksojnë se masat thelbësore te mëposhtme janë të domosdoshme për rritjen e përgjegjësisë të së gjithë personelit ndërkombëtar të Kosovës:

  • Mandati i Institucionit të Avokatit të Popullit duhet të zgjerohet me qëllim që te mundësohet hetimi dhe të merren në konsideratë ankesat kundër misioneve të BE-së dhe KFOR-it.

  • Zyra Ndërkombëtare Civile (ICO) dhe misioni i BE-se në Kosovë (EULEX) duhet të marrin të gjitha masat për të përlehtësuar punën e Institucionit të Avokatit të Popullit në kryerjen e hetimeve ndaj akuzave dhe shkeljeve të këtyre autoriteteve.

  • Për më tepër duhet të merren masa për të garantuar përgjegjësine dhe transparencën e gjykatësve dhe prokurorëve ndërkombëtare, ndërkohë që duhet të mbrohet pavarësia e tyre dhe të sigurohet që nuk ka ndikime politike. Në vecanti Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit të ardhshëm të Prokurorëve duhet ti jepet përkatësisht mandati për aprovimin e emërimit të gjykatësve dhe prokurorëve ndërkombëtare si edhe të autorizohen për të pranuar dhe shtjelluar ankesat publike mbi ato, në një mënyrë që të mos ketë ndikim negativ mbi pavarësinë dhe paanashmërinë e tyre. Gjithashtu duhet të garantohet që cdo ankesë për shkelje në detyrë nga ana e gjykatësve dhe prokurorëve ndërkombëtarë të hetohet me shpejtësi, me themel dhe në mënyrë të pavarur e të paanëshme dhe po të shikohet e arsyeshme individi në fjalë të dënohet në një proçedure të ndershme.

  • ICO dhe EULEX duhet gjithashtu të marrin masa për të garantuar që personeli i larguar nga misioni të mbeten i gatshëm për pjesëmarrje në hetime dhe në proçedura disiplinare apo penale.

  • Nëse një gjykatës i pavarur vendos që ka dyshime me vend per kryerjen e nje shkelje penale në Kosovë nga ana e një anëtari të stafit të ICO-s apo EULEX-it, shteti perkatës dërgues i këtij individi ose duhet ti heqi imunitetin atij me qëllim që të mundësohet hetimi në Kosovë, ose të marri masa që dosja e rastit ti dërgohet autoriteteve përkatëse juridike në shtetin dërgues për hetim në atë vend.

  • NATO-ja dhe shtetet që dërgojne trupa në KFOR duhet të lejojnë Institucionin e Avokatit të Popullit që të hetojë dhe shqyrtojë ankesat kundër KFOR-it.

Your tax deductible gift can help stop human rights violations and save lives around the world.