Skip to main content

Që të jetë i sukseshem, misioni i ardhshëm nderkombëtar në Kosovë, i udhëhequr nga Bashkimi Evropian, duhet të dedikoj historikut së të drejtave humane nje kontroll shumë më përgjegjesor se sa paraardhsja e saj, Kombet e Bashkuara, deklaroj sot organizata Human Rights Watch me nje raport informativ. Ka mundesi që Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropiane ta diskutojne missionin e ardhshem në takimin e Keshillit të Marredhënejeve të Përgjithshme në Luksemburg, në 18-19 Qeshor.diskutojne missionin e ardhshem në takimin e Keshillit të Marredhënejeve të Përgjithshme në Luksemburg, në 18-19 Qeshor.

Këshilli i Sigurimit së OKB-së, është duke debatuar statusin e ardhshëm të Kosovës – momentalisht në protektoriat e OKB-së, në bazë të nje marrëveshje të propozuar nga emisiari special i OKB-së Martti Ahtisaari. Nën propozimin Ahtisaari, një mision ndërkombetar i drejtuar nga BE-në, sëbashku me policine evropiane dhe competencat juridike me autoritete ekzekutive, do zëvëndësojë misionin civil të OKB-së që efektivisht qeveris Kosovën. Misioni i planifikuar është një nga më ambiciozët në historine e Bashkimit Evropian. NATO do vazhdojë rolin e saj paqembajtës. Pritet që Ministrat e Mbrojtjes së NATO-së do të diskutojnë të ardhshmen e prezencës së NATO-së në 14-15 Qeshor.

“Mospërgjegjsia e OKB-s në Kosovë e shperngjyrosi figuren dhe nënvleftsoi legjitimitetin e saj,” tha Holly Cartner, drejtoresha e Evropës dhe Azisë ne Human Rights Watch. “ Europa e Bashkuar duhet te mësoj nga këto gabime dhe të lejoi nje hetim të kujdesshëm të historikut të të drejtave të njeriut që nga dita e parë. NATO-ua gjithashtu ka shumë punë për të përmiresuar përgjegjesin e saj.”

Ky 44-faqe raport I titulluar “Më Mirë Vonë se Kurrë: Per Rritjen e Përgjegjësisë së Institucioneve Nderkombetare në Kosovë,” thekeson mungesen e korrigjimeve efektive ndaj violences se të drejtave njerzore nga administrata ndërkombetare e OBS-së (UNMIK) dhe nga forcat paqëruajtse në Kosovë (KFOR) të udhëhequra nga NATO-ua.
Raporti analizon regullimin e përgjegjsisë për statusin e propozuar të marrveshjeve, se bashku me rolin e Institucionit të Avokatit Public dhe Gjykatën Kushtetuese.

Në shikimi e pare, duket sikur ekziston një mekanizëm i përsosur përgjegjësie në Kosovë. Provinca ka një Institucion Ombudsperson, një Group Këshilltarësh për të Drejtat Njerëzore, që është e vëzhguar nga Organizata për Sigurim dhe Bashkpunim në Europë (OSCE) misioni në Kosovë, Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut së OKB-së, organizata jo-qeveritare dhe media. Gjithashtu ekziston nji shumëllojshmeri në sistemin e brëndshëmë të UNMIK-ut dhe të KFOR-it. Sidoqofte, në realitet këto mekanizma eksiztuese ose janë shumë të dobëta e te paafta të investigojnë institucionet nderkombetare, ose janë të kufizuara në kompetencat e tyre.

Institucioni Ombudsperson u cvesh nga mandati qe të investigoi ankime kundra UNMIK-ut dhe KFOR-it në 2006-en. Grupi Këshilltar për të Drejtant Njerezore që ishte krijuar për të mbushur ketë vacum përgjegjësie në anën civile, akoma s’ka filluar punën. Tani s’ekziston asnje mekanizëm për të investiguar KFOR-in.

“Në vënd që të mirëpresin mbikqyrien ndaj historikut të marredhënjeve njerezore, OKB-ja dhe NATO-ja kanë kërkuar që të ngurojne vetëveten,” tha Cartner. “Eshtë e pakuptueshme për komunitetin nderkombetar qe të prese sukses për ndertimin e institucioneve demokrate në Kosovë, kur vetë nuk është pregatitur të ekspozoje të dhënat e saj ndaj nje kontrolli të pavarur.”

Misioni OSCE-së, Këshilli Evropian dhe Komiteti i OKB-së për të Drejtat Njerezore kanë kritikuar kufizimin e korigjimeve ekzistuse për ata që akuzohen për abuzim në duart e policisë së OKB-së ose paqembajtësit e NATO-së.

Vakumi i papërgjegjësise në Kosovë u ilustrua hapur në fillim të vitit kur policia e UNMIK-ut u përgjigj me force lethale ndaj një proteste violente me 10 Shkurt, që rezultoi me vdekjen e dy protestuesve. Trajtimi i shumë-kritikuar i OKB-së theksoi mungesën e mekanizmave të pavarura për përgjegjesine dhe mbikëqyrjen të policise të OKB-se, që ishte e varur në zgjidhje burokratike qe vecese sjellin nje dëmtim të vazhdueshëm të imazhit te institucioneve nderkombetare në mungese të përgjegjësise.

Raporti udhëzues i Human Rights Watch përmban rekomandime për masa konkrete ndaj rritjes së përgjegjesisë dhe kontrollin e kujdeshëm të të drejtave njerezore në operacionet ndërkombetare në Kosovë, duke përfshire:


  • Zyra Civile Ndërkombetare e ardhëshme duhet që si nje autoritet publik, ti nënshtrohet juridiksionit të Gjykates Kushtetuese dhe Institucionit te Avokatit Public.

  • Bashkimi Evropian duhet të nenshtroje Policinë dhe Misionin Juridik si autoritete publike, nën juridiksionin e Gjykates Kushtetuese dhe Institucionit të Avokatit Public.

  • Antaret e NATO-së dhe qeverite e tjera që do te kontributojne ne Presencen Ushtarake Nderkombetarre (IMP) duhet qe të futen në marrëveshje të dyanshme me qeverinë e Kosovës, duke pranuar juridiksionin e arshëm të Gjykatës Kushtetuese ndaj forcave të pozicionuara në Kosovë;

  • Antarët e NATO-s dhe qeveritë e tjera në IMP duhet të futen në marrëveshje të dyanshme me qeverinë e Kosovës, duke pranuar juridiksionin e Institucionit te Avokatit Public ndaj forcave të pozicionuara në Kosovë; dhe,

  • NATO-ja duhet të vendosi mekanizma standarte sëbashku me IMP-it për t’ju përgjigjur ankesave individuale, dhe një arkive centrale për ankesa të tilla.

Ky raport udhëzues gjithashtu këshillon qeverinë e ardhëshme të Kosovës qe të mbështesi rivendosjen e Institucionit te Avokatit Public per investigime ndaj ankesave kundra institucioneve ndërkombetare civiliane apo ushtarake, dhe gjithashtu të kerkoj juridiksionin e gjykates Kushtetuese që të përmbledhi ankesat ndaj akteve të tyre.“

“Kur flitet për të drejtat njerezore në Kosovë, BE-në dhe NATO-ja duhet të udhëheqin duke dhënë shëmbull,” tha Cartner. “Nje shikim i kujdeshëm, seriozë e i pavarur i operacioneve të tyre në Kosovë do ti shumëfishoj shanset për sukses dhe do të shërbeje si nje model botëror për operacionet e ardhshme paqëruajtese.”

GIVING TUESDAY MATCH EXTENDED:

Did you miss Giving Tuesday? Our special 3X match has been EXTENDED through Friday at midnight. Your gift will now go three times further to help HRW investigate violations, expose what's happening on the ground and push for change.