Skip to main content

(Bruksel) Qeveria dhe parlamenti i Kosovës ndërmorën një hap përpara për drejtësinë në 3 gusht 2015, duke krijuar një gjykatë speciale për shqyrtimin e krimeve serioze të kryera pas luftës së Kosovës 1998-1999. Qeveria e Kosovës dhe Bashkimi Europian duhet të pajisin menjëherë gjykatën me një program të fortë për mbrojtjen e dëshmitarëve.

Me kërkesë të qeverisë, kuvendi aprovoi një amendament kushtetues që i hap rrugën gjykatës, si edhe një ligj që përcakton një paketë ligjore, dhe një ligj për financimin e mbrojtjes ligjore për ata që kanë nevojë. Gjykata do të funksionojë në kuadrin e ligjit të Republikës së Kosovës, por me një dhomë jashtë shtetit dhe me gjyqtarë dhe prokurorë të përcaktuar në nivel ndërkombëtar.

“Qeveria e Kosovës dhe ligjvënësit morën vendimin e duhur për drejtësinë dhe gjyqësinë” tha Lotte Leicht, drejtor për BE pranë Human Rights Watch. “Tani është e rëndësishme të ndërmerret hapi tjetër dhe të krijohet menjëherë gjykata, në mënyrë që paditjet e krimeve serioze të mund të shqyrtohen nga një trup i sigurt, i pavarur dhe i paanshëm.”

Për kredibilitetin e gjykatës, kërkohet një mekanizëm i fuqishëm ndërkombëtar për mbrojtjen e dëshmitarëve. Proceset e krimeve të luftës dhe të Tribunalit Ndërkombëtar për Krime Lufte në ish- Jugosllavi kundër anëtarëve të UÇK-së, grupit rebel etnik shqiptar, u njollosën nga kërcënimet dhe vdekjet e dëshmitarëve.

Gjykata speciale do të gjykojë rastet bazuar në një raport të Këshillit të Europës 2010 nga senatori zviceran Dick Marty. Raporti akuzoi disa anëtarë të UÇK -së për rrëmbim, rrahje, ekzekutime dhe në disa raste heqje organesh njerëzore në territorin e Shqipërisë gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Në 2011, Bashkimi Europian caktoi një trup hetues të bazuar jashtë Kosovës të quajtur Taskforcë speciale hetuese (SITF) për të hetuar krimet e denoncuara në raportin e Marty-t. Kryeprokurori i parë i taskforcës, Clint Williamson, deklaroi në 29 korrik 2014, se ai kishte prova të mjaftueshme për paditje kundër disa prej ish anëtarëve kryesorë të UÇK -së të cilët, tha ai, janë përgjegjës për një fushatë të organizuar rrëmbimesh, burgosjesh të paligjshme, vrasjesh arbitrare dhe dhunë seksuale. Ai tha se pjesa më e madhe e viktimave ishin anëtarë të grupeve të pakicave – serbë, romë dhe të tjerë, - por edhe shqiptarë të Kosovës të konsideruar si bashkëpunëtorë të serbëve, ose më shpesh kundërshtarë politikë të liderëve të UÇK -së.

Williamson tha se gjetjet e tij përputhen gjerësisht me raportin e senatorit Marty, përfshirë edhe një sërë rastesh trafikimi organesh, por ai nuk siguroi prova të mjaftueshme për paditjen e krimit. Paditjet për krime të tjera, përfshirë krime kundër njerëzimit, mund të dorëzohen pasi gjykata speciale të jetë formuar, tha ai.

Në Maj 2015 u caktua një kryeprokuror i ri për taskforcën, David Schwendiman, shtetas amerikan.

Hapi tjetër është që Kosova të arrijë një marrëveshje vendndodhjeje me një shtet anëtar të BE-së ku të vendoset Gjykata speciale. Pasi të jetë formuar gjykata, task forca mund të fillojë nxjerrjen e padive. 

GIVING TUESDAY MATCH EXTENDED:

Did you miss Giving Tuesday? Our special 3X match has been EXTENDED through Friday at midnight. Your gift will now go three times further to help HRW investigate violations, expose what's happening on the ground and push for change.