Skip to main content

Serbia Dështoi në Mbrojtjen e Minoriteteve nga Sulmet

BE- ja Duhet të Ushtrojë Presion mbi Beogradin për Nxjerrjen para Ligjit të Autorëve të Krimeve

(Beograd me 3 Nëntor 2008) - Autoritetet Serbe kanë dështuar në parandalimin e sulmeve ndaj bizneseve dhe banesave në pronësi të Shqipëtarëve etnik mbas deklaratës së Kosovës për pavarsi (nga qeveria me shumicë etnike shqiptare) në shkurt të vitit 2008, si edhe në nxjerrjen para ligjit të shkaktarëve, bëri të ditur Human Rights Watch në një raport i cili u publikua sot. Trajtimi që Serbia i ka bërë minoriteteve etnike ka gjasa të vlerësohet me nota kritike nga Komisioni Europian në raportin e progresit të Serbisë, i cili do të publikohet me 5 nëntor.  
 

Raporti me 74- faqe ‘‘Te Mbajtur Peng nga Presioni: Kërcënimet dhe Ngacmimet ndaj Shqipëtarëve Etrik të Serbisë mbas Deklaratës së Kosovës për Pavarsi ,'' dokumenton sulmet mbi Shqiptarët etnik dhe minoritetet e tjera në shkurt dhe në mars të vitit 2008, përfshirë edhe thyerjen e xhamava në bizneset dhe banesat e tyre, zjarrvënie të mbetur në tentative, mbishkrime që përmbanin urrejtje si edhe protestat kërcënuese. Shumica e këtyre ndodhi në rajonin me etni të përzier të Vojvodinës , në veri të Serbisë.  
 
Përgjigjja e qeverisë Serbe ishte e papërshtatshme. Policia dështoi në marrjen e masave parandaluese për mbrojtjen e pronave, megjithëse edhe në të kaluarën ka pasur modele sulmesh të ngjashme, që kishin lidhje me protestat kundër Kosovës. Në skenarin më të mire, policia shpeshhere patrullonte përjashtë pronave mbasi ato ishin sulmuar. Por asnjë nga 18 çështjet që shfaqen në raport nuk ka rezultuar në akuza penale apo proçedura kundravajtjeje, qoftë edhe në rastet kur policia ishte prezente gjatë sulmeve.  
 
"Serbia duhet të tregojë që e ka marrë seriozisht ndalimin e këtyre sulmeve'' theksoi Wanda Troszczynska-van Genderen, hulumtuese e Ballkanit për Human Rights Watch. ‘‘Ajo duhet të ndjekë penalisht autorët e sulmeve dhe të reagojë më shpejt kur rriten tensionet.''  
 
Dhuna ndaj minoriteteve nuk është gjë e re për Serbinë. Shqipëtarët etnik ishin në shënjestër në vitin 1999 gjatë fushatës bombarduese të NATO- s, e realizuar mbas fushatës ushtarake brutale kundër civilëve Kosovarë në përgjigje të lëvizjes separatiste rebele.  
 
Human Rights Watch ka raportuar në vitin 2005 mbi valën e dhunës ndaj minoriteteve në mars të 2004- rës, kur ultra- nacionalistët reaguan ndaj lajmeve mbi dhunën kundër Serbëve në Kosovë, duke sulmuar Shqipëtarët etnik, Myslimanë të tjerë dhe Romët. Gjatë asaj periudhe policia bëri pak përpjekje për të mbrojtur zonat e cënueshme dhe për të ushtruar me rreptësi ndjekjen penale të autorëve të krimit.  
 
Raporti i ri i Human Rights Watch trajton reagimin zyrtar për dhunën e vitit 2008. Raporti del ne konkluzionin që ndryshimet, që nga valët e mëparshme të dhunës, kanë qënë të pakta. Në fakt në një referim të rëndësishëm - ndjekjen penale të atyre që mendohet të kenë kryer sulmet- autoritetet dukeshin më të vetkënaqur.  
 
Në datën 5 nëntor Komisioni Europian do të publikojë vlerësimin vjetor për progresin e Serbinë drejt realizimit të kritereve për integrimin sa më të shpejtë drejt Bashkimit Europian, nëpërmjet procesit së Stabilizimit dhe Asocimit. Mbrojtja e minoriteteve në Serbi është një pikë reference për avancim të marrëdhënjeve me BE- në.  
 
‘‘Dhuna kundër minoriteteve mbetet vërtet një shqetësim në Serbi'' shprehet Troszczynska-van Genderen. ‘‘Serbia nuk mund të shpresoj të përafrohet me Bashkimin Europian për aq kohë sa nuk jep prova që nuk do ta tolerojë dhunën.''  
 
Shqipëtarët etnik, bizneset dhe banesat e të cilëve u sulmuan, i treguan Human Rights Watch që e kishin parë policinë të qëndronte në vend pa reaguar, ndërkohë që ultra- nacionalistët hidhnin gurë mbi pronat gjatë demonstratave. Policia debaton që ndërhyrjet e ashpra gjatë demonstratave dhe më pas, nuk ishin gjithmonë të mundshme duke marrë parasysh që protestuesit e inatosur ja kalonin në numër oficerëve të policisë.  
 
Kushdo qofshin vlerat e argumentave të tyre në dështimin për të reaguar ndaj sulmeve, Human Rights Watch është i preokupuar që në shumicën e çështjeve policia duket sikur ka bërë pak për të identifikuar ose gjurmuar të vendosur autorët e krimeve- madje edhe në situatat kur vetë policët ishin dëshmitarë, apo kur dëshmitarë të tjerë ose rregjistrimet e kamerave ishin të disponueshme.  
 
Informacioni që Human Rights Watch morri nga autoritetet Serbe shpeshherë ishte i mangët, duke e vështiresuar kështu vlerësimin e një përgjigjeje zyrtare të plotë dhe të saktë nga ana e policisë dhe sistemit të drejtësisë. Por duke i shtuar faktit që asnjë nga çështjet e shqyrtuara nga Human Rights Watch nuk rezultoi në ndjekje penale, është e qartë që vetëm pak, nëse ndonjë, nga 221 incidentet e lidhura me Kosovën të rregjistruara nga policia nga data 17 shkurt deri më 20 mars (ku në shënjestër ishin minoritetet etnike ose të tjera) ka përfunduar me ndonjë padi penale ose ndjekje penale..  
 
Problemet e strukturuara që parandalojnë reagimin e përshtatshëm ndaj dhunës kundrejt minoriteteve që janë identifikuar nga Human Rights Watch në vitin 2005, mbeten akoma për tu adresuar. Serbisë vazhdon ti mungojë ligji për krimet e urrejtjes, i cili do ta gradonte dhunën e motivuar etnikisht jashtë kategorisë së krimeve të zakonshme. Minoritetet vazhdojnë të jenë tepër të nënpërfaqësuar në forcat e policisë, një trashëgim nga qeverija nacionaliste e ish- presidentit serb Slobodan Milosevic në vitet 1990, kur jo-Serbët pothuaj përjashtoheshin nga radhët e policisë.  
 
Qeveria e re e koalicionit në Serbi, e cila u formua në qershor të 2008- tës, duhet të fillojë të merret me çështjen e dhunës ndaj minoriteteve. Raporti përmban rekomandime për qeverinë e re e cila duhet të mbajë nën fre dhunën kundër minoriteteve. Përveç miratimit të ligjit për krimet e urrejtjes dhe rritjes së përfaqësimit të minoriteteve në polici, rekomandimet përmbajnë dënime të menjëhershme dhe të qarta të qeverisë për shkeljet ndaj minoriteteve, si edhe një koordinim më të mire ndërmjet policisë, gjykatësve dhe prokurorëve.  
 
‘‘Qeveria e re e Serbisë duhet ti tregojë si autorëve të krimit ashtu edhe viktimave që dhuna ndaj minoriteteve nuk do të tolerohet'' thekson Troszczynska-van Genderen. ‘‘Mbi të gjitha, kjo qeveri duhet të nxjerri para ligjit ato që sulmojnë minoritetet.''

Your tax deductible gift can help stop human rights violations and save lives around the world.

Region / Country