Skip to main content

Kosovë: Sistemi i së Drejtës Penale Dështon në Mbrojtjen e Viktimave

Mbrojtja e Papërshtatshme e Dëshmitarëve Sfidë Thelbësore për Autoritetet

Qeveria e Kosovës duhet të bashkëpunojë plotësisht me misionin e sapodërguar të Bashkimit Evropian në fushën e Sundimit te Ligjit, për të reformuar sistemin e së drejtës penale në Kosovë i cili mbetet jashëzakonisht i dobët, megjithë perpjekjet e bëra në dy vitet e fundit në përforcimin e saj, u shpreh Human Rights Watch në një raport të ri te publikuar sot. Misioni i BE -së (i njohur si “EULEX”) pritet që të drejtojë përpjekjet në reformat e drejtësisë. Trazirat në Mitrovicë më 17 shkurt të 2008 -tës nxorrën në pah nevojen për ndërtimin e një sistemi të fortë dhe efektiv të së drejtës penale në Kosovë i aftë të zbulojë, hetojë dhe përndjekë penalisht çfarëdo aktesh të tilla të dhunshme.

“Sistemi i drejtësisë penale në Kosovë është copëtuar”, u shpreh Holly Cartner, drejtoresha për Evropë dhe Azinë Qëndrore pranë Human Rights Watch. “Nevoja për ta rregulluar atë është urgjente dhe do të kërkojë një përkushtim të plotë të qeverisë dhe të BE -së”.

Raporti me 34 faqe, “Të Dhëna të përgjithshme mbi të Drejtën Penale në Kosovë” vlerëson progresin e arritur në sistemin e së drejtës penale që prej publikimit të raportit të Human Rights Watch në maj të 2006 -tës “Askund në agjendë: Dështimi i vazhdueshëm për të kërkuar përgjegjësi në Kosovë pas marsit 2004”

Raporti pasues konkludon që në disa nga mangësitë kryesore të sistemit progresi i arritur ka qënë i pakët, duke përfshirë këtu: mbështetjen e pamjaftueshme të policisë për prokurorët hetues, bashkëpunimin e dobët ndërmjet elementëve vendorë dhe ndërkombëtarë të sistemit (në të cilin mendohet që gjykatësit, prokurorët dhe policët ndërkombëtarë duhet të ecin përkrah me homologët e tyre vendorë), dhe sistemin elektronik për menaxhimin e çështjeve i cili akoma nuk është operativ, megjithë miliona Euro të investuara në këtë fushë nga donor të ndryshëm në formë bilaterale.

Mbrojtja e dëshmitarëve paraqet një problem parimor, veçanërisht në çështjet që përfshijnë krimin e organizuar, krimet e luftës dhe sulmet ndaj minoriteteve. Shumë dëshmitarë nuk pranojnë të dëshmojnë si rrjedhojë e shtrirjes së gjërë të ngacmimeve dhe kërcënimeve ndaj tyre. Kosovës i mungon një ligj për mbrojtjen e dëshmitarëve, dhe shpeshherë gjykatësit dhe prokuroret dështojnë në përdorimin e masave të disponueshme. Për dëshmitarët në çështjet më delikate, zhvendosja jashtë Kosovës është e vetmja mënyrë efektive mbrojtëse. Përvec kësaj, shtetet e Evropës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ngurrojnë të pranojnë, apo në raste të tjera ndihmojnë, dëshmitarët të cilët duhet të zhvendosen nga Kosova.

“Vendimi i BE -së për të përqëndruar përpjekjet e veta në sistemin e drejtësisë, është ai që nevojitet”, u shpreh Cartner. “Por në qoftë se shtetet e BE -së dhe SHBA -ja nuk janë të përgatitur për të pranuar dëshmitarët në rrezik, ndjekja penale e individëve përgjegjës për disa nga krimet më të rënda do te mbetet thuajse e pamundur”

Problemet e tjera janë të lidhura me mbikqyrjen e pamjaftueshme mbi punën e gjykatësve, prokurorëve dhe policisë, veçanërisht në rradhët e ndërkombëtarëve. Mungesa e transparencës në sistem dhe shpërndarja e pamjaftueshme e informacionit në publik e bën mjaft të vështirë për popullin që të vlerësojë efikasitetin në sistemin e drejtësisë.

Sistemi i papërshtshëm i drejtësisë në Kosovë ka pasoja me ndikim të gjërë. Në vecanti, shumë prej problemeve aktuale mbi të drejtat e njeriut, kryesisht dhuna me motive etnike dhe politike si në rastin e trazirave kundër minoriteteve në 2004 -rën, i kanë rrënjët në dështimin e autoriteteve për të hetuar, arrestuar dhe ndjekur penalisht personat që kryen krimet.

“Ndërtimi i shtetit ligjor në Kosovë nuk do të jetë i lehtë”, u shpreh Cartner. “Ai varet nga aftësia për të mësuar nga gabimet e së shkuarës dhe nga vullneti i qeverisë së Kosovës dhe i misionit ndërkombëtar për të mbajtur nën kontroll, për të hetuar dhe për të dënuar shkeljet penale, kudo dhe nga kushdo që të kryhen ato”.

Raporti përmban rekomandime konkrete për aktoret kryesorë në sistemin e drejtësisë në Kosovë, këtu edhe qeverinë e saj dhe misionin e BE -së në fushën e sundimit të ligjit, dhe keshillon që:

  • Të garantohet që sitemi i drejtësisë penale të jetë plotësisht i integruar, me një koordinim efikas mes gjykatësve, prokurorëve dhe policisë ndërkombëtare dhe vendore;

  • Të rrënjoset procesi në të cilin Shërbimi Policor i Kosovës i ofron mbështetje në hetime prokurorëve vendore dhe ndërkombëtarë;

  • Ti jepet prioritet heqjes së pengesave për krijimin e një programi efikas në mbrojtje të dëshmitarëve, ku të përfshihet edhe miratimi i një ligji që mbron dëshmitarët si edhe përkushtimi i BE -së, SHBA -së dhe shteteve të tjera për të pranuar dëshmitarët në rrezik; dhe,

  • Të garantohet që të gjithë të punësuarit nëpër gjykata të mësojnë dhe të përdorin sistemim elektronik për menaxhimin e çështjeve.

Your tax deductible gift can help stop human rights violations and save lives around the world.