Skip to main content

Gjykatave shqiptare u kërkohet të njohin marrëdhëniet e të njëjtit seks

Grupimet për të drejtat e komunitetit LGBT kanë hapur çështje gjyqësore për të përmbushur premtimin e vonuar prej një kohe të gjatë

Javën e kaluar Kristi Pinderi, drejtori ekzekutiv i grupit shqiptar PRO LGBT, deklaroi se organizata e tij do të dorëzojë një padi për të kërkuar njohjen e çifteve të së njëjtit seks. 

Kristi Pinderi, the executive director of the Albanian group PRO LGBT. © PRO LGBT

Për më shumë se dhjetë vjet Pinderi ka qenë mbrojtës i përkushtuar dhe i vendosur i të drejtave të njeriut, gjithashtu i angazhuar me të drejtat e njerëzve me prirje seksuale lezbike, homoseksuale, biseksuale dhe transgender (LGBT). Në Shqipëri, për këtë veprimtari, nevojitet shumë durim dhe këmbëngulje.

Intervista e Pinderit më solli ndër mend kujtime nga vizita ime e parë në Shqipëri në 2009.

Në atë kohë, disa mbrojtës të së drejtave të njeriut në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, ishin skeptikë kur u thashë se isha ftuar nga kryeministri i atëhershëm, Sali Berisha, për të folur rreth kësaj teme. “Përse, do të më dëgjonte?”, - pyetën ata. Megjithatë, Pinderi dhe aktivistat e tjerë LGBT përcaktuan pesë kërkesa që duhej t’i paraqisja në emrin e tyre, përfshirë këtu edhe njohjen ligjore të çifteve të të njëjtit seks. Në atë kohë Kodi i Familjes njihte vetëm të drejtat e çifteve me sekse të ndryshme.

Atë ditë, Berisha më mirëpriti në zyrë dhe unë i prezantova atij Parimet e Yogyartës, një udhëzues i ligjeve ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut në lidhje me orientimin seksual dhe identitetin gjinor. Berisha njohu parimet e barazisë dhe jo diskriminimit dhe tha se dëshironte të përmirësontë të drejtat e njerëzve LGBT, duke përfshirë rishikimin e Kodit të Familjes. Në korrik 2009 ai organizoi një konferencë shtypi në të cilën premtoi se do të ndërmerrte legjislacionin e duhur për të vendosur barazinë mes martesave. Kjo ishte diçka e papritur. Asnjë nga aktivistët shqiptarë, e as unë në takimin me kryeministrin, nuk kishim kërkuar barazi të martesave. Por, siç u pa më vonë, asgjë nuk ndodhi vërtetë pavarësisht premtimit.

Sidoqoftë, disa përmirësime ligjore janë shënuar që nga koha e vizitës sime. Në 2010 hyri në fuqi një ligj kundër diskriminimit që përshin edhe orientimin seksual dhe identitetin gjinor. Një amendament i vitit 2013 të Kodit Penal, krimet e urrejtjes në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor u vendosën në të njëjtin rang si fyerjet kundër gjinisë, racës, etnisë, besimit fetar dhe aftësive të kufizuara. Githashtu, parlamenti miratoi një ligj i cili dënon shpërndarjen e informacioneve homofobe.

Megjithatë, deri më sot, Kodi i Familjes nuk i jep asnjë të drejtë çifteve të të njëjtit seks. Tani ka ardhur koha të bëhet presion për arritjen e kësaj njohjeje të rëndësishme. Le të shpresojmë se iniciativa e Pinderit për t´i kërkuar Gjykatës shqiptare të ndihmojë në njohjen e të drejtave të marrëdhënieve mes sekseve të njëjta, do të sjellë përmbushjen e premtimit të vonuar shumë gjatë. 

 

GIVING TUESDAY MATCH EXTENDED:

Did you miss Giving Tuesday? Our special 3X match has been EXTENDED through Friday at midnight. Your gift will now go three times further to help HRW investigate violations, expose what's happening on the ground and push for change.
Region / Country
Topic