Skip to main content

Të dhëna plotësuese që përkrahin deklaratat mbi rrëmbimet dhe transportimet nga njëri kufi në tjetrin nga Kosova drejt Shqipërisë në periudhën mbas luftës së Kosovës në 1998 – 1999 kanë dale në shesh, theksoi sot Human Rights Watch. Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë duhet tëfillojnë hetime të pavarura dhe transparente që do të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të rreth 400 Serbëve të humbur mbas luftës.

“Deklarata serioze dhe të besueshme mbi abuzime të tmerrshme në Kosovë dhe Shqipëri në periudhën mbas lufte kanë dale në shesh, ” u shpreh Fred Abrahams, hulumtues me përvojë i emergjencave pranë Human Rights Watch, i cili në emër të organizatës ka hetuar mbi shkeljet e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe Shqipëri nga periudha 1993 – 2000. “ Me kryerjen e hetimeve të përshtatshme qeveritë e Prishtinës dhe Tiranës mund të tregojnë përkushtimin e tyre për drejtësi dhe sundim të ligjit. ”

Së fundi janë publikuar disa deklarata nga libri i ri i Carla Del Pontes, ish - kryeprokurorja e Tribunalit Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish - Jugosllavi (ICTY). Human Rights Watch ka marr njoftime dhe dokumentime të pavarura që përforcojnë dhe tregojnë besueshmërinë e shumë nga ato çfarë shkruan Del Ponte mbi abuzimet e pasluftës në Kosovë. Libri i Del Pontes në gjuhën Italiane titullohet “Gjuetia: Unë dhe Kriminelët.”

Me date 4 prill Human Rights Watch i ka dërguar letër Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha për ti kërkuar atyre hapjen e hetimeve ndaj deklaratave, por deri më 2 Maj asnjëra nga qeveritë nuk është përgjigjur, deklaroi Human Rights Watch. Nëpunës të lartë zyrtarë të të dy vendeve hodhën poshtë në mënyrë publike kërkesat duke i cilësuar atos i të pabaza dhe fyese.

Duke iu referuar Del Pontes në 2003 –shin ICTY ka marrë informata nga “gazetarë të besueshëm” që individë në Kosovë kanë rrëmbyer dhe transportuar nga 100 deri në 300 persona nga Kosova në veri të Shqipërisë mbas 12 qershorit të 1999 –tës kur forcat e NATO –s ndërhynë në Kosovë. Informatat ishin në përputhje dhe konfirmonin atë çfarë Tribunali kishte shtjelluar brënda për brënda.

Human Rights watch ka shqyrtuar informatat që ICTY kishte marrë nga gazetarët dhe i konsideron ato të mirëhulumtuara dhe të besueshme: shtatë Shqipëtarë të cilët kanë shërbyer ne Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës mbasi u intervistuan veç e veç treguan detaje mbi pjesëmarrjen apo praninë si dëshmitar gjatë transportimit dhe rrëmbimit të Serbëve dhe të butgosurve të tjerë nga Kosova drejt Shqipërisë në periudhën e pasluftës.

Duke iu referuar informatave të gazetarëve individët e rrëmbyer mbaheshin në magazine dhe ndërtesa të tjera, duke përfshirë këtu edhe ndërtesa në Kukës e Tropojë. Në krahasim me të burgosurit e tjerë, theksojnë disa nga burimet, disa nga të arrestuarit e rinj dhe të shëndetshëm janë ushqyer, ekzaminuar nga doktorat dhe nuk janë rrahur në asnjë moment. Këto individë të rrëmbyer – numri i të cilëve nuk dihet – supozohet të jenë transportuar në një shtëpi të verdhë në Shqipëri në qytetin e Burrelit apo pranë tij, ku doktorët i kanë hequr të burgosurve organet e brëndshme. Më pas këtë organe janë transportuar jashtë Shqipërisë nëpërmjet aeroportit në afërsi të kryeqytetit Tiranë. Shumica e viktimave ishin Serbë të cilët ishin zhdukur mbas arritjes së forcave të Kombeve të Bashkuara dhe NATO –s në Kosovë. Të burgosurit e tjerë ishin gra nga Kosova, Shqipërija, Rusija dhe vendeve të tjara Sllave.

“Informatat mbi trafikimin e organeve janë sugjeruese por në asnjë mënyrë të kompletuara,” u shpreh Abrahams. “Por realiteti tregon se qindra njerëz, shumica e të cilëve Serb, janë rapotuar të humbur në periudhën mbas luftës. Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë duhet të përpiqen të hedhin dritë mbi fatin e këtyre personave, duke nisur hetime serioze të shoqëruara me mbrojtjen e përshtatshme të dëshmitarëve. ”

Duke iu referuar informatave të marra nga ICTY –ja trupat e disa prej individëve të rrëmbyer janë varrosur pranë shtëpisë së verdhë dhe në afërsi të një varreze rreth 20 kilometra në jug të Burrelit. Në shkurt të 2004 –rës hetues të Tribunalit dhe të Misionit të OKB –së në Kosovë ( UNMIK ), të shoqëruar nga një prokuror Shqipëtar, kanë inspektuar shtëpinë. Ajo ishte lyer me ngjyrë të bardhë por në një fotografi ne faqen e internetit mbi hetimet të shqyrtuar nga Human Rights Watch dallohet një rrip i verdhë në themel të shtëpisë.

Duke iu referuar Del Pontes afër shtëpisë hetuesit kanë gjetur pajisje mjekësore të përdorura në ndërhyrje kirurgjikale – shiringa, fasho, qeska serumi dhe gjilpëra mjeksore për qetësimin e muskujve të përdorura gjërësisht gjatë operacioneve. Mbas përdorimit të lëndëve kimike skuadra e hetuesve gjeti shënja të rëndësishme gjaku nëpër mure dhe në dyshemenë e një dhome, përveç se tek pjesa e një katërkëndëshi të dukshëm gjashtë me dy në dysheme.

Human Rights Watch bisedoi veç për veç me dy persona të cilët ishin prezent gjatë vizitës së hetuesve të ICTY -it dhe UNMIK –ut në shtëpinë pranë Burrelit. Të dy personat përforcuan historinë siç tregohet në librin e Del Pontes.

Human Rights Watch ka siguruar gjithashtu një kopje të raportit zyrtar të UNMIK –ut mbas hetimeve të 4 dhe 5 shurtit të 2004 –rës, të titulluar “ Ekzaminimet dhe Vlerësimet Forentike në Shqipëri,” të cilat përforcojnë ankesat e Del Pontes. Në raport theksohet që lënda kimike ne formë spray e quajtur Luminol, zbuloi gjurmë gjaku në dy dhomat, përfshirë edhe një njollë në një kënd të djathtë të dyshemesë, fakt ky që “ tregon se mbi këtë pjesë të dyshemesë duhet të ketë pasur një mjet katërkendësh mbulues.” Në shtratin e një përroi ngjitur me shtëpinë hetuesit gjetën një qese intravenore boshe, shiringa, shishe mjekimi boshe të cilat ato i mblodhën si prova.

Një zëdhënëse e Tribunalit konfirmoi më 16 prill që hetuesit e ICTY -it dhe UNMIK –ut kanë shqyrtuar deklaratat dhe kanë vizituar shtëpinë afër Burrelit, por ata “ nuk mund ti shtonin gjë deklaratave dhe nuk kishin prova të tjera në gjurmët e të cilave të vazhdonin kërkimet të bazuara në jurisdiksionin e Tribunalit.” Në përgjigje të një pyetjeje zëdhënësja tha se hetuesit “nuk gjetën prova të besueshme” për të vërtetuar deklaratat.

“Mledhja e provave të besueshme për fillimin e ndjekjes penale dhe mbledhja e provave që rrisin rëndësinë e pohimeve janë dy gjëra të ndryshme dhe është e qartë që provat e gjetura afër Burrelit shtojnë dukshëm peshën e pohimeve,” deklaroi Abrahams. “ Mandati i Tribunalit mbulon vetëm krimet e kryera gjatë konflikteve të armatosura të cilat morën fund më 12 qershor 1999. Marrjet peng dhe krimet e tjera mendohet të kenë ndodhur mbas asaj date dhe kjo parashtronte një pengesë të mëtejshme për vazhdimin e hetimeve.”

Javën e kaluar Ministri Shqiptar i Punëve të Jashtme Lulzim Basha hodhi poshtë deklaratat e del Pontes si të “pamoralshme” dhe “fyese”.

“Ministri Basha duhet ti marrë më seriozisht deklaratat duke e ditur nga eksperienca e tij personale që ekzistojnë prova të besueshme rreth transportimeve nga njëri kufi në tjetrin,” theksoi Abrahams. “Ai ka punuar për Tribunalin dhe Departamentin e Drejtësisë pranë UNMIK –ut pas luftës dhe ka hetuar personalisht dokumentacionin rreth kushteve të paraburgimit në veri të Shqipërisë.”

Human Rights Watch u shpreh që nuk ka kryer hetime të vetat mbi këto raporte, përveç se ka shqyrtuar materialin e parashtruar nga ICTY –ja, ka arritur të sigurojë raportin e hetimit të UNMIK –ut dhe ka folur me dy persona të cilët ishin prezent gjatë hetimeve në Burrel. Por ka vënë re numrin e shumtë e personave të humbur që nga lufta e Kosovës – Shqiptarë, Serbë dhe të grupeve të tjera etnike.

Duke iu referuar Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, 1613 persona nga Kosova raportohen akoma si të humbur dhe 350 prej tyre raportohen të vdekur por trupat e tyre akoma nuk jane gjetur dhe identifikuar. Organizata e mësipërme nuk jep analiza mbi etnitë përkatëse. Duke iu referuar Shoqatës së Familjeve të Personave të Kapur Peng dhe të Humburve në Kosovë dhe Metohi, 533 Serb të Kosovës mbeten të humbur, 430 nga të cilët janë zhdukur pas 10 qershorit 1999.

Human Rights Watch gjithashtu i bën thirrje qeverisë Serbe të ndihmojë në zbardhjen e fatit të pak a shumë 1500 Shqiptarëve të humbur që nga lufta. Në vitin 1999 Human Rights Watch ka dokumentuar mbi nxjerrjen e trupava të Shqiptarëve nga 10 vende në Kosovë. Me qindra janë rivarrosur në varreza të përbashkëta brënda Serbisë, përfshirë këtu edhe një bazë që përdorej nga forcat speciale.

“Qeveria Serbe me të drejtë ankohet për raportin mbi të rrëmbyerit dhe transportimet e Serbëve në Shqipëri,” u shpreh Abrahams. “Por në të njëjtën kohë qeveria Serbe nuk ka arritur të bashkëpunojë sa duhet për të hedhur dritë mbi numrin akoma më të madh të Shqiptarëve të Kosovës të humbur që nga periudha e luftës.”

Your tax deductible gift can help stop human rights violations and save lives around the world.