Skip to main content

Letër drejtuar autoriteteve të Shqipërisë në thirrje për fillimin e hetimeve mbi Serbët e humbur që nga viti 1999

Siç e dini Human Rights Watch ka dokumentuar gjatë mbi shkeljet e së drejtave të njeriut dhe të së drejtës humanitare ndërkombëtare në Ballkan. Për pothuajse dy dekada ne kemi qënë aktiv në Kroaci, Bosnje, Kosovë dhe Maqedoni, në hetimin e shkeljeve të së drejtave të njeriut të kryera nga palët e ndryshme dhe kemi publikuar disa raporte duke detajuar shkeljet. Në mënyrë të përsëritur ne kemi bërë thirrje për ndalimin e shkeljeve, apo në rastet kur ka pasur akuza te besueshme por për momentin të pavërtetuara, për ngritjen e hetimeve dhe ndjekjen penale të individëve përgjegjës. Në këtë moment po ju shkruaj për tju nxitur në kryerjen e një hetimi të plotë mbi akuzat e shfaqura kohët e fundit në hapësirën publike, për krime të rënda të kryera gjatë 1999 –tës.

Javët e fundit në media dolën disa pjesë nga libri i ri i Carla Del Pontes, ish - kryeprokurorja e Tribunalit Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish - Jugosllavi (ICTY). Së shpejti ky libër do të publikohet në Italisht dhe më pas në Anglisht.

Ndërmjet të tjerave zonja Del Ponte paraqet informacione mbi krime të rënda të cilat mendohet të jenë kryer në Kosovë dhe në Shqipëri mbas 12 Qershorit të 1999 –tës, kur forcat e NATO –s ndërhynë në provincë. Ne kemi zotëruar një kopje të teksit të Del Pontes para publikimit, dhe duke u bazuar në leximin e kujdesshëm të informacionit që ajo paraqet si edhe informacioneve të marra nga Human Rights Watch përpara librit të Del Pontes, ne i konsiderojme evidencat rrethanore që ajo paraqet mjaft të rënda dhe që kërkojnë hetime të mëtejshme. Për këtë arsye ju nxisim të filloni një hetim të plotë në bashkëpunim me homologët Kosovarë me qëllim që të vendoset mbi vërtetësinë e akuzave të Del Pontes dhe të garantohet që cilido qoftë fajtor për këto krime të mbajë përgjegjësi në gjykatën penale. Për më tepër një hetim i tillë mund të ndihmonte për të hedhur dritë mbi fatin e 100 deri në 300 personave, shumica e të cilëve i përkasin etnisë Serbe dhe janë zhdukur mbas qershorit të 1999 –tës.

Sipas Del Pontes, Tribunali ka marrë informacione nga burime të besueshme që Shqipëtarët e Kosovës kanë transportuar me kamion nga Kosova në veri të Shqipërisë 100 deri në 300 persona mbas 12 qershorit të 1999 –tës. Sipas njoftimeve pas kësaj individët janë mbajtur në depo dhe ndërtesa të tjera, duke përfshirë këtu edhe ndërtesa në Kukës e Tropojë. Mesa duket disa nga të burgosurit e rinj dhe të shëndetshëm janë ushqyer, ekzaminuar nga doktorat dhe nuk janë rrahur në asnjë moment. Sipas informacionit që i është dhënë Del Pontes këto individë të rrëmbyer më vonë janë transferuar në një ndërtesë në Burrel apo aty pranë, ku doktorët i kanë hequr të burgosurve organet e brëndshme. Më pas këtë organe janë transportuar jashtë Shqipërisë nëpërmjet aeroportit të Rinasit në afërsi të Tiranës, tani i quajtur aeroporti i Nënë Terezës.

Sipas informacionit që i është dhënë Del Pontes shumica e viktimave ishin Serbë të cilët ishin zhdukur mbas arritjes së forcave të Kombeve të Bashkuara dhe NATO –s në Kosovë. Të burgosurit e tjerë ishin gra nga Kosova, Shqipërija, Rusija dhe vendeve të tjara Sllave. Sipas informatave të marra nga ICTY –ja trupat e viktimave mund të jenë varrosur pranë një shtëpije të verdhë të asokohe dhe në afërsi të një varreze rreth 20 kilometra në jug të Burrelit. Hetuesit e Tribunalit inspektuan shtëpinë të cilën ato mendonin se ishte e duhura dhe gjetën pajisje mjekësore të përdorura në ndërhyrje kirurgjikale si edhe shënja gjaku, megjithatë ato nuk ishin të aftë të caktonin nëse gjaku ishte njerëzor.

Del Ponte përmend burimet që raportuan ICTY –në se operacioni kondrabandë ka ndodhur me diturinë e anëtarëve të nivelit të mesëm dhe të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mendohet që për këtë të jetë kërkuar edhe bashkëpunimi me shërbimin sekret Shqipëtar, Shërbimi Informativ Kombëtare (SHIK -u).

Human Rights Watch nuk ka kryer hetime mbi këto akuza. Por ne jemi të vetëdijshëm për numrin e lartë të personave të zhdukur mbas 12 qershorit të 1999-tës, ku 2,047 raste mbetem akoma të pasqaruara. Pasi rishikuam informacionet e Del Pontes, evidencat rrethanore që ajo paraqet ne i konsiderojmë të parrezistueshme dhe besojmë që hetime të mëtejshme janë vëndimtare.

Ndërtimi i shteteve të bazuara mbi sundimin e ligjit kërkon vlerësimin e ndershëm të së shkuarës, duke përfshirë përgjegjësinë penale për personat që kanë kryer krime. Ne besojmë që informacionet e shfaqura në librin e Del Pontes meritojnë një hetim të menjëhershëm dhe të pavarur mbi këto akte kriminale të supozuara dhe në vazhdim ndjekjen penale të çdokujt që gjëndet fajtor në shkeljen e ligjit. Për të ndihmuar në identifikimin e dëshmitarëve i një rëndësije të veçantë do të ishte gjithashtu bashkëpunimi me Dhomën e Krimeve të Luftës në Beograd e cila nga na e saj ka filluar tashmë hetimet rreth kësaj çështjeje.

Ju falenderoj për vëmendjen dhe pres me kënaqësi përgjigjen tuaj brenda një afati të arsyeshëm kohor mbi hapat që planifikoni të ndërmerrni në zbulim të fakteve të mëtejshme që lidhen me këto ngjarje të pretenduara dhe nëse sigurohen evidencat të ndiqen penalisht individët që dyshohen të kenë marrë pjesë në ngjarje.

Sinqerisht,

Holly Cartner
Drejtoreshë Ekzekutive
Europa dhe Azija Qëndrore

Cc:
Ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj
Ministri i Brendshëm Bujar Nishani
Ministri i Punëve të Jashtme Lulzim Basha
Prokurorja e Përgjthshme Ina Rama

Your tax deductible gift can help stop human rights violations and save lives around the world.