Skip to main content

Kosovë: Deshtimi i NATO-s dhe i OKB-së për të mbrojtur minoritetet

Reformimi i strukturave te sigurimit është i domosdoshëm me ardhjen në post të administratorit te ri të Kombeve te Bashkuara

KFOR-i udhehequr nga NATO-ja dhe policia nderkombetare e UNMIK-ut dështuan në mënyrë katastrofale te mbrojne minoritetet gjate trazirave te gjitheperhapura te muajit mars ne Kosove, tha sot Human Rights Watch ne raportin e pare te detalizuar mbi sulmet. Mbrojtja e komuniteteve minoritare do te jete sfide kyce per administratorin e ri te Kombeve te Bashkuara per Kosoven, Soren Jessen-Petersen i cili eshte parapare te marre postin me 3 Gusht.

Raporti, i cili permban 66 faqe dhe quhet “Dështimi në mbrojtje: Dhuna kundër minoriteteve ne Kosove, Mars 2004”, dokumenton sulmet e gjitheperhapura kunder Serbeve, Romeve, Ashkalive dhe minoriteteve te tjera ne Kosove me 17 dhe 18 Mars. HRW detalizon deshtimin gati të plotë të institucioneve te sigurimit te Kosoves-KFOR-it te udhehequr nga NATO, policise nderkombetare te Misionit të Administrimit të Përkohshëm të Kombeve të Bashkuara, (UNMIK) dhe Sherbimit Policor te Kosoves (SHPK) të rekrutuar nga vendorët. I bazuar në intervistat e shumta me viktimat e minoriteteve dhe zyrtaret e sigurimit, raporti paraqet një dëshmi të detajuar, dhe më parë joekzistuese, të asaj qe ndodhi gjate trazirave në shume komunitete.

“Ky ishte testi më i madh i sigurisë për NATO-n dhe Kombet e Bashkuara ne Kosove prej 1999 , kur minoritetet ishin perndjekur prej shtepive te tyre perderisa bashkesia nderkombetare shikonte”, tha Rachel Denber drejtor ekzekutiv i HRW per Evrope dhe Azine e Mesme.”Mirpo ata dështuan në test. Në te shumten e rasteve paqeruajtesit e NATO-s mbyllen dyert e bazave te tyre dhe shikuan perderisa shtepite e serbëve digjeshin.”

Se paku 33 trazira shperthyen ne Kosove me daten 17 mars brenda nje periudhe prej 48 oreve, duke perfshire perafersisht 51,OOO njerëz. Nentembedhjete persona humben jeten gjate gjate trazirave. U dogjen se paku 550 shtepi dhe 27 kisha dhe manastire ortodokse dhe perafersisht 4,100 persona prej bashkesive minoritare u zhvendosën prej shtëpive të tyre.

Hulumtimi i Human Rights Watch erdhi ne perfundim se grupet etnike shqiptare vepruan me efikasitet të ashpër për të hequr qafe praninë e mbetur serbe në shumë zona të Kosovës, dhe se ato goditën edhe komunitetet tjera minoritare përfshirë këtu romët dhe ashkalitë. Në shumë fshatra te prekura nga sulmet, qoftë nga dhuna spontane qoftë nga ajo e organizuar, çdo shtëpi serbe, rome apo ashkali u shkatërrua.

Ne fshatin Svinjare ishin djegur 137 shtepi serbe, kurse shtepite e fqinjeve shqiptare kishin mbetur te paprekura. Në Vushtrrinë e afërt ishin shkatërruar të gjitha 69-të shtëpitë e ashkalinjve, ndërsa në Fushe Kosove ishin djegur me shume se 100 shtepi te serbeve dhe romeve, sikurse edhe ndertesa e postës, shkolla serbe dhe spitali serb. Madje edhe pranitë më të vogla serbe u bënë shënjestra: në Gjakovë shqiptarët rrethuan kishën ortodokse serbe në të cilën jetonin pesë gra të moshuara, të cilat u desh te evakuohen.

Edhe pse trupat e KFOR-it dhe policisë nderkombetare te UNMIK-ut janë të ngarkuara speficikisht me mandat për sigurimin e minoriteteve ne Kosove, ata deshtuan të mbrojne minoritetet gjate trazirave, shpesh duke i lëne serbet dhe minoritetet tjera të rrethuara dhe në mëshiren e turmave shqiptare me orë të tëra para se të pergjigjen. Ne fshatin Svinjare, nje grup i madhe i shqiptareve kaloi mu para bazes kryesore te KFOR-it francez ne rruge per ne fshat, para se t’ua vëjë zjarrin secilës shtepi serbe. Edhe pse fshati gjendet vetem disa qind metra larg bazës KFOR-i dështoi qe t’u dalë në ndihmë serbëve. KFOR-i francez ngjajshem deshtoi te pergjigjet ndaj trazirave kundër ashkalive në Vushtrri edhe pse ky fshat gjendet afër dy bazave te KFOR-it francez.

Trupat gjermane të KFOR-it në Prizren dështuan të mbrojnë popullatën serbe si dhe manastiret dhe kishat historike serbe, perkundër thirrjeve te shumta për ndihmë të policëve gjermanë të UNMIK-ut të vendosur në qytet. Fshati Belo-Polje, që është ngjitur me bazën kryesore të KFOR-it italian u dogj deri në themel. Ne kryeqytet, në Prishtinë, serbet ishin të detyruar qe te barikadohen në apartamentet e tyre, perderisa protestuesit shqiptare shtienin mbi ta, vidhnin dhe u vënin zjarrin apartamenteve në katet e poshtme. Kaluan gjashtë orë para se KFOR-i dhe UNMIK-u t’u vinin në ndihmë.

Dhuna ishte nxitur nga një varg ngjarjesh, në radhë të parë nga raportet sensacionale që në fund dolën të pavërteta se serbet ishin përgjegjës per fundosjen e tre femijeve shqiptare. Katalizatorë tjerë ishin edhe zemërimi i shqiptareve me bllokimin e rruges kryesore Prishtine–Shkup prej fshatarëve serbë të cilët protestonin kunder të shtënave ndaj një të riu serb nga sulmues të panjohur, si dhe demonstratat e 16 marsit të organizuara prej grupeve të veteranëve te luftes dhe te tjereve te lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, të shpërbërë, të cilët protestonin kunder arrestimit te ish udheheqësve të UCK-se me akuza për krime të luftes.

“Dhuna do të duhej të ishte një thirrje për zgjim nga gjumi per NATO-n dhe bashkësinë nderkombëtare” tha Denber. “Vetem retorika nuk mundet t’i mbrojë minoritetet apo të ndihmojë në krijimin e një Kosove multietnike. Ajo që është e nevojshme këtu eshte një reforme e vertetë e strukturave nderkombëtare te sigurisë”.

HRW beri thirrje per nje rishikim te plotë dhe të pavarur të pergjgjjes së KFOR-it, policisë së UNMIK-ut dhe SHPK-së ndaj dhunës. Raporti po ashtu rekomandon trajnime dhe pajisje për kontroll të trazirave për KFOR-in dhe policinë e UNMIK-ut, si dhe një strukturë më të centralizuar të komandës për KFOR-in.

Your tax deductible gift can help stop human rights violations and save lives around the world.