Po ju shkruaj ne emër te ´´Human Rights Watch´´ per të ju kerkuar të rihapni procedurën e zgjedhjes së Avokatit te Popullit me qëllim që të garantohet që personi që do të zgjidhet të plotësoje kriteret e nevojshme për këtë pozicion kaq të rëndësishëm dhe te pamvarur.
Organizata për mbrojtjen e të drejtave te njeriut ``Human Rights Watch´´ e konsideron institucionin e Avokatit te Popullit si një mekanizëm tepër të rëndësishëm, mbi rritjen e përgjegjësisë. Ai ka luajtur një rol tepër te rëndësishëm në mbikqyrjen e Institucioneve te Përkohshme te Vetqeverisjes dhe misionit te UNMIK-ut në Kosovë. Ne besojmë që Avokati i Popullit duhet të ketë të njëjtin funksion për cilindo mision te ardhshëm të drejtuar nga BE. Ne raportet dhe takimet tona informative të fundit, pikërisht në prezantimin qe kemi bërë në ´´Më Mirë Vonë se Kurrë:
Mbi Rritjen e Përgjegjesisë së Institucioneve Ndërkombëtare në Kosovë´´ (Better Late than Never: Enhancing Accountability of International Institutions in Kosovo) ne kemi theksuar vazhdimisht mbështetjen tone për Institucionin e Avokatit te Popullit.
Ne besojmë që kandidatët per pozicionin e Avokatit të Popullit duhet të jenë jo vetëm të pamvarur por edhe të konsiderohen si të tillë dhe për më tepër te kenë eksperiencën e duhur dhe te përshtatshme si edhe ekspertizën e duhur në mbrojtjen e te drejtave te njeriut me qëllim që të përmbushin me sukses këto detyra të rëndësishme. Ligjet e UNMIK-ut për drejtimin e institucioneve shtetërore cilësojn që Avokati i Popullit duhet të ketë "demonstruar përkushtim në fushën e të drejtave të njeriut". Human Rights Watch beson se "përkushtrimi i demonstruar në fushën e të drejtave të njeriut" ne këtë kontekst implikon që kandidati duhet të ketë një eksperiencë te vecantë në këtë fushë. Një eksperiencë e tillë paraprake duhet të jetë një nga kushtet më thelbësore për drejtimin e një nga organeve më të rëndësishme te Kosovës në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Sipas informacioneve që ne disponojmë na rezulton që asnjëri nga tre kandidatët e përzgjedhur nuk e ka eksperiencën e kërkuar
Ne besojmë se, meqë institucioni i Avokatit të Popullit është i pamvarur dhe ato që përmbushin këto pozicione duhet të veprojnë si të pamvarur, është tepër e rëndësishme që Kuvendi i Kosovës të përzgjedhi Avokatin e Popullit duke vlerësuar aftësitë e kandidatëve, eksperiencën në fushën e të drejtave të njeriut dhe përshtatshmërinë në këtë pozicion pa marrë parasysh preferencat e tyre politike. Të gjitha këto kritere bëhen edhe më të rëndësishme meqë Avokati i Popullit tashmë ështe autoriteti i vetëm në përzgjedhjen e përfaqësuesje të tij apo të saj.
Drejtimi juaj në mbështetje të efikasitetit te institucionit te Avokatit të Popullit pa dyshim që do të rriste përgjegjesisë e Institucioneve të Kosovës dhe do të siguronte një qeverisje më të mirë dhe respekt më të madh për të drejtat e njeriut për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Ju falenderojmë për vëmendjen tuaj në këtë çështje kaq të rëndësishme.
Me respekt
Holly Cartner
Drejtore për Evropën dhe Azinë Qendrore