Serbi
Pak përparim u shënua në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Serbi gjatë vitit 2019. Hetimet e krimeve të luftës në gjykatat e vendit mbetën të ngadalta dhe nuk patën mbështetjen e duhur politike. Sistemi i azilit mbeti i mangët, me një nivel të ulët njohjeje të statusit të azilit. Situata e gazetarëve mbeti e pasigurtë, me sulme dhe kërcënime për raportim e çështjeve delikate. Dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian mes Beogradit dhe Prishtinës mbeti i bllokuar.
Migrantët, përfshirë azilkërkuesit, dhe personat e shpërngulur në periudhë afatgjate
Ndërmjet janarit dhe fundit të gushtit, Serbia regjistroi 6 156 persona të cilët paraqitën kërkesën për azil, krahasuar me 4 715 të tillë në të njëjtën periudhë në vitin 2018. Pakistanezët përbënë grupin kombëtar më të madh në 2019, ndjekur nga afganët dhe bangladeshasit. Vetëm 161 persona paraqitën kërkesë për azil gjatë të njëjtës periudhë.
Deri në fund të gushtit, UNHCR -Agjencia e Kombeve të bashkuara për refugjatët, vlerësoi se pati rreth 5 420 azilkërkues dhe migrantë në Serbi. Shumë nga ato e braktisën Serbinë për të shkuar në Bosnjë dhe Hercegovinë, duke synuar të arrijnë vendet e Shengenit në BE përmes Kroacisë. Pjesa më e madhe e azilkërkuesve dhe migrantëve strehohen në 16 qendra pritëse në gjithë Serbinë të drejtuara nga qeveria
Sistemi i azilit mbeti i mangët me një nivel të ulët njohjeje të statusit të azilit krahasuar me mesataren e BE-së dhe procesi i marrjes së vendimeve u karakterizua me vonesa të gjata. Ndërmjet janarit dhe gushtit Serbia u dha statusin e refugjatit vetëm 14 azilkërkuesve dhe mbrojtje ligjore 15 të tjerëve. Gjatë dekadës së kaluar, Serbia u ka dhënë statusin refugjatë gjthsej vetëm 69 personavedhe mbrojtje 89 të tjerëve.
Deri në fund të korrikut, 437 fëmijë të pashoqëruar ishin regjistruar nga autoritetet e Serbisë, shumica e tyre nga Afganistani, krahasuar me 257 të tillë gjatë të njëjtës periudhë në 2018. Në Serbi ende mungon procedura e caktimit të moshës formale për fëmijët e pashoqëruar, duke bërë që fëmijët më të mëdhenj të rrezikojnë të trajtohen si të rritur në vend që të përfitojnë mbrojtje të veçantë për të mitur. Ekzistojnë vetëm tre institucione për fëmijët e pashoqëruar, me gjithsej 40 vende. Dy institucione të aprovuara nga qeveria të drejtuara nga organizata joqeveritare kanë kapacitet të strehojnë 30 të tjerë shtesë. Pjesa tjetër e fëmijëve të pashoqëruar qëndrojnë në qendrat e hapura të azilit, shpesh me të rritur të cilët nuk i kanë të afërm, duke i bërë ata të pambrojtur ndaj abuzimeve.
Pak përparim u shënua për gjetjen e zgjidhjeve afatgjata për refugjatët dhe personat e shpërngulur nga luftërat e Ballkanit të cilët jetojnë në Serbi. Sipas komisionerit serb për refugjatët dhe migrantët, në korrik kishte 26 520 refugjatë të tillë në Serbi, pjesa më e madhe nga Kroacia, dhe 199 584 persona të shpërngulur brenda rajonit më së shumti nga Kosova.
Liria e mediave
Gazetarët serbë vazhduan të përballen me sulme dhe kërcënime. Mediat proqeveritare shpesh herë përgojuan mediat dhe gazetarët e pavarur, duke i përshkruar ata si „tradhëtarë“ dhe „mercenarë të shitur tek të huajt“. Pluraliteti i mediave u reduktua si pasojë e faktit që shumica e mediave janë rreshtuar me partinë në pushtet.
Ndërmjet janarit dhe fundit të korrikut, shoqata e gazetarëve të pavarur NUNS regjistroi 27 incidente dhune, kërcënime, dhe kanosje kundër gazetarëve, përfshirë këtu tetë raste sulmi fizik dhe 19 kërcënime. Serbia ra nga vendi i 76të në vendin e 90të në listën e Indeksit të Lirisë të Shtypit Botëror të Reporterëve pa Kufij, ndër gjithsej 180 vende.
Në korrik, Zana Cimili, një gazetare nga Kosova që punon për TV N1 mori kërcënime për vdekje nga persona anonim në rrjetet sociale, duke thënë se ky person „kishte një dëshirë të përjtshme të vrasë një shqiptar, madje edhe një fëmijë shqiptar“. Një person u arrestua ditën tjetër dhe hetimet ishin në proces e sipër në kohën e shkrimit të këtij teksti.
Sllobodan Georgiev, redaktori i Serbisë për Rrjetin Ballkanik të Raportimit Investigativ -BIRN mori kërcënime në prill, pas një videoje që e etiketonte atë dhe gazetarë të tjerë si dhe media të pavarura si tradhëtarë, qarkulloi në Twitter, e cila thuhet se është nxjerrë nga një zyrtar i qeverisë. Përfaqësuesi për lirinë e medias i Organizatës për siguri dhe kooperim në Europë, Harlem Desir, dënoi këtë video duke thënë se portretimi i gazetarëve si tradhëtarë mund të rrezikojë sigurinë e tyre.
Një komision i formuar për të hetuar vrasjet e tre gazetarëve të njohur pati një progres. Në prill, Gjykata e Lartë e Beogradit dënoi ish oficerët e sigurisë së Shtetit Radomir Markoviq dhe Millan Radonjiq me 30 vjet burgim, dhe Ratko Romiq dhe Mirosllav Kurak me 20 vjet burgim për organizimin dhe pjesëmarrjen në vrasje me armë të Sllavko Curuvijas në vitin 1999 në Beograd, ish pronari i të përditshmes Dnevni Telegraf dhe revistës së përjavshme Evropljanin. Vrasjet e Dada Vujasinoviq në vitin 1994 dhe Millan Pantiq në vitin 2001 mbetën të pazgjidhura.
Përgjegjësia për krimet e luftës
Përparimi i hetimit të krimeve të luftës ishte i ngadaltë dhe mungoi vullneti politik, resurset e nevojshme, si edhe mekanizmat e mbrojtjes së dëshmitarëve kyçë. Numri i ulët i zyrtarëve të shkallës së lartë të hetuar dhe të dënuar, mbeti problematik.
Deri në gusht, Gjykata e Apelit në Beograd kishte dënuar pesë zyrtarë të shkallës së ulët për krime lufte, ndërsa Gjykata e shkallës së parë kishte vendosur dy dënime dhe shfajësuar tre të tjerë . Në kohën e shkrimit të këtij teksti, 56 individë ishin nën hetim për krime lufte, dhe 20 raste ishin pezull para gjykatave serbe. Që nga koha e caktimit të Zyrës së Prokurorit për krime lufte në 2003, u lëshuan 133 gjykime, ndër të cilat 83 ishin dënime dhe 50 ishin shfajësime .
Në shtator Gjykata e lartë e Beogradit dënoi një ish anëtar të Njësisë së operacioneve speciale, një Njësi elitare serbe, me tetë vjet burgim për përdhunimin e një gruaje boshnjake në 1992 në Brçko.
Në qershor, Gjykata e Lartë e Beogradit dënoi tetë ish anëtarë të policisë serbe, Ushtrisë Popullore Jugosllave, dhe njësive paraushtarake për vrasjen e 28 civilëve në fshatin kroat të Llovasit në vitin 1991 dhe i dënoi ata me gjithsej 47 vjet burgim.
Gjykata e lartë e Beogradit në prill dënoi një ish ushtar të Ushtrisë Serbo-Boshnjake me katër vjet burg për vrasjen e një civili boshnjak në 1992 dhe tentativën për vrasje të dy civilëve të tjerë në të njëjtin vit.
Gjithashtu në prill, Gjykata e Lartë e Beogradit dënoi ish oficerin e Ushtrisë Jugosllave Rajko Kozlina me 15 vjen burg për vrasjet e të paktën 31 civilëve shqiptarë të Kosovës në fshatin Trnjë në mars të vitit 1999 por shfajësoi eprorin e Kozlinës, Pavlle Gavrilloviq. Gjykata argumentoi se nuk mund të vërtetohej se Gavrilloviq kishte dhënë urdhër se „le të mos mbetet asnjë i mbijetuar“.
Gjykata e Lartë e Beogradit mbajti seanca dëgjimore gjatë vitit, për procesin e gjykimit të tetë ish oficerëve serbo-boshnjakë të policisë të akuzuar për vrasjen e më shumë se 1300 civilëve boshnjakë nga Srebrenica në një magazinë në Kravicë në korrik 1995.
Kryeprokurori Serge Brammertz në Mekanizmin për Gjykatat Ndërkombëtare të Krimeve (MICT) shprehu shqetësimin e tij në korrik pranë Këshillit për Siguri të OKB-së se në Serbi dhe në vendet e tjera të ish jugosllavisë, kriminelët e luftës të dënuar konsiderohen si heronj dhe adhurohen nga politikanët, si dhe krimet e tyre mohohen nga ana e zyrtarëve publikë. Ai i bëri thirrje Serbisë dhe vendeve fqinje të mbështesin procesin e bashkëpunimit rajonal për të vënë kriminelët e luftës para përgjegjësisë.
Anëtarët e Kongresit Amerikan në shkurt i kërkuan presidentit Aleksandër Vuçiç të marrë masa për të zgjidhur vrasjet e tre vllezërve shqiptaro-amerikanë Bytiqi në 1999 pasi u arrestuan nga policia serbe. Në maj Vuçiç i tha parlamentit serb se nuk ka prova për autorësinë e këtyre vrasjeve. Në korrik Komiteti i Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan kaloi një rezolutë duke i kërkuar Serbisë të vendosë përpara përgjegjësisë autorët e tre vrasjeve.
Orientimi seksual dhe identiteti gjinor
Sulmet dhe kërcënime ndaj personave dhe aktivistëve lezbike, homoseksualë, biseksualë, transgjinorë dhe interseksualë (komunitetit LGBTI)vazhduan të mbeten shqetësuese. Organizata serbe për njohjen e të drejtave të LGBTI, DA SE ZNA!, ndërmjet janarit dhe mesit të gushtit numëroi 24 incidente ndaj njerëzve LGBTI, përfshirë këtu 17 sulme fizike dhe pesë kërcënime. Hetimet janë shpesh të ngadalta dhe dënimet janë të rralla.
Parada e krenarisë në shtator në Beograd u zhvillua nën mbrojtje masive policore dhe pa incidente të mëdha.
Të drejtat e personave me aftësi të kufizuara
Serbia nuk ka miratuar një plan gjthëpërfshirës për lëvizjen e njerëzve me aftësi të kufizuar nga institucionet në jetesë të bazuar në komunitet. Fëmijët me aftësi të kufizuara nuk kanë qasje në arsimim inkluziv.
Aktorët kyçë ndërkombëtarë
Në gusht, ShBA, Mbretëria e bashkuar, Franca, Gjermania dhe Italia i bënë thirrje Beogradit dhe Prishtinës të ndalin së penguari dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, që është i bllokuar prej vitit 2018.
Në raportin e majit të vitit 2019 mbi negociatat për integrimin e Serbisë në BE, Komisioni Evropian theksoi mungesën e përparimit në sferën e lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias që ishte një shqetësim serioz dhe u bëri thirrje autoriteteve të përforcojnë përpjekjet për të shtuar masat për mbrojtjen e të drejtave të personave LGBTI, personave me aftësi të kufizuara, personave me HIV/AIDS dhe individëve të tjerë të rrezikuar.
Qeveria e SHBA-së në tetor caktoi Richard Grenell, ambasadorin e SHBA-së në Gjermani si të dërguar special për negociatat mes Serbisë dhe Kosovës. Një tjeter përfaqësues special i SHBA-së për Ballkanin u caktua në gusht.
Raportuesi special i OKB-së për torturën dhe trajtime të tjera brutale dhe çnjerëzore në raportin e tij të janarit të vitit 2019 shprehu shqetësime të mëdha për burgosjen arbitrare dhe përdorimin e torturës dhe trajtimet çnjerëzore gjatë marrjes në pyetje nga ana e policisë dhe i bëri thirrje Serbisë që t’i miratojë rregullat, udhëzimet dhe trajnimet për të siguruar një metodë hetimi moderne jo të dhunshme. Ai gjithashtu u bëri thirrje autoriteteve të ndërmarrin mekanizma efektive dhe të pavarura hetimi dhe ankimi.
Komiteti i OKB-së për eliminimin e diskriminit ndaj grave (CEDAW) në vrojtimet e tij përmbledhëse në shkurt të vitit 2019 ngriti shqetësime për mungesën e hetimeve efektive të rasteve të dhunës gjinore ndaj grave, diskrepancën mes numrit të akuzave kriminale dhe dënimeve, dhe se shumicës së të dënuarve u pezullohet dënimi. CEDAW i kërkoi Serbisë të sigurojë që rastet e dhunës ndaj grave të hetohen siç duhet dhe autorët e dhunës të dënohen.
Në maj, Komisionerja për të drejtat e njeriut pranë Këshillit të Europës, Dunja Mijatoviç, u bëri thirrje ligjvënësve serbë të mos aprovojnë dënime të përjetshme pa dhënë të drejtën e lirisë të kushtëzuar dhe i kujtoi Serbisë obligimet e saj sipas Konventës Evropiane të të drejtave të njeriut.
Kosovë
Përgjegjësia për krimet e luftës
Përgjegjësia e Institucioneve Ndërkombëtare
Trajtimi i pakicave
Të drejtat e grave
Azilkërkuesit dhe personat e shpërngulur
Orientimi seksual dhe identiti gjinor
Fjala e urrejtjes në internet kundër aktivistëve për të drejtat e komunitet lesbik, gej, biseksual dhe transgjinor (LGBT) mbeti problematik. Cel Kosovo, një organizatë LGBT, regjistroi 18 raste kërcënimesh dhe diskriminim kundër anëtarëve të komunitetit LGBT, ndër të cilat 6 ishin duke u hetuar nga ana e policisë në kohën e shkrimit të këtij teksti. Cel pohoi se aktivistët LGBT kanë marrë më shumë se150 kërcënime me vdekje në internet gjatë vitit. Të gjitha u raportuan në polici por asnjë nga rastet nuk u hetua. Në prill një kod i ri penal hyri në fuqi duke shtuar përkufizimin „akt urrejtje“ një krim të kryer ndaj një personi, grupi njerëzish, prone apo prirjesh me njerezit në bazë orientimi seksual apo identiteti gjinor.
Liria e mediave
Aktorët kyç ndërkombëtarë
Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk në prill i kërkoi autoriteteve të Kosovës të përmirësojnë marrëdhëniet me Serbinë, të garantojnë përparim drejt anëtarësimit të ardhshëm të Kosovës në BE por nuk theksoi shqetësimet në lidhje me të drejtat e njeriut.