Skip to main content

Serbia ka vazhduar të ketë përgjegjësi më të madhe për krimet e luftës, por autoritetet e pushtetit nuk arritën sukses ta arrestojnë të dyshuarin më të kërkuar për krimet e luftës  Ratko Mladiqin. Tendosjet në Luginën e Preshevës, kryesisht e banuar me shqiptarët etnikë u shndërruarn në dhunë disa here gjatë muajit korrik. Shpërgulja me dhunë e më shumë se 100 romëve nga  shtëpitë e veta në Beograd e dëshmojnë pozitën e ndjeshme të tërë kësaj pakice në Serbi.  Anulimi i Paradës së krenarisë në Beograd e ka dëshmuar intolerancën e qëndrueshme ndaj lesbikeve, homoseksualëve, biseksualëve dhe personave transeksualë (LGBT). 

Përgjegjësia për krimet e luftës

Serbia ka dështuar që t'i nxjerrë para bankës së drejtësisë Ratko Mladiqin dhe Goran Haxhiqin, kundër të të cilëve Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (GJPNJ) i ka ngritur aktakuzat dhe për të cilët besohet se janë në Serbi.  Qeveria e Serbisë disa herë (edhe gjatë vitit 2009) është përpjekur të arrestojë Ratko Mladiqin, gjë që është parakusht për lidhje më të ngushta me Bashkimin Evropian.  

Në shkurt GJPNJ e ka marrë aktgjykimin fajësues kundër pesë ish-zyrtarëve të lartë serbë për krimet e luftës dhe krimit kundër njerëzimit të bëra në Kosovë. Nikolla Shainoviq, Nebojsha Pavkoviq, Sreten Llukiq, Vladimir Lazareviq dhe Dragolub Ojdaniq janë dënuar me dënimet me burg prej 15 deri në 22 vjet.  I akuzuari i gjashtë, ish-presidenti i Serbisë Milan Milutinoviq, është liruar nga akuzat e ngjashme.  

Në korrik GJPNJ ia ka shqiptuar ish-udhëheqësit të Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshelit dënimin pesëmbëdhjetë muajsh me burg, për shkak të shkeljes së rregullave për mbrojtjen e dëshmitarëve.  Kundër Sheshelit për momentin është duke u zhvilluar gjykimi pranë Gjykatës së Hagës për krimet e ashtuquajtura të luftës në Bosnjë dhe në Kroaci.  

Kolegji për krimet e luftës i Gjykatës së Qarkut në Beograd ka vazhduar të bëjë përpjekje  që kryerësit e ashtuquajtur të krimeve të luftës t'i nxjerrë para bankës së drejtësisë,  edhe përkundër buxhetit të kufizuar, përkrahjes jopërkatëse politike dhe vetëdijes së ulët të opinionit  për punën e tij. Në muajin mars Kolegji për krime të luftës i ka dënuar 13 ish-rezervistë ushtarakë jugosllavë për shkak të pjesëmarrjes së tyre në masakrimin e rreth 200 kroatëve në vitin 1991 në Ovçarë, në Kroaci, me dënimet me burg në kohëzgjatje prej 20 vjetësh. Në qershor Kolegji për krime të luftë i ka dënuar katër pjesëtarë të Njësisë paramilitare "Shkorpioni", me dënimet me burg prej 15 deri më 20 vjet për krimet ndaj civilëve shqiptarë të bëra në Kosovë në vitin 1999. 

Në mesin e gjykimeve të rëndësishme në vazhdim gjatë vitit 2009 të cilat kanë të bëjnë me krimet e bëra në Bosnjë, në Kroaci dhe në Kosovë  janë gjykimet në dosjet e çështjeve gjyqësore "Zvornik", "Kolona e Tuzlës" , "Lovas", "Suharekë","Banski Kovaçevac","Tërbojeviq", "Vëllezërit Bytyqi" (emërtimi dosjes  i është dhënë sipas viktimave), "Podujevë" dhe "Morina". Në mesin e aktakuzave të reja të rëndësishme janë ato të cilat janë ngritur në qershor kundër 17 ish-pjesëtarëve të "Grupit të Gjilanit" të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), për shkak të krimeve të të ashtuquajtura të luftës kundër serbëve, romëve dhe shqiptarëve nga viti 1999, si edhe aktakuza kundër Nenad Maliqit për krimet e ashtuquajtura të luftës të bëra ndaj civilëve boshnjakë (myslimanëve të Bosnjës) në vitin 1992.  

Në shtator të  vitit 2009 Gjykata Supreme e ka marrë vendimin përfundimtar për çështjen "Zvornik I", duke i zvogëluar dënimet e shqiptuara për dy serbë të Bosnjës ish-pjesëtarë të njësive paramilitare dhe duke e konfirmuar dënimin dhe aktgjykimin lirues për dy personat tjerë.

Sjellja ndaj pakicave

Shpërngulja me dhunë në muajin prill në Beograd e thekson faktin se romët në Serbi edhe mëtutje nuk i gëzojnë të gjitha të drejtat e veta. Më 3 prill policia me dhunë i ka shpërngulur 128 romë, në mesin e të cilëve janë personat e shpërngulur nga Kosova, duke përfshirë gratë dhe fëmijtë, nga shtëpitë e veta në një lagje pa kushte higjienike në Beogradin e Ri. Me 2 prill romët e kanë marrë shkresën zyrtare nga autoritetet e pushtetit komunalë se i kanë 15 ditë afat për t'u shpërngulur. Pa kaluar ende 24 orë policia ka arritur me buldozerë për t'i rrënuar shtëpitë e tyre të improvizuara. Familjet e shpërngulura kanë mbetur pa shtëpi dhe kanë humbur pjesën më të madhe të gjërave personale. Gjatë kohës së hartimit të këtij raporti , ato familje ende nuk kanë marrë kurrfarë dëmshpërblimi për pronën e vet të humbur.  

Romët e shpërngulur aktualisht janë duke jetuar në kontejner metali në një komunë tjetër afër Beogradit. Shpërnguljen e tyre në atë vendndodhje fillimisht e kanë bllokuar banorët vendas  gjë që dëshmon për diskriminimin gjerësisht të përhapur dhe armiqësinë me të cilën ballafaqohen romët në Serbi.  

Në korrik Komiteti i Kombeve të Bashkuara kundër mundimit ka konstatuar se Serbia e ka shkelur Konventën kundër mundimit në rastin e romit, Besim Osmanit, të cilin bashkë me të birin e tij katërvjeçar e ka rrahur policia në qershor të vitit 2000 gjatë shpërnguljes me dhunë dhe operacionit të rrënimit të një lagjeje pa kushte higjienike në Beograd. Në kohën e hartimit të këtij raporti ende jemi duke e pritur përgjigjen e qeverisë serbe lidhur me këtë vendim.

Tendosjet afatgjata në Luginën e Preshevës me popullsinë shumicë shqiptare here pas here kanë kaluar në dhunë gjatë vitit 2009.  Incidentet më serioze kanë ndodhur në muajin korrik: dy policë serbë janë plagosur në sulmin me bomba, kurse dy ditë më vonë në shpërthimin e bombës në fshatin Luçan janë plagosur dy shqiptarë etnikë, për çka janë sistemuar forcat plotësuese policore.  Pesë ditë më vonë Kuvendi Komunal i Preshevës ka kërkuar tërheqjen e forcave plotësuese policore dhe e ka dënuar "brutalitetin e ashtuquajtur të përgjithshëm policor".  Në gusht Kuvendi Komunal i anëtarëve të këshillave bashkiake i Preshevës, Medvegjës dhe i Bujanocit e ka miratuar deklaratën me të cilën kërkohet formimi i rajonit të veçantë autonom me institucione të veta.  

Si hap pozitiv ka qenë miratimi i Ligjit kundër diskriminimit në Kuvendin Popullor në muajin mars, me të cilin ndalohet diskriminimi në bazë të përkatësisë së races, fetare dhe gjinore,  si edhe orientimet seksuale, edhe përkundër kundërshtimit të koalicioni të kishave të udhëhequra nga Kisha Ortodokse Serbe në inkuadrimin në mbrojtjen e personave LGBT (lesbikeve, homoseksualëve, biseksualëve dhe personave transeksualë.  

Në muajin shtator kryeministri Mirko Cvetkoviq i ka këshilluar organizatorët e Paradës së krenarisë në Beograd (Gej prajd parada në Beograd) që të zhvendosin  ngjarjen nga rruga në parkun e qytetit, duke  thënë se policia, në të kundërtën, nuk do të mund t'u garantonte siguri pjesëmarrëve (e vetmja paradë e mëparshme, e mbajtur në vitin 2001, ka përfunduar me dhunë). Organizuesit këtë e kanë konsideruar "të papranueshme" dhe e kanë anuluar ngjarjen.  Pas pak më pak se një jave, prokurori public i Serbisë ka kërkuar nga Qeveria ta ndalojë veprimtarinë e dy grupeve djathtiste të lidhura me kërcënimet të cilat e kanë shkaktuar anulimin e paradës.                   

Integrimi i refugjatëve dhe i personave të shpërngulur

Sipas Komisarit të lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), në gusht të vitit 2009, kanë qenë 309.171 persona të shpërngulur  brenda për brenda (IRL) në Serbi. Shumica e tyre edhe më tutje po ballafaqohen me problemet me rastin e sigurimit të dokumenteve, shfrytëzimit të shërbimeve të banimit dhe shërbimeve tjera sociale, si edhe gjatë punësimit. Rreth 6.000 persona të shpërngulur nga Bosnja, Kroacia dhe Kosova ende gjenden në qendrat kolektive në Serbi, shpesh në kushte jashtë çdo standardi. Romët e shpërngulur brenda për brenda nga Kosova sidomos ballafaqohen me kushtet e vështira ekonomike dhe sociale.  

Kthimi i detyruar i romëve nga Evropa Perëndimore ka vazhduar, në mungesë të çfarëdo progromi të ndihmës gjë që veçanërisht i prek bashkësitë e romëve në të cilat ata kthehen. Sipas të të dhënave të UNHCR-it midis janarit dhe majit, kundër vullnetit të tyre janë deportuar në Serbi 163 persona, duke përfshirë 110 romë nga vendet e Evropës Perëndimore.  UNHCR-i nuk e ka shënuar asnjë rast të kthimit të romëve të Kosovës kundër vullnetit të tyre gjatë pesë muajve të parë të vitit 2009.

Liritë e mediave

Amendamentet e Ligjit për Informimin Publik kanë hyrë në fuqi në muajin korrik, të cilat ashpër i kanë kritikuar mediat serbe dhe organizatat ndërkombëtare për lirinë e mediave për shkak të dënimeve të tepruara me dënimin me të të holla të parashikuara për shpifje. Kritikët frikësohen se me këtë do të mund të ç'inkurajohej gazetaria hulumtuese dhe do të mbytej liria e shtypit.

Mbrojtësit e të drejtave të njeriut

Organizata Joqeveritare LGBT "Aleanca Gej strejt" u sulmua gjatë vitit 2009. Në muajin shkurt zyrtarët komunalë ia ndaluan kësaj organizate mbajtjen e konferencës për shtyp në Qendrën Sava të Beogradit. Pas kritikave të paraqitura në media si edhe kritikës së ministrit serb për të Drejtat e Njeriut, drejtori i Qendrës Sava dhe kryebashkiaku i Beogradit kanë kërkuar ndjesë për shkak të këtij vendimi. Në mars vagabondët e kanë sulmuar me gurë derën e Qendrës Kulturore të Studentëve në Kragujevc ku kjo organizatë e ka mbajtur konferencën për shtyp në të cilën e ka paraqitur raportin e vet vjetor. Policia i ka arrestuar dhe i ka dënuar me të të holla tre persona (duke përfshirë edhe një të mitur). Këshilli Qytetar  i qytetit të Kragujevcit  e ka dënuar sulmin.  

Në shkurt Gjykata e Katërt Komunale në Beograd e ka shpallur drejtoreshën e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiqin fajtore në procedurën për shkak të shpifjes në llogari të deputetitt të Kuvendit Popullor, Tomisllav Nikoliqit, anëtar i Partisë Përparimtare Serbe dhe ish-lider i Partisë Radikale Serbe, dhe ka kërkuar prej saj që t'ia paguajë Nikoliqit 200.000 dinarë (afro €2.000) si dëmshpërblim.  Kjo procedurë është zhvilluar për shkak të komentit të Natasha Kandiqit se do të duhej të zbatohet hetimi për implikimin e anëtarëve të Partisë Radikale Serbe në krimet e luftës të bëra ndaj civilëve kroatë në vitin 1992.                 

Pjesëmarrësit kryesorë ndërkombëtarë 

Marrëveshja për Stabilizim dhe Asocim (MSA) midis Bashkimit Evropian dhe Serbisë ka qenë e bllokuar për shkak të dështimit të Serbisë në arrestimin e Ratko Mladiqit. Megjithatë, në korrik Komisioni Evropian ka propozuar të suprimohet regjimi i vizave për qytetarët e Serbisë me rastin e udhëtimit në shtetet nënshkruese të Marrëveshjes së Shëngenit nga fillimi i vitit 2010. Gjatë kohës së hartimit të këtij raporti është pritur se do të lejohet ky propozim. Raporti vjetor i Komisionit Evropian për përparimin e Serbisë, është publikuar në tetor të vitit 2009, e ka theksuar nevojën e arrestimit të Mladiqit dhe zgjidhjen e problemeve të romëve.

Gjatë vizitës në Serbi në maj të 2009, nënpresidenti i SHBA-së, Xhozef Bajden e ka shprehur dëshirën e administratës së Obamës që  "t'i thellojë marrëdhëniet me Serbinë" duke deklaruar se Uashingtoni e përkrah planin e Serbisë për hyrje në BE.  

Gjatë rishikimit të procesit të gjithëmbarshëm periodik kushtuar Serbisë nga ana e Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në dhjetor të vitit 2008, veçanërisht është theksuar brengosja për shkak të sjelljes ndaj romëve, mbrojtjes së pakicave, dhunës dhe tregtisë me gra, problemeve të mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe gazetarëve të pavarur, si edhe përgjegjësitë për krime të luftës.  

Në korrik të vitit 2009 përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut  për Personat e Shpërngulur brenda për brenda, Valter Kalin, e ka publikuar raportin pas vizitës së vet Serbisë në fillim të po atij muaji, me ç'rast i ka theksuar problemet në vazhdim, në fushën e banimit dhe të punësimit me të cilat po ballfaqohen romët dhe personat tjerë të shpërngulur brenda për brenda nga Kosova.  

Tendosjet politike lidhur me statusin e Kosovës  po vazhdojnë. Procedura po zhvillohet para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë sipas kërkesës së Serbisë për mendimin e gjykatës për shpalljen pavarësisë së Kosovës. Marrëveshja për bashkëpunim midis pushtetit të Serbisë dhe Misionit të Bashkimit Evropiane në Kosovë (Eulexi), e arritur në shtator, ka shkaktuar kundërthënie politike në Beograd dhe në Prishitnë. Në tetor, pushteti serb ka pranuar të bashkëpunojë me EULEX-in për identifikimikin e pjesëve trupore të mbetura të viktimave në varrezat masive nga konflikti i Kosovës.                    

Kosova

Mungesa e pajtueshmërisë së Bashkësisë ndërkombëtare për statusin e Kosovës edhe më tutje po i pengon përpjekjet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut për banorët e saj. I gjetur në përçarjen e mospajtimeve të anëtareve të Bashkimit Evropian rreth statusit, si edhe mospajtimeve midis Beogradit dhe Prishtinës, EULEX-i është përpjekur që në vitin 2009 tërësisht të vendoset në Kosovë dhe të kryejë detyrën e vet të ndërtimit të sistemit funksional të drejtësisë. Autoritetet e pushtetit të Kosovës përsëri nuk e kanë shprehur  përkushtimin e padyshimtë për të drejtat e pakicave dhe për sundimin e ligjit.                       

Mbrojtja e pakicave

Sipas të dhënave nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), 275 incidente ndëretnike kanë ndodhur gjatë tetë muajve të parë të vitit 2009. Bashkësitë e romëve, hashkalinjëve dhe egjiptianëve (RAE) vazhdojnë të jenë edhe më tutje më të ndjeshmet në Kosovë.  

Ka pasur konflikte të numërta midis banorëve shqiptarë dhe serbë në Mitrovicë gjatë muajit korrik dhe gusht, të cilat kanë të bëjnë me përpjekjet për kthimin e shqiptarëve në shtëpitë e meremetuara në pjesën veriore të qytetit nën kontrollin e serbëve.  Konfliktet të cilat kanë shpërthyer më 4 shtator e kanë shkaktuar ndërhyrjen e policisë së EULEX-it dhe të KFOR-it nën udhëheqjen e NATO-s.  Në gusht një çift bashkëshortor i  moshuar serb, Bogdan dhe Trajanka Petkoviq, janë gjetur të vrarë me plumba nga arma e zjarrit në shtëpinë e tyre në Partesh afër Gjilanit. EULEX-i dhe Shërbimi Policor i Kosovës (SHPK) i kanë filluar hetimet për vrasjet.  

Një sërë sulmesh të romëve në Gjilan në javën e fundit të gushtit e kanë shkaktuar brengosjen e  grupeve për të drejtat e njeriut për shkak të armiqësisë në rritje në rajonet më parë të qeta. Shërbimi Policor i Kosovës me ngadalësi ka vepruar  ndaj këtyre incidenteve, por më në fund e ka filluar hetimin për të gjitha rastet të cilat i janë paraqitur policisë. Me 25 gusht një grup i familjeve rome nga Ferizaji i kanë njohtuar autoritetet e pushtetit komunal dhe Shërbimin Policor të Kosovës se kinse „disa persona të panjohur" i kanë keqtrajtuar verbalisht dhe fizikisht. Edhe pse Shërbimi Policor i Kosovës e ka filluar hetimin lidhur me këto pohime, as autoritetet e pushtetit të Kosovës as ato të pushtetit ndërkombëtar nuk i kanë dënuar publikisht këto incidente.                       

Kthimi i refugjatëve dhe personave të shpërngulur brenda për brenda

Shkalla e kthimit vulllnetar në Kosovë, duke përfshirë edhe kthimin nga Serbia, edhe më tutje është në rënie duke e marrë parasysh se UNHCR i ka regjistruar vetëm 508 raste të kthimit, duke përfshirë edhe kthimin e 132 serbëve, gjatë shtatë muajve të parë të vitit 2009. Situata e paqëndrueshme politike, vazhdimi i incidenteve ndëretnike në disa rajone dhe kushtet e dobëta ekonomike e kanë penguar kthimin e qëndrueshëm.  

Kthimi i detyrueshëm nga Evropa Perëndimore ka vazhduar gjatë të cilit 3.324 persona janë kthyer gjatë shtatë muajve të parë të vitit 2009.  Sipas UNHCR-it, serbëve, romëve dhe shqiptarëve të Kosovës në rajohet ku e përbëjnë pakicën edhe më tutje u nevojitet mbrojtja ndërkombëtare.  Edhe kundër kësaj, 107 njerëz të cilët u takojnë kategorive nën mbrojtjen e UNHCR-it janë kthyer gjatë shtatë muajve të parë të vitit 2009. Në nëntor të vitit 2008 autoritet e pushtetit të Kosovës e kanë marrë përsipër përgjegjësinë për administrimin e kthimeve të detyruara nga vendet e treta, gjë që është rol të cilin më herët e ka pasur UNMIKU. Gjatë hartimit të këtij raporti autoritetet e pushtetit janë duke negociuar rreth marrëveshjeve bilaterale të riatdhesimit me vendet e Evropës Perëndimore të cilat janë duke kërkuar kthimet tjera plotësuese.  

Të riadhesuarit me dhunë po ballafaqohen me një sërë problemesh përveç sigurisë, kurse shumica prej tyre ballafaqohen me mungesën e çfarëdo ndihme ose programi për riintegrimin  e tyre në shoqëri. Të riadhesuarit e pakicës rome veçanëarisht po ballafaqohen me vështirësitë në fushën e banimit, arsimit (shumica e fëmijëve të kthyer nuk flasin më as shqip as serbisht) dhe punësimit.  Ata varen nga ndihma e romëve banorë të Kosovës, gjë që edhe më shumë e rëndon grupin më të varfër etnik në Kosovë.  

Dhjetë vjet pas shkatërrimit të Mëhallës së romëve në Mitrovicë, ish-banorët e mëhallës ende gjenden në kampet në veri të Mitrovicës (Çesmin Lug dhe Osterode) dhe në Leposaviq. Romët në Çesmin Lug dhe Osterode janë vënë nën rrezikun e kontaminimit të përhershëm dhe të dëmshëm me plumb, gjë që e shkatërron shëndetin e tyre, e sidomos shëndetin e fëmijëve të tyre. Gjatë hartimit të këtij raporti , banorët e tanishëm ose ish-banorët nuk e kanë pasur të mundshëm trajtimin mjekësor për shkak të kontaminimit me plumb.  

Pilot projekti i Agjencisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zhvillim ndërkombëtar (USAID) për zhvendosjen e 50 familjeve nga kampet Osterode dhe Çesmin Lug në mëhallën e rindërtuar të romëve ose në vendndodhje tjetër të patheksuar sipas zgjedhjes së tyre ende është në fazat e tyre të hershme ose ndonjë vend tjetër të pacaktuar sipas zgjedhjes së tyre ende është në faza të hershme. Meremetimi i dy blloqeve plotësuese për banim në të cilin do të vendosen 24 familje, e të cilat janë duke i financuar organizatat joqeveritare, gjithashtu janë në zhvilllim e sipër. Shumë romë të shpërngulur nuk duan të kthehen në Mëhallën e romëve duke i theksuar si shkaqe mungesën e trajtimit të mbrojtjes sociale në sistemin e Kosovës dhe punësimin. Shumica prej atyre që janë kthyer atje në kuadër të pilot-projektit 2007 më vonë janë kthyer në Kosovën Veriore, e disa prej atyre që kanë mbetur  po mendojnë të ndjekin shembullin e tyre. Mungesa e vullnetit të dhuruesve kryesorë që të bashkëpunojnë plotësisht me autoritetet e pushtetit serb në veri lidhur me rishpërnguljen e atyre të cilët nuk duan të kthehen në Mëhalllën e romëve paraqet penges në rrugën për zgjidhjen e tërësishme.

Pandëshkueshmëria dhe trajtimi në drejtësi

Edhe përkundër energjisë së re dhe optimizmit të cilat vendosja e Misionit të sundimit të ligjit të Bashkimit Evropian  (EULEX) i ka sjellë në Kosovë, organet e drejtësisë edhe më tutje janë ndër më të dobëtat në mesin e institucioneve krsyesore në Kosovë. Gjatë hartimit të këtij raporti, ende është dashur që EULEX-i të përcaktojë përparësitë midis dosjeve të çështjeve të cilat kanë të bëjnë me dhunën kundër serbëve dhe kundër romëve në mars të vitit 2004 ose të zhvillojë strategjinë për përcaktimin e përparësive midis numrit të madh të dosjeve të çështjeve lidhur me krimet të cilat i ka trashëguar EULEXI nga UNMIK-u. 

Prokurorët dhe gjykatësit e EULEX-it gjatë vitit 2009 i kanë sjellë deri në fund tri dosje të çështjeve të cilat e kanë tërhequr vëmendjen e opinionit. I vetmi i akuzuar  i cili është rënduar për sulm me bomba në vitin 2001 ndaj autobusit të "Nish Expresit", në të cilin e kanë humbur jedën 12 serbë është liruar në muajin mars. Të njëjtin muaj Gani Gashi është dënuar me 17 vjet burg për shkak të rrëmbimit dhe vrasjeve të bashkëkombasve të vet në pjesën qendrore të Kosovës në vitin 1998. Në prill i është shqiptuar aktgjykimi fajësues Gjelosh Krasniqit për shkak të rrëmbimit dhe vrasjes së shqiptarit të Kosovës në vitin 1999 dhe dënimi prej shtatë vitesh me burg. Në shtator EULEX-i i ka arrestuar katër serbë të Kosovës  (duke përfshirë edhe një grua) të dyshuar se kanë kryer krime lufte kundër shqiptarëve të Kosovës në vitin  1999 në Novobërdë.  

Mangësitë në mbrojtjen e dëshmitarëve edhe më tutje po e pengojnë përmbushjen e drejtësisë në rastin e veprave të shumta serioze penale duke e marrë parasysh se dëshmitarët nuk po shprehin vullnet që të japin deponimin e vet nga frika për sigurinë personale. Kosova edhe më tutje nuk ka akte ligjore për mbrojtjen e dëshmitarëve, mirëpo gjykatat nuk po e shfrytëzojnë as një sërë masash mbrojtëse të cilat mund t'i përdorin.  Bashkimi Evropian dhe qeveritë tjera perëndimore edhe më tutje nuk duan t'i pranojnë dëshmitarët dhe familjet e tyre, edhe përkundër asaj se e ata e pranojnë haptazi se kjo është mënyra e vetme e efektshme për mbrojtjen e dëshmitarëve në dosjet e çështjeve gjyqësore më serioze. Mungesa e konsensusit brenda Bashkimit Evropian për statusin e Kosovës po qëndron në rrugën e realizimit të qëndrimit të përbashkët të Bashkimit Evropian për një rivendosje të tillë të dëshmitarëve.  

Në korrik Kolegji ankues i GJNPJ ia ka konfirmuar aktgjykimin dhe dënimin me burg prej tre muajsh Bajrush Morinës për shkak të përfrikësimit të dëshimtarit të mbrojtur në gjykimin e GJNPJ për kinse krimet e luftës në Kosovë. Kolegji ankues i GJNPJ gjithashtu e ka suprimuar akatgjykimin fajësues ndaj Astrit Harqisë për të njëjtën vepër. Të dytë kanë qenë në liri të përkohshme gjatë kohës së shqiptimit të aktgjykimit pasiqë i kanë vuajtur dënimet e caktuara.  

Në mars EULEX-i ka hapur, diçka që ka quajtur "hetime paraprake" për kinse transferimin e rreth 400 të të zënërve robër serbë dhe të tjerë nga ana e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në njësitë e paraburgimit në Shqipëri në vitin 1999. Hetimi i Këshillit të Evropës  për këto pohime, të cilin e ka zhvilluar senatori zviceran Dik Marti, po vazhdon, por vizita e tij Kosovës, e caktuar për vitin 2009, është shtyrë për shkaqe të paemërtuara. Prokurori serb për krime të luftës gjithashtu e ka filluar hetimin. Pushteti i Kosovës i ka refuzuar këto pohime dhe ka refuzuar t'i hulumtojë.

Në korrik EULEX-i dhe Shërbimi Policor i Kosovës e kanë zhvarrosur varrezën masive  në të cilën janë gjetur mbetjet trupore të 11 personave për të cilët supozohet se janë persona të zhdukur në fshatin Kmetovc, në afërsi të Gjilanit. Sipas të dhënave të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) në Kosovë, 1,885 persona, kryesisht shqiptarë të Kosovës, edhe më tutje mbahen si persona të zhdukur gjatë konfliktit në vitin 1999.  

Mbrojtësit e të drejtave të njeriut

Gjatë pjesës më të madhe të vitit Komisioni Këshilldhënës për të Drejtat e Njeriut (KKDNJ) është marrë me zgjidhjen e dosjeve të numërta lidhur me ankesat kundër UNMIK-ut, edhe përkundër numrit të pamjaftueshëm të personelit, faktit se komisioni është vendosur në ambientet  ku nuk ka trajtim publik, dhe mungesës së bashkëpunimit nga ana e UNMIK-ut. Mirëpo, në tetor, UNMIK-u e ka miratuar udhëzimin administrativ me efekt momental, me të cilin praktikisht janë ndalur aktivitetet e komisionit, duke urdhëruar, në kohën kur një vend i një anëtari ka qenë bosh, që komisioni mund të takohet vetëm nëse janë të pranishëm të tre anëtarët. Gjithashtu, me këtë udhëzim, suprimohet kompetenca ndaj cilësdo shkeljeje e cila ndodh pas 31 marsit të vitit 2010.

Në nëntor të 2008, Komisioni Këshilldhënës për të Drejtat e Njeriut ka konstatuar se UNMIK-u e ka shkelur të drejtën për jetë me vetë faktin që nuk e ka zhvilluar hetimin përkatës në shkurt të vitit 2000 për vrasjen e bashkëshortes së paraqitësit të ankesës Shaip Kanhasit; gjatë kohës së hartimit të këtij raporti, është dashur që UNMIK-u të japë përgjigjen e vet lidhur me këtë vendim. Në qershor të vitit 2009, komisioni ka konstatuar se ankesa e një grupi të romëve, ish-banorëve dhe atyre të tanishëm në kampet e helmuara me plumb në Mitrovicë, lidhur me kinse shkeljet e të drejtave për jetë, banim dhe shëndet, dhe ndalimi i sjelljes jonjerëzore dhe nënçmuese, është e pranueshme.  

Në mars është anuluar marrja publike në pyetje në dosjen e çështjes gjyqësore të KKDNJ kundër UNMIK-ut sipas ankesës së familjeve të dy shqiptarëve të Kosovës të cilët i ka vrarë policia e UNMIK-ut gjatë demonstratave të shkurtit të vitit 2007. Anulimi është bërë për shkak të kumtesës së EULEX-it dhe të UNMIK-ut në të cilat thuhet se ata nuk mund të gartantojnë sigurinë për një marrje të tillë në pyetje në cilëndo vendndodhje. Familjet kanë refuzuar mundësinë që marrja në pyetje të bëhet pa prani të opinionit, prandaj ajo është shtyrë për një kohë të pacaktuar. Në shtator UNMIK-u ua ka ofruar dëmshpërblimin financiar familjeve të dy meshkujve me kusht që të tërheqin ankesat e veta. Familjet e kanë refuzuar këtë ofertë.  

Në qershor, pas zvarritjes pre tri vjetësh, Kuvendi i Kosovës e ka emëruar Sami Kurteshin për Avokat të popullit të Kosovës, me mandat prej pesë vjetësh.  Ushtruesi i tanishëm i detyrës së avokatit të popullit, Hilmi Jashari do të emërohet zëvendës i tij.    

Në momentin e hartimit të këtij raporti, gati 12 muaj pas vendosjes së plotë të EULEX-it, sapo që është dashur që Këshilli i Evropës të lejojë krijimin e një mekanizmi të pavarur mbikëqyrës për EULEX-in ose  ta autorizojë Misionin për fillimin e bashkëpunimit formal me KKDNJ ose me avokatin e popullit të Kosovës, me çka vihet në pyetje përkushtueshmëria e Bashkimit Evropian për përgjegjësinë për keqpërdorimet e mundshme të cilat kanë rezultuar nga zbatimi i mandatit ekzekutiv të misionit kryesor të Sigurisë evropiane dhe të politikës mbrojtëse (EBOP)                        

Pjesëmarrësit kryesorë ndërkombëtarë 

Statusi ndërkombëtar i Kosovës edhe më tutje mbetet i pasigurt.  Në momentin e hartimit të këtij raporti, 63 shtete e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke përfshirë 22 shtete anëtare të Komisionit Evropian. Kosova ka hyrë në Bankën Botërore dhe në Fondin Monetar Ndërkombëtar gjatë vitit 2009, por vendimi i disa shteteve anëtare të Bashkimit Evropian të ndërhyjë për përkahjen e kërkesës së Serbisë për mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës e dëshmon ndarjen brenda Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara për këtë çështje.

Vizita e nënpresidentit të SHBA-së Xhozef Bajdenit në shkurt të vitit 2009 e ka konfirmuar vazhdimin e përkrahjes financiare dhe politike të administrates së Obamës nga Uashingtoni Kosovës së pavarur.

Në gusht Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së Anders Fogh Rasmusen e ka paralajmëruar zvogëlimin e trupave paqeruajtëse në Kosovë (KFOR) nga 13.800 në 10.000 ushtarë deri në janar të vitit 2010.