Në muajin mars Parlamenti i Serbisë miratoi një rezolutë që dënonte masakrën e Srebrenicës në Bosnje dhe i kërkonte të falur viktimave të saj dhe të afërmve të tyre. Megjithatë, rezoluta dhe përpjekjet e vazhdueshme brenda Parlamentit për të ndërhyrë në krimet e luftës, mbetën në hije nga dështimet e njëpasnjëshme të qeverisë për të arrestuar Ratko Mladic, udhëheqësin ushtarak të serbëve të Bosnjes gjatë kohës së luftës. Sidoqoftë, Bashkimi Europian ndërmori hapa për të forcuar lidhjet me Serbinë, duke çngrirë marrëveshjen e tregtisë, duke liberalizuar regjimin e vizave me këtë vend dhe duke i kërkuar Komisionit Europian të fillojë punën për vlerësimin e oplikimit të Serbisë për anëtarësim në BE. Këto hapa u cunguan pjesërisht nga ndryshimi i qeverisë së Serbisë sa i përket qëndrimit mbi Kosovën. Aktet e kërcënimit të gazetarëve të pavarur vazhduan, si edhe diskriminimi kundër minoriteteve Rome.
Përgjegjësia për Krimet e Luftës
Deri në momentin e këtij shkrimi, Serbia ka dështuar në arrestimin e Ratko Mladic dhe Goran Hadzic, dy persona që mbeten të arratisur dhe që kërkohen nga Gjykata për Krimet e Luftës në ish- Jugosllavi (ICTY). Në një raportim për Këshillin e Sigurisë të Kombeve të Bashkuara, prokurori i ICTY- t Serge Brammertz vuri në dukje bashkëpunimin e Serbisë mbas kërkesave për ndihmë, po shënoi se përpjekjet për të arrestuar të arratisurit "deri tani kanë sjellur pak rezultate konkrete." Në muajin shtator Brammertz nënvizoi paknaqësinë e tij me përpjekjet e Serbisë për të marrë masat për arrestimin e të arratisurve dhe i kërkoi BE- së që ti bëjë presion Serbisë për të bashkëpunuar. Në një këndvështrim më pozitiv, autoritetet serbe kanë gjetur fletoren e shënimeve të luftës të Mladic- it, gjatë një operacioni kërkimor në muajin shkurt dhe ia kanë dhënë ICTY - t, e cila mendohet ta përdorë atë si provë në seancat e ndryshme gjyqësore.
Në shkurt filloi gjyqi i Zdravko Tolimir, i dyshuari i fundit i arrestuar nga ICTY për tu ndjekur penalisht. Tolimir akuzohet për genocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të lidhura me ngjarjet e vitit 1995 në Srebrenicë dhe Zepa.
Në vitin 2010 Dhoma për Krimet e Luftës në Serbi ka dënuar në total pesë të dyshuar në tre çështje mbi krimet e luftës: në çështjen Malic, në çështjen Banski Kovacevac dhe në çështjenMedak, si edhe ka lënë të lirë personin e gjashtë. Ndërsa gjykata e Apelit në Beograd mori dënimet e formës së prerë në dy çështje, atë të Ovcarës si edhe në çështjen e Podujevës. Gjatë vitit 2010 në Dhomën për Krimet e Luftës ka pasur tetë gjyqe të shkallës së parë në trajtim e sipër, si edhe dhjetë çështje të tjera që vazhdojnë të trajtohen në apel.
Në shtator Prokurori i Serbisë për Krimet e Luftës paditi nëntë persona në lidhje me vrasjet e shqipëtarëve etnikë në fshatin Qyshk në maj të vitit 1999 gjatë luftës së Kosovës. Momentalisht po hetohet mbi një numër të përgjithshëm prej 26 personash të akuzuar për vrasje dhe vjedhje në fshatin Qyshk.
Në maj prokurori paditi gjashtë serb të akuzuar për krime lufte kundër civilëve kroat në Licki Osik gjatë tetorit të vitit 1991.
Në gusht prokurori paditi Veljko Maric, një ish - anëtar i Forcave të Armatosura të Kroacisë, për vrasjet gjatë kohës së luftës të civilëve serb në fshatin kroat të Rastovac - it. Maric ishte arrestuar në muajin prill në kufirin e Serbisë me Bullgarinë. Ai është kroati i parë etnik i akuzuar për krime lufte në një gjykatë serbe.
Trajtimi i Minoriteteve
Përgjatë muajit qershor Romët që jetonin në një vendbanim informal në fshatin e Jabuka - s në very të Beogradit u ngacmuan nga serbët e popullatës lokale, pasi një adolishent me prejarardhje rome kishte vrarë një djalë 17 - vjeçar serb, dhe protestat u intensifikuan me gjuajtje gurësh dhe kërcënime për të shkatërruar banesat e Romëve. Autoritetet serbe të nivelit local dhe qendror e dënuan dhunën.
Në maj autoritetet serbe dhe Banka Europiane për Investime arritën një marrëveshje për angazhimin e qytetit të Beogradit në sigurimin e strehimit të qëndrueshëm deri në fund të vitit 2010 për Romët e dëbuar në gusht të vitit 2009 nga një vendbanim informal nën urën e Gazela - s. Për momentin banorët e dëbuar po jetojnë në kontenjera metalik në bashki të ndryshme jashtë qytetit të Beogradit. Megjith ndërhyrjen e OJQ - ve, përfaqësuesve politikë të Romëve dhe Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe të Minoriteteve, agjensia e Beogradit për zhvillimin, me ndihmën e policisë, shkatërroi një vendbanim informal të ndarë dhe dëboi 36 banorët e saj pa i ofruar atyre ndonjë alternativë strehimi.
Në shkurt një oficer policie me prejardhje etnike shqiptare u plagos, në Luginën e Preshevës me shumicë shqiptare, nga shpërthimi i një bombe të instaluar poshtë makinës së tij të policisë, duke shkaktuar thyerje të këmbëve dhe të brinjëve të tij, si dhe duke plagosur gruan e tij dhe dy kalimtarë të tjerë të gjinisë femërore. Në momentin e këtij shkrimi asnjë grupim nuk e ka marrë përgjegjësinë dhe askush nuk është akuzuar për këtë sulm.
Integrimi i Refugjatëve dhe Personave të Zhvendosur Brendshëm
Sipas Komisionerit të Lartë për Refugjatët pranë OKB - së (UNHCR), deri në shtator të vitit 2010 ka pasur 82, 699 refugjatë të regjistruar në Serbi, dhe sipas autoriteteve serbe rreth 225, 000 persona të zhvendosur brendshëm (PZHB), shumica e të cilëve nga Kosova. Përgjatë vitit 2010 refugjatët dhe PZHB - të vazhduan të përballeshin me probleme në paisjen me dokumenta personale, si edhe në gjetjen e një strehimi të qëndrueshëm dhe sa i përket shërbimeve sociale. Sipas UNHCR - së 3,500 persona vazhdojn të jetojnë në qendra kolektive. Veçanërisht Romët PZHB nga Kosova vazhdojnë të përballen me vështirësi sa që lidhen me kushtet ekonomike dhe sociale.
Dëbimet nga Europa Perëndimore drejt Serbisë vazhduan, të shoqëruara me mungesën e programeve të asistencës, duke e çuar në 637 numrin e personave (gjysma e të cilëve me prejardhje rome) të dëbuar në 9 muajt e parë të vitit 2010, sipas të dhënave të Komisariatit të Serbisë për PZHB - të dhe Refugjatët.
Liria e Mediave
Në korrik Teofil Panic, një komentator politik për të përjavshmen Vreme, u godit me shufra metalike nga dy burra në një autobus të mbushur plot në Beograd. Arsyeja e këtij sulmi mbetet e paqartë. Panic - u pësoi tronditje dhe dëmtime në të gjithë trupin e tij. Autorët e krimit u larguan nga vendi i ngjarjes dhe megjith fillimin e ndjekjes penale momentalisht mbeten në gjendje të lirë.
Në shkurt ministri serb i infrastrukturës Milutin Mrkonjic sulmoi Milan Ladjevic, një gazetar i të përditshmes Kurir, duke e goditur me shuplaka në fytyrë and duke përdorur një gjuhë të turpshme pasi Ladjevic e ndoqi atë për një intervistë. Në vijim Mrkonjic kërkoi falje publike për sjelljen e tij.
Në dhjetor të vitit 2009 reporteres Brankica Stankovic dhe stafit të saj të kanalit televiziv B92TV iu dërguan në mënyrë të përsëritur kërcënime për vdekje pasi transmetuan një program rreth huliganëve në futboll. Në gusht Gjykata më e Lartë e Apelit futi në burg një të dyshuar për kërcënimet dhe urdhëroi gjykatën e shkallës së parë të vlerësojë edhe një herë akuzat kundër pesë të dyshuarve të tjerë duke përmbysur kështu një vendim të gjykatës së një shkalle më të ulët për të hedhur poshtë akuzat ndaj të gjashtve.
Në korrik Parlamenti i Serbisë miratoi një Ligj të ri për Komunikimin Elektronik, i cili lejon krijimin e një sistemi kombëtar të dhënash për komunikimin personal me anë të emailit dhe internetit dhe lejon policinë të lexojë përmbajtjet e tyre. Organizatat serbe dhe ndërkombëtare të mediave kundërshtuan duke thënë se ky ligj është në kundërshtim me kushtetutën dhe mund të rrezikojë konfidencialitetin e burimeve të gazetarëve.
Mbrojtësit e të Drejtave të Njeriut
Fushata e qershorit e organizuar nga organizata Queeria për lesbiget, homoseksualët, biseksualët dhe transseksualët (LGBT) për të mbledhur 10 000 fima në mbështetje të Paradës së Krenarisë në Beograd u shpërnda mbas një paralajmërimi se do të kishte shpërthim bombe, çka rezultoi të ishte i rremë. Ndërsa manifestimi i "krenarisë" i vitit 2009 u anollua për shkak të shqetësime që lidheshin me çështje të sigurisë.
Ministri i brendshëm dhe ministri për të drejtat e njeriut deklaruan publikisht mbështetjen e tyre për Paradën e Krenarisë, e cila u organizua në muajin tetor. Disa qindra demonstrues LGBT dhe mbështetës të tyre marshuan nëpër rrugët e Beogradit të ruajtur fuqimisht nga forcat e policisë dhe të sigurisë. Kundërdemonstruesit e dunshëm të cilët përdornin një gjuhë homofobike sulmuan policinë dhe plagosën një numër të lartë oficerësh, por nuk ja dolën dot të përçanin paradën. Kundërdemonstruesit sulmuan gjithashtu selitë qendrore të Partisë Demokratike dhe shkatërruan një numër të madh dyqanesh dhe automjetesh.
Në muajin mars Ministria Serbe e Punës dhe Politikave Sociale i mohoi OJQ - së serbe Të Drejtat Ndërkombëtare për Përsonat me Aftësi të Kufizuara Mendore, mundësinë për të monitoruar institucionet e përkujdesjes sociale për personat me aftësi të kufizuara, me arsyetimin se këto institucione ishin tepër të zëna me zbatimin e reformave. Në të shkuarën kjo organizatë kishte pasur në mënyrë joformale të drejtën e përqasjes. Ministria i premtoi të drejtën e përqasjes në një kohë më të vonshme të paspecifikuar pasi reformat të ishin zbatuar, por deri në momentin e këtij shkrimi, megjith kërkesat e tjera, organizata akoma nuk ka arritur të ketë ndonjë përqasje.
Aktorët Kryesorë Ndërkombëtarë
Në dhjetor të vitit 2009 Këshilli i BE - së vendosi të shkrijë zbatimin e Marrëveshjes së Ndërmjetme të Tregtisë me Serbinë dhe të heqë kërkesat për vizë për të gjithë qytetarët e Serbisë. Në të njëjtin muaj qeveria e Serbisë bëri aplikimin e saj formal për anëtarësim në BE. Në muajin tetor Këshilli i BE - së i kërkoi Komisionit Europian që të filloi punën për konsiderimin e aplikimit të Serbisë, megjith dështimin e Beogradit për dorëzimin e Mladic. Në muajin nëntor Komisioni Europian publikoi progress raportin e saj vjetor për Serbinë, duke theksuar vazhdimësinë e lirisë për Mladic dhe Hadzic. Raporti shënon mungesën e progresit sa i përket reformave në burgje dhe diskriminimin e hapur kundër grave në fushën e punësimit, ndërkohë që shënoi përmirësime sa i përket lirisë së mediave dhe progresit në gjyqet brenda vendit për krimet e luftës.
Në muajin korrik Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nxorri opinionin e saj këshillimor në çështjen e ngritur nga Serbia dhe deklaroi që deklarata e pavarësisë së Kosovës e vitit 2008 nuk kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare. Përgjigja fillestare e Serbisë ishte një draft rezolutë e Asamblesë së Përgjithshme të OKB - së që dënonte deklaratën e pavarësisë së Kosovës, por mbas një presioni kuptimplotë diplomatik nga ana e BE - së dhe Shteteve të Bashkuara, Serbia u pajtua me një rezolutë të përbashkët të Asamblesë së OKB - së dhe BE - së e cila bënte thirrje për negociata mes Serbisë dhe Kosovës të cilat do të mundësonin që palët të normalizonin marrëdhëniet e tyre. Në muajin shtator Asambleja e Përgjithshme e miratoi me unanimitet këtë rezolutë.
Kosova
Sistemi i drejtësisë në Kosovë vazhdoi të jetë i dobët në vitin 2010, megjith përpjektjet për të gjykuar fajtorët për krimet e luftës dhe shkeljet e pasluftës kundër minoriteteve. Dëbimet e kosovarëve nga Europa Perëndimore vazhduan me një ndikim të shpërpjesëtuar mbi minoritetet më të cënuara të Kosovës: Romët, Ashkalinjtë, dhe Egjiptianët, këto të fundit, një grup i Romëve shqip - folës me origjinë mitologjike nga Egjipti i Lashtë. Gjetja e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se deklarata e pavarësisë së Kosovës "nuk cënonte të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare, rezolutën 1244 të Këshillit të Përgjithshëm apo Kornizën Kushtetuese të Kosovës," ka pasur pak ndikim të dukshëm mbi të drejtat njerëzore në Kosovë.
Mbrojtja e Minoriteteve
Minoritetet e Kosovës, përfshirë Serbët, Romët, Ashkalinjtë shqip - folës dhe Egjipianët vazhduan të mbetën nën rrezikun e diskriminimit, shtypjeve dhe kërcënimeve. Sipas Shërbimit Policor të Kosovës, gjatë tetë muajve të para të vitit 2010 u raportuan 40 incidente ndër - etnike (përfshirë këtu edhe katër vrasje): 31 prej të cilave në qytetin e ndarë të Mitrovicës, i cili vazhdon të mbetet një zonë e nxehtë dhune; si edhe pesë incidente në qytetin e Prishtinës, një në Gjilan, një në Prizren dhe një në Pejë.
Në muajin prill shqiptaret etnike gjuajtën me gurë mbi tendat e te kthyerve serbë në fshatin Zac, në komunën Istok, dhe gjithashtu ndërmorrën protesta kunder të kthyerve në vijim të thashethemeve se midis tyre kishte kriminelë lufte. UNHCR i mohoi këto thënie, ndërsa autoritetet ndërkombëtare dhe kosovare dënuan fuqimisht dhunën. Por në gusht, në të njëjtin fshat, një buldozier u përdor për të shkatërruar tre shtëpi të serbëve të rikthyer në Kosovë. Gjatë këtij incidenti policia arrestoi dy shqiptarë adoleshentë të Kosovës, ndërsa kryeministri i Kosovës Hashim Thaci i dënoi këto shkatërrime.
Në korrik, serbët e Mitrovicës së veriut protestuan me rastin e hapjes së një zyre qeveritare të Prishtinës dhe një shpërthim vrau një demostrues dhe plagosi 11 të tjerë. Askush nuk u arrestua drejtpërdrejtë dhe si rrjedhojë e atij sulmi. Vetëm tre ditë më vonë Petar Miletic, një anëtar serb i Kuvendi të Kosovës, u qëllua dhe u plagos kur po largohej nga shtëpia e tij në Mitrovicën e veriut. Në momentin e këtij shkrimi kriminelët mbeten të lirë. Në shtator një burrë shqiptar etnik u qëllua për vdekje në një zonë me përzierje etnike në veri të Mitrovicës.
Qeveria ka arritur një progres të kufizuar në zbatimin e strategjisë për integrimin e Romëvë, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve. Romët, Ashkalinjtë dhe Egjiptianët vazhduan të përballojnë diskriminim të vazhdueshëm, veçanërisht në fushën e punësimit dhe përqasjen në shërbimet publike, dhe kanë nivelin e papunësinë më të lartë, ndërprerjën e shkollimit dhe vdekshmerinë më të lartë në Kosovë.
Në muajin qershor, 5000 persona morrën pjesë në demostrata në komunën e Prishtinës në vijim të miratimit dhe zbatimit nga Këshilli Bashkiak të ndalimit të përdorimit të një shalli koke nga ana e studentëve dhe mësuesve në të gjitha shkollat publike.
Rikthimi i Refugjatëve dhe Personave të Zhvendosur Brëndshëm
Rikthimet vullnetare në Kosovë u rritën, megjithatë normat totale mbeten të ulëta. Gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2010, UNHCR në Kosovë regjistroi një total prej 1036 minoritarësh të rikthyer vullnetarisht: 417 serbë, 99 romë, 257 ashkalinjë/egjiptianë, 32 boshnjakë, 152 goranë, dhe 79 shqiptarë (në zonat me shumicë serbe, kryesisht në Mitrovicë).
Ndërkohë, dëbimet e kosovarëve nga Europa Perëndimore vazhduan me asistencë të paktë për të rikthyerit njëherë që arrijnë në Kosovë. Duke iu referuar UNHCR- së, 1,694 kosovarë u dëbuan nga Europa Perëndimore gjatë nëntë muajve të parë të 2010- ës, duke përfshirë këtu 347 persona të dërguar në zona ku ata do të ishin në minoritet: 193 romë, 55 ashkalinj, 2 egjiptianë, 7 boshnjakë, 25 goranë, 5 turq, 29 shqiptarë dhe 1 serb. Dëbimet kanë vecanërisht një efekt të kundërt mbi Romët, Ashkalinjtë dhe Egjiptianët.
Në muajin prill të vitit 2010 autoritetet kosovare firmosën një marrëveshje dypalëshe ripranimi me qeverinë e Gjermanisë. Ky fakt i solli Kosovës një regjim të përlehtësuar dhe më të mirë vizash në shkëmbim të pranimit të të gjithë personave me origjinë kosovare të dëbuar. Gati 16.000 persona priten të kthehen në këtë kuadër, shumë prej të cilëve Romë, Ashkalinjë dhe Egjiptianë. Marrëveshje të ngashme u nënshkruan me Shqipërinë, Belgjikën, Francën dhe Zvicrën nga fundi i vitit 2009 dhe në vitin 2010.
Në muajin tetor një kamp në Cesmin Lug me Romë, Ashkalinjë dhe Egjiptianë i ndotur me plumb, u mbyll dhe u shkatërrua pas një dekade. Shumica e banorëve të tij janë ristrehuar në shtëpitë e rinovuara në lagjen e vjetër rome (të quajtur Mahalla) në Mitrovicën e Jugut, së bashku me disa banorë të ardhur nga një kamp tjetër i ndotur me plumb në Osterode, i cili mbetet i hapur në këtë moment. Një grup banorësh nga Cesmin Lug që nuk pranuan të rikthehen në Mahalla janë zhvendosur në Osterode dhe deri në këtë moment shpërnguljna e tyre diku tjetër është lënë pezull. Fondet vijnë nga një projekt i Komisionit Europian prej 5 milion Eurosh, i publikuar në Dhjetor të vitit 2009, duke përfshirë trajtimin mjekësor, arsimimin, sigurinë e komunitetit dhe gjenerimin e të ardhurave, si edhe një projekt plotësues i financuar nga Agjensia e SHBA-ve për Zhvillimin Ndërkombëtar.
Pandrërshkueshmëria, Përgjegjshmëria dhe Përqasja në Drejtësi
Në muajin korrik Dhoma e Apelit pranë ICTY - t anulloi pjesërisht pafajësitë e Ramush Haradinaj, një ish komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe ish Kryeministër i Kosovës; Idriz Balaj, një ish anëtar i UÇK - së në komandë të një njësie të veçantë të quajtur Shqiponjat e Zeza; si edhe të Lahi Brahimaj, i cili shërbeu si zëvëndës komandant i UÇK-ës në zonën e Dukagjinit në Kosovë. Gjykata e apelit vendosi për rigjykimin e pjesshëm të çështjes, duke pranuar kështu prentendimin e prokurorisë se gjykata e çështjes nuk kishte arritur të merrte masat e duhura për të siguruar dështmitë e dy dëshmitarëve të rëndësishëm. Në shtator ICTY i mohoi Haradinaj - t mocionin për lirim të përkohshëm, duke u shprehur mbi integritetin e gjyqit.
Në muajin maj Misioni i BE - së për Sundimin e Ligjit dhe Policor (EULEX) njoftoi që hetimi i tyre për të ashtëquajturën çështjen e "Shtëpisë së Verdhë", e cila bën fjalë për gjoja trasferimet nga ana e UÇK - së në vitin 1999 të rreth 400 serbëve dhe të robëve të tjerë drejt pikave ku mbaheshin nën arrest në Shqipëri, nuk kishte arritur të mblidhte prova për të vërtetuar thëniet për trafikun e organeve. Në momentin e këtij shkrimi statusi i hetimeve mbi deklarata të tjera mbetet i paqartë. Hetimet mbi këtë çështje vazhduan nga ana e Dick Marty - t, raporterit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe prokurorisë së Serbisë për krimet e luftës, por asnjë fakt i ri nuk është bërë publik.
Hetimet e EULEX - t rreth hamendësimeve të trajtuara veçmas, të lidhura me abuzimet në kampet e drejtuara nga UÇK - ja në Shqipëri, sollën si rezultat tre arrestime. Në muajin maj policia e EULEX-it në Prishtinë arrestoi Sabit Geci - n, sikur ky kishte torturuar persona civilë në kampet e drejtuara nga UÇK - ja në qytetin e Kukësit në veri të Shqipërisë në vitin 1999. Në të njëjtin muaj policia e EULEX - it arrestoi Zhemsit Krasniqi - n në Prizren në lidhje me krimet kundër personave civilë të etnive të ndryshme në bazat e UÇK - së në veri të Shqipërisë në vitin 1999. Arrestimi i tretë u bë në muajin qershor në bashkinë e Gjakovës. Emri i të dyshuarit nuk është bërë i ditur publikisht.
Në vitin përpara shtatorit 2010, EULEX - i mbylli 5 çështje mbi krimet e luftës, duke lënë 8 të tjera në hetim e sipër dhe 27 në shkallën e paragjykimit. Gjatë të njëjtës periudhë, EULEX - i përfundoi edhe 8 çështje të lidhura me protestat e marsit të vitit 2004.
Gjyqi i gjatë ndaj Albin Kurtit, një lider i lëvizjes Vetëvendosja për vetë-vetëvendosje, u mbyll në qershor. Paneli juridik i përzier duke përfshirë gjukatësa të EULEX- it dhe Kosovës e dënoi Kurti- in për një akuzë më të rëndomtë duke e dënuar atë me punë të detyruar dhe liruar atë menjëherë. Deklarata të besueshme se Shërbimi Policor i Kosovës (KPS) kishte përdorur dhunë të ekzagjeruar gjatë arrestimit të Kurtit në qershor çoi në hapjen e një hetimi nga ana e Institutitucionit të Avokatit të Popullit, i cili në momentin e këtij shkrimi mbetet ende pezull.
Ndërkohë që EULEX- i ndërmorri hapa për të përmirësuar bashkëpunimin me policinë e Kosovës, gjykatësit dhe prokurorët, sistemi gjyqsor vazhdoi të ishte i penguar nga problemet e tejzgjatura, përfshirë këtu edhe mungesën e aftësisë në bërjen e politikës juridike, asistencën ndaj prokurorëve në hetime, dhe dështimin e stafit të gjykatës për të përdorur software- in elektronik për menaxhimin e çështjeve në mënyrë sistematike. Siguria dhe mbrojtja e dëshmitarëve mbeten shqetësime serioze, duke pasur pak shtete perëndimore që lejojnë të mirëpresin dëshmitarë (asnjë shtet i ri nuk e pranoi këtë gjatë vitit 2010), një përdorim i paqëndrueshëm i masave mborjtëse nga gjykatat dhe mungesa e vazhdueshme e një ligji të kuptueshëm mbi mbrojtjen e dëshmitarëve.
Duke iu referuar Komitetit Ndwrkombwtar tw Kryqit tw Kuq, 1,837 persona vazhdojnw tw mbeten tw humbur qw nga konflikti i vitit 1999, shumica shqiptarw tw Kosovws.
Në muajin maj EULEX- i dhe autoritetet serbe lajmëruan së bashku zbulimin e një varri masiv të dyshuar në jug të Serbisë që besohet se përmbanë mbetjet e jo më pak se 250 shqiptarëve të Kosovës që u deklaruan të humbur gjatë luftës. Në shtator autoritetet kosovare filluan të gërrmonin në një miniere qymyrguri në komunën e Vuciternës, ku besohet se janë varrosur trupat e 20 serbëve nga Kosova të vrarë gjatë luftës së vitit 1999. Deri në këtë moment asnjë mbetje njërëzore nuk është gjetur në asnjërin vend.
Liria e mediave
Në muajin shkurt Vehbi Kajtazi, një gazetar i gazetës ditore Koha Ditore, gjoja u kërcenua nga Sabit Geci, një ish anëtar i UÇK - së, si përgjigje ndaj artikullit të Kajtazit që kritikon një amnesti për një grup të burgosurish, duke përfshirë edhe djalin e Gecit, Albanin. Kajtazi u dekurajua nga Shërbimi Policor i Kosovës kur ai u mundua të bëjë ankim kundër Gecit.
Në muajin korrik një mjet eksplozivi u hodh në oborrin e shtëpisë së Caslav Milisavlejvic, kryeredaktori i Radio Kosovska Mitrovica. Mjeti shpërtheu, duke dëmtuar 3 automjete. Nuk pati te plagosur. Shërbimi Policor i Kosovës hapi një hetim mbi incidentin por asnje kriminel nuk është arrestuar deri në këtë moment.
Mbrojtësit e të Drejtave të Njeriut
Nga fundi i nëntorit 2009 Këshilli i BE- së ishte dakord me Panelin për Rishqyrtimin e të Drejtave të Njeriut të EULEX (HRRP). Ky panel rishqyrton ankesat e individëve për shkelje të të drejtave të njeriut nga ana e EULEX- it. Në muajin maj 2010 tre anëtarë të HRRP (dhe një që alternohet) u caktuan nga kryetari i EULEX në fuqi në atë moment. Seanca e parë e rregullt e HRRP -së u zhvillua në qershor. Deri në këtë moment, HRRP-së i kanë mbërritur 16 çështje dhe ka gjykuar 12 të pranueshme, duke përfshirë këtu 7 çështje të lidhura me funksionimin e sistemit të drejtësisë.
Plotësimi i një vendi vakant në Panelin e Këshilltarëve të të Drejtave të Njeriut prej tre anëtarësh të Kombeve të Bashkuara, që dëgjon ankesa të ngjashme kundër UNMIK, Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, bëri të mundur rifillimin e funksionimit. Sidoqoftë efektiviteti i këtij paneli vazhdoi të pengohej si pasojë e kufizimeve të prezantuara nga ana e Kombeve të Bashkuara në tetor të vitit 2009.
Nga autoritetet e Kosovës ka pasur disa raste të përsëritura, ku këta të fundit kanë injoruar ndërhyrjet e Avokatit të Popullit ose i janë përgjigjur me vonesë.
Aktorët më të Rëndësishëm Ndërkombëtarë
Në muajin maj të vitit 2010 ruajtësit e paqes të Forcave të Kosovës të drejtuara nga NATO ndërhynë në Mitrovicë për të ndihmuar Forcat Policore të Kosovës (KPS) dhe policinë e EULEX- it në shuarjen e trazirave civile që zgjatën një javë dhe që u shkaktuan si rezultat i zgjedhjeve vendore në Mirovicën e Veriut.
Një raport i muajit prill drejtuar Këshillit të Sigurisë nga Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki-moon paralajmëroi që dëbimet drejt Kosovës shkatërrojnë stabilitetin e këtij vendi. Thomas Hammarberg, komisioneri për të drejtat e njeriut pranë Këshillit të Europës, bërë deklarata të përngjashme dhe përsëriti shpesh here nevojën për një shtyrje të dëbimeve.
Në muajin qershor Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës publikoi një raport kritik që nënvizon nevojën që autoritetet e Kosovës të bashkëpunojnë në hetimet për krimet e luftës, të luftojnë diskriminimin dhe shkeljet kundër minoriteteve, të krijojnë kushtet për rikthimin e sigurtë të PZHB- ve dhe refugjatëve, të sigurojnë lirinë e mediave, të promovojnë të drejtat e grave dhe të ndërmarrin hapa urgjentë për të mbyllur kampet e Romëve të ndotura nga plumbi në Mirovicën Veriore.
Në muajin nëntor progress raporti i Komisionit Europian vuri theksin mbi dobësitë e vazhdueshme në sistemin e drejtësisë të Kosovës dhe ëmëndjen e papërshtatshme mbi krimet e luftës; kërcënimet e vazhdueshme për gazetarët e pavarur; progresin e ngadaltë mbi çështjen e personave të humbur; dhe diskriminimin e margjinalizimin e shumëpërhapur mbi Romët, Ashkalinjtë dhe Egjiptianët.