Skip to main content

World Report 2012: Serbia (Pёrmbledhja e vendit)

Events of 2011

Serbia ka bёrё pak progres tё dukshёm nё çёshtjet e tё drejtave tё njeriut nё vitin 2011, edhe pse Parlamenti Europian ratifikoi në janar Marrёveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) tё Bashkimit Europian me Serbinё, dhe arrestimet e Ratko Mladic dhe Goran Hadzic, dy tё arratisurit e mbetur qё kёrkoheshin nga Gjykata Nderkombetare Penale pёr ish – Jugosllavinё (ICTY). Situata e minoriteteve etnike mbetet shqetёsuese, gazetarё tё pavarur pёrballen me kёrcёnime dhe dhunё, ndёrsa sistemi i azilit ka nevojё tё reformohet. Tensionet nёrritje me Kosovёn kanёacaruar dialogun midis Serbisёdhe BE –sё.

 

Nga fundi i korrikut, duke mos pasur sukses tёshtёrngojёkontrollin e dy pikave kufitare, qeveria e Kosovёs dёrgoi trupa tёarmatosura drejt kufirit tёveriut tёKosovёs, e populluar nga serbёt e Kosovёs. Serbёt lokalёndёrtuan bllokada rrugore pёr ti ndaluar dhe tёshtёnat shpёrthyen duke vrarёnjёpolic kosovar. Nga fundi i gushtit Kancelarja Gjermane Angela Merkel vizitoi Beogradin dhe paralajmёroi autoritetet serbe qёtёnormalizojnёmarrёdhёniet me Kosovёn nёmёnyrёqёSerbia tёafrohet mёshumёme anёtarёsimin nёBE.

 

Pёrgjegjshmёria pёrkrimet e luftёs

Nёmaj dhe korrik, respektivisht dy të dyshuarit e mbetur të ICTY – t pёr krimet e luftёs, Ratko Mladic, komandanti ushtarak boshnjako – serb nёkohën e luftёs dhe Goran Hadzic, udhëheqësi i forcave separatiste kroato – serbe në kohën e luftës, u arrestuan nёtokёn serbe, duke i dhёnёfund kёshtu periudhёs sёgjatёtёpandёrshkueshmёrisёpёr krimet e luftёs tёkryera nёBosnje Hercegovinёdhe Kroaci. Gjatёvizitёs sёtij nёSerbi ne muajin shtator, Kryeprokurori i ICTY – t Serge Brammertz lavdëroi qeverinë serbe për arrestimin e Mladic dhe Hadzic, por gjithashtu theksoi rёndёsinёe bashkёpunimit teknik tёSerbisёme gjykatёn pёr sa i pёrket proceseve gjyqёsore aktuale. Për më tepër ai nёnvizoi gjithashtu rёndёsinёe bashkёpunimit rajonal nёndjekjen penale të kriminelёve tёluftёs.

 

Ndjekjet penale pёr krimet e luftёs nёvend kanёvazhduar në mënyrë të qëndrueshme, edhe pse Dhoma serbe pёr Krimet e Luftёs ёshtёpёrballur me kritika gjithmonёe nёrritje pёr progresin e paktёnë vend sa i përket procedurave gjyqësore penale që lidhen me periudhën e luftës dhe padive ndaj personave nёlidhje me krimet e luftёs, të cilat eventualisht ishin rrёzuar pёr mungesёprovash.

 

Nёmars, Jovan Divak, njёgeneral boshnjak i ushtrisёnёkohёn e luftёs, u arrestua nga policia austriake pas njёurdhër arresti serb nёAustri nёn akuzat se ai ka kryer krime lufte nёvitin 1991 kundёr trupave tёUshtrisёsёPopullit Jugosllav (JNA) nёrrugёn Dobrovoljacka nёSarajevё. ShumёOJQ dhe zëdhënës tёOJQ – ve, duke pёrfshirёkëtu edhe presidentin e Komitetit tёHelsinkit tёSerbisё, e dёnuan këtë padi si të turpshme dhe provokuese, veçanёrisht sepse Divjak ёshtёnjёanёtar aktiv i komunitetit tёOJQ – ve. Gjykata e Rrethit Korneuburg nёAustri e refuzoi kёrkesёn e Serbisёpёr esktradim dhe Divjak u lirua nёmuajin Korrik. Sa i përket krimeve të luftёs kundёr UshtrisёsёPopullit Jugosllav (JNA) ka pasur edhe disa padi si edhe arrestime tёtjera tёrёndёsishme – pёrfshirёkёtu edhe atë kundёr Ejup Ganic, ish zёvёndёs - presidenti boshnjak de facto gjatёluftёs, si edhe atë kundër Ilija Jurisic, ish zyrtar i lartёi MinistrisёsёBrёndshme gjatёluftёs – tёgjitha tёrrёzuara eventualisht pёr shkak tёmungesёs sёprovave dhe presionit nga ana e OJQ-ve dhe zyrtarёve tёqeverisё.

 

Liria e Mediave

Akte dhune kundёr mediave tёpavarura dhe gazetarёve mbetёn njёproblem serioz. Milan Savatovic u dёnua në maj me 10 muaj arrest shtёpiak, 3 vjet pas sulmit brutal tёvitit 2008 mbi Bosko Brankovic, njёkameraman i shoqërisёmediatike B92, gjatёnjёproteste kundёr arrestimit tёRadovan Karadzic. Dy bashkёpunёtorёve tёSavatovicit iu pezulluan dënimet. Organizatat e gazetarёve kritikuan dënimet e lehta duke argumentuar se ligji Serb nuk i mbron siç duhet gazetarёt.

 

Nёjanar dhe shkurt program televiziv i quajtur Insider raportoi njёseri tёtitulluar “Shkeljet Fiskale tёShekullit” mbi akuza pёr abuzime financiare nёbacinin e minierave tёKolumbarёs, afёr qytetit Lazarevac. Në vijim të raportimit, dhe me një sjellje të qartë kërcënuese, kriminele tёpanjohur nёLazarevac vendosёn postera duke “njoftuar” vdekjen e gazetarёve tёInsider.

 

Danilo Zuza dhe Milos Mladenovi, tёcilёt besohet se janёtёlidhur me grupe nacionaliste ekstremiste, u arrestuan pёr rrahjen e komentatorit politik Teofil Pancic nёkorrik të vitit 2010. Nёshtator të vitit 2010 ata u dёnuan me 3 muaj burg edhe pse ligjёrisht pёr kёtёlloj krimi parashikohet një denim nga 6 muaj deri nё5 vjet. Megjithatёpёr shkak se nuk ishin dёnuar asnjёherёmёparёdhe pёr shkak tёmoshёs sёtyre (tёdy nga 20 vjec) ata u dёnuan nёn minimumin e parashikuar sipas ligjit. Pancic apeloi dёnimet e ulta. Nёnёntor Gjykata e Apelit nёBeograd dёnoi Mladonevic – in dhe Zuza – in me 7 muaj mёtepёr.

 

Parashtruar nga Ministria e Kulturёs, qeveria e Serbisёpo ekzaminon aktualisht njёdraft ligj tёshumёpritur mbi strategjinёe medias. OJQ dhe shoqata gazetarësh nёSerbi kanёkritikuar draftin sepse lejon qёmediat tёjenёvazhdimisht nёn pronёsinёe shtetit dhe pёr atёqёsipas tyre cilësohet si mbrojtje e papёrshtatshme kundёr ndёrhyrjes sёpolitikёs nёpёr çështjet e mediave.

 

Trajtimi i Minoriteteve

Romёt vazhdojnёtёvuajnёnga diskriminimet dhe sulmet. Nёmars njёdjalёromёu poshtёrua nёmёnyrёtёvazhdueshme me fjalёdhe u rrah para shkollёs sёtij tёmesme; tёrinjtёpёrgjegjёs u arrestuan por nuk janёakuzuar ende. Nёnjёincident tёngjashёm nёmaj tre persona rrahёn njёshtetas rom nёmoshёtёrritur nёnjёautobus nёBeograd. Ata u arrestuan por ende nuk janёakuzuar.

 

Familjet rome qёjetojnë nёvendbanime informale nёBeograd pёrballen me dëbime të detyruara me mundësi tёlimituara pёr strehim alternativ. Dymbёdhjetёfamilje rome u dёbuan pa paralajmerim nga shtёpitёe tyre nёn urёn Pancevo nёqershor. Policia i shoqëroi ata nёrrethinat e Beogradit qёtёjetonin nёkonteinera metali pa shёrbime sanitare apo energji elektrike. Pesёfamilje u dёbuan nga shtёpitёe tyre nёrrugёn Skadarska, nёBeograd, dhe e kaluan natёn qёpasoi duke fjetur nёparqet e qytetit, edhe pse 22 OJQ bёnёkoalicion duke u kёrkuar autoriteteve ti gjenin nje strehim alternative.

 

Mbrojtёsit e tёDrejtave tёNjeriut

Njёparadёpёr tёdrejtat e homoseksualёve e planifikuar pёr nёdatёn 2 tetor u anullua nga frika për dhunë massive. Vlerёsimet mbi sigurinёnga ana e policisë treguan se mund tёkishte pasur protesta dhe pёrplasje midis grupeve ekstremiste tёkahut të djathtёdhe marshuesve. ShumёOJQ lokale dhe ndërkombëtare akuzuan autoritetet se u përkulën nga kërcënimet dhe se nuk arritën të ndërhynin ashtu siç duhet kundër deklaratave të urrejtjes. Nёdeklaratёn e saj, Anje Rothemund, shefja e Zyrёs sёKёshillit tёEuropёs nёBeograd, u shpreh se ishte shumёe shqetёsuar pёr shkallёn e urrejtjes dhe dhunës nёshoqёrinёserbe, gjёqёçoi nёanullimin e asaj parade.

 

Nёprill të vitit 2011, njёgjykatёserbe dёnoi liderin e tёdjathtёs ekstreme Mladen Obradovic me dy vjet burg pёr nxitje dhune gjatёmarshimit tёhomoseksualёve nё2010 – ёn. Gjykata e Lartёe Beogradit gjykoi se Obradovic, lider i grupit ekstremist Honor, pёrdori dhunёn pёr tёshpërndarë grumbullimin dhe me qёllim qёtёnxiste urrejtjen dhe diskriminimin. Gjykata dёnoi 13 tё tjerё me burg nё afatin nga 8 deri ne 18 muaj. Aktivistёt homoseksualё dhe liberalё thanё se dёnimet ishin tё rёndёsishme si tё parat nё Serbi kundёr diskriminimit ndaj homoseksualёve por u ankuan se ishin shumё të buta.

 

Kёrkuesit e Azilit dhe Personat e Zhvendosur Brenda Vendit

Ligji i Serbisё pёr azilin hyri nё fuqi nё prill të vitit 2008, duke transferuar fuqitё në marrjen e vendimeve lidhur me azilin nga Zyra e Komisionerit tё Lartё pёr Refugjatёt tё Kombeve tё Bashkuara (UNHCR) tek zyra serbe pёr azil. Duke iu referuar tё dhёnave tё Ministrisё sё Brёndshme, 2.134 kёrkues azili u regjistruan nё Serbi nga fillimi i Janarit deri nё fund tё gushtit, njё rritje marramёndёse nga 522 qё ishin nё 2010. Rritja duket se ndodhi pёr shkak tё njё fluksi emigrantёsh pёrmes Greqisё, Turqisё dhe Maqedonisё. Nё Serbi aktualisht ka dy qёndra pёr kёrkuesit e azilit nё Banja Koviljaca dhe Bogovadja; ai nё Bogovadja u hap nё qershor dhe e ka arritur numrin e mundshёm tё kapacitetit maksimal. Deri mё tani nuk ka pasur denoncime pёr trajtime tё kёqija apo abuzime por UNHCR- ja raporton se ka shumë gjasa të kalohet kapaciteti maksimal.

 

Nёmars Komisariati Serb pёr Refugjatёt dhe Personat e Zhvendosur Brenda Vendit (PZHB), nёbashkёpunim me UNHCR – në, publikoi njёvlerёsim mbi cënueshmërinë e PZHB – ve, në të cilin rezulton se nёSerbi ka pasur 73.358 refugjatё, shumica prej tyre me origjinёkroate dhe 97.286 persona nga Kosova me nevoja qёlidhen me zhvendosjen e tyre nёSerbi.

 

Në mars UNHCR – ja raportoi se Serbia (pёrfshirёKosovёn) dёrgoi 28.900 kёrkues azili nёEuropёdhe Amerikёn e Veriut nёvitin 2010. Sipas UNHCR- sё, grupi mёi madh i kёrkuesve tёazilit nёbotёnё2010 -ёn ishin nga Serbia (pёrfshirёKosovёn). Duke iu referuar ministrit tёbrendshёm tёSerbisё, 95 pёrqind i aplikuesve serb pёr azil, nёvendet e Europёs Perёndimore i pёrkasin minoriteteve etnike, shumёprej tyre Romёme origjinёserbёdhe kosovare.

 

Aktorёt KryesorёNdёrkombëtarë

Ratifikimi nga ana e Parlamentit Europian i Marrёveshjes sёStabilizim – Asociimit tёBE –së me Serbinёshёnoi njёhap kryesor drejt anёtarёsimit së kësaj të fundit nёBashkimin Europian. Në veçanti kjo rezolutë nёnvizoi rёndёsinёe eliminimit tёstrukturave paralele nёKosovёn e Veriut dhe nevojёn pёr tёpёrmirёsuar trajtimin e minoriteteve.

Nёtetor Komisioni Europian rekomandoi qёSerbia tёbёhet njёkandidat pёr tiu bashkuar BE -sё“nёkuptimin qёSerbia tёriangazhohet nёdialogun me Kosovёn.” Raporti i progresit shoqёrues lavdëroi pёrpjekjet e Serbisёpёr reformёn juridike dhe kuadrin e pёrmirёsuar ligjor dhe politik pёr mbrojtjen e tёdrejtave tёnjeriut, por bёri thirrje pёr pёrpjekje mёtёmёdha pёr tёju kundërvënë kёrcёnimeve dhe dhunёs kundёr gazetarёve dhe mediave dhe pёr tёpёrmirёsuar statusin e romёve.

 

Pas pёrmbledhjes nёmars, Komiteti i Kombeve tёBashkuara pёr Eleminimin e Diskriminimit Racor i kërkoi autoriteteve serbe qёtёndalojnë dёbimet e detyruara tёRomёve dhe tёpёrmirёsojnёmundёsitёe tyre pёr arsimim dhe regjistrim. Nёnjёraport tёshtatorit mbi SerbinёThomas Hammerberg, komisioneri i Kёshillit tёEuropёs pёr tёdrejtat e njeriut, kёmbёnguli mbi nevojёn pёr tёju kundërvënë deklaratave të urrejtjes nga ana e grupeve ekstremiste tёdjathta, për tёgarantuar mbrojtjen e gazetarёve dhe për tёpёrmirёsuar situatën e tёdrejtave të njeriut pёr romёt.

 

Kosova

Situata e tёdrejtave tёnjeriut nёKosovёu pёrmirёsua pak nёvitin 2011, në mes të negociatave ngurruese me Serbinёdhe tensioneve midis serbёve dhe shqiptarёve nёkufirin verior qёndonjeherёçoi drejt dhunёs. Sistemi i drejtёsisёmbeti i dobёt pavarёsisht pёrpjekjeve pёr tёpërndjekur personat pёr korrupsion dhe krime lufte. Romët, Ashkalinjtë dhe Egjiptianёt (njёgrup qe flet shqip me origjinёtёsupozuar nga Egjipti), e Kosovёs mbetёn tёmargjinalizuar dhe të cënuar nga diskriminimi. Zgjedhjet e pёrgjithshme nёdhjetor të vitit 2010 u zhvilluan pa dhunёpor u shoqëruan nga parregullsi qёvëzhguesit ndёrkombёtarёthanёse vunёnёdyshim rezultatet.

 

Mbrojtja e minoriteteve

Romёt, ashkalinjtёdhe egjiptianёt vazhduan tёpёrballen me diskriminim tёvazhdueshёm – veçanërisht sa i përket strehimit dhe mundёsisë pёr shёrbime publike – si edhe papunёsinёmёtёlartё, ndёrprerje tёshkollёs, dhe pёrqindjen e vdekshmёrisёnёKosovё.

 

Pas njёzjarri aksidental nёjanar nёapartamentet e strehimit tёtyre social nёPlementina, afёrsisht 250 Romё, Ashkalinj dhe Egjiptianёu dёbuan me forcёnёnjёkamp të përkohshëm nёqytet pa energji elektrike dhe mundёsi të qëndrueshme furnizimi me ujёtёvazhdueshёm. Gjatёverёs pati njёndёrprerje të ujit nёkamp. Nёmomentin e kёtij shkrimi riparimet ende nuk janёbёrёnёapartamentet e tyre dhe atyre iu desh tёqёndronin nёkampin e tyre tёpёrkohshёm.

 

Tensioned midis serbёve dhe shqiptarёve nёKosovёn e veriut u intensifikuan nёmuajin gusht, pasi autoritetet kosovare zunёpikёkalimet e kufirit nёkufirin serb. Serbёt nёKosovёn veriore ngritën bllokada dhe zhvilluan protesta qёzgjatёn deri nёnёntor, me njёngjarje fatale, vrasjen e njёofficeri të policisë kosovara nga ana e protestuesve serb nёnjёpërleshje nёkufi nga fundi i korrikut. Nёshtator 16 serb dhe 4 paqeruajtёs i Forcave Kosovare të drejtuar nga NATO – ja (KFOR) u plagosёn nёnjёpёrballje tek bllokadat serbe afёr pikave kufitare.

 

Sipas zyrёs sёprokurorisë në Kosovё, prokurorёve vendas iu erdhёn raporte pёr 60 incidente ndër - etnike gjatё9 muajve tёparёtёvitit 2011. Raportet nga misioni i Kombeve tёBashkuara nёKosovёtreguan se megjithëse shumica e tyre ishin incidente tёnivelit tёulёt, pёrfshirёkёtu edhe vandalizmat nёvendet fetare nёjanar dhe shkurt, ato pёrfshinёnjёnumёr sulmesh serioze dhe vrasjesh.

 

Në muajin tetor njёburrёserb u qёllua pёr vdekje dhe djali i tij u plagos nёnjёfshat tёkomunёs Orahovac. Nёkёtёmoment policia duhet tёbёjёende arrestimet. Nёmuajin nёntor njёburrёserb u qёllua pёr vdekje dhe tre serb, pёrfshirёkëtu edhe njёoficer policie, u plagosёn nёnjёaksident nёMitrovicё. Policia ёshtёduke hetuar nёkёtёmoment.

 

Nёmuajin tetor Organizata pёr Siguri dhe Bashkёpunim nёEuropё(OSBE) i bёri thirrje autoriteteve kosovare tёbёjnёmёshumёpёr tёmbrojtur tёrikthyerit serbёnёnjёfshat nёkomunёn Ferizaj pas njёsulmi me zjarrvënie nёnjёvarrezёortodokse nёtetor dhe njёmori vjedhjesh dhe grabitjesh që nga muaji gusht.

 

Rikthimi i Refugjatёve dhe Personave tё Zhvendosur Brenda Vendit

Nё mars Zyra e Komisionerit tё Lartё pёr Refugjatёt tё Kombeve tё Bashkuara (UNHCR) raportoi se në vitin 2010 Serbia dhe Kosova nxorrёn numrin mё tё lartё tё aplikuesve pёr azil nё vendet “ e industrializuara”. Kjo rritje i atribuohet liberalizimit tё vizave me Serbinё dhe problemeve ekonomike dhe diskriminimit me të cilat përballen minoritetet nё Kosovё. Shumica e aplikimeve u bёnё nё Europё. Sipas UNHCR – së shumё aplikues ishin të origjinës rome, ashkalinjё dhe egjiptianё nga Kosova. Pothuajse tё gjitha kёrkesat u refuzuan.

 

UNHCR – ja nёKosovёregjistroi njёtotal prej 695 minoritarёtёrikthyer vullnetarisht nё7 muajt e parёtёvitit, njёulje nga maja e vitit 2010: 237 serb, 76 romё, 187 ashkalinj, dhe egjiptianё, 36 boshnjakё, 68 gorani, 12 shqiptarё(drejt zonave me shumicёserbe, kryesisht nёMitrovicё), dhe 7 malazez.

 

Dёbimet e kosovarёve nga Europa perёndimore vazhduan, të shoqëruara me ndihmёtë pakët për tёrikthyerit mbas mbërritjes nёKosovё. Sipas UNHCR –sё1.334 kosovarёu dёbuan nga Europa perёndimore gjatёshtatёmuajve tёparёtёvitit 2011, pёrfshirёkёtu edhe 336 persona nёzonat ku ata ishin nёminoritet: 168 romё, 76 ashkalinj, 5 egjiptianё, 22 boshnjakё, 8 gorani, 3 turq, 16 shqiptarёdhe 38 serbё.

 

Dёbimet vazhduan tёkenёimpakt disproporcional mbi komunitetet rome, ashkalinj dhe egjiptiane, ku shumica e tёrikthyerve jetonin nёstrehime informale duke iu munguar gjёrat mёbazёsi uji i vazhdueshёm dhe energjia elektrike. Fondi i Femijёve tёKombeve tёBashkuara raportoi nёgusht se shumica e fёmijёve romё, ashkalinj dhe egjiptianёqёu rikthyen nёKosovёjanёtashmёnёregjistrin kombёtar, duke iu dhёnёatyre kështu tёdrejtёn ligjore pёr arsimim dhe shёrbime tёtjera sociale. Tre e katёrta e tyre ende nuk frekuentojnёshkollёn si pasojёe varfёrisё, tёprogrameve tёndryshme mësimore dhe barrierave gjuhёsore.

 

Bundeslandi verior i Gjermanisë, Nordrhein Westfalen, qёstrehon numrin mёtёmadh tёromёve tёKosovёs, ashkalinjve dhe egjiptianёve nёGjermani, i pezulloi rikthimet forcërisht të romёve, ashkalinjve dhe egjiptianёve pёr muajt e dimrit tёvitit 2010 dhe 2011, pёr shkak tёshqetёsimeve pёr sigurinёe tyre nёKosovё. Rikthime tёforcuara nga Bundeslandi Nordrhein Westfalen vazhduan sërish nёmuajin prill të vitit 2011, megjithase vlerёsimet me nuanca tёndryshme qёu bёnë nёshtator të viti 2010 nxorrën në pah se ishte mёpak e mundur që fёmijёt nёmoshёshkollore tёdëboheshin.

 

Në mars dhe prill të vitit 2011 aktivistë dhe drejtues të komunitetit rome shprehën shqetësime sa i përket mungesës së trajtimit për helmimet e shumicës së banorëve të mëparshëm të kampit të kontaminuar nga minerali i plumbit në Mitrovicё i vili u mbyll nё muajin tetor të vitit 2010. Njё kamp i ngjashёm i kontaminuar nё Osterode mbeti i hapur sepse pothuaj 20 familje që vazhdonin të banonin atje ishin të frikësuar nga dhuna dhe diskriminimi në rast se ato do të riktheheshin në banesat e tyre të mëparshme në jug të Mitrovicës. Në muajin korrik të vitit 2011 autoritetet në veri të Mitrovicës arritёn nё njё marrёveshje me Mercy Corps dhe me Komisionin Europian pёr tё vënë një truall në dizpozicion pёr shtёpi pёr kёto familje.

 

 

Pandёshkueshmёria, Përgjegjshmëria dhe e Drejta pёr Drejtёsi

Rigjykimi i pjesshёm i Ramush Haradinaj nёGjykatën Ndërkombëtare Penale pёr ish – Jugosllavinё (ICTY), ish ministry i jashtёm kosovar dhe Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj, komandantë të UshtrisёClirimtare tёKosovёs (UÇK), filloi nёgusht mbi akuza lidhur me abuzimin me tёburgosurit e kohёs sёluftёs nёnjёvend qёndrimi tёUÇK – sё. Njёdёshmitar kryesor nёhetimin e cёshtjes i cili nuk kishte pranuar tёdёshmonte nёseancёn e parё, pёrsёri refuzoi tёjepte prova duke thёnёse ka frikёpёr sigurinёe tij, duke rizgjuar kështu shqetёsimet pёr sigurinёe dёshmitarёve të cilat i kishte theksuar edhe Zyra e Apelit pranë ICTY –t kur vendosi për rigjykimin e çështjes.

 

Nёjanar Asambleja Parlamentare e Kёshillit tёEuropёs miratoi njёraport nga parlamentari sviceran Dick Marty, duke aluduar se disa anёtarёtёUÇK- sё, pёrfshirёkёtu edhe zyrtarёtёlartёtёqeverisёaktuale nёKosovё, kishin marrёpjesёnёrrëmbime pas lufte, ndikuar në zhdukje dhe vrasje tёserbёve, gjithashtu supozohet se janёmarrёme trafik organesh dhe krimin e organizuar duke pёrfshirёarmёdhe kontrabandёdroge. Nёmaj BE -ja nëpërmjet Misionit Policor për Sundimin e Ligjit nёKosovё(EULEX) aprovoi njёgrup pune tёveçantёpёr tёhetuar mbi këto supozime. Nёmuajin gusht EULEX -i vendosi njёprokuror amerikan me përvojёpёr tёdrejtuar hetimin.

 

Nёtetor u hap nёPrishtinёgjyqi i shtatёkosovarёve shqiptarёtёakuzuar nga akuza tёndryshme pёr trafik organesh dhe qëniesh njerёzore, e njohur si çёshtja Medicus. Tё pandehurit akuzohen se joshnin dhuruesit e organeve nga vendet e varfra që të vinin nё Kosovё me premtime tё rreme si pagesa tё larta pёr veshkat e tyre.

 

Gjatёperiudhёs nga korriku 2010 deri në qershor 2011, EULEX -i pёrfundoi gjykimin e 5 çёshtjeve të luftës, 3 tёtjera janёnёgjykim e sipёr dhe 67 janёnёfazёn e paragjykimit.

 

Ndjekja penale pёr krime lufte e Fatmir Limajt, deputet në Parlamentin tёKosovёs nёpartinёnёpozitё, u vonua nga marsi deri nёshtator pёr shkak tёkonfuzionit nёse ai kishte imunitet parlamentar nga ndjekja penale. Nёmuajin shtator Gjykata Kushtetuese e Kosovёs vendosi se ligjvёnёsit nuk kanёimunitet nga ndjekja penale dhe njёgjykatёrajonale urdhёroi arrest shtёpie pёr tё. Limaj akuzohed se ka torturuar dhe ka vrarёtë burgosur serbёdhe shqiptarёnёqytetin e Kleckёs nёvitin 1999.

 

Gjyqi i pashmangshёm u pёrball me njёhap mbrapa nga fundi i shtatorit kur njёdёshmitar kyç qёishtёnёn mbrojtjen e dëshmitarëve, Agim Zogaj, u gjet vdekur nёnjёpark nёGjermani. Ndёrsa hetimet e policisёgjermane folёn pёr vetёvrasje, familja Zogaj kritikoi mbrojtjen qёiu ofrua nga EULEX -i dhe thanë se Zogaj ka qёnёnёn presion tёvazhdueshёm. Zyra e Komisionerit tёLartёpёr tёDrejtat e Njeriut tёKombeve tёBashkuara theksoi se ky rast nёnvizoi sfidёn e madhe tёefiçencёs sёprogramit tёmbrojtjes sёdёshmitarёve nёKosovё.

 

Liria e mediave

Nёnjёletёr tёhapur nёshkurt Christopher Dell, ambasadori i Shteteve tёBashkuara nёKosovё, akuzoi tre organizata mediatike - Koha Ditore, Koha Vision TV, dhe Express – pёr sjellje ilegale pasi ata siguruan dhe raportuan me mesazhe tekstuale dhe me një kasetёtёregjistruar tёbisedёs mes Ambasadorit Dell dhe politikaneve kosovare gjatёzgjedhjeve presidenciale tёatij muaji. Komisioni i Mediave tёPavarura nёKosovёçliroi kёto tre publikime prej akuzave nёtёnjёjtin muaj. Nёmuajin mars, Reporterёt pa Kufij kritikuan ndёrhyrjen e Dell si “ngacmim tёpapranueshёm”.

 

Nё muajin gusht EULEX -i lёshoi njё padi kundёr Rexhep Hotit dhe 4 personave tё tjerё tё personelit tё Kosovo Infopress pas kёrcёnimeve tё bёra nё gazetё kundёr njё gazetareje premtuese Jeta Xharra nё muajt maj dhe qershor të vitit 2009. Kёrcёnime erdhёn pas raportit tё Jeta Xharrёs mbi kёrcёnimin e lirisё sё mediave nё Kosovё. Personat e paditur mund tёkalojnёderi nё5 vjet nёburg nёse dёnohen.

 

Mbrojtёsit e tёDrejtave tёNjeriut

Paneli i Rishikimit tёtёDrejtave tёNjeriut tёEULEX (HRRP), njёtrup kёshillues qёshqyrton ankimimet e sjella nga individёkundёr EULEX -it, nxorri vendimin e tij tёparёnёprill (nënjёçёshtje punёsimi) dhe njёtёdytёnёqershor (mos zbatimi i njёvendimi tёgjykatёs) duke thёnёse EULEX theu tёdrejtёs e pronёs nёtёdyja rastet dhe tёdrejtёn e barazisёsёdegjimit nёrastin e dytё.

 

Aktorёt KryesorёNdёrkombёtarё

 

Nёshkurt, nёraportin e Kёshillit tёEuropёs, shefi i Misionit tёKombeve tёBashkuara nёKosovё, Lamberto Zannier, nёnvizoi para Keshillit tёSigurisёnevojёn pёr njёhetim tёpёrshpejtuar tёakuzave pёr krime lufte dhe trafik organesh. Ai gjithashtu theksoi “parregullsi tёmёdha dhe manipulime vote” gjatёzgjedhjeve tёdhjetorit të vitit 2010. Parregullsitёe zgjedhjeve u kritikuan gjithashtu nёjanar edhe nga Ulrike Lunacek, raportuesja e Parlamentit Europian për Kosovën.

 

Komiteti pёr Parandalimin e Torturёs, pjesёe Kёshillit tёEuropёs, nxorri njёraport nёtetor, pas njёvizite nёkorrik ku u vu re keqtrajtim i vazhdueshëm në rastet e mbikqyrjes policore nёKosovёdhe mungesёe sigurisёligjore pёr ata qёjanёçuar forcёrisht nёinstitucione psikiatrike.

 

Nёmuajin tetor progres raporti vjetor i Komisionit Europian theksoi “tёmeta serioze” nёzgjedhjet e dhjetorit tё2010 -ёs dhe nevojёn pёr pёrpjekje mёtёmёdha pёr tu përballur me krimin e organizuar, duke cituar mbrojtjen e dёshmitarёve “tёdobёt” si njёpengese e veçantё. Raporti theksoi mungesёn e progresit sa i përket refugjatёve dhe të rikthyerve PZHB, dhe kushte tёvёshtira pёr personat e zhvendosur. Ai i bёn thirrje autoriteteve qёtёbёjnёmёshumёpёr tёmenaxhuar tёdrejtёn e “arsimimit, shendetsisё, strehimit dhe të mbrojtjes sociale” pёr romёt, ashkalinjtёdhe egjiptianёt.