Skip to main content

Kosova deklaroi pavarësinë prej Serbisë më 17 shkurt 2008. Kjo nuk u pranua nga Serbia dhe ky fakt nuk e qartëson statusin ndërkombëtar legal të Kosovës, megjithse pavarësija e Kosovës është njohur nga një sërë partnerësh të rëndësishëm dypalësh si të Serbisë ashtu edhe të Kosovës, përfshirë këtu edhe disa shtete të Bashkimit Evropian.

 

Krijimi i një qeverije të re koalicioni në Serbi në muajin korrik shënoi arritje të mëdha në lidhje me krimet e luftës që çuan në arrestimin e Radovan Karaxhiç- it dhe transferimin e tij në Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet në Ish- Jugosllavi (ICTY). Por qeveria dështoi në arrestimin e Ratko Mladiç. Në vijim të deklaratës së pavarësisë së Kosovës ka pasur një valë sulmesh ndaj bizneseve dhe shtëpijave të shqiparëvë etnik. Minoriteti I Romëve mbetet i cënueshëm. Mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe gazetarët janë përballur me presione të përsëritura.

 

Përgjegjshmërija për Krimet e Luftës

Më 30 korrik Radovan Karaxhiç u dërgua nga Serbia në ICTY, 13 vjet mbas padisë ndaj tij (shiko edhe kapitullin e Bosnjes). Arrestimi ishte një hap i rëndësishëm në bashkëpunimin e Serbisë me gjykatën i cili reflektoi autoritetin në rritje të qeverisë së Presidentit Boris Tadiç dhe Partisë së tij Demokratike. Muajt e kaluar Serbia dërgoi në ICTY Stojan Zupljanin, një ish- komandant i policisë Serbe në Bosnje. Armiqësija publike ndaj ICTY vazhdon të ekzistojë me një shrirje të gjërë.

 

Të akuzuarit Ratko Mladiç dhe Goran Haxhiç vazhdojnë të jenë të lirë në momentin e këtij shkrimi. Prokurori i posaçëm i Serbisë për krimet e luftës, Vladimir Vukçeviç, ritheksoi në gusht se arrestimi i dy të arratisurve është prioritet për Beogradin. Presidenti i këshillit kombëtar për bashkëpunimin me ICTY, Rasim Ljajiç tha në gusht se Mladiç fshihej nëpër kasermat ushtarake të Beogradit duke filluar që nga qershori i 2002- shit dhe deri në fund të vitit 2005. Në shtator, gjatë një vizite në Serbi prokurori i ICTY Serzh Bramerts shprehu "optimizëm të kujdesshëm" që Mladiç mund "të arrestohej së shpejti", por refuzoi publikisht të vlerësonte bashkëpunimin e Serbisë me ICTY.

Në tetor gjykatësit e ICTY përkrahën dënimin e Milan Martiç për krimet e kryera gjatë bombardimit të Zagrebit në vitin 1995, që çuan në dënimin e tij me 35 vjet burgim. Gjyqi i Vojislav Seseljit në gjykatën e Hagës vazhdoi edhe në 2008- tën, me akuzën ndaj tij që të ketë ndihmuar gjatë luftës në orkestrimin e dëbimeve në masë të Myslimanëve, Kroatëve, dhe shtetasve të tjerë- me prejardhje jo- Serbe- nga Kroacija, Bosnja dhe Serbija. Gjyqet e tjera në  vazhdim, me profil të lartë përfshijnë personat Milan Milutinoviç, Dragoljub Ojdaniç, Nikola Sainoviç, Nebojsa Pavkoviç dhe Vladimir Lazareviç.

 

Dhoma e Krimeve të luftës në Beograd ka vazhduar përpjekjet e saj për të vërtetuar përgjegjshmërinë e fajtorëve të deklaruar në krimet gjatë periudhës së luftës, megjith financimin e pakët, mbështetjen e papërshtatshme politike dhe ndërgjegjësimin e pakët publik për punën e saj. Në gusht kjo Dhomë paditi Branko Grujiç dhe Branko Popoviç për krime lufte kundër civilëve Boshniakë në zonën e Zvornik. Gjyqi i "Suva Rekës", që bën fjalë për vrasjet e shqipëtarëve të Kosovës në vitin 1999, përbënte një nga shtatë ndjekjet penale që Dhoma e Krimeve të Luftës vazhdoi ti hetonte edhe gjatë vitit 2008. Gjyqi ndaj katër antarëve të parakomandës "Scorpion", të akuzuar për krime lufte ndaj shqipëtarëve të Kosovës , rifilloi në tetor. Në shtator Gjykata e Lartë e Serbisë mori vendimin mbi apelimin ndaj dënimeve të 2007- tës për katër anëtarë të një njësie tjetër parakomandoje të "Scorpion" që kish vepruar në zonën e Srebrenicës. Gjykata e Lartë përkrahu dënimet ndaj tre të pandehurve (duke e ulur njërin dënim nga 20 në 15 vjet), dhe urdhëroi rigjyqësimin e të katërtit, duke vënë gishtin mbi parregullsitë e paraqitura në gjyqin fillestar.

 

Prokurori i posaçëm i Serbisë për krimet e luftës Vukçeviç vazhdoi të merrte kërcënime me vdekje, veçanërisht në vijim të arrestimit dhe dorëzimit të Karaxhiçit dhe Zupljaninit. Në muajin tetor Vukçeviç i bëri një kërkesë formale qeverisë së Shqipërisë për të vizituar Shqipërinë dhe për të hetuar mbi rrëmbimet e deklaruara, tranferemit për në Shqipëri dhe vrasjen e Serbëve të Kosovës në vitin 1999. Autoritetet e Shqipërisë dhanë një përgjigje positive por deri në këtë moment vizita akoma nuk është bërë.

 

Në muajin qershor Gjykata e Lartë dënoi me 40 vjet burg ish- kryetarin e policisë sekrete Radomir Markoviç, si edhe dënoi me burgime të gjata disa të pandehur të tjerë për tentativën në vrasjen e kryetarit të opozitës Vuk Draskoviç në muajin tetor 1999. Katër shoqërues të Draskoviç- it kishin mbetur të vrarë në kohën e aksidentit rrugor. Vendimi i dha fund një cikli 8- vjeçar gjyqesh, ndër të cilët tre vendime të mëparshme të gjykatave më të ulëta ishin anolluar nga Gjykata e Lartë, e cila së fundmi e gjykoi vetë këtë çështje.

 

Trajtimi i Minoriteteve

Deklarata e Kosovës për pavarësi me 17 shkurt të 2008- tës shkaktoi zemërim publik në Serbi. Ditët në vazhdim, shqipëtarët etnik vuajtën nga aktet ngacmuese dhe kërcënuese, shumë nga të cilat përfshinin thyerjen e xhamava në bizneset dhe banesat e tyre, zjarrvënie të mbetur në tentative, mbishkrime që përmbanin urrejtje si edhe protesta kërcënuese përpara shtëpive dhë bizneseve. Përgjigjja e qeverisë Serbe ishte e papërshtatshme: policia u tregua me aktive në ruajtjen e bizneseve në pronësi të minoriteteve mbasi ato ishin sulmuar, sikurse kish ndodhur edhe në valën e dhunës së përngjashme në vitet 2003 - 2004, por policia dështoi në marrjen e masave parandaluese në mbrojtje të banesave dhe bizneseve të minoriteteve dhe në përgjithsi dështoi në identifikimin e autorëvë të krimit, qoftë edhe në rastet kur policia ishte vete prezente gjatë sulmeve.  Një numër i vogël i autorëve të krimit u akuzuan për sulme nga  gjykatësit e kundravajtjeve ose nga prokurorët bashkiak dhe të rretheve.

 

Minoriteti i Romëve vazhdon të vuajë nga diskriminimi dhe margjinalizimi ekonomik dhe politik; ato kanë përqindjen më të lartë të papunësisë dhe të ndërprerjes së shkollës dhe më shomë se gjysma e tyre jetojnë nën kufirin e varfërisë. Gjatë një vizite në Serbi në muajin shtator komisioneri i Këshillit të Europës për të drejtat e njeriut theksoi "kushtet çnjerëzore" dhe "përjashtimin social" që përjetojnë Romët.

 

Në muajin gusht aktivistë Romë dhe 450 banorë në Kursumlija bënë thirrje për hetim publik mbi zërat që tre oficerë të policisë lokale kishin rrahur dy burra me prejardhje Rome. Në vijim të presionit publik, policia përjashtoi të tre oficerët dhe nisi një hetim për të vlerësuar nëse ishte përdorur dhunë e tepërt.

 

Persona të Zhvendosur Brendshëm dhe Refugjatët

Pak progres është shënuar në gjetjen e zgjidhjeve afatgjata për më shumë se 200,000 Personave të Zhvendosur Brendshëm dhe pothuaj 100,000 refugjatëve në Serbi. Të dyja grupet perballen me probleme të vazhdueshme që lidhen me dokumentet, strehimin dhe punësimin. Më shumë se 7,000 refugjate nga Bosnja dhe Kroacia dhe persona të zhvendosur nga Kosova vazhdojnë të qëndrojnë në qëndra kolektive, shpeshherë në kushte të rëndomta. Largimet e detyruara nga Europa Perëndimore të romëve të Kosova dhe të Serbisë vazhdojnë të rëndoje komunitetet e romëve.

 

 

Liria e Mediave

Organizata e pavarur e lajmeve B92 u kërcënua në shkurt dhe gjatë prostestave të masave në Beograd të lidhura me Kosovën e 21 shkurtit u bënë përpjekje për të vënë zjarr në zyrat e B92, por ato u parandaluan nga një kordon policësh. Kameramani i B92, Bosko Brankoviç dhe korrespodenti i agjensisë së lajmeve Beta, Milos Djorelijevski, u rrahën ashpërsisht në korrik, gjatë trasnmetimit të një proteste kundër arrestimit të Radovan Karaxhiçit, ndërsa në gusht dhe tetor anëtarët e dy grupeve ultranacionaliste hynë me forcë në zyrat e Beta duke kërkuar transmetimin e prostestave kundër arrestimit të Karaxhiçit. Ata u larguan nga policia.

 

Dy gazetarë nga e përjavshmja e lajmeve Nedeljni Telegraf u kërcënuan për vdekje me anë të një letre të firmosur nga "Beretat e Kuqe" (një njësi speciale e policise e shpërbërë) më datën 24 mars. Arsyet për këto kërcenime nuk ishin të qarta. Vukasin Obradoviç, pronar dhe kryeredaktor i të perjavshmes Vranjske, mori në mënyrë të përsëritur telefonata kërcenuese në fillim të nëntorit, me sa duket të lidhura me faqet e para të revistës që bënin fjalë për krimin e organizuar. Policia vendosi menjëhere patrulla rreth e përqark zyrave të Vranjske dhe shtëpisë së Obradoviçit.

 

Mbrojtësit e të Drejtave të Njeriut

Në shkurt drejtori ekzekutiv i Qëndrës së të Drejtës Humanitare, Natasa Kandiç, ishte objekt i këercenimeve pas pjesmarrjes së tij në sesionin e Asamblesë së Kosovës në të cilën ajo deklaroi pavarësinë nga Serbia. Aktivistët e Partisë Socialiste të Serbisë mblodhën firma  për të paraqitur një ankesë kriminale kundër Kandiç dhe me akuzën ndaj saj për kërcënim të kushtetutës dhe shtetit; gjithsesi ajo nuk u ngarkua me këtë akuzë. Gazetat Kurir dhe Vecernje Novosti respektivisht iu drejtuan Kandic si "tradhëtare" dhe si "një grua që nuk ekziston".

Komiteti i Helsinkit për Të Drejtat e Njeriut në Serbi dhe drejtoresha e saj Sonja Biserko u kërcënuan në shtator për punën e tyre në lidhje me përgjegjshmërisë mbi krimet e luftës. Ultranacionalistët protestuan jashtë zyrave të komitetit me 30 shtator. Më 2 tetor, adresa e shtëpisë së Biserkos u publikua në një artikull të një gazetë gjysëm formati që e quante atë "tradhëtare". Më pas ajo u vendos nën mbrojtjen e policisë.

Aktorët Kryesorë Ndërkombëtarë

Bashkimi Europian firmosi Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Serbinë në prill, edhe pse Serbia dështoi në trasferimin e Mladiçit në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve të Luftës në Ish- Jugosllavi (ICTY). Në momentin e këtij shkrimi, vendet anëtare të BE- së akoma nuk e kanë ratifikuar marrëveshjen, një veprim që varet nga bashkëpunimi i plotë i Serbisë me ICTY- në. Në shtator BE- ja vendosi të mos i ofrojë Serbisë përfitime tregtare të lidhura me marrëveshjen e ndërmjetme, pasi qeveria hollandeze kish refuzuar ta ratifikojë atë, duke cituar dështimin e Serbisë në kapjen e Ratko Mladiç dhe Goran Haxhiç. Raporti i radhës i Komisionit Europian mbi Serbinë, i publikuar në nëntor, kishte si pika kulminante çështjen Mladiç dhe gjëndjen e vështire të Romëve.

Këshillit të së Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara iu desh ta gjykonte Serbinë me anë të mekanizmit të saj Rishikimi Periodik Universal në dhjetor të vitit 2008.

Komisioni i Këshillit të Europës kundër Racizmit dhe Intolerancës publikoi në prill një raport mbi Serbinë. Ai rekomandoi përmirësimin e mbrotjes ligjore për minoritetet fetare, permirësimin e korrigjimeve ligjore për diskriminimet raciale duke sjellë para drejtësisë autorët e sulmeve kundër minoriteteve etnike dhe fetare dhe krijimin e kushteve më të mira të jetesës  për Romët. 

Kosova

Deklarata e Kosovës për pavarësi prej Serbisë në muajn shkurt jo vetëm që nuk arriti të qartësonte statusin e saj legal ndërkombëtar, por gjithashtu nuk solli ndonjë përmirësim të dukshëm në gjëndjen e të drejtave të njeriut. Sistemi i dobët i të drejtës penale demoralizon përpjekjet për të ndaluar pandërshkueshmërinë për dhunën etnike dhe krimet e tjera serioze. Minoritetet përballen me dhunë dhe diskriminim të vazhdueshëm. Pak persona të zhvendosur dhe refugjatë janë kthyer në shtëpitë e tyre, megjithëse numri i të kthyervë me detyrim nga Europa Perëndimore ka shënuar rritje.

Paqartësitë në lidhje me statusin e administratës së përkohshmë të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) dhe të misioneve pasardhëse të BE - së, penguan efikasitetin e këtyre. Plani për statusin e Kosovës, i bazuar në të ashtëquajturin "plani i Ahtisaarit" (i parashikuar nga kryenegociatori i Kombeve të Bashkuara Martti Ahtisaari) propozon që Zyra Ndërkombëtare Civile (ICO) e drejtuar nga BE - ja, si edhe policia e BE - së dhe misioni në fushën e drejtësisë (EULEX) të marrin përsipër përgjegjësitë e UNMIK- ut, në vijim të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Por, Këshilli i Sigurimit të OKB- së nuk arriti të bie dakort për ndryshimet, duke çuar në vonesën e vendosjes së EULEX- it dhe krijoi një boshkëk në mbikqyrjen e sistemit të drejtësisë. Sekretari i Përgjigthshëm i OKB- së dha në korrik aprovimin e tij për kalimin edhe më informal të kompetencave te EULEX- i si edhe për rolin në rënje e sipër të UNMIK- ut. Në momentin e këtij shkrimi EULEX- it i mbetet ende për tu vendosur në veriun  e Kosovës të kontrolluar nga Serbët, një proces i cili komplikohet nga kundërshtimet e autoriteteve të Prishtinës dhe Beogradit për ndërlikimet që do të sillte për statusin e Kosovës. Statusi i Zyrës Ndërkombëtare Civile vazhdon të mbetet i paqartë.

Forca paqeruajtëse e Kosovës e drejtuar nga NATO- ja, KFOR, vazhdon të jetë e shtirë në të gjithë Kosovën, përfshirë këtu edhe veriun. Në 6- mujorshin e parë të vitit 2008 numri i trupava shënoi një ulje prej 15,900 në 14,759.

Mbrojtja e Minoriteteve

Në vijim të deklaratës së Kosovës për pavarsi ka pasur pak dhunë, e cila në shumicën e rasteve është përqëndruar në veri të Mitrovicës. Dyzetepesë incidente me bazë etnike (18 në Mitrovicë) u rregjistruan nga Shërbimi Policor i Kosovës (SHPK) në 6- mujorin e parë të vitit, një ulje krahasuar me 31 rastet e rregjistruara nga SHPK- ja në Mitrovicë në të njejtën periudhë të vitit 2007. UNMIK- u që kish rregjistruar pothuajse 200 incidente "ndër- etnike" në vitin 2007, nuk ofroi të dhëna për vitin 2008.

Në janar dhe shkurt të vitit 2008 autobusat që trasnportonin serb dhe gorani u ndaluan dhe u kontrolluan nga burra të armatosur me maska. Nuk pat asnjë dëmtim dhe autorët e krimit nuk u identifikuan. Në dy raste të ndryshme në prill u hap zjarr mbi fshatin serb të Banjski Suvi Do nga një fshat shqiptar në afërsi. Në të dyja rastet SHPK- ja dhe KFOR- i ishin menjëherë të pranishin por autorët e krimit nuk u identifikuan. Në mai u ushtrua dhunë fizike ndaj një serbi të moshuar të rikthyer në Deçan. Hetimet mbi këtë incident vazhdojnë ende edhe në këtë moment.

Gjatë përleshjeve të 15 marsit në Mitrovicë u vra një polic Ukrainas dhe u plagosën më tepër se 150 persona, pasi serbët tentuan të sulmonin ndërtesën e një gjykate të OKB- së. Tensionet në Mitrovicë që vazhduan edhe në muajt pauses çuan në përleshje të tjera më datën 14 gusht, gjatë të cilave u plagosën tre serb dhe një polic ndërkombëtar.

Romët, Ashkalitë dhe Egjiptianët (RAE) përballen me diskriminime të vazhdueshme, veçanërisht në fushën e punësimit dhe në atë të shërbimeve publike, si edhe vazhdojnë të preken nga papunësija, ndërprerja e shkollës dhe përqindja më e lartë e vdekshmërisë në Kosovë.

Kthimi i Refugjatëve dhe Personave të Zhvendosur 

Numri i të kthyerve vullnetarisht në Kosovë, përfshirë edhe ato nga Sërbia, vazhdon tëe shënojë rënje, me një numër prej vetëm 229 personash (përfshirë këtu edhe 80 serb) të rregjistruar gjatë tetë muajve të parë të vitit. Rikthimet në Kosovë pengohen nga situate e paqëndrueshme politike, si edhe nga mungesa e kushteve për rikthim të përhershëm, përfshirë këtu edhe mungesat në fushën e punësimit dhe të shërbimeve sociale. Sipas Komisionerit të Lartë për Rrefugjatët pranë OKB- së, Serbët, Romët dhe Kosovarët, në zonat ku ato ndodhen në minoritët, kanë nevojë për mbrojtjen e ndërkombëtarëve.

Sondazhi i kryer në maj nga Instituti i Mitrovicës për Shëndetin Publik doli në përfundimin që përqindjet e plumbit midis Romëvë, Ashkalinjve, dhe Egjiptianëve të zhvendosur në kampet e Mitrovicës së veriut, vazhdojnë të mbeten rrezikshmërisht të larta, megjith përpjekjet për të administruar trajtimin e të kontaminuarve nga plumbi. Në korrik të vitit 2008 Avokati i Popullit filloi hetimin mbi këtë çështje. Përpjekjet për të rikthyer Romët, Ashkalinjtë, dhe Egjiptianët në shtëpitë e tyre në Mitrovicë kanë vazhduar dhe në vitin 2008 katërmbëdhjetë familje janë rikthyer në shtëpi të reja të rindërtuara.

Rikthimet e detyruara nga Europa Perëndimore kanë vazhduar dhe në tetë muajt e parë të vitit 2008 ka pasur 1727 persona të rikthyer, përfshirë këtu 437 persona të rikthyer nga Gjermanija dhe 290 nga Zvicra. UNMIK- u vazhdon të merret në mënyrë të drejtpërdrejtë me menaxhimin e të rikthyerve, ndërkohë që në këtë moment përgjegjëse për monitorimin e këtij proçesi është Ministria e Punëve të Brëndshme të Kosovës. Por stratëgjisë së qeverisë për riintegrimin që parashikon 5,000 të rikthyer në vit, i mungojnë mekanizmat për të siguruar hyrjen në dokumentacion dhe strehimin e nevojshëm që do të lehtësonte riintegrimin.

Pandërshkueshmëria dhe Përfshirja në Sistemin e Drejtësisë

Ramush Haradinaj, një ish komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u lirua me 3 prill të vitit 2008 nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve të Luftës për ish- Jugosllavinë. Haradinaj që ishte kryeministër i Kosovës në kohën e padisë ndaj tij, u akuzua për vrasje, për persekutim, për përdhunim dhe për ushtrim dhune gjatë konflikteve në Kosovë. Gjykatësit e ICTY-s e shpallën të pafajshëm për të gjtiha akuzat e ngritura ndaj tij. Gjykata citoi se kishte pasur vështirësi të mëdha në sigurimin e dëshmive  të shumë dëshmitarëve për shkak të problemeve të sigurisë. Një i pandehur tjetër, Idriz Balaj, u shpall I pafajshëm për të gjitha akuzat, ndërsa një tjetër, Lahi Brahimaj u shpall fajtor dhe u dënua me 6 vjet burgim. Apelimet kundër dy të shfajësuarve dhe dënimit të Brahimajt si edhe apelimi i Brahimajt kundër vendimit kanë mbetur ende pezull në momentin e këtij shkrimi.

Në korrik ICTY- ja shpalli fajtor gazetarin e mirënjohur kosovar Baton Haxhiu për mospërfillje ndaj gjykatës dhe zbulimin e identitetit të një dëshmitari në mbrojtje, i cili dëshmoi gjatë gjyqit të Haradinajt. Gazetari u dënua me gjobë në shumën e 7,000 eurove.

Sistemi i së drejtës penale në Kosovë vazhdon të jetë më i dobti nga të gjitha institucionet e saj kryesore. Ligji i vitit 2004 i cili parashikon që me drejtimin e çështjeve në hetim e sipër duhet të merren prokurorët në vend të gjykatësve, akoma nuk është zbatuar plotësisht. Koordinimi i pamjaftueshëm ndërmjet policisë dhe prokurorëve si edhe ndërmjet aktorëve kombëtarë dhe ndërkombëtare, mbeten pengesa në administrimin efikas të drejtësisë. Mungesa e emërimit në detyrë të policisë gjyqsore, siç e kërkon ligji, pengon aftësine e policisë të asistojë dukshëm prokurorët. Sistemi i menaxhimit elektronik të çështjeve nuk është akoma në punë.

Mbrojtja e dëshmitarëve është një problem i veçantë, veçanërisht në rastet ku përfshihet krimi i organizuar, krimet e luftës dhe sulmet mbi minoritetet. Shtrirja e gjërë e ngacmimeve dhe kërcënimeve ndaj dëshmitarëve ka si pasojë që shumë dëshmitarë nuk tregohen të gatshëm për të dëshmuar. Kosovës i mungon një ligj në mbrojtje të dëshmitarëve dhe shpeshherë gjykatësit dhe prokurorët dështojnë në marrjen e atyre masave që ato kanë në dizpozicion. Kundërshtimi nga ana e qeverive perëndimore për të mikpritur dëshmitarët dhe familjet e tyre pengon zhvendosjen e dëshmitarëve.

Numri i ndjekjeve penale aktive për krimet e luftës vazhdon të mbetet i ulët. Nga gjyqet në vazhdim është edhe ai i shqiptarit etnik Gani Gashi, i cili akuzohet për vrasjen e civilëve shqiptarë në vitin 1998. Serbi etnik Momcilo Jovanoviç u arrestua në mars për krimet e kryera kundër civilëve shqipëtarë në vitin 1999. Në muajin maj serbi etnik Miroslav Vuckoviç u dënua me tetë vjet burgim për krimet e kryera ndaj civileve etnik shqipëtarë në maj të vitit 1999, përfshirë këtu edhe vënien në rrezik të jetës si pasojë e përdorimit të eksplozivit dhe armëve të zjarrit, shkatërrimin e pronës, vjedhje dhe plaçkitje.

Progresi i shënuar në nxjerrjen para ligjit të personave përgjegjës për krimet më serioze si pasoj e përleshjeve të marsit 2004 ka qënë i pakët. Sipas statistikave të fundit të UNMIK- ut në fund të tetorit 2008, 35 persona ishin dënuar me akuzën e zjarrvënies, plaçkitjes, nxitje të urrejtjes dhe sulmeve me bazë raciale, fetare dhe etnike, numër i njëjtë ky më atë në fund të janarit.

Progresi i shënuar në përcaktimin e fatit të personave të humbur ka qënë i pakët. Dei në muajin prill të vitit 2008 mbeten 1,963 persona të humbur - shumica e të cilëve shqipëtarë të Kosovës. Në muajin korrik Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës caktoi Dick Marty- n si raportor në hetimin mbi fatin e serbëve të humbur gjoja të transferuar në veri të Shqipërisë qershorit të vitit 1999. Qeveria e Kosovës ka refuzuar të hetojë mbi deklaratat lidhur me këtë çështje.

Mbrojtësit e të Drejtave të Njeriut

Mbrojtësit e të drejtave të njeriut mbetën kryesisht të lirë në veprimtarinë e tyre pa hasur pengesa nga autoritetet ndërkombëtare apo nga qeveria e Kosovës.

Institucioni i Avokatit të Popullit mbetet në rrezik nga dështimi i Asamblesë së Kosovës në caktimin e avokatit të popullit, një process i cili në shtator të vitit 2008 rifilloi për të tretën here. Që në vitin 2006 në këtë institucion vepron avokati i popullit. Por, bashkëpunimi me UNMIK- un është përmirësuar dhe është ecur përpara në korrespodencat dhe kërkesat e prapambetura të shtruara nga avokati i popullit. Në këtë moment mbetet akoma që EULEX- i të filloi bashkëpunimin me këtë institucion.

Panelit Këhillimor të së Drejtave të njeriut i kanë ardhur mbi 30 çështje të lidhura me shkeljen e të drejtave të pronesisë së pretenduar, përfaqësimin në gjykata dhe sfidat e vendimeve ekzekutive të UNMIK- ut. Në këtë moment EULEX- it i duhet akoma të specifikojë nësë ky panel mund të pranojë ankesa kundër EULEX- it. Në dhjetor të vitit 2007 familjet e dy protestuesve të vrarë nga policia rumune e Kombeve të Bashkuara në 2007- tën shtruan ankesën e tyre praën panelit. Në shtator Përfaqësuesi i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB- së shpjegoi se kërkesa ishte e papranueshme për shkak të dështimit për të gjetur alternativa kompensuese. Përfaqësuesi i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB- së nuk i ka dhënë përgjigje ankesave deri në këtë moment edhe pse është paraqitur kërkesë nga paneli.  Ai vendosi në tetor të organizojë një konferencë publike në janar të vitit 2009 për të diskutuar mbi pranueshmërinë dhe specifikat e çështjes.  Në këtë moment duhej të kishte lëshuar një rekomandim në lidhje me çdo çështje përpara kësaj.

Aktorët Kryesorë Ndërkombëtarë

Në tetor Asembleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi kërkesën e Serbisë që të vendosë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nëse deklarata e shpalljes unilaterale të pavarësisë së Kosovës përputhet me të drejtën Ndërkombëtare.