HUMAN RIGHTS
WATCH Human Rights Overview FrenchSpanishRussianKoreanArabicHebrewspacer
RSSPortugueseGermanChinesePersianMore Languagesspacer
   

Srbija

Qeveria serbe, e formuar në 2007, dha shenja të një vullneti më të madh për sa i përket çështjeve të krimeve të luftës, por megjithatë ajo nuk arriti të dorëzoje përpara drejtësisë të dyshuarin e shumëkërkuar Ratko Mladic. Në lidhje me aspekte të tjera të të drejtave të njeriut pati më pak progres, kështu për shembull : gjendja e minoriteteve etnike dhe fetare mbetet përsëri problematike, ashtu siç mbetet problematik fakti që gazetarët e pavarur ende përballohen me kërcenime dhe ushtrim dhune.

Also Available in

englishwr2k8  serbian 

Related Material

Serbia
Country Page

Download Chapter (PDF)
World Report Chapter

World Report
Report

Përgjegjshmëria ndaj Krimeve të Luftës  
Serbia ka përmirësuar nivelin e bashkëpunimit me Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve të Luftës për Ish – Jugosllavinë (ICTY). Në muajin Maj së bashku me kapjen e Gjeneralit të armatës Serbo-Boshnjake, Zdravko Tolimir, pranë kufirit boshnjak me Serbinë, vijoi bashkëpunimi i Serbisë me autoritetet boshnjake dhe me paqeruajtësit e EU në Bosnje. Në Qershor, si rezultat i një bashkëpunimi të ngjashëm midis autoriteteve serbe dhe malazeze u bë i mundur arrestimi i Gjeneralit të ish Ushtrisë Jugosllave Vlastimir Djordjevic në Budva të Malit të Zi,. KryeProkurorja e ICTY, Carla Del Ponte, gjatë vizitës së saj në Beograd, në muajin Qershor, i vlerësoi pozitivisht këto dy arrestime si edhe dorëzimin që qeveria i bëri disa dosjeve të shumëkërkuara që lidheshin me çeshtje në shqyrtim. Duke raportuar një thellim të mëtejshëm të bashkëpunimit, Znj. Del Ponte bëri një vlerësim optimist të situatës në muajin Nëntor.  
 
Gjenerali Serbo-Boshnjak, Ratko Mladic, i akuzuar për krime lufte, qëndroi për një kohë të gjatë në Serbi, dhe, megjithë premtimet e përsëritura të Beogradit, nuk u arrit që ai të vendosej përballë drejtësisë.  
 
ICTY vazhdoi të procesonte një numër të konsiderueshëm rastesh ku përfshiheshin edhe persona të rëndësishëm nga ish ushtria Jugosllave dhe ajo Serbe si edhe zyrtarë qeveritarë, duke përmendur këtu : Dragoljub Ojdanic, Sreten Lukic, Milan Milutinovic, Nikola Sainovic, Nebojsa Pavkovic dhe Vladimir Lazarevic. Megjithë këto, perceptimi i publikut Serb mbi këtë institucion dhe aktivitetin e tij vazhdon të mbetet negativ.  
 
Dhoma e Beogradit për Krime Lufte i ka vazhduar përpjekjet për të formësuar përgjegjshmërinë ndaj abuzimeve në kohën e luftës, edhe pse fondet në dispozicion, mbështetja politike si edhe ndërgjegjësimi i publikut për aktivitetin e saj, kanë qenë të kufizuara. Kjo Dhomë, në muajin Prill dënoi katër prej anëtarëve të njesisë paramilitare « Akrepat », të cilët ishin filmuar teksa merrnin pjesë në ekzekutimin e gjashtë boshnjakëve (muslimanë) në 1995. Dy prej tyre u dënuan me 20 vjetë heqje lirie, dy të tjerët me 15 dhe 5 vjetë, ndërsa i pesti u la i lirë. Përfundimet e gjykatës se ky ishte një rast i izoluar, dënimet relativisht të ulta dhe lirimi i njërit prej të akuzuarve, u bënë shkas për urrjetje e zemëratë tek të afërimit e viktimave si edhe për disa organizata joqeveritare. Prokurori i krimeve të luftës apeloi kundra lirimit të njërit prej të akuzuarve dhe kundra dënimit të tjetrit me 5 vjetë heqje lirie.  
 
Ndër proceset më të njohura ishte edhe ai i gjykimit të çështjes « Suva Reka » lidhur me vrasjen e civilëve Kosovarë në 1999, si edhe gjykimi i çështjes « Zvornik », në të cilën ish paramilitarë serbë qenë akuzuar për vrasjen e civilëve boshnjakë në 1992. Deri në hartimin e këtij raporti, rreth 35 çështje të tjera vazhdojnë të mbeten në stadin paragjyqësor ose hetimor, shumica prej të cilave kanë të bëjnë me vrasje të jo serbëve prej serbëve në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë. Përmirësime të dukshme janë bërë në fushën e bashkëpunimit me vende të tjera (hetimi i çështjes “Zvornik” në bashkëpunim me Bosnjen është një shembull i mirëfilltë). Përmirësime janë bërë edhe për mbrojtjen e dëshmitarëve duke bërë të mundur që dëshimtë të jepen në distancë ose me identitet të fshehur.  
 
Në dhjetor 2006, Gjykata e Lartë, në mënyrë të diskutueshme, hodhi poshtë vendimin e Dhomës për çështjen « Ovcara » (ku 14 vetë u dënuan për vrasjen e 200 personave jo-serbë në Vukovar te Kroacisë) duke urdhëruar nisjen nga e para të procesit gjygjësor. Në Prill u afirmua dënimi i shqiptarit nga Kosova, Anton Lekaj, për vrasjen dhe torturimin e Romëve të Kosovës në 1999.  
 
Në Shkurt të 2007, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dha verdiktin në çështjen e Bosnje-Hercegovinës versus Serbisë dhe Malit të Zi, vendim ky krejtësisht i pari në aplikimin e Konventës mbi Genocidin të 1948. Duke vënë në dukje se Serbia nuk ishte përgjegjëse e drejtpërdrejtë për genocidin e ushtruar gjatë luftës së Bosnjës, gjykata përcaktoi se Serbia kishte shkelur vazhdueshmërisht detyrimet e saj për të parandaluar dhe ndëshkuar genocidin sipas Konventës për Genocid, duke përfshirë këtu edhe dështimin e arrestimit të Ratko Mlladiç dhe të bashkëpunimit të plotë me ICTY.  
 
Administrimi i Drejtësisë  
Raportet e prokurorëve kanë bërë të ditur në mënyrë të vazhdueshme ndërhyrjen e politikës në aktivitetin e tyre. Megjithatë verdikti i dhënë për çështjen e vrasjes së ish Kryeministrit Zoran Djindjic, shpallur në 23 Maj, dëshmoi për kurajon e prokurorëve dhe gjykatësve, të cilët arritën të vendosnin përpara trupit gjykues 12 individë edhe pse nën presionin dhe kërcënimin e politikës. Milorad “Legija” Lukovic-Ulemek, figura më e spikatur midis të akuzuarve, u dënua me 40 vjetë heqje lirie.  
 
Trajtimi i Minoriteteve  
Serbia mirëpriti ratifikimin në Shtator të Kartës Europiane për Vetë-Qeverisje, por megjithatë, ka patur një progres të kufizuar përkundrejt përmirësimit të situatës së minoritetit shqiptar në Serbinë Jugore, dhe atyre Boshnjakë në Sandzak. Negociatat vazhduan në lidhje me rritjen e kontrollit buxhetor për bashkitë e përbëra prej minoriteteve, duke synuar përmirësimin e inputit të minoritetit në kurikulat shkollore si edhe përdorimin në një shkallë më të gjërë të gjuhës së minoriteteve si gjuhë zyrtare. Si zhvillim pozitiv mund të përmendet aprovimi i librave shkollorë në pesë gjuhë minoritare për përdorim në shkollat shtetërore.  
 
Komuniteti Rom vazhdon të jetojë nën standartin ekonomik dhe social si edhe vazhdon të përballet me sulme verbale dhe fizike. Në Gusht rreth 100 Romë Serbë u kapën duke kapërcyer ilegalisht kufirin për në Rumani. Grupi i romëve kërkoi strehim, duke pretenduar se donin t’i shpëtonin keqtrajtimit në Serbi. Në Prill Gjykata Bashkiake e Beogradit hodhi poshtë një ankimimin për diskriminim racial, që mbahej pezull për gjashtë muaj, ndaj një body guard të një klub nate, i cili kishte ndaluar hyrjen e tre romëve në klub.  
 
Më shumë se 30 sulme ndaj minoriteteve fetare janë regjistruar përgjatë vitit. Kisha, varreza dhe qendra të komuniteteve fetare janë dëmtuar apo ç’shenjtëruar nëpër Serbi, duke vënë kështu në shënjestër komunitetin katolik, çifut, protestant apo atë musliman, siç edhe atë të dëshmitarëve të Jehovait dhe adhuruesve të Hare Krishna. Qeveria Serbe zakonisht i ka fajësuar këto sulme dhe në shumicën e rasteve policia ka hapur procese hetimi për to, por fare pak nga këto akte janë dënuar.  
 
Shpërngulja e popullsisë vendase dhe Refugjatët  
Në Serbi, përqindja e të të shpërngulurve vendas në raport me popullsinë është ndër më të mëdhatë në Europë. Nurmi i personave të shpërngulur arrin në rreth 208,000 dhe i refugjatëve në rreth 106,000. Rreth 6,000 persona të shpërngulur prej Bosnjes, Kroacisë dhe Kosovës, vazhdojnë të qëndrojnë në qëndra kolektive, shpesh në kushte nën standartet e lejuara. Personat e zhvendosur dhe refugjatët vazhdojnë të përjetojnë probleme të mprehta në lidhje me përftimin e dokumentacioneve dhe përfitimin e strehimit apo të punësimit. Veçanërisht të prekshëm për këtë grup janë të moshuarit dhe fëmijët e pashoqëruar.  
 
Lëvizjet me forcë të romëve nga vendet perendimore, si edhe romët e Kosovës të përzënë për në pjesë të ndryshme të Serbisë, rëndojnë edhe më tepër mbi burimet e kufizuara në komunitetet rome, duke qënë se programe të tjera asistence që do të mund të ndihmonin personat e kthyer kundër dëshirës mungojnë krejtësisht.  
 
Liria e Shtypit  
Gazetarët e pavarur janë përballur me kërcenimet dhe dhunën. Në Prill një granadë dore shpërtheu jashtë apartamentit të Dejan Anastasijevic i të së përditëshmes “Vreme”. Në po këtë muaj Dinko Gruhonjic i agjensisë “Beta News” u kërcënua me vdekje nga organizata nacionaliste “Nacjonalni Stroj”. Në Gusht Stefan Cvetkovic nga stacioni radio-televiziv TNT mori një kërcënim anonim me vdekje. Policia hapi procese hetimore për këto incidente, por deri në këtë raportim askush nuk është akuzuar. Që të tre gazetarët janë me emër për gazetarinë e tyre me standarte të larta dhe për vullnetin për të prekur çështje delikate, përfshirë edhe çështje që kanë të bejnë me krimin e organizuar. Nuk ka patur asnjë progres në zgjidhjen e çështjeve të vrasjeve të mëparëshme të gazetarëve, midis të tjerëve edhe të Slavko Curuvija në 1999 e Milan Pantic në 2001.  
 
Përkrahësit e të drejtave të njeriut  
Në Korrik grupe neo-naziste sulmuan në mënyrë të përsëritur të rinjtë aktivitstë të të drejtave të njeriut nga Serbia, Bosnia dhe Kroacia gjatë festivalit për paqen dhe tolerancën të organizuar në Novi Sad, me titullin “Caravan of Differences”. Sipas “Inisiativa Rinore për Të Drejtat e Njeriut”, që ishin edhe organizatorët e festivalit, policia nuk arriti të bënte të mundur sigurinë edhe pas kërkesave të përsëritura. Në Shtator 2007, Presidenti Boris Tadic fali një anëtare të këtij grupi, Maja Stojanovic, e cila ishte dënuar në 2005 për shfaqen publike të paautorizuar të disa posterave që kërkonin arrestimin e Ratko Mladic.  
 
Aktorët Kyç Ndërkombëtarë  
Pas vlerësimit që prokurori i ICTY bëri në Nëntor, Komisioneri për Zgjerimin pranë Komisionit Europian Olli Rehn inicializoi po në Nëntor Marreveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) me Serbinë. Bashkimi Europian i rifilloi negociatat për MSA në Qershor pasi i kishte pezulluar ato për rreth një vit për shkak të mos dorëzimit nga Beogradi të Ratko Mlladic, por u vlerësua ndërkohë si pozitiv bashkëpunimi me ICTY. Rimarrja e negociatave ngjalli kriticizëm në ambjentet e komunitetit të aktivistëve të të drejtave të njeriut duke e konsideruar atë si të pajustifikuar dhe të parakohëshëme, duke qenë se autoritetet serbe vazhdonin të dështonin në vënien e Mlladic përpara gjykatës së Hagës. Komisioni Europian vuri në dukje se firmosja e MSA do të varej nga bashkëpunimi i plotë me ICTY, edhe pse disa vende anëtare argumentuan për një përqasje disi më të butë.  
 
Pranimi i Serbisë në Dhjetor 2006 në programin e NATO “Partnership for Peace” ngjalli kritika për një shpërblim të Serbisë, ndërkohë që Mlladic mbetej i lirë. Përkrahësit e këtij anëtarësmi pretendonin se ai do të stimulonte reformat e shumëpritura në ushtri, të cilat kishin për synim të ndërfusnin idetë demokratike dhe transparencën në këtë institucion.  
 
Kërcënimi i Rusisë për përdorimin e vetos në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, minoi marrëveshjen për Kosovën, marrëveshje kjo e mbështetur nga Kombet e Bashkuara (shih më poshtë). Mbështetja e pakushte e Rusise për pozicionin e Serbisë në procesin për statusin dhe shkalla e investimit të saj në këtë mbështetje ndihmoi në çimentimin e influencës Ruse në Serbi.  
 
Kosova  
Negociatat për statusin përfundimtar të Kosovës lanë jashtë vëmendjes situatën e saj gri në fushën e të drejtave të njeriut. Minoritetet vazhduan të përballen me dhunën, intimidimin, diskriminimin si edhe me vështirësitë për akses në shërbimet publike. Pati shumë pak progress në lidhje me rikthimin e personave të shpërngulur dhe të refugjatëve për në shtëpitë e tyre. Dobësitë në sistemin e drejtësisë kriminale ç’orientuan përpjekjet për të krijuar përgjegjshmërinë. Në 17 Nëntor u mbajtën zgjedhjet për në Parlamentin e Kosovës. Shumë serbë iu përgjigjën thirrjes së Beogradit për bojkotimin e zgjedhjeve.  
 
Mbrojtja e Minoriteteve  
Komuniteti Rom, Ashkali dhe Egjiptian mbeten më të prekshmit dhe më të margjinalizuarit në Kosovë. Kërkesat e tyre politike, ekonomike dhe sociale u lanë gjërësisht pas dore gjatë negociatave për statusin përfundimtar të Kosovës. Komuniteti Egjiptian përballet me diskriminim të vazhdueshëm, veçanërisht në punësim dhe në aksesin tek shërbimet publike. Ky komunitet ka shkallën më të lartë të papunësisë, të largimit nga shkolla dhe të përqindjes së vdekshmërisë në zonat provinciale. Masat e marra për të përmirësuar aksesin e tyre në edukim ishin të papërshtatëshme.  
 
Dhuna ndaj minoriteteve ka vazhduar, edhe pse numri i rasteve të regjistruara është në zbritje. Kjo rënie pasqyron ndarjen e komuniteteve si edhe praktikën e klasifikimit të mësymjeve si “krime ordinere” ende pa u përcaktuar motivacioni etnik. Në Prill një autobuz me serbë të Kosovës u godit me gurë në Rudnik, po e njëta gjë ndodhi, në Gusht , në Lipjan, me një tren udhëtarësh ku gjendeshin serbë përsëri. Në Mars një granadë shpërtheu në afërsi të manastirit ortodox serb të Visoki Decani. Gjashtë kisha dhe manastire ortodokse serbe pësuan incidente më pak të rrezikshme. Në përgjithësi pothuajse 200 incidente ndër-etnike janë regjistuar në 2007, deri në momentin e këtij raportimi, shumica në vendodhjet me etni të përziera, ku plaçkitja, kërcënimet dhe sulmet kanë qenë më të përhapura. Viktimat ishin kryesisht serbë të Kosovës, por janë prekur gjithashtu edhe boshnjakë, romë, kroatë dhe malazezë.  
 
Kthimi i refugjatëve dhe personave të shpërngulur  
Numri i kthimeve me vullnet të lirë në Kosovë, duke përfshirë edhe Serbinë, mbetet i vogël. Në gjysmën e dytë të 2007, 308 persona u regjistruan si të kthyer vullnetarë.  
 
Të shpërngulurit e komunitetit egjiptian brenda për brenda Kosovës janë grup në shënjestër për kthimet e organizuara. “Plementia”, një prej kampeve më të mëdha për këtë komunitet në Kosovë u çmontua në masë të madhe gjatë 2007, ndërkohë që shumica e banorëve të tij lëvizën për në strehime të ndërtuara rishtaz pranë kampit të bashkisë së Obilicit. 57 familje u kthyen në Shtator dhe Tetor nga zona tejet e ndotur pranë minierës së Trepçes për në “Roma Mahalla” në lindje të Mitrovicës. Ky ishte edhe rikthimi i parë në këtë zonë qysh prej 1999. Edhe pse nuk ka patur raportime për dhunë kundra të kthyerve në 2007, personat që u kthyen ishin subjekte të dhunës verbale. Rreth 800 vetë nga komuniteti egjiptian vazhdojnë të jenë të shpërngulur në Kosovë dhe mijra të tjerë në Serbi.  
 
Në Kosovë vazhdoi të kishte kthime me forcë. Në 2007, deri në përpunimin e këtij raporti, 1,900 individë, 10% e tyre prej komunitetit egjiptian, janë kthyer forcërisht në Kosovë prej vendeve të Europës Perendimore. Këtu bëjnë pjesë më shumë se 550 vetë, shumica shqiptarë, që u kthyen nga Gjermania si rezultat i rivendosjes në fuqi të marrëveshjes midis UNMIK dhe qeverisë gjermane.  
 
Direktivat e UNHCR përcaktojnë se serbët, romët dhe shqiptarët rezikojnë përndjekjen në ata zona ku ata do të ishin në minoritet. Direktivat vlerësojnë se edhe pse ashkalitë dhe egjiptianët përgjithësishit nuk janë të riskuar po të kthehen, personat që janë subjekte të kthimit me forcë nuk janë të klasifikueshëm si përftues ndimash ndërkombëtare apo lokale, duke shtuar kështu konsiderueshëm peshën mbi fondet tepër të kufizuara të komunitetit ekzistues egjiptian. Në nëntor qeveria provizore e Kosovës dhe UNMIK ranë dakort për të hartuar një draft marrje e masave për ripranimin dhe ri-integrimin e personave të kthyer forcërisht në Kosovë. Në momentin e hartimit të këtij raporti, ky draft është në pritje të miratimit në parlament.  
 
Padënueshmëria dhe aksesi në drejtësi  
 
Sistemi kosovar i drejtësisë kriminale mbetet insitucioni më i dobët qeveritar, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për reforma. Bashkërendimi midis gjykatësve dhe prokurorëve ndërkombëtarë dhe atyre lokalë është i pamjaftueshëm edhe pse janë bërë përpjekje për të mundësuar këshillimin dhe për të çuar përpëra bashkëpunimin. Implementimi i një sistemi elektronik për rastet mbetet i thatë dhe stafi gjyqësor është i ngathët në përdorimin e tij. Mbikqyrja prej Këshillit Gjyqësor të gjykatësve dhe prokurorëve lokalë të Kosovës, krijuar rishtazi, ka dhënë ndihmesë në kultivimin e përgjegjshmërisë, por gjykatësit dhe prokurorët ndërkombëtarë përgjigjen vetëm tek përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithëshëm të Kombeve të Bashkuara. Mungesa e formësimit të një policie gjyqësore vështirëson aftësinë e Shërbimit Policor Kosovar për të ndihmuar efektivisht prokurorët.  
 
Mbrojtja jo e pamjaftueshme e dëshmitarëve ka krijuar mosbesim dhe shmangie të bashkëpunimit me prokurorët. Masat e marra për mbrojtje të dëshmitarit vazhdojnë të bëhen mbi baza ad hoc ndërkohë që një legjislacion kuptimplotë është draftuar tashmë. Tërheqja mënjanë e qeverive perendimore kur bëhet fjalë për strehim të dëshmitarëve dhe familjeve të tyre vështirëson rivendosjen e dëshmitarëve. Megjithatë janë bërë përparime në pajisjen e gjykatave rajonale me, aparate të posaçem telefonikë lidhje video e të tjera mjete për të maskuar zërat dhe identitetin e dëshmitarëve.  
 
Pati një përparim të ngadalëshëm në vënien përpara drejtësisë të personave të përfshirë në rrebelimet e Marsit 2004. Gjatë tetë muajve të parë të 2007, 29 përkrahës të rrebelimeve u dënuan për zjarr-vënie, vjedhje e thyerje , nxitje të urrejtjes raciale, fetare dhe etnike, si edhe për mësymje të ndryshme. Këto raste u manaxhuan prej prokurorëve ndërkombëtarë. Dymbëdhjetë prej të dënuarve morën dënim me burg me kohëzgjatje prej 6 muaj deri në 18 vjetë. Njëri prej të dyshuarve u lirua dhe në kohën e pregatitjes së ketij raporti, shtatë përkrahës të tjerë janë duke pritur gjykimin.  
 
Lëvizje pati në lidhje me disa prej krimeve më famëkeqe kundra minoriteteve. Kështu për shembull në Gjykatën e Rrethit Prishtinë filloi në Tetor gjykimi i Florim Ejupi, i dyshuari kryesor për çështjen e bombardimit të autobuzit në Shkurt 2001, njohur me emrin “Nis Expres”. Ejupi është akuzuar për hedhjen në erë të një autobuzi plotë me serbë të Kosovës, duke shkaktuar vdekjen e 10 vetave e plagosjen e 40 të tjerëve. Po në muajin Tetor, policia e UNMIK arrestoi një shqiptar i cili dyshohej për vrasjen e 14 fermerëve serbë in fshatin Staro Gracko.  
 
Mungesa e besueshmërisë së UNMIK u vu në dukje në Shkurt kur një njësi policie rumune, duke vepruar nën komandën e policisë së UNMIK, iu përgjigj një proteste të dhunëshme më fishekë manovre dhe gaz lotsjellës, duke vrarë dy protestues e duke plagosur shumë të tjerë. Si rrjedhim komisioneri i policisë së UNMIK dha dorëheqjen, por procesi i hetimit ndërkombëtar që u hap për këtë çështje, kryesuar nga Kryeprokurori i UNMIK nuk qe në gjendje të ngarkonte ndonjë përgjegjësi kriminale për këto vdekje. Pas një bashkëpunimi të mirë fillestar, kontigjenti i policisë rumune u largua prej Kosovës në Mars ndërkohë që procesi ishte në zhvillim e sipër. Largimi i policisë rumune shkatoi hedhjen e akuzave nga media dhe aktivistë lokalë se ky largim pengoi hetimin e vrasjeve.  
 
Shqetësime të ndryshme u shfaqën në lidhje me procesin e hapur nga UNMIK për Albin Kurtin, liderin e Lëvizjes për Vetëvendosje, në lidhje me akuzën për inicimin e dhunës në protestën e Shkurtit. Disa organizata të ndryshme joqeveritare ndërkombëtare dhe lokale si edhe Ombudsmani i Kosovës kritikuan si kohëzgjatjen po ashtu edhe qëllimin e arrestit në kushte të shtëpisë të Albin Kurtit. Ata po ashtu shprehën shqetësimin për ndonjë anësi të mundëshme të gjykatësve ndërkombëtarë. Në Nëntor 2007 arresti në kushte të shtëpisë u relaksua në mënyrë të dukshme.  
 
Në maj të 2007, pas një pritjeje 6 vjeçare, Dhoma e Madhe e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut shpalli si të papranueshme dy çështje të deponuara nga familjet e shqiptarëve të Kosovës kundra kontigjenteve të forcave paqëruajtëse të KFOR nga Franca, Norvegjia dhe Gjermania. Familja Berhami kishte kërkuar drejtësi për vdjekjen e një fëmije të vrarë prej një bombe të pashpërrthyer në vitin 2000, ndërsa Ruzhdi Saramati ankohej për arrestimin e tij jashtëgjyqësor nga KFOR gjatë vitit 2001-2002. Gjykata arsyetoi se këto raste ishin jashtë juridiksionit pasiqë trupat e KFOR vepronin nën mandatin e Kombeve të Bashkuara dhe jashtë territorit të vendeve në shqyrtim.  
 
Gjykimi prej ICTY i ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, filloi në mars. Në muajin shkurt, pra vetëm një muaj më parë, Haradinaj shkon në Hagë për të filluar procesin, pasi kishte më tepër se një vit në gjendje lirie me kusht, periudhë gjatë së cilës kishtë patur mundësinë e paprecendent për tu marrë me aktivitete politike. Haradinaj ishte lejuar nga UNMIK të kryesonte listën e partisë së tij Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e Nëntorit 2007.  
 
Numri i përgjithëshëm i procesimit të krimeve të brendëshme mbetet i ulët. Në Gusht, Gjykata e Rrethit të Mitrovicës rifilloi procesin ndaj Miroslav Vuckovic, i akuzuar për krime lufte. Vukovic më hollësisht akuzohej për masakër, mësymje dhe krime të tjera kundra shqiptarëve të Kosovës in qytetin e Suvi Do në 1999. Në Qershor, Gjykata e Rrethit të Prishtinës dënoi me 15 vjetë heqje lirie Idriz Gashin për përfshirje në vrasjen e një shqiptari të Kosovës i cilësuar si bashkëpuntor më forcat serbe si edhe për burogsjen dhe torturimin e disa personave të tjerë.  
 
Ka patur fare pak progress në përcaktimin e fatit të personave të zhdukur. Deri në Gusht të 2007, 2,047 persona, në masë më të madhe shqiptarë të Kosovës, vazhdojnë të konsiderohen të humbur. Të gjithë trupat e ç’varrosur në Serbi të cilave iu njihej identiteti janë kthyer në Kosovë.  
 
Përkrahësit e të Drejtave të Njeriut  
 
Përkrahësit e të drejtave të njeriut janë konsiderueshëm të lirë për të vepruar pa pengesë. Kjo është bërë e mundur si nga UNMIK ashtu edhe nga Qeveria e Perkohëshme. Megjithatë në Shtator shtëpisë së gazetarit të pavarur Milaim Zeka, i njohur për investigime në lidhje me krimin e organizuar, iu vu zjarri në mënyrë të qëllimshme, gjë që dëshmon një potencial për ushtrim dhune kundra atyre që dokumentojnë abuzimet.  
 
Puna mjaft e rëndësishme e institucionit të Ombudsmanit nuk ra shumë në sy për shkak të dështimit të vazhdueshëm të Parlamentit Kosovar për të emëruar një Ombudsman si edhe për shkak të paqartësisë në lidhje me mandatin e tij.  
UNMIK vuri në dukje se mandati i vjetër i këtij institucioni për të mbikqyrur UNMIK (mandate me sa duket i shfuqizuar në 2006) është ende në fuqi përsakohë që institucioni ka një ombudsman në detyrë. Megjithëatë në praktikë bashkëpunimi i UNMIK ka qenë i kufizuar. Procesi i emërimit shkaktoi po ashtu mjaft kritika pasi u pretendua se kandidatëtëve të përzgjedhur u mungonte eksperienca në fushën e të drejtave të njeriut, e domosdoshme për një pozicion të tillë.  
 
Në Nëntor u mbajt në Prishtinë sesioni përurues i Panelit Këshillimor për të Drejtat e Njeriut, pikërisht një vit e gjysëm pasi ishte mandatuar për herë të parë prej UNMIK. Kjo strukturë u krijua për të mbikqyrur UNMIK në vijmin të ndryshimit të mandatit të Obudsmanit.  
 
Aktorët Ndërkombëtarë  
Propozimi për statusin e Kosovës me mbështetjen e Kombeve të Bashkuara, i bërë publik në Shkurt, rekomandoi pavaresinë e Kosovës nën mbikqyrjen ndërkombëtare me garanci të konsiderueshme për të drejtat e minoritetit serb. Këshillimi I Sigurisë hoqi dorë nga ky propozim pas kërcënimit të Rusisë për përdorimin e vetos. Ne Korrik u krijua trokja e përbërë nga Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia për të mbikqyrur bisedimet e reja mes Prishtinës he Beogradit për zhvillimin e të cilave u vendos si afat përfundimtar data 10 Dhjetor 2007.  
 
Gjatë kësja kohe kanë vazhduar planet për një mission ndërkombëtar të kryesuar nga Bashkimi Europian, duke përfshirë këtu edhe një përbërës policor dhe gjyqësor nga bashkimi europian, for fillimi I këtij misioni do të varet nga përcaktimi I statusit përfundimtar të Kosovës. UNMIK ka vazhduar të veprojë, interim, si administratori ndërkombëtar I Kosovës në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara.  
 
UNMIK dhe KFOR bënë të mundur në Prill një vizitë të Komitetit për Parandalimin e Torturës prannë Këshillit Europian, duke u lejuar pjesëmarrësve akses në të gjitha vendet vuajtjes së denimit, duke përfshirë ketu edhe kampin Bondsteel, nje strukturë kjo e US KFOR.  
 

HRW Logo Contribute to Human Rights Watch

Home | About Us | News Releases | Publications | Info by Country | Global Issues | Campaigns | Community | Bookstore | Film Festival | Search | Site Map | Contact Us | Press Contacts | Privacy Policy

© Copyright 2006, Human Rights Watch    350 Fifth Avenue, 34th Floor    New York, NY 10118-3299    USA