HUMAN RIGHTS
WATCH Human Rights Overview PortuguesFrancaisRussianGerman
EspanolChineseArabicOther Languages
   

Srbija

Mosgatishmëria e Qeverisë së Serbisë që të ballafaqohet seriozisht me të kaluaren si edhe zvarritjet në zbatimin e reformave ligjore dhe të tjera i kanë kontribuar situatës ende të pakënaqshme me të drejtat e njeriut në vitin 2006. Mosuksesi i pushtetit për ta gjetur komandantin e luftës së forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mladiqin i ka minuar të gjitha marrëdhëniet me Bashkimin Evropian dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe e ka destabilizuar koalicionin në pushtet, duke e penguar agjendën e tij për reforma.

Also Available in

englishwr2k7  serbian 

Related Material

Serbia
Country Page

Download Chapter (PDF)
World Report Chapter

World Report
Report

Referendumi malazez për pavarësi në vitin 2006 e ka shkaktuar shpërbërjen e Bashkësisë shtetërore të Serbisë dhe të Malit të Zi në muajin qershor. Me shpërbërjen e bashkësisë shtetërore, Karta progresive për të drejtat e njeriut ka pushuar të vlejë. Në shtator të vitit 2006, Kuvendi Popullor i Republikës së Serbisë e ka aprovuar projektskicën e re të Kushtetutës. Mungesa e shqyrtimit publik gjatë hartimit të projektskicës ka hasur në kritika të përfaqësuesve të shoqërisë civile. Projektskica e Kushtetutës së re është miratuar në referendumin kombëtar, në fund të tetorit, e pastaj edhe formalisht është aprovuar në Kuvendin Popullor më 8 nëntor. Zgjedhjet parlamentare janë shpallur për 21 janar të vitit 2007. Në mesin e elementeve të diskutueshme të Kushtetutës së re është pohimi se Kosova do të mbetet pjesë përbërëse e Serbisë, gjë që do të mund të ndërlikonte edhe më shumë bisedat për statusin e krahinës. Kushtetua e re e përmban shumicën, por jo edhe të gjitha masat mbrojtëse nga Karta për të Drejtat e Njeriut dhe të Drejtat e Pakicave, e cila ka pushuar të vlejë pas shpërbërjes së bashkësisë shtetërore.  
 
Përgjegjësia për krime të luftës  
Bashkëpunimi i Serbisë me Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavi (GJNPJ) ka ardhur praktikisht në gjendje pa rrugëdalje në vitin 2006, pas përparimit relativ gjatë vitit 2005. Koncepti i bashkëpunimit të pushtetit serb – i bazuar në „dorëzimin e ashtuquajtur vullnetar“ të personave kundër të cilëve GJNPJ e ka ngritur aktakuzën në vend të arrestimit të tyre të cilin do ta bënte policia serbe - ka pushuar të japë rezultate. Dështimi i përpjekjeve që Ratko Mladiqi të gjendet, të arrestohet dhe t’i ekstradohet GJNPJ edhe më tutje është lëshim i cili më së shumti bie në sy. Nën presion e fuqishëm ndërkombëtar, Qeveria e Serbisë e ka aprovuar „Planin e veprimit“ në korrik të vitit 2006, me qëllim të arrestimit të Mladiqit dhe të të arratisurve të tjerë, por deri në momentin e hartimit të këtij raporti ky plan ende nuk ka sjellë kurrfarë rezultatesh konkrete.  
 
Opinioni në Serbi edhe më tutje ka perceptim mjaft negativ ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavi në Hagë si institucion i njëanshëm i cili gati është i orientuar kundër serbëve, që është qëndrim për të cilin pushteti serb nuk është përpjekur veçanërisht të ndikojë që ta ndryshojë gjatë vitit 2006. Dënimi dyvjeçar me burg të cilin ia ka shqiptuar GJNPJ në korrik të këtij viti Naser Oriqit për krime të luftës kundër serbëve etnikë në rajonin e Srebrenicës në Bosnjen Lindore ka shkaktuar indinjatë të opinionit në Serbi si edhe kritika të cilat i kanë bërë presidenti Boris Tadiqi dhe kryeministri Vojisllav Koshtunica. Ata në Serbi janë ata që përpiqen për bashkëpunim me GJNPJ kanë konstatuar se ky dënim i butë gjithsesi nuk do të përmirësojë mendimin e opinionit në shtet për Gjykatën e Hagës.  
 
Ish-presidenti i Serbisë dhe i Republikës Federale të Jugosllavisë, Slobodan Milosheviqi i cili është gjykuar në GJNPJ për gjenocid dhe për krime kundër njerëzimit, ka vdekur në mars të vitit 2006, në njësinë e paraburgimit të Gjykatës së Hagës.  
 
Në terrenin e vendit janë zhvilluar disa gjykime të rëndësishme në Kolegjin për krime të luftës të Gjykatës së Qarkut në Beograd gjatë vitit 2006, edhe pse numri i përgjithshëm i proceseve gjyqësore me të cilin është marrë ky kolegj gjyqësor që nga vetë themelimi në vitin 2003 edhe më tutje është i vogël. Në mesin e gjykimeve aktuale janë dy të cilat kanë filluar në vitin 2005, dhe kanë të bëjnë me krimet kundër myslimanëve në Bosnje: një merret me dy ish-zyrtarë boshnjako-serbë nga Zvorniku të akuzuar për vrasjen e civilëve bosnjako-myslimanë në periudhën prej majit deri në korrik të vitit 1992, kurse i dyti ka të bëjë me pesë ish-pjesëtarë të njësisë paramilitare famëkeqe „Shkorpioni“ të cilët janë të akuzuar për vrasjen e civilëve në Tërnov në gusht të vitit 1995. Përfaqësuesit e viktimave pohojnë se ekzistojnë dëshmitë dokumentare për faktin se kjo njësi ka qenë nën kontrollin e policisë serbe.  
 
Në fund të prillit të vitit 2006, është ngritur aktakuza për krimet e bëra të luftës kundër tetë ish-pjesëtarëve të cilët konsiderohen përgjegjës për vrasjen e 46 shqiptarëve, në Suharekë, në Kosovë në mars të vitit 1999. Vetëm gjykimi – i cili ende nuk ka filluar deri në momentin e hartimit të këtij raporti, por gjithsesi do të duhej të fillojë në Kolegjin për krime të luftës në Gjykatën e Qarkut në Beograd – do të jetë procesi i parë në Serbi në të cilin personat e akuzuar kanë qenë në pozita zyrtare në polici me autorizime përkatëse në kohën kur janë zhvilluar ngjarjet e theksuara në aktakuzë.  
 
Mbrojtja e dëshmitarëve ende është pengesë për konstatimin e efektshëm të përgjegjësisë për krime të luftës në gjykatat serbe. Ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve, i aprovuar në shtator të vitit 2005, pjesërisht ka ndihmuar që të përmirësohet situata për këtë çështje. Ligji i ri për procedurën penale, i cili ka hyrë në fuqi në fillim të korrikut të vitit 2006, do të duhej të mënjanojë problemet që kanë mbetur, kështu që do t’ua mundësojë gjykatave që të lejojnë shfrytëzimin e pseudonimeve për dëshmitarë të cilët i kanë dhënë deponimet e veta, ndryshimin e identitetit dhe rivendosjen e tyre (duke përfshirë edhe rivendosjen në ndonjë shtet tjetër), pa pasur nevojë që të lidhet marrëveshja e veçantë midis dëshmitarit dhe shtetit.  
 
Pavarësia e gjyqësisë  
Përzierja e shtetit në ndarjen e drejtësisë në jurisprudencën serbe edhe më tutje është shkak për brengosje. Koalicioni në pushtet e ka përdorur kushtin që emërimi i gjykatësve në funksionet e veta të konfirmohet në Kuvendin Popullor si mënyrë për bllokimin e kandidatëve të kualifikuar. Disa gjykatës të cilët njëzërit i ka nominuar për pozita të larta Këshilli i Lartë i Jurisprudencës, organ i ngarkuar për emërimin e gjykatësve i cili me rastin e vendosjes i merr parasysh vetëm njohuritë profesionale dhe meritat e kandidatëve, nuk kanë arritur ta fitojnë shumicën e nevojshme në Kuvendin Popullor, në radhë të parë për shkak se deputetët e kaolicionit në pushtet janë përmbajtur nga votimi, dhe këtë kryesisht e kanë bërë pa kurrfarë sqarimi. Duke e marrë parasysh se ligji nuk e mundëson nominimin e sërishëm të gjykatësve emërimin e të cilëve nuk e ka konfirmuar parlamenti, ky refuzim që të votohet për ta praktikisht i ka diskualifikuar gjykatësit e propozuar në pikëpamje të emërimit të tyre në pozita të larta në jurisprudencën serbe. Një procedurë e këtillë është shkak që të bëhen pyetje serioze për kriteret e përzgjedhjes të cilat i aplikon Kuvendi Popullor.  
 
Ekziston brengosje e madhe në pikëpamje të mundësive të prokurorëve që të ushtrojnë punën e vet pa u përzier shteti. Prokuroren e Prokurorisë së Tretë Komunale, Gordana Çoliqin e ka suspenduar në qershor të vitit 2006, dhe pastaj përsëri në muajin korrik, prokurori publik republikan, prokurori më i lartë në shtet, për shkak të kinse mungesës së kompetencave. Suspendimi tjetër është bërë pasiqë Këshilli i lartë i Jurisprudencës e ka anuluar suspendimin e mëparshëm. Prokurorja Çoliq e ka akuzuar ministrin e Drejtësisë, Zoran Stojkoviqin për largimin nga puna, duke ia atribuar këtë vendim refuzimit të saj që penalisht të përndjekë paraardhësin e Stojkoviqit në pozitën e ministrit të Drejtësisë – Vladan Batiqin. Vendimi përfundimtar për suspendimin e saj është pritur në momentin e hartimit të këtij raporti.  
 
Zëvendësi i parapakohshëm i prokurorit të veçantë, Miolub Vitoroviq, nga Prokuroria speciale për kriminalitet të organizuar i cili e ka udhëhequr hetimin për vrasjen e ish-kryetarit të Serbisë, Ivan Stamboliqit në vitin 2000 ka qenë i detyruar që të braktisë pozitën e vet në korrik të vitit 2006 pas pohimeve të pambështetura për dhënien e sekretit të shërbimit mediave.  
 
Raporti ndaj pakicave  
Romët edhe më tutje jetojnë në kushte më të këqia ekonomike dhe sociale se sa popullsia tjetër dhe u janë të nënshtruar sulmeve të shpeshta verbale dhe fizike. Ka pasur sulme fizike ndaj romëve në shkurt të vitit 2006 në Nish kur një grup i skinhedsëve i kanë thyer dritaret e shtëpive të romëve, duke i ofenduar dhe kërcënuar verbalisht; kryerësit janë dënuar në procedurë kundërvajtëse me dënime me të holla. Përveç kësaj, ka pasur edhe sulme fizike ndaj romëve në lagjet e Beogradit në muajin qershor; edhe në Srspki kostur në muajin maj dhe qershor.  
 
Në Vojvodinë ka pasur më pak incidente ndëretnike se sa gjatë viteve të mëparshme.  
 
Përfaqësuesit e të drejtave të njeriut  
Organizatat për të drejta të njeriut në Serbi ende janë duke punuar në mjedisin në të cilin gjenden në shënjestër të kritikës armiqësore të mediave dhe të disa partive politike. Pushteti nuk ka reaguar në mënyrë adekuate në vitin 2006 ndaj sulmeve dhe kërcënimeve verbale të drejtuara përfaqësuesve të shoqërisë civile. Zyrtarët e qeverisë shpesh i kanë shprehur qëndrimet e veta negative për shoqërinë civile dhe për organizatat joqeveritare.  
 
Incidenti më serioz dhe më ndjellëkeqës ka ndodhur në fillim të shtatorit të vitit 2006. Dëshmitarët kanë thënë se kanë dëgjuar (por nuk kanë mundur t’i konfirmojnë) të shtënat nga arma e zjarrit në momentin kur drejtoresha ekzekutive e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq ka dalë nga studioja e Televizionit B92 pas pjesëmarrjes në një program i cili është emituar drejtpërsëdrejti. Policia e ka bërë hetimin rutinor dhe ka konstatuar se zërat e dëgjuar kanë qenë nga kallëpet e dinamitit.  
 
Aktorët vendimtarë ndërkombëtarë  
Qeveria edhe më tutje po e thekson anëtarësimin në Bashkimin Evropian si përparësi politike, por mosuksesi për arrestimin e Ratko Mladiqit dhe bashkëpunimi i pamjftueshëm me GJNPJ e ka detyruar Bashkimin Evropian që në maj të vitit 2006 të suspendojë bisedat me qeverinë serbe për Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asocim, MSA. Zyrtarët e Bashkimit Evropian e kanë theksuar se bisedat do të vazhdojnë pasiqë pushteti serb fillon të bashkëpunojë plotësisht me GJNPJ, dhe më në fund të ekstradojë Mladiqin. Në raportin e muajit nëntor të Komisionit Evropian për përparimin gjenden vlerësimet negative të kontributit të pushtetit serb për të dyja këto çështje.  
 
Politika e qeverisë amerikane ndaj Serbisë ka mbetur e pandryshuar. Zyrtarët amerikanë ia kanë bërë qartë me dije qeverisë serbe se përkrahja e plotë politike dhe ekonomike e pushtetit serb në tranzicion varet nga bashkëpunimi i plotë me GJNPJ. Në maj të vitit 2006, sekretarja amerikane e shtetit, Kondoliza Rajs ka refuzuar të lejojë vazhdimin e programit të ndihmës Serbisë për shkak të mosuksesit të saj në plotësimin e obligimeve ndërkombëtare, me çka janë bllokuar të hyrat prej 7 milionë dollarësh amerikanë në formë të ndihmës shtetit.  
 
Në janar të vitit 2006, përfaqësuesi i sekretarit të përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut për personat e shpërngulur brenda vendit, Volter Kelin, e ka publikuar raportin për vizitën e vet Serbisë në vitin 2005. Në raport theksohet se „Me mijëra persona të shpërngulur brenda vendit ende janë duke jetuar në kushte mjaft të rënda në qendra kolektive dhe në lagje të ndërtuara pa leje“, dhe që po ballafaqohen me problemet në sigurimin e dokumenteve zyrtare personale. Në raport gjithashtu kërkohet nga pushteti serb që të gjejë zgjidhjet e përhershme për personat e shpërngulur brenda vendit.  
 
Në shtator Serbia e ka ratifikuar Protokolin e obsionit të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër mundimit.  
 
Kosova  
Bisedat për statusin përfundimtar të Kosovës i kanë mbuluar problemet serioze për të drejtat e njeriut gjatë vitit 2006. Ngecja në bisedat midis Qeverisë së përkohshme të Kosovës kryesisht e përfaqësuar me shqiptarë dhe Qeverisë së Serbisë, e cila e ruan sovranitetin formal ndaj krahinës jugore edhe përkundër shtatë viteve të mëparshme të administratës ndërkombëtare ndaj krahinës nën patronatin e Kombeve të Bashkuara, e bën zgjidhjen e imponuar ndërkombëtare gjithnjë e më të besueshme. Në ndërkohë, pakicat jetojnë të lëna anash dhe nën, kohëpaskohe, rrethana të rrezikshme; kthimi i refugjatëve dhe i personave të shpërngulur në shtëpitë e veta gati është ndalur plotësisht, kurse sistemi i drejtësisë edhe më tutje po i zhgënjen viktimat.  
 
Mbrojtja e pakicave  
Numri i përgjithshëm i veprave të paraqitura penale me motive etnike ka rënë. Ndarja fizike e bashkësive ndoshta është faktori më i rëndësishëm i cili e shpjegon këtë fakt. Pakicat në Kosovë (duke përfshirë edhe shqiptarët në rajonet ku i përbëjnë pakicat) ende janë në situatë ku ekziston rreziku nga sulmet, shqetësimet dhe përfrikësimet, kurse liria e tyre e qarkullimit edhe më tutje është e kufizuar në disa rajone. Edhe përkundër dispozitave ligjore antidiskriminuese, ekziston diskriminimi i qëndrueshëm në arsim, shëndetësi dhe në shërbimet tjera sociale, si edhe në institucionet „paralele“ (të cilat i financon Beogradi) për jo-serbët në rajonet me shumicë serbe.  
 
Tri incidente në qershor të vitit 2006 i kanë vënë në pah kërcënimet të cilat ende janë të pranishme: vrasja e të të riatdhesuarit 68 vjeçar me kombësi serbe në Klinë, i cili është vrarë në shtëpinë e vet; vrasja e djaloshit serb në rrugën midis Zveçanit dhe Zhitkovcit; dhe vrasja e dy serbëve me rastin e sulmit ndaj pikës së benzinës në Grabovc. Në gusht një mësues i shpërngulur serb nga Deçani është sulmuar kur është kthyer nga vizita që e ka bërë në këtë qytet.  
 
Mitrovica edhe më tutje është pikë e vatrës: nëntë njerëz (shtatë serbë dhe dy shtetas të huaj) janë plagosur në muajin gusht kur është hedhur bomba e dorës në kafenenë, në pjesën kryesisht me serb, në pjesën veriore të qytetit të ndarë. Djaloshi nëntëmbëdhjetë vjeçar serb është therur me thikë në Mitrovicë në mars të vitit 2006. Në qershor trupat paqesore në Kosovë nën udhëheqjen e NATOS (KFORI) përsëri e kanë hapur bazën e vet në veri të qytetit, kurse Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK-u) i ka shpërndarë në atë rajon forcat plotësuese ndërkombëtare policore.  
 
Bashkëstë rome, të hashkalinjëve dhe „egjiptase“ (RAE) janë grupet më të lëndueshme dhe më të lëna anash në Kosovë. Ato e kanë shkallën më të lartë të papunësisë, përjashtimit nga sistemi arsimor dhe të vdekshmërisë së foshnjeve. Ato i kanë vështirësitë më të mëdha në përdorimin e shërbimeve të institucioneve publike. Duke e marrë parasysh se nuk kanë përkrahje politike qoftë në Prishtinë, qoftë në Beograd, ato kryesisht nuk janë të përfaqësuara në bisedat për statusin e ardhshëm të Kosovës.  
 
Ka ekzistuar nisma për zgjidhjen e çështjes së familjeve të shpërngulura të romëve të cilat nga viti 1999 jetojnë në rajonin me shkallë të lartë të ndotjes me plumb fare afër minierës së Trepçës, afër Mitrovice. Shumica e familjeve është zhvendosur në kamp të ri të përkohshëm gjatë vitit 2006 derisa nuk ndërtohet vendstrehimi i përhershëm. Gjithashtu kanë filluar trajtimet mjekësore për shkak të ekspozimit të efektit toksik të plumbit. Megjithatë, kampi i ri edhe vetë është afër rajonit të ndotur, kurse disa familje e kanë refuzuar shpërnguljen derisa nuk u meremetohen shtëpitë e tyre të vjetra.  
 
Kthimi i refugjatëve dhe i personave të shpërngulur  
Një sërë sulmesh ndaj serbëve të cilët janë kthyer në Klinë gjatë vitit 2006 kanë shkaktuar dënimin nga ana e komisarit të huaj të lartë të Kombeve të Bashkuara për refugjatë (UNHCR) dhe i kanë theksuar pengesat ekzistuese për kthimin e qëndrueshëm në Kosovë. Pas vrasjes në muajin qershor në qytet kanë ndodhur dy sulme me bomba në shtator ndaj shtëpive të të riatdhesuarëve, me ç’rast në njërin prej këtyre dy sulmeve janë plagosur rëndë katër persona.  
 
Statistika e UNHCR-rë tregon se deri në shtator të këtij viti vetëm 15.600 prej, siç vlerësohet, 250.000 serbëve dhe pakicave tjera të shpërngulura nga Kosova prej vitit 1999, janë regjistruar si persona të cilët janë kthyer në shtëpitë e veta. Përfaqësuesi i sekretarit të përgjithshëm i KB për të Drejtat e Njeriut i serbëve të shpërngulur brenda vendit, Volter Kelin, e ka vërejtur në raportin e vet për Serbinë dhe për Malin e Zi nga janari i vitit 2006 se për shumë persona të shpërngulur në Kosovë frika për sigurinë e vet dhe brengosja në pikëpamje të mundësive të mbijetesës janë faktorë të cilët po e pengojnë kthimin.  
 
Në qershor të vitit 2006, UNHCR i ka publikuar drejtimet e reja për mbrojtjen në Kosovë, duke vlerësuar se përmirësimet e sigurisë domethënë që hashkalinjëve dhe „egjitpasëve“, marrë në përgjithësi, nuk u kërcënohet rreziku i sigurisë, por në drejtime përsëritet që serbëve, romëve dhe shqiptarëve nga rajoni ku i përfaqësojnë pakicat edhe më tutje u kërcënohet rreziku nga përndjekja nëse kthehen në shtëpitë e veta. Kthimi i dhunshëm në Kosovë nga Evropa Perëndimore po vazhdon, me ç’rast më shumë se një mijë romë, hashkalinjë dhe „egjiptas“ janë kthyer në nëntë muajtë e parë të vitit 2006, edhe përkundër rreziqeve të sigurisë të cilat u kërcënohen romëve dhe ndryshimit të situatës në të cilën bashkësitë rome, hashkalinje dhe „egjiptase“ përgjithësisht gjenden.  
 
Mosdënueshmëria dhe mundësia e trajtimit të organeve të drejtësisë  
Jurisprudenca penale e Kosovës ende është institucion i dobët i cili e ushqen klimën e mosdënueshmërisë dhe po i minon përpjekjet afatgjata të drejtuara për vendosjen e mbizotërimit të të drejtave. Mangësitë e përfshijnë: zhvillimin e dobët të çështjeve gjyqësore penale; pasiviteti i prokurorëve dhe i policisë, të cilin e nxit stërvitja jopërkatëse, koordinimi i dobët midis shërbimit policor vendor të Kosovës (TMK) dhe i policisë ndërkombëtare të UNMIK-ut; dhe praktika problematike e shqiptimit të dënimeve. Mbikëqyrja jopërkatëse dhe koordinimi edhe më shumë e përkeqësojnë gjendjen në jurisprudencë.  
 
Mbrojtja joadekuate e dëshmitarëve edhe më tutje është pengesë vendimtare në sistemin e drejtësisë. Ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve është në fazën e hartimit të projektit. Kosovës i mungojnë mekanizmat themelorë për mbrojtjen e dëshmitarëve të lënduar, e lëre më kapaciteti për rivendosjen e atyre të cilëve u kërcënohet rreziku serioz (kryesisht për shkak të mosgatishmërisë së shumë qeverive perëndimore që të pranojnë dëshmitarët e tillë dhe familjet e tyre për rivendosje).  
 
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Anan e ka pranuar në raportin për Kosovën i cili i është paraqitur Këshillit të Sigurimit në shtator të vitit 2006 se është „realizuar përparim i pamjaftueshm në hetime dhe në përndjekjen penale sipas çështjeve gjyqësore lidhur me dhunën nga marsi i vitit 2004”. Sipas UNMIK-ut, deri në fund të gushtit të vitit 2006, gjykatësit e vendit i kanë marrë aktgjykimet për „më shumë se 240“ persona lidhur me trazirat e marsit nga viti 2004 (përafërsisht gjysma nga numri i përgjithshëm i të të akuzuarëve), kurse gjykatësit ndërkombëtarë i kanë marrë aktgjykimet për 26 persona. Këta numra e mbulojnë situatën reale se aktgjykimet e gjykatësve të vendit lidhur me trazirat e marsit janë marrë në procedurat kundërvajtëse si edhe faktin se gjykatësit ndërkombëtarë dhe të vendit i kanë shqiptuar dënimet e buta.  
 
Përparimi i ngadalshëm në përndjekjen penale të të dyshuarëve për krime të luftës në Kosovë e ka fituar nxitjen e fuqishme në vitin 2006, edhe pse numri i përgjithshëm i çështjeve gjyqësore edhe më tutje është i vogël. Në gusht kolegji i gjykatësve ndërkombëtarë në Kosovë i ka shpallur tre oficirë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) – duke përfshirë edhe gjeneralin Selim Krasniqin, komandantin rajonal të Trupave Mbrojtëse të Kosovës të pasluftës (TMK) – fajtorë në procedurën për krime të luftës për shkak të paraburgimit të paligjshëm dhe keqpërdorimit të shqiptarëve etnikë në kampin e Drenovcit në vitin 1998. Që të tretë janë dënuar me dënime me burg prej shtatë vitesh, por Krasniqit dhe të akuzuarit të dytë i është liruar që të mbeten në liri me garanci derisa të merret vendimi i shkallës së dytë sipas ankesës së tyre për vendimin gjyqësor për fajësi. Janë refuzuar akuzat kundër dy të tjerëve të akuzuar, kurse për të tretin është marrë vendimi gjyqësor për pafajësi. Vrasja e dëshmitarëve të aktakuzës nga viti 2005 për këtë çështje mbetet e pandriçuar.  
 
Në maj të vitit 2006, pushteti gjerman e ka arrestuar ish-pjesëtarin e UÇK-së sipas mandat-arrestit ndërkombëtar të lëshuar për krimet e bëra të luftës. UNMIK-u e ka kërkuar ekstradimin e tij për ta gjykuar në Kosovë.  
 
Përkundër njëfarë përparimi të realizuar në procesin e përcaktimit të fatit të personave të cilët janë zhdukur gjatë dhe pas kohës së konfliktit të armatosur në Kosovë, më shumë se 2.200 raste, të cilat kryesisht kanë të bëjmë me shqiptarët etnikë, edhe më tutje nuk janë zgjidhur.  
 
Dhuna në familje dhe dhuna seksuale ndaj grave, që është ende e përhapur në Kosovë, gati asnjëherë nuk ndiqet penalisht pa e marrë parasysh përkatësinë etnike. Refuzimi i viktimave që të dëshmojnë, sidomos në rajonet rurale është vetëm pjesë e sqarimit të mundshëm për gjendjen e këtillë të gjërave.  
 
Në raportin e shtatorit të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara theksohet numri i çështjeve të pazgjidhura në proceset civile i cili e ka tejkaluar numrin prej 45.000, me çka u suprimohet trajtimi i organeve të drejtësisë atyre të cilët duan ta kundërshtojnë diskriminimin ose të kthejnë pronën e vet. Dështimi në zbatimin e vendimeve gjyqësore në komunat e Kosovës edhe më shumë e ka përkeqësuar këtë problem.  
 
Përfaqësuesit e të drejtave të njeriut  
Kompetenca e institucioneve të avokatit të popullit ndaj UNMIK-ut është suprimuar në shkurt të vitit 2006 me dispozitën me të cilën kufizohet mbikëqyrja e këtij institucioni ndaj Institucioneve të Përkohshme të Qeverisjes në Kosovë (IPQJ). Me këtë vendim të UNMIK-ut është mënjanuar edhe një nga mekanizmat e pakët për konstatimin e përgjegjësisë së organeve të administratës ndërkombëtare. Në mars UNMIK-u e ka themeluar Këshillin konsultativ për të drejtat e njeriut me mandat që të zgjidhë ankesat kundër UNMIK-ut lidhur me shkeljen e të drejtave të njeriut, por ky këshill konsultativ nuk ka autonomi, kurse UNMIK-u nuk është i obliguar që të veprojë në pajtim me përfundimet e tij. Komiteti për të Drejta të Njeriut i KB e ka vërejtur në muajin korrik se Këshilli konsultativ „nuk ka autorizime të domosdoshme, as pavarësi“ nga UNMIK-u për implementimin e mandatit të vet.  
 
Pjesëmarrësit kryesorë ndërkombëtarë  
Zyrja e të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, e Marti Ahtisarit, e ngarkuar për ndërmjetësim në bisedat për statusin, është gjetur në goditje të kritikave të organizatave të shoqërisë civile për shkak të konsultimeve të pamjaftueshme me pakicat joserbe dhe me gratë, dhe për shkak të mungesës së transparencës në punë.  
 
Joakim Riker është emëruar për përfaqësues të veçantë të sekretarit të përgjithshëm dhe për shef të UNMIK-ut në gusht të këtij viti. Me marrjen e detyrës Rikeri ka deklaruar se pret se do të jetë i dërguar i veçantë i fundit i sekretarit të përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara në Kosovë.  
 
Duke e pasur parasysh se vështirë mund të pritet se kontributi i dobët i deritashëm i UNMIK-ut do të mund të ndryshonte e të bëhej më i mirë, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës vëmendjen e vet ia kanë kushtuar planifikimit të pranisë së ardhshme ndërkombëtare në Kosovë pas përcaktimit të statusit, me ç’rast pritet nga Bashkimi Evropian që të marrë fjalën kryesore.  
 
Grupi gjashtëanëtarësh i Kontaktit (Franca, Gjermania, Italia, Rusia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës) edhe më tutje po e formojnë politikën ndërkombëtare ndaj Kosovës. Në qershor të vitit 2006, Grupi i Kontaktit ia ka paraqitur pushtetit të Kosovës listën me trembëdhjetë përparësi në fushën e sigurisë, mbizotërimit të të drejtave, kthimit të pakicave dhe meremetimit të shtëpive dhe të objekteve tjera të dëmtuara gjatë trazirave të marsit të vitit 2004.  
 
Në korrik të vitit 2006, NATO ia ka bërë të mundur hyrjen Komitetit të Këshillit të Evropës për parandalimin e torturës në njësitë e paraburgimit të KFOR-it në Kosovë, me çka është lehtësuar implementimi i marrëveshjes së ngjashme për trajtimin e përfunduar me UNMIK-un në vitin 2004.  
 
Në pasqyrimin e vet nga qershori i vitit 2006 të raportit të UNMIK-ut për të drejtat e njeriut në Kosovë nga viti 1999, Komiteti për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara e ka shprehur brengosjen për shkak të kontinuitetit të mosdënueshmërisë për krime të luftës dhe për vepra penale me motive etnike si edhe për shkak të mekanizmave joadekuatë të brendshëm për hulumtimin e pohimeve për keqpërdorimet ose aktivitetet jolegale të TMK, policisë së UNMIK-ut dhe të KFOR-it.  

HRW Logo Contribute to Human Rights Watch

Home | About Us | News Releases | Publications | Info by Country | Global Issues | Campaigns | Community | Bookstore | Film Festival | Search | Site Map | Contact Us | Press Contacts | Privacy Policy

© Copyright 2006, Human Rights Watch    350 Fifth Avenue, 34th Floor    New York, NY 10118-3299    USA