Skip to main content

Serbi dhe Kosovë

Ngjarjet e 2016

Faqet e para të gazetave nga Bosnjë Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia, 11 qershor 2015.

© 2015 Chris J Parsons Photography

Serbia

Progresi në respektimin e të drejtave të njeriut, mbeti i kufizuar në  Serbi gjatë vitit 2016 . Numri i azil-kërkuesve dhe migrantëve në ardhje shënoi ulje, por sistemi i azilit mbetet i mangët,  me mbrojtje të pamjaftueshme për fëmijët e pashoqëruar. Sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve mbeten problematike. Përparimi në hetimin e krimeve të luftës mbetet i ngadaltë. Pakica rome vazhdon të përballet me diskrimininm në strehim dhe aktivistit LGBT pësojnë kërcënime e sulme të vazhdueshme.

Migrantët, azil-kërkuesit dhe personat e shpërngulur

Numri i azilkërkuesve dhe migrantëve në Serbi është pakësuar dukshëm në 2016, për shkak të mbylljes së kufirit gjatë gjithë rrugës së Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe territorin kufitar të Serbisë. Gjatë 8 muajve të parë të 2016, Serbia regjistroi 8 003 azil-kërkues, krahasuar me 103 891 gjatë të njëjtës periudhë në 2015. Grupi më i madh prej tyre përbëhej nga shtetasit afganë (3 359), ndjekur nga sirianët (1 579). Gjatë kohës së hartimit të këtij raporti, rezultojnë 4 800 azil-kërkues  dhe migrantë të regjistruar në Serbi, sipas vlerësimeve të UNHCR.

Deri në 31 tetor, Serbia u ka dhënë statusin e refugjatit vetëm 17 azil-kërkuesve dhe mbrojtje sekondare 17 të tjerëve në 2016. Bashkë me numrin e ulët të njohjeve, ka grumbullim të konsiderueshëm në procedurën e shqyrtimit të azilit në këtë vend, ku numërohen  me mijëra kërkesa pezull.

Gjatë shtatë muajve të parë të 2016, Ministria e Brendshme regjistroi 127 fëmijë të pashoqëruar në Serbi, pjesa më e madhe e tyre nga Afganistai, krahasuar më 4 112 gjatë të njëjtës periudhë në 2015. Në Serbi mungojnë procedurat e vlerësimin formal të moshës për fëmijët e pashoqëruar, duke rrezikuar që fëmijët më të mëdhenj të trajtohen si të rritur në vend që të marrin mbrojtje për të mitur. Vetëm tre institucione ekzistojnë në Serbi për fëmijët e pashoqëruar dhe kanë një kapacitet prej gjithsej 32 vendesh. Fëmijët e tjerë të pashoqëruar qëndrojnë në çadra provizore të njohura si „çadra për ndihmë të refugjatëve“ së bashku me të rritur jo familjarë të tyre, ose në qendrat e hapura të pritjes, ku në disa raste fëmijët e pashoqëruar mund të strehohen në struktura të ndara jo me të rritur me të cilët nuk kanë lidhje familjare.

Progresi në gjetjen e zgjidhjeve afatgjata për personat e shpërgulur brenda vendit për shkak të luftrave në Ish Jugosllavi që jetojnë në Serbi, ishte i papërfillshëm këtë vit. Sipas UNHCR-së, deri në 1 korrik pati 35 300 refugjatë në Serbi, më së shumti nga Kroacia - 432 më pak se para një viti - ndërsa qeveria serbe regjistroi 203 140 persona të shpërngulur së brendshmi, pjesa më e madhe nga Kosova, të njëjtin numër si vitin e kaluar.

Liria e Medias

Gazetarët në Kosovë vazhdojnë të veprojnë në një ambient armiqësor. Mes janarit dhe korrikut, Shoqata e gazetarëve të pavarur të Serbisë (NUNS) regjistroi 33 raste sulmesh, kërcënimesh apo presionesh të tjera ndaj gazetarëve.

Vrasja e gazetarit Luka Popov në qershor tërhoqi thirrje ndërkombëtare për një hetim për lirinë e medias, përfshirë këtu nga përfaqësuesit e Organizatës për siguri dhe kooperim në Europë. Policia arrestoi tre të dyshuar. është e paqartë nëse vrasja ka lidhje me punën e Popovit si gazetar.

Fushata përbaltjeje nga ana e mediave pro-qeveritare dhe anëtarëve të qeverisë kundër mediave të pavarura dhe gazetarëve kanë vazhduar. Në një rast kryeministri Aleksandar Vuciq, akuzoi portalin online të lajmeve Balkan Investigative Reporting Netëork (BIRN) për kriticizëm, dhe kanalet mediatike pro-qeveritare TV Pink dhe Informer e akuzuan portalin në fjalë si armik të shtetit.

Puna e bjë komisionit të caktuar për  investigijimin e  vrasjeve të tre gazetarëve të rëndësishëm, Dada Vujasinovic në 1994, Slavko Curuvija në 1999, dhe Milan Pantic në 2001, shënoi progres të ngadaltë. Hetimi në proces i katër zyrtarëve të shtetit të dyshuar për përfshirje në vrasjen e Curuvijas u bllokua gjatë 2016 pasi një dëshmitar kyç nuk u paraqit në gjykatë. Vdekjet e tre gazetarëve të tjerë mbeten të pazgjidhura.

Gjyqësia e krimeve të luftës

Hetimet e krimeve të luftës përparuan ngadalë gjatë 2016 si pasojë e mungesës së përkrahjes politike, resurseve apo stafit pranë zyrës së Prokurorit për krime lufte, dhe bashkëpunimit të pamjaftueshëm të dëshmitarëve. Pak zyrtarë të rangut të lartë janë hetuar për krime luftë në gjykatat serbe. Mes janarit dhe gushtit, Zyra e Prokurorit për krime lufte ndëshkoi 15 persona për krime lufte.

Gjatë të njëjtës periudhë katër persona u ndëshkuan nga gjykata e shkallës së parë për krime lufte, dhe iu dhanë dënime 8 deri 10 vjet heqje lirie. Gjykata e Apelit dënoi gjashtë persona me heqje lirie 6 deri në 12 vjet. Një person u shfajësua nga Gjykata e  Apelit. Tetëmbëdhjetë çështje janë pezull në shkallën e parë dhe 15 çështje janë ende në fazën e hetimit. Që nga formimi i Zyrës së Prokurorit për krime lufte në 2003, janë lëshuar 110 gjykime: 75 dënime dhe 35 shpallje pafajsie.

Rigjykimi i urdhëruar në mars 2015 kundërs nëntë të paditurve, pjesa më e madhe e të cilëve zyrtarë të rangjeve të ulëta, për vrasjen e 118 shqiptarëvve të Kosovës në kohës e luftës në Kosovë në 1999, është penguar nga vonesat dhe ka përparuar ngadalë. Asnjë zyrtar i rangut të lartë nuk është ndëshkuar për përfshirje në vrasje.

Gjykata e Lartë në Beograd filloi hetimet mbi një ish oficer serbo-boshnjak, të akuzuar për  vrasjen e  katër civilëve dhe përdhunimin e dy grave në Bosnjë Hercegovinë në 1992. Rasti iu transferua autoriteteve serbe nga ana e Gjykatës së Shtetit të Bosnjë Hercegovinës në kuadrin e një protokolli bashkëpunimi mbi krimet e luftës ndërmjet Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës.

Në shkurt, qeveria serbe adoptoi një strategji për krimet e luftës që përcakton kriteret për dhënien prioritet rasteve dhe angazhimit për të hetuar zyrtarë të rangjeve të larta të  dyshuar për krime lufte, por pa specifikuar mënyrën se si. Strategjia e krimeve të luftës është pjesë e kritereve të BE në kuadrin e negocimit të Kapitullit 23 që përqëndrohet në zbatimin e ligjit, dhe është pjesë e procesit të zgjerimit të BE-së me Serbinë. Zyra e Prokurorit të krimeve të luftës ishte duke hartuar një strategji tjetër mbi hetimet e krimeve të luftës. Kryeprokurori i Tribunalit Ndërkombëtar për krime lufte në Ish Jugosllavi (ICTY) Serge Brammertz  shprehu shqetësimin në qershor se Serbia nuk ka ende përcaktuar një kryeprokuror për krime lufte pas më se një viti. Në kohën e shkrimit të këtij raporti, Serbia ende pritet të kryejë sa kërkohet më lartë.

Në mars ICTY shpalli të pafajshëm liderin e Partisë Radikale Serbe Vojisllav Sheshel, në nëntë ccështje, duke përfshirë edhe krimet ndaj njerëzimit, për shkak të provave të pamjaftueshme. Një apel hetimi i dorëzuar në maj, është pezull pranë Dhomës së Apelit pranë ICTY në momentin e hartimit të këtij raporti.

Në qershor Presidenti  i ICTY Carmel Agius tha ss Serbia nuk ka bashkëpunuar plotësisht me tribunalin duke mos ekstraduar tre anëtarë të Partisë Radikale Serbe të akuzuar për mosbindje.

Mbrojtësit e të Drejtave të Njeriut

Sulmet dhe kanosjet ndaj mbrojtësve të të drejtave të njeriut vazhduan të ekzistojnë. Sipas organizatave vendore LGBT dhe të të drejtave të njeriut, pjesa më e madhe e sulmeve dhe kërcënimeve ndaj anëtarëve të komunitetit LGBT mbeten të paraportuara në media dhe vetëm aktivistë të njohur LGBT padisin rastet.

Në qershor, në Vojvodinë në Serbinë Veri-lindore, një aktivist LGBT u sulmua dhe u godit në kokë nga katër persona të paidentifukuar. Askush nuk është hetuar deri në momentin e hartimit të këtij raporti. Në gusht, aktivisti LGBT Boban Stojanovic, një prej organizuesve të Belgrade Pride, u godit dhe u quajt ´pederast´ në qendër të Beogradit nga dy burra të paidentifikuar. Policia ishte duke hetuar në kohën e shkrimit të këtij raporti.

Qindra oficerë të policisë  u mobilizuan në Beograd për të mbrojtur paradën e LGBT pride në shtator, e cila ndodhi pa raste dhune. Kjo shënoi progres të konsiderueshëm nga vitet e kaluara kur protestuesit sulmuan paradën, ose qeveria anuloi mbajtjen e saj për shkak të shqetësimeve të sigurisë, në vend që të ofronte sigurinë e duhur.

Trajtimi i pakicave

Romët përballen me diskriminim dhe kërcënim veçanërisht në sektorin e strehimit. Shpërngulje me forcë të romëve në kampe joformale vazhduan pa konsultim paraprak me familjet e interesuara, me mundësi të pamjaftueshme ankimimi për të ndryshuar vendimet, dhe me masa të pamjaftueshme për strehim alternativ. Autoritetet serbe nuk arritën të sigurojnë zgjidhje strehimi për rreth 50 familje rome të shpërngulura nga kampi i Belvil në Beograd në 2012, megjithë fondet e caktuara për këtë.

Komisioneri për të Drejtat e Njeriut pranë Këshillit të Europës, në një letër drejtuar qeverisë serbe në shkurt shprehu shqetësimin e tij mbi shpërnguljet me forcë dhe mungesën e marrjes së masave ligjore dhe mossigurimin e strehimit alternativ. Komisioneri u bëri thirrje autoriteteve serbe të ndalin shpërngulje të mëtejshme të romëve pa u siguruar atyre strehim alternativ.

Raportuesi special i Kombeve të Bashkuara mbi të drejtën e strehimit Leilani Farha në shtator shprehu shqetësimin e tij mbi një ligj të ri për strehimin, i cili nuk garanton konsultim me komunitetet e përfshira para shpërnguljes; i mungojnë masat e duhura  për periudhën e lajmërimit para shpërnguljes; dhe nuk përcaktojnë mundësinë e apelimit.

Të drejtat e personave me aftësi të kufizuar

Në prill 2015, Komiteti i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara shprehu shqetësime për numrin e fëmijëve dhe të rriturve me aftësi të kufizuara që jetojnë në institucione dhe kushtet e varfëra në institucione në Serbi. Komiteti  i kërkoi Serbisë të nxjerrë nga institucionet njerëzit me aftësi të kufizuar dhe tu sigurojë atyre akses në arsim cilësor dhe integrues ndaj tyre. Komiteti gjithashtu i bëri thirrje Serbisë të zëvendësoje sistemin e saj të kujdestarisë dhe tu sigurojë gjithë njerëzve me aftësi të kufizuara akses në shërbime dhe përkrahje në komunitet sipas zgjedhjes dhe preferancave të tyre.

Aktorët Kyç Ndërkombëtarë

Në korrik, Federica Mogherini, Përfaqësuesja e lartë e BE për politikën e jashtme dhe sigurinë, tha se  Kapitujt 23 dhe 34 hyrës të negociatave për integrim në BE, mbi zbatimin e ligjit dhe drejtësisë, lirisë dhe sigurisë, do t´ i lejonin Serbisë të shënojë rekord për zbatimin e reformave në sektorin e zbatimit të ligjit, por nuk përmendi nevojën për përmirësim të situatës së të drejtave të njeriut në Serbi. Kroacia, vend anëtar i BE, në gusht bllokoi hapjen e kapitullit 23 nga ana Serbisë, duke iu referuar vendimit nga ana e Serbisë për pasjen të drejtë për të hetuar krimet e luftës të kryera kudo në ish Jugosllavi gjatë luftrave në Ballkan.

Progres-raporti vjetor i Komisionit Europian mbi Serbinë shprehu shqetësimet e tij rreth ndërhyrjes në lirinë e shypit, duke iu referuar sulmeve të vazhdueshme dhe kërcënimeve  të gazetarëve. Komisioni u bëri thirrje autoriteteve të krijojnë një ambient që tu mundësojë gazetarëve të punojnë pa ndërhyrje dhe të hetojnë dhe gjykojnë kërcënimet dhe sulmet. Raporti gjithashtu bëri thirrje për mungesën e caktimit të një prokurori për krime lufte dhe mungesën e bashkëpunimit të plotë nga ana e Serbisë me ICTYn.

Gjatë një vizite në Beograd, në gusht, zv. Presidenti Joe Biden u shprehu ngushëllime viktimave të vrara nga fushata e bombardimeve të NATOS në Serbi dhe inkurajoi autoritetet serbe të marrin pergjegjësi për përfshirjen e tyre në luftrat e viteve 1990 në ish Jugosllavi. 

Kosova

Të drejtat e njeriut shënuan përparim të ngadaltë në Kosovë në 2016, edhe pse abuzime serioze vazhduan të ndodhin. Bisedimet për ratifikimin e marrëveshjes së caktimit të kufijve me Malin e Zi u penguan me sulme të vazhdueshme me gaz në Kuvendin e Kosovës nga opozita politike, duke bllokuar debatin e lire, e duke penguar kalimin e ligjit,  duke ndalur kështu përparimin e Kosovës në marrëveshjen e liberalizimit të vizave të Kosovës me Bashkimin Europian.

Një gjykatë speciale me qendër në Hollande që do të shqyrtojë krimet serioze të kryera gjatë dhe menjëherë pas luftës së Kosovës 1998-1999 ishte duke pritur aprovimin e parlamentit holandez. Gazetarët u përballën me kërcënime dhe kanosje, dhe hetimet e krimeve ndaj tyre mbetën të ngadalta. Tensionet mes serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës vazhduan të ekzistojnë, veçanërisht në veri. Komunitetet e romëve, ashkalinjve, dhe egjiptianët e Ballkanit vazhduan të përballen me diskriminim. Procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Beogradin shënoi progres të kufizuar.

Përgjegjësia për krimet e luftës

Në janar, Kosova dhe Holanda firmosën një marrëveshje shtet-pritjeje për Holandën për të vendndodhur një gjykatë speciale me gjykatës ndërkombëtarë dhe hetues që do të hetojë krimet që supozohet të jenë  kryer gjatë luftës në Kosovë dhe mënjëherë më pas nga Ushtria Clirimtare e Kosovës kunder pakicave dhe kundërshtarëve politikë. Parlamenti holandez pritej të ratifikonte marrëveshjen nga fundi i viti në mënyrë që Gjykata të mund të fillonte punën. Në shtator BE caktoi ish prokurorin amerikan David Schwendiman si kryeprokuror të gjykatës në fjalë.

Mandati  i Misionit të ligjor europian (Eulex), i cili përfundoi në 14 qershor, u zgjat në 30 qershor për dy vjet të tjerë. Mandati i EULEX-it u modifikua, duke u fokusuar kryesisht në monitorimin, trajnim, dhe këshillimin, ndërsa do të vazhdojë punën me rastet në proces e sipër, por mund të merret më çështje të reja vetëm në rrethana të jashtëzakonshme dhe me aprovimin e gjyqësorit të Kosovës.

Në janar, Oliver Ivanovic, një ish zyrtar i qeverisë serbe, dhe kreu i partisë politike të serbëve të Kosovës, u dënua për krime lufte nga gjykata e shkallës së parë në Mitrovicë ku iu dhanë nëntë vjet heqje lirie. Ivanovic u gjet fajtor për urdhrin e vrasjes së nëntë shqiptarëve në Mitrovicë në vitin 1999 gjatë bombardimeve të NATO-s në Jugosllavi.

Në mars Gjykata e apelit në Prishtinë, konfirmoi dënimet për tre njerëz të akuzuar me krime të organizuar në lidhje me trafikun e organeve në klinikën Medicus në Kosovë në 2008, por shfajësoi dy të tjerë për mungesë provash. Një prej personave të dënuar nuk u paraqit pranë strukturave të burgut për të vuatjur dënimin në afatin 25 mars; vendndodhja e tij ishte ende e paqartë në kohën e hartimit të këtij raporti.

Në nëntor Gjykata e apelit në Prishtinë, liroi ish komandantin e UçK dhe kryetar i bashkisë së Skënderajt, Sami Lushtaku, nga vrasja e një civili shqiptar gjatë periudhës 1998-1999. Gjykata konfirmoi dënimin në bazë të akuzave të  tjera për krime lufte por reduktoi dënimin nga 12 në 7 vjet burgimi. Lushtaku deklaroi në nëntor se ai do të apelojë pranë Gjykatës së shkallës së lartë.

Në fillim të shtatorit, panele të përzjera me gjykatës të EULEX-it dhe gjyqëtarëve lokalë nxorën  dy vendime në lidhje me krimet e luftës në nivelin e shkallës së parë, dy raste në nivelin e gjykatës së apelit, dhe u përfshinë në tre vendime të nivelit të Gjykatës së lartë. EULEX-i u përfshi në një total prej 38 verdikte që nga koha e caktimit të tij në 20008.

Përgjegjësia e institucioneve ndërkombëtare

Paneli i inspektimit të të drejtave të njeriut, një trup i pavarur i krijuar në 2009 për të inspektuar paditë e dhunimeve të të drejtave të njeriut nga EULEX-i, nuk vendosi në anjë çështe mes janarit dhe shtatorit. Dyzetë e nëntë raste ishin pezull para panelit, në kohën e hartimit të këtij raporti.

Paneli këshillue për të drejtat e njeriut (HRAP), një trup i pavarur i krijuar në 2006 për të shqyrtuar ankimimet për abuzime të kryera nga ose që mund tu atribuohen Misionit Interim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), pushoi së funksionuari në 1 korrik. Në një raport kritik në korrik, HRAP zbuloi se UNMIK ka dhunuar të drejtat e njeriut; nuk ka investiguar siç duhet akuzat serioze keqbërjesh, dhe nuk ka arritur të zbatojë rekomandimet e panelit.

Abuzimet nga ana e UNMIKut përfshijnë mungesë hetimesh të përshtatshme të krimeve në lidhje më zhdukjet, rrëmbimet, vrasjet, dhe përdorim të tepruar të forcës nga ana e policisë të UNMIK-ut gjatë një operacioni kontrolli turme në 2007, që përfundoi në vdekje dhe lëndim serioz të katër protestuesve. Paneli zbuloi dhunime në të nënta rastet e shqyrtuara mes janarit dhe korrikut.

Trajtimi i pakicave

Romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët e Ballkanit, vazhdojnë të përballen me ëprobleme në procesin e pajisjes me dokumenta personale, duke  cënuar mundësinë e tyre për të pasur akses në shërbimin shëndetësor, asistencë sociale, dhe edukim. Mungesa e vullnetit politik dhe  fonde të pamjaftueshme  sollën dështim të zbatimit të duhur të strategjisë  dhe planit të veprimit  për integrimin e komuniteteve romë, ashkali, dhe egjiptiane 2009 – 2015.

Gjatë 2016, një strategji dhe plan veprimi i ri për integrimin e komuniteteve rome, ashkali dhe egjiptiane, u hartua, duke pasur si qëllim zëvendësimin e strategjisë së mëparshme që përfundoi në 2015.  Strategjia e re fokusohet në përmirësimin e regjistrimit civil, akses në strehim, arsim, kujdes shëndetësor, dhe punësim.

Në shkurt Paneli këshillues i të drejtave të njeriut e quajti UNMIK-un fajtor për vendosjen e familjeve rome, ashkali dhe egjiptiane në pesë kampe shumë të ndotura me mbetje toksike, ku banorët vuajtën si pasojë helmim nga plumbi. HRAP rakomandoi qe UNMIK-u të lëshojë një ndjesë publike dhe të paguajë dëmshpërblim për familjet viktima.

Tensionet ndër-etnike vazhduan gjatë 2016, veçanërisht në veriun e ndarë  të Kosovës. Në gusht, dy të dyshuar të panjohur i vunë zjarrin një kafeneje të preferuar në Mitrovicën e veriut, në zonën e qytetit të populluar nga serbët. Nuk u raportuan të plagosur, dhe policia ishte duke hetuar në kohën e hartimit të këtij teksti.

Në gusht një serbi i Kosovës tentoi të shembte minarene e një xhamie në bashkinë e Gjilanit. I dyshuari ishte në paraburgim në kohën e hartimit të këtij raporti. Gjithashtu në gusht, disa qindra shqiptarë  penguan 150 serbe të Kosovës të vizitonin një kishë ortodokse në fshatin e Mushtishtit, duke hedhur gurë të mëdhenj e të vegjël ndaj policisë që po survejonte  sigurinë e kalimit të serbëve. Në qershor, një serb i Kosovës u sulmua në Mitrovicë nga një bandë shqiptarësh dhë pësoi lëndime duke përfunduar në spital. Policia ishte duke hetuar në kohën e shkrimit të këtij raporti.

Policia e Kosovës regjistroi tetë raste dhune ndër-etnike mes janarit dhe korrikut 2016, pa referenca specifike, nëse këto incidente përfshinë dhunë fizike apo materiale, duke e bërë të vështirë shqyrtimin efektivë të kundërpërgjigjes  së policisë ndaj dhunës ndër-etnike.

Kushteta e Kosovës mbron kundër diskriminit me bazë orientimin seksual dhe një ligj anti-diskriminim i 2015 numëron mbrojtje si për orientimin seksual edhe për identitetin gjinor; megjithatë zbatimi i tij mbetet i dobët.

Të drejtat e grave

Dhuna shtëpiake është shumë e përhapur në Kosovë. Sipas një sondazhi të nëntorit 2015 nga rrjeti i grave të Kosovës (Kosovo´s Women Network), një organizatë jo qeveritare, 68% e grave  të përfshira ka pësuar dhunë në jetën e tyre.

Reagim i pamjaftueshëm i policisë, hetime të pakta dhe dështimi nga ana e gjykatësve në marrjen e  masave ndaluese ndaj bashkëshortëve abuzivë e agravojnë problemin. Në kohën e hartimit të këtij raporti, qeveria ishte duke përgatitur një draft të ri për një strategji kombëtare dhe plan veprimi të ri kundër dhunës shtëpiake duke zëvendësuar një strategji të 2014.

Azil-kërkuesit, personat e shpërngulur, dhe të kthyerit

Gjatë nëntë muajve të parë të vitit, UNHCR regjistroi 307 kthime të vullnetshme të pakicave, duke përfshirë këtu edhe njerëz nga jashtë Kosovës edhe persona të lëvizur brenda Kosovës, ndërsa për të njëjtën periudhë në vitin 2015 u shënuan 619 raste.

Ministria e punëve të brendshme të Kosovës regjistroi 4 534 rikthime me forcë mes janarit dhe 31 gushtit, duke përfshirë 370 romë, 224 ashkali, 46 egjiptianë. Mes të kthyerve me forcë, 1 474 ishin fëmijë. Personat nga pakicat u sollën më shumti nga Gjermania, dhe të kthyerve iu sigurua ndihmë e kufizuar pas kthimit.

Liria e medias

Kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve vazhduan në 2016; shqyrtimet dhe hetimet ishin të ngadalta. Mes janari dhe korrikut, Shoqata e gazetarëve të Kosovës regjistroi tetë raste kërcënimesh dhe dhune ndaj gazetarëve.

Në mars Vehbi Kajtazi, një gazetar ivestigativ pohoi se kryeministri i Kosovës Isa Mustafa e kërcënoi atë telefonikisht, duke i thënë se Kajtazi do „të paguante shtrenjt“ një artikull qe Kajtazi kishte shkruar duke kritikuar shërbimet shëndetësore në Kosovë, duke përfshirë në shkrim rastin e vëllait të kryeministrit Mustafa dhe trajtimin e tij shëndetësor jashtë shtetit. Mustafa mohoi kërcënimet. Kajtazi e raportoi kërcënimin në polici, dhe çështja ishte nën hetim në kohën e shkrimit të këtij teksti.

Në gusht shtëpia e kryetarit të radiotelevizionit publik të Kosovës, RTK  u sulmua me bombë. Nuk pati të lënduar në sulm. Incidenti ishte nën hetim në kohën e hartimit të këtij raporti.

 Aktorët kyç ndërkombëtarë

Pëfaqësuesja e lartë  e BE për të drejtat e njeriut Federica Mogherini, pas një takimi në qershor me presidentin Hashim Thaçi, mirëpriti zgjatjen e mandatit të EULEX-it dhe theksoi nevojën për vazhdimin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë por nuk shfaqi shqetësime për të drejtat e njeriut dhe zbatimin e ligjeve në Kosovë. BE ka përkrahur dhe është duke financuar gjykatën speciale për krime të rënda e cila do të fillojë të funksionojë së shpejti në Hagë.

Asistentja e Sekretarit të Shtetit të ShBA, Victoria Nuland, gjatë një udhëtimi në Ballkan në korrik u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës të forcojnë zbatimin e ligjit, sistemin gjyqësor, dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në një vizitë në Kosovë, zv. Presidenti Joe Biden theksoi rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë për të përparuar në procesin e integrimit në BE, dhe i bëri thirrje autoriteteve të Kosovës të luftojnë korrupsionin por nuk përmendi nevojën për të përmirësuar të drejtat e njeriut në vend dhe shtetin e së drejtës. Qeveria e ShBA-së ka përkrahur gjykatën speciale me seli në Hollandë, duke siguruar kryepokurorin aktual dhe të kaluar.

Progres-raporti i Komisionit të BE-së në nëntor mbi Kosovën pohoi se administrimi i drejtësisë është i ngadaltë dhe jo eficient, ka gjyqësi të pamjaftueshme për nëpunësit e gjyqësorit, dhe gjyqësori pëson ndikime të papërshtatshme politike. Raporti pohoi se kërcënimet dhe sulmet kundër gazetarëve vazhdojnë dhe u bën thirrje autoriteteve të shqyrtojnë dhe të hetojnë çështjet. Raporti gjithashtu pohoi që ndërsa është bërë progres në mbrojtjen e të drejtave të njeriut veçanërisht në çështjet e komunitetit LGBT, autoritetet duhet të forcojnë dukshëm të drejtat e pakicave dhe njerëzve me aftësi të kufizuar.

Në një raport të Kombeve të Bashkuara  për tremujorin e parë të vitit  të lëshuar në muajin  maj, mbi situatën në Kosovë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së  Ban Ki-moon pohoi se nevojitet shumë punë për sigurimin e mbrojtjes së të drejtave të pakicave, mundësimin e kthimit të personave të shpërngulur dhe ruajtjen e traditave fetare.

Raportuesi special i OKB-së për të drejtat e njeriut për personat e shpërngulur, Chaloka Beyani, në shtator u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës të intensifikojnë përpjekjet për të arritur zgjidhje afatgjata për 16 000 personat e shpërngulur brenga vendit, me nevoja të veçanta si pasojë e shpërnguljes.

Raporti i Departamentit të shtetit të SHBA-së mbi Kosovën, i publikuar në qershor, ngriti shqetësime rreth partive të opozitës të cilat sabotojnë dhunshëm punën e parlamentit, duke bllokuar debatin e lirë dhe kalimin e ligjeve, korrupsion endemik qeveritar dhe mungesë gjyqësie për raste korrupsioni. Raporti gjithashtu përmendi dhunën dhe diskriminimin e pakicave, keqtrajtimin e të burgosurve nga ana e policisë, kërcënimin e medias, dhe dhunën ndaj personave të shpërngulur që përpiqen të rikthehen në shtepi.