Në mars të vitit 2004, krahina e Kosovës, e administruar nga Kombet e Bashkuara sërish u kthye në agjendën ndërkombëtare. Dy ditë të trazirave të përgjithshme - dhunë kjo më e rëndë që nga viti 1999 - zbuloi situaten e pasigurte të popullatës minoritare në krahinë, dobësite e strukturave të sigurimit, dhe frustrimin e shumicës së popullatës me institucionet ndërkombëtare te cilat qeverisin Kosovën. Mungesa e sigurisë për minoritetet, së bashku me zbrastësirën e vazhdueshme të përgjegjësisë dhe paqartësite lidhur me statusin politik të krahinës, kufizojne kthimin e personave të zhvendosur përbrenda dhe refugjatëve Kosovar në shtëpitë e tyre. Ndikimi i funksionimit joadekuat të institucioneve juridike të Kosovës ka prekur në mënyrë të ngjashjme shumicën dhe pakicat e popullatës. Zgjedhjet e tetorit për asamblenë legjislative të Kosovës ishin të lira nga dhuna, mirëpo shumica e sërbëve nuk morën pjesë.
|
Trazirat e 17-19 marsit shkatërruan iluzionet e sigurisë për komunitetet minoritare të Kosovës. Me c’rast ndodhen së paku 33 trazira të mëdha përgjate krahinës, me përafërsisht 51,000 pjesmarrës shumica e të cilëve ishin shqiptarë. Dhuna – e drejtuar ndaj organizatave ndërkombëtare poashtu edhe ndaj pakicave - la njëzet e një persona te vdekur, më shumë se 950 persona të lënduar, dhe diku rreth 4,100 persona të zhvendosur, shumica e të cilëve Serb, Rome, Ashkali dhe minoritete tjera jo shqiptare. U plackitën dhe iu vu zjarri së paku 730 shtëpive te cilat ishin pronë e minoriteteve - 27 kishave dhe manastireve ortodokse, së bashku me, së paku, dhjetë ndërtesa publike te cilat shfrytëzoheshin nga minoritetet, përfshirë aty spitalin, dy shkolla dhe ndërtesën e postës.
Gjatë trazirave, organizatat e sigurisë në Kosovë – trupat e (KFOR)-it të udhëhequra nga NATO, policia ndërkombëtare e U.N., dhë Shërbimi Policor i Kosovës (SHPK) – gati tërsisht humbën kontrollin. Ne shumicën e rasteve, minoritetet e sulmuara ishin lënë tërsisht të pambrojtura. Koordinimi i dobët mes agjencioneve, kufizimet e pozicionimit te kontigjenteve individuale të KFOR-it (të ashtuquajturat “paralajmërime”), dhe mungesa e trajnimit dhe mjeteve për kontrollin e dhunës për SHPK-në, policinë e U.N. dhe KFOR-in, janë pjesë e shpjegimit.
Përtej shkatërrimit të shtëpive, dhe zhvendosjës së më shumë se katër mijë personave, dhuna përforcoi brengat tanimë egzistuese mes minoriteteve lidhur me sigurinë e tyre personale, si shqetësimet dhe kërcnimet etnikisht të motivuara, keqtrajtimet verbale, shkatërrimi i pronës dhe gjuajtjet me gurë, te cilat shpesh herë mbesin të paraportuara. Minoritetet poashtu ballafaqohen me një diskriminim të përhershem ne lëminë e edukimit, asistencës sociale, dhe shërbimeve shëndetesore, dhe poashtu kanë qasje të kushtëzuar tek zyret administrative dhe gjygjet. Në këtë aspekt është bërë një progres shumë i vogël në implementimin e ligjit të ri anti-diskriminues.
Përpjekjet që të përmirsohet koordinimi mes KFOR-it dhe policise së U.N. duhet të bindin komunitetet minoritare dhe agjencionet që punojnë në emër të tyre, se në të ardhmën strukturat ndërkombëtare të sigurisë do të jenë në gjendje të merren me një përsëritje të dhunës së marsit. Bindjet nga ana e Administratës së Përkohshme të U.N. Misioni në Kosovë(UNMIK) se situata është stabilizuar - shpeshherë të përkrahura nga statistikat e krimit të cilat konsiderohen në të njejtin nivel me shumë vende të Europës perendimore - në të shumtën tingëllojnë zbrazët kur shumica e minoriteteve kanë pak ose nuk kanë fare liri të lëvizjes, dhe vazhdojnë të jenë subjekt i shqetësimeve dhe kërcnimeve.
Kthimi i Refugjatëve dhe Personave të Zhvendosur Përbrenda
Pasqyra e përgjithshme e kthimit të refugjatëve në Kosovë ishte mjaft e zbehur edhe para dhunës së marsit. Qysh nga viti 1999 kur më shumë se 200,000 persona nga komunitetet minoritare u zhvendosën prej shtëpive të tyre, më pak se 5% janë kthyer. Shumica prej tyre gjenden në Sërbi, Mal të Zi dhe Maqedoni. Deri në fund të shtatorit 2004 kanë ndodhur më pak se 1,500 kthime vullnetare të minoriteteve. (Gjatë dymbëdhjetë muajve të vitit 2003, kanë ndodhur 3,801 kthime të minoriteteve). Këto shifra përfshijnë edhe kthimet e shqiptarëve etnik në lokacionet ku ata janë pakicë. Kthimet të cilat kanë ndodhur në të shumtën e rasteve ishin të pakompletuara apo të pjesërishme – ku kthehet vetëm një pjesë e familjës apo familja kthehet vetëm për një pjesë të vitit. Qysh nga tetori i hershëm i vitit 2004, prej 4,100 pjestarëve të minoriteteve të cilët u zhvendosën nga shtëpite e tyre si rezultat i dhunës së marsit, 2,288 ende mbesin të zhvendosur.
Komisioneri i Lartë për Refugjatë i Kombeve të Bashkuara (UNHCR) edhe para ngjarjeve të marsit tërhoqi vërejtjen lidhur me kthimet e dhunshme, përfshirë aty edhe shqiptarët etnik nga zonat ku ata gjenden në pakicë, dhe ata nga familjet e përziera. Kthimet e dhunshme të minoriteteve vazhduan, sidoqoftë, së bashku me kthimin e një numri të madh të shqiptarëve etnik në shumë zona.
Mosndëshkimi dhe Qasja Drejtësisë
Përderisa gjatë pesë viteve të fundit në Kosovë ka pasur progres drejt themelimit të një sistemi funksional të së drejtës, pasqyra e tanishme e krimit është e një mosndëshkimi të shfrenuar. Proceset e vazhdueshme legjislative, përfshirë aty përmbushjën aktuale të procedurave kriminale, barazinë gjinore, dhe ligjet anti-diskriminuese, megjithëse pjesë të rëndësishme të procesit gjyqësor, mund të bëjnë shumë pak që të zgjidhen pengesat praktike drejt një qasjeje në sistemin gjyqsor të Kosovës.
Sistemi i tanishëm i drejtësisë vazhdon të vuaj nga një numër i madh i rasteve të mbetura të cilat janë në rritje e sipër; mungesa e gjykatësve ndërkombëtar dhe vendor; mekanizmat pothuaj jo-egzistues për mbrojtjën dhe dislokimin e dëshmitarëve; mungesa e prokurorëve dhe hetuesve të trajnuar dhe të përkrahur në mënyrë adekuate; brengat e vazhdueshme mbi përceptimin e njëanshëm të gjykatësve shqiptarë; dhe probleme serioze në sigurimin e të drejtës në gjykim brenda një kohe të arsyeshme, përfshirë aty edhe sigurimin e pjesmarrjës së të akuzuarit në gjykim. Probleme këto që prekin të gjitha komunitetet duke shkatëruar besimin në sistemin penal gjyqsor dhe në sundimin e së drejtës.
Për krimet e kryera gjatë viteve 1998 dhe 1999 e posaqërisht dhunën ndër-etnike dhe politike të pas luftës ka pasur shumë pak ndjekje ligjore. Gjykimi i dytë i ish-pjestarëve të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës(UCK) filloi në tetor të vitit 2004. Të gjitha viktimat e supozuara janë shqiptarë etnik. Vendimet në gjykimin e parë vendor mbi krimet e luftës, i ashtuquajturi rasti “LLap”, u dorzuan vonë në vitin 2003. Në këtë rast të gjitha viktimat, përpos njërës ishin shqiptarë. Poashtu është bërë një progres shumë i vogël në zgjidhjën e më shumë se tre mijë rasteve të personave të zhdukur nga Kosova.
Në krahasim me shkallën e zymtë të përndjekjeve ligjore për shkeljen e ligjit para muajit mars – pa marë parasysh a ishin krime të luftës, krime ndër-etnike, apo përndjekje penale – përgjegjja ndaj ngjarjeve të marsit ka qenë dramatike. Më shumë se 270 persona janë arrestuar për akte kriminale lidhur me dhunën. Megjithatë për shumicën e këtyre arrestimeve janë ngrehur padi të vogla, të shpallura nga gjyqet komunale dhe gjyqet për kundërvajtje. Përkundër natyrës së dobët të këtyre kundërvajtjeve, dhe shpejtësisë relative me të cilën këto raste duhet të shpallen, deri në fund të tetorit 2004 janë zgjedhur më pak se gjysma e tyre. Prej pesëdhjetë e shtatë rasteve më serioze të cilat lidhen me vrasje, nxitje, krime serioze ndër-etnike, dhe sulme serioze të zjarrvëniës, deri në fund të tetorit 2004, vetëm një e treta e tyre ishin në proces gjyqsor, dhe vetëm gjysma e këtyre rasteve përfundoi me aktakuza. Rastet të cilat impenjojnë dëshmitë e bashkëpunimit të policisë në dhunë janë ende nën hetim.
Trafikimi i grave dhe vajzave – është një problem i rëndësishëm në Kosovë – është kjo një zonë tjetër ku egziston një zbrastësi e madhe e përgjegjësisë. Ka pasur shumë pak ndjekje ligjore lidhur me trafikimin. Vajzat dhe gratë të cilat janë zënë në bastisjet e policisë kanë qenë të përndjekura për qëndrim ilegal në Kosovë ose për prostitucion. Një zhvillim i mirëseardhur, që filloi në shtator të vitit 2004, është përfshirja e viktimave të trafikimit që ballafaqohen me krime serioze, në programin e UNMIK-ut për mbrojtjen e dëshmitarëve.
Problemet me sistemin gjyqsor penal pasqyrohen në gjykatat civile të Kosovës. Disa nga pengesat janë edhe rastet e mbetura, qasja gjyqeve për minoritetet dhe në disa raste dështimi kronik që të implementohen vendimet e gjyqit.
Faktorët kryesor ndërkombëtar
Kombet e Bashkuara vazhdojnë të jenë faktori qëndror ndërkombëtar në Kosovë. Emërimi i diplomatit me eksperiencë Soren Jessen-Petersen si përfaqësues special i sekretarit të përgjithshëm(SRSG), u mirëpritë si një mundësi për një shtytje më të madhe energjetike misionit tashmë të lodhur të U.N., para bisedimeve për statusin politik të Kosovës. Përfaqsuesi special i sekretarit të përgjithshëm ballafaqohet me një sfidë që të rigjallëroj punën e U.N. lidhur me qështjet e policisë dhe drejtësisë, dhe të rikthej besimin e komuniteteve të Kosovës në mision. Këshilli për mbrojtjen e drejtave të njeriut të U.N. në muajin tetor kërkoi nga UNMIK-u që të dorëzoj një raport në lidhje me situatën e të drejtave politike dhe civile në Kosovë.
Gjykimi i parë i ish pjestarëve të UCK-së në Tribunalin Ndërkombëtar të Krimeve për ish-Jugosllavinë filloi me 15 nëntor. Fatmir Limaj, Haradin Bala, dhe Isak Musliu janë akuzuar për krime kundër njerzimit duke supozuar rolin e tyre në torturimin dhe vrasjën e civilëve sërbë dhe shqiptarë në kampin ushtarak të UCK-së në vitin 1998. Që të tre kanë shpallur pafajësi në lidhje me akuzat.
Si pasojë e dhunës së marsit vendet e Kontakt Grupës – Franca, Gjermania, Italia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara - rikthyen fokusin e tyre në Kosovë. Grupi veqanërisht ka theksuar se përparimi në mbrojtjën e minoriteteve dhe standardet e tjera të drejtave të njeriut mbesin si parakusht praktik për një marrëveshje politike në Kosovë.
Organizata për Siguri dhe Bashkpunim në Europë (OSBE) Misioni në Kosovë vazhdimisht vë theks të veqantë në përmbushjen e elementeve të mandatit të tyre, përfshirë aty edhe trajnimin e zyrtarëve gjyqsor dhe pjestarëve të Shërbimit Policor të Kosovës. OSBE vazhdon të mbikqyr gjyqet dhe të shpall raporte, së bashku me UNHCR, mbi të drejtat e minoriteteve.
NATO-ja ka vazhduar të punoj në nivel diplomatik në mënyrë që të menjanoj restrikcionet kombëtare (“paralajmërimet”) në pozicionimin e kontigjenteve të NATO-së në Kosovë – të cilat janë parë si një pengesë në përgjegjje të koordinuar dhe efektive të KFOR-it ndaj incidenteve të sigurisë.
Bashkësia Europiane vazhdon të jetë faktori kyq ndërkombëtar në lidhje me zhvillimin ekonomik, duke përfshirë procesin e pezmatuar të privatizimit në Kosovë. B.E. parasheh ngritje të rolit në sferën politike – rol ky i sygjeruar në Qershor 2004 nga Kombet e Bashkuara në raport të ambasadorit norvegjez të NATO-së Kai Eide. Në jehonën e dhunës së marsit në Prishtinë u dërguan përfaqësuesit e ri nga B.E., përfaqësuesit e lartë mbi qështjet e sigurisë dhe politikën e jashtme si dhe Komisioni Europian.