Skip to main content

(Bruksel) - Mbrojta e të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor  po ngec prapa aspiratave për integrimet evropiane, kumtoi sot Human Rights Watch. Në Raportin e vet botëror për vitin 2010, Human Rights Watch e dokumenton gjendjen e të drejtave të njeriut në Bosnjë, Kroaci, Serbi dhe në Kosovë.

Në raport theksohet shkalla e larmishme e përparimit në rajon në pikëpamje të përgjegjësisë për krime të luftës dhe keqtrajtimet e pakicave etnike si edhe sa i përket kthimit të personave të shpërngulur në mbarë rajonin dhe problemet në disa shtete.    

,,"Nëse qeveritë në Ballkan janë serioze sa u përket integrimeve evropiane, është e domosdoshme që të drejtave të njeriut t'u japin përparësi më të madhe", ka thënë Wanda Troszczynska-van Genderen, hulumtuese për Ballkanin Perëndimor pranë Human Rights Watch. "Kjo ka të bëjë me Kroacinë, shtetin për të cilin konsiderohet se është shumë më afër anëtarësimit në Bashkimin Evropian, e i cili duhet të bëjë dukshëm më shumë për t'i plotësuar standardet evropiane".

Në raport, i njëzeti pasqyrim vjetor me radhë, praktikës në fushën e  të të drejtave të njeriut në mbarë botën, në 612 faqe paraqiten pasqyrimet më të rëndësishme të trendeve në fushën e të drejtave të njeriut në më shumë se 90 kombe dhe territore në mbarë botën, duke e pasqyruar punën hulumtuese voluminoze të personelit të Human Rights Watch, gjatë vitit 2009.   

Përgjegjësia për krimet e luftës është çështje kyçe në mbarë rajonin, thuhet në Raportin vjetor, si në fushën e bashkëpunimit të shteteve të rajonit me Gjykatën Penale Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJPND) ashtu edhe në krahasim me procedurat penale në vend për shkak të krimeve të bëra të luftës. Bosnja dhe Hercegovina ka përparuar me hapa të mëdhenj në fushën e procedurave penale në vend për krime të luftës, edhe përkundër kërcënimit për përfundimin e rolit të gjykatësve dhe të prokurorëve ndërkombëtarë në kolegjin e veçantë për krime të luftës. Edhe pse Kroacia është duke i ndjekur penalisht të të dyshuarit për krime të luftës, një numër disproporcional i madh i të të akuzuarëve janë serbë, kurse bashkëpunimi i saj me Tribunalin nuk ka qenë konsekuent.

Bashkëpunimi i përmirësuar i Serbisë me Tribunalin ende gjithnjë nuk ka sjellë deri te arrestimi i të të dyshuarit më të kërkuar për krime të luftës në rajon, Ratko Mladiqit, liderit ushtarak të serbëve të Bosnjës gjatë luftës, edhe përkundër premtimeve disa herë të përsëritura se do të nxirret para bankës së Drejtësisë. Përparimi në pikëpamje të përgjegjësisë për krimet e luftës ka qenë më i ngadalshmi në Kosovë, por megjithatë ka pasur disa shenja inkurajuese. Në mesin e tyre janë procedurat të cilat i ka filluar misioni i ri policor dhe civil i sundimit të ligjit i Bashkimit Evropian në Kosovë (EULEXI) për një numër të vogël të procedurave gjyqësore lidhur me krimet e luftës, duke përfshirë edhe hetimin për të të ashtuquajturin transferimin e rreth 400  të zënërve robër serbë dhe të tjerë të Ushtrisë kryengritëse Çlirimtare të Kosovsë në vitin 1999 në njësitë e paraburgimit në Shqipëri.

"Drejtësia për viktimat e krimeve të bëra gjatë luftës do të duhej të jetë përparësi për pushtetin në mbarë rajonin dhe për Bashkimin Evropian", ka thënë Troszczynska-van Genderen.  

Pakica rome dhe pakicat tjera etnike edhe më tutje janë të margjinalizuara dhe të prekura sa i përket dhunës. Numri i incidenteve ndëretnike nuk ka qenë i madh, por kjo në një  masë më të madhe e shpreh trendin për ndarjen më të madhe të bashkësive etnike se sa integrimin më të  madh, ka kumtuar Human Rights Watch. Rajonet etnikisht të ndara, sidomos Mitrovica, edhe më tutje mbeten vatër e krizës.   

Qëndrimi i Serbisë ndaj popullsisë së vet rome edhe më tutje është shkak për shqetësim. Shpërnguljet me forcë në Beograd në prill të vitit 2009 janë ilustrim konkret dhe shqetësues për pozitën e margjinalizuar të romëve. Në Kosovë, në muajin gusht, është ndërmarrë një sërë sulmesh kundër romëve në qytetin dikur të qetë, Gjilanin. Vendimi i dhjetorit i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut e ka nënkuptuar natyrën diskriminuese të sistemit politik të Bosnjës dhe rregullimit kushtetues, që i pengojnë hebrenjtë dhe romët të kandidohen për post në kryesinë dhe në parlamentin e Bosnjës dhe të Hercegovinës.

Përparime të vogla janë për gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për personat e shpërngulur dhe për refugjatët. Numri i kthimeve vullnetare të refugjatëve ka rënë në mbarë rajonin, kurse vendet e Evropës Perëndimore i kanë bërë kthimet me dhunë të refugjatëve, posaçërisht në Serbi dhe në Kosovë. Dhjetë vjet pas shkatërrimit të Mëhallës së romëve në Mitrovicë, ish-banorët e saj ende janë persona të shpërngulur në kampe në pjesën veriore të Mitrovicës (Çesmin Llug, Osterode dhe Leposaviq) dhe ende i nënshtrohen kontaminimit të vazhdueshëm të dëmshëm me plumb. Human Rights Watch vuri në dukje se paralajmërimi i Bashkimit Evropian në dhjetor për një projekt të madh, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i destinuar për kthimin e banorëve të kampeve në shtëpitë e veta dhe dhënia e trajtimit mjekësor është shenjë e cila ngjall besim.

"Kthimet e detyruara, posaçërisht në mungesë të ndihmës së efektshme, janë duke e përkeqësuar situatën për pakicat e ndjeshme, posaçërisht për romët në Kosovë,"  tha Troszczynska-van Genderen. "Qeveritë perëndimore, posaçërisht Gjermania, ku një numër i madh i romëve nga rajoni kanë  kërkuar strehim, urgjentisht duhet të rishikojnë trajtimin e tyre dhe të bashkëpunojnë me Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për refugjatë për t'u siguruar që kthimet të jenë të qëndrueshme."  

Human Rights Watch ka shprehur brengosje sa u përket mospërfilljeve të mbrojtësve për të drejtat e njeriut dhe gazetarëve të pavarur në mbarë rajonin. Format e sulmeve nisen nga kërcënimet anonime dhe publike deri te imponimi i kufizimit për mbajtjen e tubimeve publike, si edhe fillimin e procedurave penale dhe ndërgjyqësore për shkak të shpifjeve kundër aktivistëve.  

"Autoritetet e pushteteve në mbarë rajonin duhet të konfirmojnë për përkushtueshmërinë e vet për të drejtat dhe liritë e njeriut, dhe që qartë bë bëjnë me dijeni se nuk do të tolerojnë mospërfilljen e këtillë të mbrojtëve të të drejtave të njeriut dhe të drejtat e gazetarëve,"  dha Troszczynska-van Genderen.   

Shkaqet tjera brengosëse të cilat janë identifikuar në Raportin botëror i përfshijnë këto:   

  • Mungesën e përparimit në Kroaci në fushën e ç'institucionalizimit të personave me çrregullime mendore, edhe përkundër përkushtueshmërisë së shprehur se do  të bëjë këtë.
  • Dobësinë në sistemin e Kroacisë për azilkërkues, duke përfshirë edhe shkallën mjaft të ulët të njohjes së refugjatëve dhe paraburgimin rutinë të azilkërkuesve.
  • Politika e Bosnjës për mbajtjen në paraburgim për kohë të pacaktuar të të dyshuarve për terrorizëm të cilëve u është marrë shtetësia boshnjake dhe përpjekjet që të deportohen  ë shtetet në të cilat ata persona ballafaqohen me rrezikun që t'i nënshtrohen mundimit.
  • Tendosjet ndëretnike në Luginës së Preshevës në Serbi, kryesisht me shumicë shqiptare, të cilat janë shënuar në vitin 2009 sulmet si ndaj policisë ashtu edhe ndaj banorëve vendas.  
  • Përpjekjet e Kombeve të Bashkuara në Kosovë që të dobësojnë dhe të minojnë Punën e Komisionit këshilldhënës të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, mekanizmit të vetëm i cili ua mundëson qytetarëve të Kosovës të paraqesin ankesat kundër Misionit për shkeljet e ashtuquajtura të drejtave të njeriut.

Your tax deductible gift can help stop human rights violations and save lives around the world.