- Page 11
- Page 12 of 12
Falënderime
Julie Chadbourne, hulumtuese e Human Rights Watch në Kosovë, ka bërë hulumtimet për këtë raport si dhe ka përpiluar raportin. Raporti bazohet në hulumtimet në terren të bëra në gjashtë komuna të Kosovës, gjatë shtatorit dhe tetorit 2005, si dhe në intervistat ekstensive me aktorë të sistemit të drejtësisë penale, vendorë e ndërkombëtarë, në Kosovë, mes nëntorit 2005 e marsit 2006. Benjamin Ward, bashkë-drejtues i Divizionit për Evropë dhe Azinë Qendrore ka redaktuar këtë raport. Aisling Reidy, këshilltar i lartë ligjor, ka bërë vlerësimin legal ndërsa Ian Gorvin, këshilltar i Divizionit të programeve, ka vlerësuar programin. Veronika Leila Szente Goldston, drejtoreshë për avokim në Divizionin për Evropë dhe Azinë qendrore, ka bërë recensionin e përmbledhjes dhe rekomandimeve. James Ross, këshilltar i lartë ligjor, dhe Bogdan Ivaniseviq, hulumtues për Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci dhe Serbi e Mal të Zi, kanë lexuar draftet e para të raportit dhe kanë dhënë këshilla dhe komente të rëndësishme për punën hulumtuese. Victoria Elman, bashkëpunëtore në Divizionin për Evropë dhe Azi Qendrore, Veronica Matushaj, redaktore e fotografisë dhe bashkë-drejtuese në Departamentin e zhvillimit dhe informacionit, Andrea Holley, menaxher i informimit dhe arsimimit publik, si dhe Fitroy Hepkins, menaxher i postës në Divizionin e publikimeve, kanë përgatitur këtë raport për shtyp.
Human Rights Watch falënderon stafin e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) dhe partnerët e tij implementues, përfshirë Departamentin e Drejtësisë, policinë dhe OSBE-në, që pranuan të intervistohen për këtë raport apo që ndihmuan në forma tjera në përgatitjen e raportit. Human Rights Watch u është mirënjohës edhe prokurorëve dhe gjyqtarëve vendorë, përfaqësuesve komunalë dhe oficerëve policorë që folën me ne gjatë hulumtimeve në terren.
Falënderojmë dhe vlerësojmë lartë shumë organizata joqeveritare, gazetarë dhe aktivistë që ndanë me ne analizat e tyre të vlefshme në fazat e hershme të hulumtimeve tona për këtë raport. Falënderime të veçanta kemi për Mercy Corps, Danish Refugee Council dhe për Zyrën e Komisionarit të Lartë për të Drejtat e Njeriut për ndihmën dhe këshillat që kanë dhënë gjatë punës në këtë raport si dhe për mbështetjen e vazhdueshme për punën tonë. Human Rights Watch i falënderon edhe shumë individë që kanë ndarë me neve me aq sinqeritet storiet dhe pikëpamjet e tyre si dhe përkthyesit që me aq aftësi ndihmuan komunikimin tonë.
Human Rights Watch falënderon për mbështetje zemërgjerë edhe Fondacionin Phyllida and Glenn Earle.
- Page 11
- Page 12 of 12







