May 27, 2008

Mbrojtja e Dëshmitarëve dhe Zhvendosja e tyre

Mbrojtje më e Mirë e Dëshmitarëve

ZBATUAR PJESËRISHT

Mungesa e gadishmerisë për shumë qytetarë të Kosovës për të bashkëpunuar me policinë në hetimet penale, mbetet një pengese e madhe në përgjegjësinë për krimet e luftës, duke përfshirë këtu edhe, por jo vetem, krimin e organizuar, dhunën ndëretnike dhe atë politike. Faktori më i rëndësishëm këtu është pamundësia sitematike në mbrojtjen e atyre dëshmitarëve që janë të gatshëm të dëshmojnë.[63]

Duke marre parasysh madhësinë e Kosovës dhe strukturën sociale të saj, zhvendosja e dëshmitarëve jashtë Kosovës mund të jetë e vetmja mënyrë efikase për mbrojtjen e dëshmitarëve në çështjet më delikate. Por përsa i përket çështjeve tjera, rritja e masave mbrojtëse për dëshmitaret në mungesë të zhvendosjeve mund të sillte përfitime konkrete.

Nga bisedat me përfaqësuesit e DD -së pranë UNMIK -ut, Bashkimit Evropian dhe qeveritë kontribuese në Kosovë është më se e qartë që përmirësimi në mbrojtjen e dëshmitarëve është kthyer në një prioritet për donoret. Finacimet nga donor të ndryshëm kanë synuar që baza meteriale për mbrojtjen e dëshmitarëve (si "kutitë e dëshmitarëve", lidhjet me kamera, aparatura për ndryshimin e zërit, etj.) të jetë e pranishme në të gjitha gjykatat kryesore të rajoneve të ndryshme të Kosovës.[64] Por megjithë prezencën aktuale të një game të gjerë masash për maskimin e identitetit të dëshmitarëve, raporti i përbashkët i OSBE -së dhe zyrës së SHBA -së në Prishtinë i dalë në nëntor të 2007 -tës del në konkluzionin se prokurorët here pas here nuk i kerkojnë dhe gjykatësit nuk i vëne në jetë kësisoj masash.[65] Ky fenomen mund të gjejë shpjegim në ndërgjegjësimin e mangët  mes policisë, prokurorëve dhe gjykatësve pvr ndikimin që masat mbrojtëse për dëshmitarët mund të kenë mbi rezultatin e procedurave.[66]

Mbrojtja e dëshmitarëve vazhdon të vuaj nga mungesa e një korrnize të kuptueshme ligjore. Për mbrojtjen e hollësishme të dëshmitarëve momentalisht po përpilohet një ligj i cili ka për qëllim të parashikojë direktiva të qarta , rregulla proçedurore dhe të caktojë përgjegjësitë për të gjitha palët e përfshira në mbrojtjen e dëshmitarëve. Në momentin e këtij shkrimi akoma nuk ka një buxhet koherent për shpenzimet e lidhura me mbrojtjen e dëshmitarëve dhe fondet janë të kanalizuara nëpërmjet buxheteve të institucioneve të ndryshme (duke përfshirë këtu edhe SHPK - në dhe UNMIK -un), fakt ky që ul efikasitetin e tyre dhe shkakton vonesa të panevojshme.

Bashkëbiseduesit e Human Rights Watch kanë theksuar rëndësinë e vazhdueshme që ato i japin trajtimit të duhur të të dhënave delikate. Sidoqoftë një nëpunës ndërkombëtarë na tregoi që me raste identiteti i dëshmitarëve në mbrojtje demaskohet tek mediat lokale (të cilat shpeshherë dhe në mënyrë të papërgjegjëshme publikojnë identitetin e tyre) dhe kjo ndodh si rezultat i trajtimit të pakujdesshëm të dosjeve nga ana e gjykatave dhe strukturave të tjera administrative.[67] Sipas një prokurori vendas të intervistuar nga Human Rights Watch, procedurat ekzistuese jane mjaft "poroze" për të lejuar që një game e gjerë personash të merren me dosjet dhe ky fakt rrit rrezikun e demaskimit të paqëllimshëm të identitetit të dëshmitarëve apo informacioneve të tjera të besueshme të lidhura me çështjet penale.[68]

Marrëveshje me Shtetet jashtë Rajonit për Zhvendosjen e Dëshmitarëve

NUK ËSHTË ZBATUAR

Për disa nga dëshmitarët, zhvendosja jashtë Kosovës mund të jetë alternativa e vetmja me shance për sukses. Sidoqoftë rastet e zhvendosjeve të dëshmitarëve mbeten të rralla. Ato raste për të cilat deri më sot është gjetur një zgjidhje, bazohen në marrevëshje ad hoc ndërmjet Njësisë së Mbrojtjes së Dëshmitareve pranë UNMIK -ut dhe qeverive në fjalë.[69] Qeveritë perëndimore nuk janë treguar të gatshme për të pranuar dëshmitarët nga Kosova, pjesërisht për shkak te çështjeve më madhore të lidhura me politikat e tyre të emigracionit dhe azilit. Statusi i pazakonshëm legal i Kosovës gjithashtu ka veshtirësuar përpjekjet për arritjen e marrëveshjeve me qeveritë e tjera për pranimin e dëshmitarëve.[70]

Një problem tjetër është mungesa e burimeve të nevojshme financiare për transportin dhe më vonë ndihmën për dëshmitarët e zhvendosur dhe kjo sjell supozimin e shteteve pritëse në mbajtjen e përgjegjësisë financiare.[71]

Sqarimi i mëtejshëm i statusit të Kosovës mund të përlehtësojë koordiminin më të mirë në këtë çështje. Por thelbësisht, ai mund te arrihet me vullnetin politik nga ana e SHBA -së, BE -së dhe qeverive të tjera për të pranuar dëshmitaret në territorin e tyre dhe për të ofruar ndihmën e nevojshme financiare për programet e shvendosjes së dëshmitarëve.

[63] Intervistë me anë të telefonit e Human Rights Watch me një gjykatës vendas, më 19 dhjetor 2007, dhe me një prokuror vendas më 22 janar 2008. Shiko gjithashtu edhe Human Rights Watch, Askund në Agjendë, faq. 37.

[64] Intervistat e Human Rights Watch me nëpunës të të gjithë institucioneve  kryesore dhe zyrave ndërkombëtare në vend nxorrën në dukje që ka pasur një seri të gjerë iniciativash për të trajtuar problemin e mbrojtjes së papërshtatshme të dëshmitarëve dhe kjo çështje është caktuar si perparësi nga donoret ndërkombëtarë.

[65]Organizata për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë dhe Zyra e SHBA –së, "Siguria dhe Mbrojtja e Dëshmitarëve në Kosovë: Vlerësim dhe Rekomandime", në nëntor 2007, http://www.osce.org/item/27753.html (shikuar më 21 nëntor 2007).

[66]  Intervistë me anë të telefonit e Human Rights Watch me një nëpunës të OSBE – së , më 19 nëntor 2007.

[67]  Intervistë e Human Rights Watch me një nëpunës të OSBE – së, në Prishtinë, më 11 korrik 2007.

[68]  Intervistë me anë të telefonit e Human Rights Watch me një prokuror vendas , më 22 janar 2008.

[69]  Intervistë e Human Rights Watch me një nëpunës në Departamentin e Drejtësisë pranë UNMIK –ut, në Prishtinë, më 18 korrik 2007.

[70] Ibid.

[71]Organizata për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë, "Rishqyrtim i Sistemit te Drejtësisë Penale në Kosovë" në Anglisht, ("Review of the Criminal Justice System in Kosovo"), në dhjetor 2006, http://www.osce.org/documents/mik/2006/12/22703_en.pdf (shikuar më 19 nëntor 2007), faq.11.