Gjykatat
Përmirësimi i Praktikave të Dënimit nga Gjykatësit Vendorë dhe Ndërkombëtarë
ZBATUAR PJESËRISHT
Një aspekt tjetër i kritikuar rëndë në lidhje me mënyrën e trajtimit të çështjeve të marsit 2004, ka të bëjë me tendencën si të gjykatësve vendorë ashtu edhe të atyre ndërkombëtarë për të dhënë dënime të buta.[36] Sipas OSBE -së shumica e dënimeve të lidhura me trazirat pas vendimeve gjyqësore deri me 2005 -ën, ishin afër minimumit të aplikuar të ndërshkimeve.[37]
Nëpunësit vendorë dhe ndërkombëtarë të intervistuar nga Human Rights Watch u shprehen se dënimet e buta për krime serioze shpeshherë janë rezultat i evidencave të mangëta të paraqitura në gjykatë, duke influencuar kështu gjykatësit në dënimet mbi akuza më të rëndomta sesa ato të parashtruara nga prokurorija, dhe për më tepër duke kufizuar mundësinë e tyre për të imponuar dënime më afatgjata.[38] Ky fakt nënvizon nevojën për përmirësimin e pregatitjeve dhe bashkëpunimit ndërmjet policisë dhe prokurorëve për të garantuar që të gjitha evidencat të parashtrohen në gjykatë.
Arsyeja e dytë nga më të përmendurat është kërcënimet ndaj gjykatësve vendorë të cilët, sipas informacionit që ju dha Human Rights Watch, kanosen dhe tiranizohen nga të akuzuarit, kushërinjtë apo përkrahësit e tyre për të dhënë dënime më të buta nga ç´meritohen të jipen sipas rrethanave të krimit.[39] Momentalisht strategjitë për të adresuar kërcënimet e gjykatësve janë të kufizuara dhe zgjidhen kalimthi duke ja kaluar çështjet delikate gjykatësve ndërkombëtarë. Ekspertët ligjorë japin si shpjegim për dënimet e buta edhe mungesën e eksperiencës, veçanërisht në rradhët e gjykatësve vendorë.[40]
Sipas Avokatit të Popullit të Kosovës një nga pengesat më të mëdhaja në ushtrimin e ligjit në Kosovë në mënyrë koherente është mungesa e familjaritetit dhe të kuptuarit në brendësi, nga ana e gjykatësve vendor ë dhe ndërkombëtarë, në ushtrimin e kornizës ligjore të komplikuar. Ky fakt vërtetohet veçanërisht po të shohim normat ligjore të UNMIK -ut, shumë nga të cilat përhapën koncepte dhe struktura të panjohura, veçanërisht për gjykatësit e përgatitur në periudhën e Jugosllavisë.[41] Duke marrë parasysh që komuniteti akademiko - juridik në Kosovë është akoma në proçesin e formimit, pak janë ato specialistë të cilët zotërojnë aftësinë për të komentuar dhe ndihmuar gjykatësit në interpretimin e ligjeve më të komplikuara. Për më tepër mungesa e gjykatës kushtetuese krijon një pasiguri legale përsa i përket interpretimit të saktë të ligjeve.[42]
Instituti Gjyqësor i Kosovës (IGJK) për vite me rradhë ka qënë nën tutelen e OSBE -së, tashmë është një institucion i pavarur i ngarkuar me detyrën të përgatisë gjykatësit vendorë. Trajnimet që drejton ky institut kanë për qëllim të rrisin aftësitë e gjykatësve dhe ndërgjegjen e tyre për ligjet që duhen aplikuar. Me qëllim që të përmirësohen praktikat e dënimeve në rradhët e gjykatësve vendorë, disa organizata (duke përfshirë këtu OSBE - në, Agjensinë e SHBA -së për Zhvillimin Internacional dhe Agjensinë Evropiane për Rindërtim) kanë sponsorizuar një sërë trajnimesh dhe projektesh ad hoc, si për shembull pajisjen e gjyqtarëve me tekste legale të konsoliduara dhe me komente për të ndihmuar ato qëë kuptojnë mënyrën sesi duhen interpretuar ligjet perkatëse.[43] Një nëpunës të intitutit u shpreh se megjith vështirësinë në matjen e ndikimit të trajnimeve mbi praktikat e dënimit, IGJK -ja është një nga insitutet e pakta që merret me trajtimin e këtij problemi.[44] Deri më sot, tregon meë tej ky nëpunës, nuk është ndërmarrë asnjë iniciativa e ngjashme për trajnimin sistematik të gjykatësve ndërkombëtarë, sidoqoftë nganjëherë ato marrin pjesë në trajnimet e organizuara nga IGJK -ja.[45]
Këshilli Gjyqësor i Kosovës i cili filloi punën e tij në fillim të 2007 -tës, ka për detyrë të kontrollojë përmbushjen e detyrave nga ana e gjykatësve dhe prokurorëve vendorë. Ky këshill ka në përbërjen e tij një si vendas ashtu edhe ndërkombëtare. Ai merret me ndërhyrje në fushën disiplinare dhe kontrollon cilësinë e përgjithshme të trajnimeve. Këshilli në fjalë pritet të bëhet institucioni kryesor përgjegjës për cilësinë e gjykatësve vendore,i aftë për të evidentuar nevojat për përgatitjen e punonjësve të caktuar dhe në marrjen e aksioneve disiplinare nëse shikohet e nevojshme.[46] Shqetësim mbetet efikasiteti i këtij këshilli , duke marrë parasysh që strategjia e tij (ku sqarohen qëllimet parimore) e ngritur në 2006 -tën akoma nuk mbështetet nga një plan konkret veprimi apo kushte financiare.[47] Ndikimi i veprimtarisë së Këshillit Gjyqësor të Kosovës në profesionalizmin e gjykatësve dhe prokurorëve mbetet i paqartë.
Qëndra Gjyqësore e Kosovës është një organizatë joqeveritare e cila kujdeset për juristet vendas duke i ofruar atyre trajnime, literaturë dhe materiale përgatitore. Kjo qëndër u krijua në qershor 2000 më mbështetjen dhe ndihmën financiare të OSBE -së. Qëllimi kryesor i saj është të kultivojë aftësitë profesionale të juristave vendas me qëllim krijimin e një kontingjenti me avokate, gjykatës dhe prokurorë të mirstërvitur, të cilët janë të aftë të kuptojnë kompleksitetin e kornizes legale të aplikuar në Kosovë dhe ti përshtaten standarteve të lartë profesionale.[48] Në lidhje me praktikat e dënimeve Qëndra Juridike e Kosovës nuk ka ofruar trajnime.[49]
Koordinim më i Mirë ndërmjet Gjykatësve Vendorë dhe Ndërkombëtarë
NUK ËSHTË ZBATUAR
Përmirësimi i koordinimit ndërmjet gjykatësve vendas dhe atyre ndërkombëtare është njv element i rëndësishëm në zhvillimin afatgjatë të sistemit të drejtësisë nv Kosovë. Që nga viti 2007 Departamenti i Drejtësisë pranë UNMIK -ut (DD) është përpjekur të përlehtësojë dialogun ndërmjet gjykatësve vendas dhe atyre ndërkombëtarë, me qëllim arritjen e marrëveshjeve të pranueshme nga të dyja palët se cilat çështje duhen përcjellë dhe drejt cilës palë.[50] Sipas këndvështrimit tëë gjykatësi dhe një prokurori vendore të intervistuar nga Human Rights Watch, fjalën e fundit e thonë gjithmonë gjykatësit (ndërkombëtarë) të UNMIK -ut.[51]
Faktikisht, sipas vendimit 2000/64 të UNMIK -ut gjykatësit ndërkombëtarë i marrin përsipër çështjet mbas kërkesës të bërë nga kryeprokurori publik internacional, ose nga palet të përfshira në çështje.[52] Në secilin nga keto raste vendimi duhet të aprovohet nga DD -ja e cila ja përcjell çështjen gjykatësit ndërkombëtar. Perpara se çështja të ritransferohet është bërë zakon që DD -ja të konsultohet me gjykatësin vendas në fjalë. Sidoqoftë në rast se nuk arrihet një marrëveshje vendimi mbetet tek DD -ja. Kjo procedurë duket problematike për aparatin e pavarur të drejtësisë (sic është problem edhe më i madh struktura e DD -së, në të cilën disa nga anëtarët e stafit mbulojne si funksionet ekzekutive ashtu edhe ato juridike), dhe debatohet nëse dhunon Principet Bazë te OKB -së mbi Pavaresinë e Aparatit Juridik.[53]
Sipas një nëpunësi me përvojv të Qëndrës Gjyqësore të Kosovës, duket sikur shumica e çështjeve ku implikohen pale të ndryshme etnike, krimi i organizuar apo çështjet në të cilat të akuzuarit janv ish- anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i kalohen gjykatësve ndërkombëtarë.[54]
Sic ishte rasti edhe me prokurorët, bashkëpunimi ndërmjet gjykatësve vendas dhe ndërkombëtare është penguar nga vendimi i UNMIK -ut në vitin 2003 për vendosjen e të gjithë gjykatësve ndërkombëtarë (si edhe të prokurorëve) në Prishtinë.[55]
Sistemi Elektronik dhe Operativ për Menaxhimin e Çështjeve
NUK ËSHTË ZBATUAR
Funksionimi i të drejtës penale në Kosovë, përfshirë këtu edhe ndjekjen penale të çështjeve të lidhura me marsin 2004, është penguar në mënyrë serioze nga menaxhimi i dobët i çështjeve. Prokurorët dhe gjykatësit e intervistuar nga Human Rights Watch kanë identifikuar menaxhimin e çështjeve dhe problemet e lidhura me afatet kohore si një pengesë kryesore në gjykimin në kohë të çështjeve.[56] Mungesa e funksionimit të një sistemi elektronik për menaxhimin e çështjeve e bën gjithashtu të pamundur monitorimin dhe shpërndahen në mënyrë efikase të të dhënave në sistem.
Rezultati i paevitueshem që pason rritja e numrit të çështjeve të vjetra, duke çuar kështu në mbetjen pezull të më shumë se 50 000 çështjeve civile dhe 36 000 çështjeve penale.[57] Bëhet fjalë për disa qindra çështje që lidhen me krimet e luftës të mbetura pezull.[58] Deri tani nuk ka asnjë hapesirë ligjore kundër procedurave të tejzgjatura gjyqësore.[59]
Megjith trajnimet gjithpërfshirëse, të financuara nga Agjensia Evropiane për Rindërtim (EAR) dhe te zbatuara në te gjitha rajonet e Kosovës gjatë gjysmës së dytë të vitit 2007, sistemi elektronik për menaxhimin e çështjeve akoma nuk përdoret nga gjykatat anembanë Kosovës.[60] Dhomat e gjykatave janë të pajisura me kompjutera dhe programet e tyre funksionojnë, por thuhet që stafi në gjykata ngurron në përdorimin e tyre, duke parapëlqyer mbajtjen e shënimeve me dorë sic ndodhte më përpara.[61] Një deshtim i tille i pergjigjet nivelit të ulët të përgjithshem në Kosovë në njohjen dhe të kuptuarit e teknologjisë informative.[62]
[36] Human Rights Watch, Askund në Agjendë, faq. 49.
[37] Seksioni i Monitorimit të Sistemit Gjyqësor pranë OSBE –së, "Përgjigja e Sistemit të Drejtësisë për Trazirat e Marsit 2004", në dhjetor 2005.
[38] Intervistë e Human Rights Watch me një nëpunës në Departamentin e Drejtësisë pranë UNMIK –ut, në Prishtinë, më 17 korrik 2007.
[39] Ibid.; Intervistë e Human Rights Watch me një prokuror vendas, më 22 janar 2008, si edhe me një gjykatës vendas, më 19 dhjetor 2007.
[40] Intervistë e Human Rights Watch me një avokat vendas i punësuar në një OJQ, më 16 Korrik 2007. Intervistë me anë të telefonit e Human Rights Watch me një gjykatës vendas, më 19 dhjetor 2007.
[41] Institucioni i Avokatit të Popullit në Kosovë, "Raporti i Shtatë Vjetor 2006 - 2007" , më 11 korrik 2007, http://www.ombudspersonkosovo.org/?cid=2,74 (parë më 21 nëntor 2007), faq. 13.
[42] Komisioni Evropian, "Raporti i Progresit të Kosovës në 2007 -tën", në Anglisht, (European Commission, "Kosovo 2007 Progress Report"), më 6 nëntor 2007, http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2007/nov/kosovo_progress_reports_en.pdf
(shikuar më 20 nëntor 2007) (accessed November 20, 2007) faq. 12.
[43] Intervistë e Human Rights Watch me një nëpunës të Institutit Gjyqësor të Kosovës, në Prishtinë më 13 korrik 2007.
[44] Intervistë me anë të telefonit e Human Rights Watch me një nëpunës me përvojë të Institutit Gjyqësor të Kosovës, më 4 shkurt 2008.
[45] Ibid.
[46] Intervistë e Human Rights Watch me një nëpunës me përvojë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, në Prishtinë më 13 korrik 2007. Në të ardhmen parashikohet që të krijohet një trup i vecantë për mbikqyrjen e prokurorëve, Këshilli i Prokurorisë së Kosovës .
[47] Komisioni Evropian, "Raporti i Progresit të Kosovës në 2007 -tën", në Anglisht, (European Commission, "Kosovo 2007 Progress Report"), faq. 12.
[48] Korrespondencë me anë të email –it e Human Rights Watch me drejtorin e Qendrës Juridike të Kosovës, më 27 korrik 2007.
[49] Korrespondencë me anë të email –it e Human Rights Watch me një nëpunës me përvojë të Qëndrës Juridike të Kosovës, më 1 shkurt 2008.
[50] Intervistë e Human Rights Watch me një nëpunës në Departamentin e Drejtësisë pranë UNMIK –ut, në Prishtinë, me 17 korrik 2007.
[51] Intervistë me anë të telefonit e Human Rights Watch me një gjykatës vendas, më 19 dhjetor 2007, dhe me një prokuror vendas, më 22 janar 2008 .
[52] Korrespondencë me anë të email –it e Human Rights Watch me një nëpunës me përvojë të Qëndrës Juridike të Kosoves, më 1 shkurt 2007.
[53] Principet parësorë mbi pavarësinë e Gjyqësorit, miratuar nga Kongresi i Shtatë i Kombeve të Bashkuara mbi Mbrojtja nga Krimi dhe Trajtimi i Krimineleve, në Milano, më 26 gusht deri më 6 shtator 1985, Dok. i OKB –sëA/CONF.121/22/Rev.1 at 59 (1985), në Anglisht. Principi 14 deklaron që"caktimi i çështjeve për gjykatësit në gjykatat ku ato përkasin, mbetet një lëndë e brëndshme e adminstratës gjyqësore".
[54] Korrespondencë me anë të email –it e Human Rights Watch me një nëpunës me përvojë të Qëndrës Juridike të Kosovës, më 1 shkurt 2008.
[55] Intervistë e Human Rights Watch me një nëpunës në Departamentin e Drejtësisë pranë UNMIK –ut, në Prishtinë, më 17 korrik 2007.
[56] Human Rights Watch, Askund në Agjendë, faq. 48 - 49.
[57] Komisioni Evropian, "Raporti i Progresit të Kosovës në 2007 -tën", në Anglisht, (European Commission, "Kosovo 2007 Progress Report"), faq. 12.
[58] Ibid.
[59] Institucioni i Avokatit të Popullit në Kosovë, "Raporti i Shtate Vjetor 2006 - 2007", faq. 19.
[60] Intervistë me anë të telefonit e Human Rights Watch me një nëpunës të Agjensise Evropiane për Rindërtim, më 27 korrik 2007.
[61] Intervistë me anë të telefonit e Human Rights Watch me një gjykatës vendas, më 19 dhjetor 2007.
[62] Intervistë me anë të telefonit e Human Rights Watch me një nëpunës të Agjensisë Evropiane për Rindërtim, më 19 korrik 2007.






