Prokurorët
Prokurorët në Udhëheqjen e Hetimeve dhe Menaxhimin e Çështjeve
ZBATUAR PJESËRISHT
Një nga kritikat kryesore në periudhën mbas marsit 2004 -tër për prokurorët vendas dhe ndërkombëtarë ishte se ata dështuan të angazhoheshin siç duhet me përgjegjësitë e tyre të reja sipas kodit të proçedurave penale, në udhëheqjen e hetimeve dhe drejtimin e punës së policisë në ndihmë të hetimeve.[26] Megjithëse ky dështim mund të shpjegohet pjesërisht nga pregatitjet dhe trajnimet e pamjaftueshme, gjykatësit dhe nëpunësit që ne intervistuam ja vunë fajin prokurorëve -veçanërisht atyre vendas- për pasivitetin dhe për ta shprehur me fjalët e një nëpunësi, "prokurorëtvetëm sa dorëzojnë atë që atyre u jep policija [pa bërë] ndonjë hetim verifikues".[27]
Hulumtimet e fundit të Human Rights Watch tregojnë që tashmë prokurorët vendas dhe ndërkombëtarë duket sikur kanë një rol më aktiv në hetimin dhe menaxhimin e çështjeve dhe në bashkëpunimin me policinë.[28] Kryesisht kjo është arritur nga pregatitja që Instituti Gjyqësor i Kosovës (IGJK) u ka dhënë prokurorëve vendas dhe ndërkombëtarë për të kuptuar detyrat e tyre nën kodin e ri proçedural duke theksuar rëndësinë e drejtimit dhe zhvillimit të një bashkëpunimi efikas me SHPK - në.[29] Një nëpunës me përvojë i IGJK -së i shpjegoi Human Rights Watch që megjithëse ndikimi i stërvitjeve akoma nuk është vërtetuar zyrtarisht, vrojtimet paraprake dëshmojnë që trajnimet për prokurorët kanë përmirësuar profesionalizmin dhe të kuptuarit e rolit të tyre.[30]
Bashkëpunimi i përmirësuar ndërmjet Prokurorëve vendas dhe ndërkombëtarë
ZBATUAR PJESËRISHT
Prokurorët vendas dhe ndërkombetare janë kritikuar për dështimin në bashkëpunimin me njëri - tjetrin, ku secila palë trajtonte dosjet më vete. Ky fakt pengon hetimet efikase dhe kjo u vërenjt edhe në mars 2004. Mungesa e përpjekjeve për të bashkëpunuar e vështirëson gjithashtu për prokurorët vendorë përfitimin e aftësive të nevojshme në drejtimin e çështjeve komlekse të lidhura me krimin e organizuar ose dhunën politike.
Bashkëpunimi është penguar nga vendimi i UNMIK -ut më 2003 -shin për vendosjen e të gjithë prokurorëve (dhe gjykatësve) ndërkombëtare në Prishtinë, me arsyetimin se kështu ulen shpenzimet dhe përlehtësohet komunikimi me UNMIK -un.[31]
Ka pasur disa përpjekje jozyrtare për të rritur shkallën e konsultimit ndërmjet prokurorëve vendorë, ndërkombëtare si edhe me policine. Sipas një prokurori vendor të intervistuar nga Human Rights Watch, bashkëpunimi jozyrtar ndërmjet prokurorëve ndërkombëtarë dhe atyre vendorë tashmë është i zakonshëm, por janë prokurorët ndërkombëtar ata që "vazhdojnë të thonë fjalën e fundit në vendimmarrjen se cili autoritet duhet të trajtojë cilën çështje dhe nuk janë aspak të detyruar të ndjekin rekomandimet [e prokurorëve vendorë]".[32]
Prokurorët ndërkombëtare mund të marrin në dorëzim çështjet e prokurorëve vendas me iniciativen e tyre si edhe pas kërkeses së një prokurori vendas.[33] Sipas një prokurori vendas të intervistuar nga Human Rights Watch nuk është aspak e pazakonte që prokurorët vendas të mos bien dakort me vendimet për marrjen në dorëzim të çështjeve nga prokurorët ndërkombëtarë.[34]
Në momentin e këtij shkrimi një program eksperimental trajnimi po pregatitet me qëllimin që të adresojë mospërputhjet ndërmjet prokurorëve vendas dhe ndërkombëtare. Në pranverë të 2007 -tës SHBA -ja financoi planin drejtues në Zyrën Speciale të Prokurorit të Kosovës (ZSPK), ku prokurorët vendas punojnë nën drejtimin e prokurorëve ndërkombëtare. Vëmendja në këtë plan vendoset në udhëzimin dhe perpilimin e përbashket të skemave me prokuroret e përzgjedhur në Prishtinë, sidoqoftë po programohet që në të ardhmen kjo skeme të përhapet edhe përtej Prishtinës.[35] Megjithëse plane të tilla drejtuese janë të mirëpritura dhe krijojnë një bashkëpunim më të mirë ndërmjet prokurorëve vendas dhe atyre ndërkombëtare, ky bashkëpunim duhet të bëhet rend i ditës me qëllim që situata të përmirësohet në mënyrë të dukshme.
Përsa i përket policisë, tensionet kryesore për ti besuar dosjet delikate prokuroreve vendorë nga njëra anë dhe nga ana tjetër mbrojtja e dëshmitareve dhe të dhënave, mbeten të pazgjidhura. Ngurrimi nga pala e prokurorëve ndërkombëtare për të përfshirë prokurorët vendorë në hetimet "delikate" e veshtirëson për vendorët zhvillimin e aftësive në marrjen përsipër të hetimeve të tilla.
[26] Human Rights Watch, Askund në Agjendë, faq. 45
[27] Ibid., faq. 46.
[28] Intervistë e Human Rights Watch me një nëpunës në Departamentin e Drejtësisë pranë UNMIK –ut, në Prishtinë, më 18 korrik 2007, dhe Intervistë me anë të telefonit e Human Rights Watch me një prokuror vendas, më 22 janar 2008.
[29] Intervistë e Human Rights Watch me një prokuror ndërkombëtar, më 18 korrik 2007.
[30] Korrespondencë me anë të email –it e Human Rights Watch me një nëpunës me përvojë në Institutin Gjyqësor të Kosovës, më 5 shkurt 2008.
[31] Intervistë e Human Rights Watch me një nëpunës në Departamentin e Drejtësisë pranë UNMIK –ut, në Prishtinë, më 17 korrik 2007.
[32] Intervistë me anë të telefonit e Human Rights Watch me një prokuror vendas, më 22 janar 2008.
[33] Ibid.
[34] Ibid.
[35] Intervistë e Human Rights Watch me një prokuror ndërkombëtar, më 18 korrik 2007.






