May 27, 2008

Policija

Krijimi i një Dege të Policisë gjyqësore dhe përmirësimi i Koordinimit ndërmjet Policisë dhe Prokurorëve

NUK ËSHTË ZBATUAR

Krijimit të një dege të "policisë gjyqësore" përbrënda Shërbimit Policor të Kosovës ju dha mandati nëpërmjet Kodit të Procedurave Penale më 2004 -rën, me qëllim që të garantohet që policija të ketë mundësinë për të ndihmuar realisht prokurorët, të cilët kohët e fundit kanë një rol të ri në drejtimin e hetimeve dhe mbledhjen e dëshmive të nevojshme për ndjekjek penale.

Deri më sot, nuk është krijuar asnjë dege e "policisë gjyqësore". Në shkurt të 2006 -tës një memorandum i brëndshëm i SHPK -së i deklaroi të gjithë policët në çdo rajon policor si policë gjyqësorë dhe bëri të ditur që  komandanti i çdo rajoni duhet të konsiderohet si kreu i policisë "gjyqësore" në rajonin përkatës.[5] Që atëherë nuk është ndërmarrë asnjë aksion i mëtejshëm dhe asnjë polic i vetëm nuk është caktuar ndonjëherë si polic gjyqësor dhe për më tepër nuk është ofruar asnjë lloj trajnimi për të përlehtësuar krijimin e një njësije të tillë të specializuar.

Prokurorët vendas i shprehën Human Rights Watch më 2006 -tën preokupimet e tyre mbi mungesën e ndihmës ne hetime nga ana e SHPK -së.[6] Një prokuror vendas e përseriti këtë preokupim më 2008-tën, duke u shprehur që "aftësitë [e policisë] janë të kufizuara, profesionalizmi i saj nuk është akoma në nivelin e duhur dhe përmirësimi është i domosdoshëm".[7] Një oficer i rangut të lartë pranë SHPK -së i intervistuar nga Human Rights Watch në janar të 2008 -tës, pranoi që nuk organizohen trajnime për ngritjen e aftësive të "policisë gjyqësore" pranë SHPK -së.[8]

Shpjegimi për mungesën e progresit i ka rrënjët në kundërshtimet nga ana e policisë. Përfaqësuesit e policisë vendase si edhe ato të policisë ndërkombëtare të intervistuar nga Human Rights Watch në 2006 -tën dhe 2007 -tën, ishin vendosmërisht kundër idesë së një dege të policisë gjyqësore, me frikën se krijimi i nje trupi të veçantë do të sillte një fragmentim të panevojshëm brënda policisë.[9] Ato theksuan që alternativa më e mirë do të ishte trajnimi i trupave të përgjithshëm policor për të bashkëpunuar me prokurorët. Sidoqoftë ato nuk ishin të aftë të parashtronin plane konkrete për arritjen e këtij qëllimi.

Një prokuror ndërkombëtarë i intervistuar nga Human Rights Watch u shpreh se nevoja për të oreracionalizuar policinë gjyqësore është urgjente, me qëllim që të rritet cilësija e bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy sektorëve.[10] Nëpunës të Departamentit të Drejtësisë pranë UNMIK -ut (DD) sugjeruan që mund të arrihet një kompromis ku prokuorët të stërvisnin disa oficerë të caktuar policije në përmbushjen e kësaj detyre, më mirë sesa të këmbëngulet që këto policë të marrin pjesë formalisht në një strukturë të shkëputur.[11] Një oficer i rangut të lartë pranë SHPK -së, me të cilin Human Rights Watch foli në janar të 2008 -tës,  theksoi se për SHPK -në do të ishte me tërheqëse ideja ku një grup i përzgjedhur policisësh të stërviten si policë gjyqësore, sesa krijimi i një dege të shkëputur të policisë gjyqësore.[12] Në këtë moment po përpilohet një ligj i ri mbi policinë, por pa ndonjë nen për krijimin e degës së policisë gjyqësore, pamvarësisht kërkesës nga kodi proçeduror penal.

Koordinim më i Mirë ndërmjet Shërbimit Policor të Kosovës dhe Policisë së UNMIK -ut

ZBATUAR PJESËRISHT

Mungesa e një koordinimi të frytshëm ndërmjet SHPK -së dhe policisë së UNMIK -ut ishte një nga ankesat e dëshmitarëve dhe të prekurve nga trazirat e marsit 2004, të intervistuar nga Human Rights Watch. Një dëshmitar përshkroi sesi ishte intervistuar mbi të njëjtën çështje nga të dyja autoritetet, asnjëra nga të cilat nuk e ndoqi çështjen.[13] Kjo, mund të shpjegohet pjesërisht nga fakti që UNMIK-u krijoi një njësi speciale të policisë ndërkombëtare e cila mbante përgjegjësinë e vetme për hetimin e çështjeve. Kjo njësi u shpërbë në janar 2005 për arsye të mungesës së efikasitetit.[14]

Sipas nëpunësve të SHPK -së dhe policisë së UNMIK -ut të intervistuar Human Rights Watch bashkëpunimi ndërmjet këtyre dy autoriteteve është i kënaqshëm. [15] Sidoqoftë, shumica e hetimeve "delikate" ( të lidhura me krimin e organizuar, krimet e luftës, dhunën e rënde politike, etj.) vazhdojnë të kryhen vetëm nga hetuesit ndërkombëtarë, të cilët theksojnë nevojën për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe të dhënave.[16] Kjo nevojë është në të njëjtën linjë si edhe praktikat e mëparshme.

Presioni mbi nevojën për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe të dhënave nga njëra anë dhe trajnimin e fuqizimin e SHPK-së nga ana tjetër mbetet një pengesë thelbësore për bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet SHPK -së dhe policisë së UNMIK -ut ( çështjet e lidhura me mbrojtjen e dëshmitarëve diskutohen të detajuara më poshtë).

Si nga UNMIK -u ashtu edhe nga SHPK -ja pranohet që SHPK -ja duhet të marrë hap pas hapi në dorëzim ngarkesën e punëve "ndërkombëtare". Për realizimin e kësaj, SHPK -ja duhet të vërtetojë që ka aftësi për të trajtuar çështjet delikate. Në këtë rast do të nevoitej gadishmërija nga ana e policisë ndërkombëtare për të punuar sëbashku me SHPK -në në kësisoj çështjesh dhe në zhvillimin  e aftësive te tyre.

Përmirësimi i Hetimeve ndaj Ankesave për Shkelje nga ana e SHPK -së

ZBATUAR PJESËRISHT

Ndaj policëve të SHPK -së ka pasur ankesa për abuzim detyre që erdhën si pasojë e trazirave të marsit.  Disa nga policët e SHPK-së akuzohen të kenë shfaqur pasivitet, madje në disa raste edhe të kenë marrë pjesë në dhunë. Asnjë nga gjashtëdhjeteshtatë hetimet penale të hapura ndaj policëve të SHPK -së nuk ka pasur si pasojë rregjistrimin e akuzave.[17] Njësija profesionale e standarteve pranë UNMIK -ut (e cila deri më tetor të 2005 -ës  kishte për detyrë të mbikqyrte SHPK -në) fillimisht përjashtoi dymbëdhjetë oficerë policije ndëkohe që hetimet ishin akoma në vijim. Më pas dymbëdhjete policët u rikthyen të gjithë në pozitën e mëparshme. Asnjë aksion tjetër nuk u ndërmor ndaj ndonjërit prej policëve të akuzuar në lidhje me trazirat e marsit pasi njësija profesionale e standarteve kaloi në kontrollin e SHPK -së në tetor të 2005 -tës.[18]

Krijimi i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) në qershor 2006 shënon një hap përpara. IPK -ja synon të ofrojë një kontroll të jashtëm mbi SHPK -në. Ajo përbëhet nga dyzet nëpunësa civil të stërvitur posaçërisht nga OSBE - ja. Metoda e IPK -së për trajtimin e ankesave ndaj SHPK -së bazohen mbi kontrolle inspektimi, nëpërmjet të cilave inspektorët e IPK -së kanë të drejtën për të kontrolluar si SHPK -në ashtu edhe dosjet elektronike të dokumentave.[19]

Sidoqoftë aftësija e inspektoratit për të kryer hetime të sakta rrezikohet nga fakti që ai është i përbërë nga një staf të rinjsh dhe të vjetrish të përzgjedhur me drejtësi, nga të cilët kërkohet të trajtojnë çështje me një shkallë të lartë vështirësije dhe të ndërhyjnë tek nëpunës të rangjeve të larta. Sipas një funksionari ndërkombëtar të intervistuar nga Human Rights Watch inspektorati ka nevojë për trajnime të mëtejshme të stafit dhe ngritjen e numrit të nëpunësve me përvojë me qëllim që të mundësohet që inspektorati të funksionojë me autoritet dhe besim më të madh.[20]

Në shtator të 2006 -tës Kuvëndi i Kosovës krijoi Komitetin Parlamentar mbi Sigurinë, me qëllim që të ushtrojë kontroll demokratik mbi SHPK -në, ministritë qeveritare dhe autoritete të tjera kombëtare, përgjegjëse për sigurinë e Kosovës.[21] Përveçse mund të marrë dëshmitarët në pyetje komiteti mund të drejtoje pyetje rreth institucioneve përkatëse të Kosovës për të nxitur aksionet dhe shkëmbimin e informacioneve.[22]

Ky komitet ishte veçanërisht aktiv në vijim të protestave të Vetvendosjes në shkurt të 2007 -tës, në të cilat dy protestues u vranë nga plumbat plastik të gjuajtur nga policija e UNMIK -ut. Komiteti bëri thirrje dhe pyeti disa nga policët me përvojë të SHPK -së dhe nëpunësit e qeverisë të Kosovës.[23] Hetimet e tyre matën sekuancat e ngjarjeve por nuk arritën të nxirrnin në shesh se kush duhej ta mbante përgjegjësinë.[24]

Përsa i përket mekanizmave për kontrollet në brendësi, sipas njoftimeve projektligji në vlerësim e sipër mbi policinë mbron marrëveshjet ekzistuese mbi përgjegjësinë të varura nga proçedurat e brëndëshme si ato të IPK -së dhe të njësisë disiplinore pranë SHPK -së.  Gjithashtu sipas njoftime projektligji përmban edhe rolin që duhet të luaj Avokati i Popullit si një trup thelbësor për kontrollin e jashtëm.[25]

[5] Human Rights Watch, Askund Agjendë, faq.31.

[6] Ibid. , faq. 33.

[7] Intervistë me anë të telefonit e Human Rights Watch me një prokuror vendas, 22 janar 2008.

[8] Intervistë me anë të telefonit e Human Rights Watch me një agjent me pervojë te SHPK -së , 31 janar 2008.

[9] Intervista e Human Rights Watch me perfaqësues të Shërbimit Policor të Kosovës, në Prishtinë/Pristina, më 16 korrik 2007, dhe me perfaqësuesin e policise së UNMIK -ut, në Prishtinë, më 13 korrik 2007. Shiko edhe Human Rights Watch, Askund në Agjendë, faq. 33.

[10] Intervistë e Human Rights Watch me një prokuror ndërkombëtar, në Prishtinë, më 18 korrik 2007.

[11] Intervista e Human Rights Watch me nëpunës të Departamentit të Drejtësisë pranë UNMIK -ut, në Prishtinë, me 17 - 18 korrik 2007.

[12] Intervistë me anë të telefonit e Human Rights Watch me një nëpunës me përvojë të SHPK –së, me 31 janar 2008.

[13] Human Rights Watch, Askund në Agjendë, faq. 42

[14] Ibid. , faq. 33 - 36.

[15] Intervistë e Human Rights Watch me perfaqësues të SHPK –së, në Prishtinë, me 16 korrik 2007; Intervistë e

Human Rights Watch me perfaqësues të policisë së UNMIK –ut, në Prishtinë, më 13 korrik 2007

[16] Intervistë me anë të telefonit e Human Rights Watch me një prokuror vendas, më 22 janar 2008.

[17] Human Rights Watch, Askund në Agjendë, faq. 43.

[18] Intervistë me anë të telefonit e Human Rights Watch me një nëpunës me përvojë të SHPK –së, më 31 janar 2008.

[19] Korrespondencë me anë të email –it e Human Rights Watch me një nëpunës ndërkombëtar, më 3 shkurt 2008

[20] Intervistë e Human Rights Watch me një nëpunës ndërkombëtare, në Prishtinë më 16 korrik 2007.

[21] Korrespondencë me anë të email –it e Human Rights Watch me një nëpunës të OSBE -së, më 5 shkurt 2008.

[22] Korrespondencë me anë të email –it e Human Rights Watch me një nëpunës ndërkombëtar, më 5 shkurt 2008.

[23] Korrespondencë me anë të email –it e Human Rights Watch me një nëpunës të OSBE -së, më 8 shkurt 2008.

[24] Një hetim i brendshëm i UNMIK –ut, i mbikqyrur nga IPK –ja, arriti në përfundimin që përgjegjëse për vrasjet është njësija speciale Rumune e policisë, dhe përkufizon vrasjet si të paligjshme. Por hetimi i brendshëm nuk ishte i aftë të përcaktonte përgjegjësinë penale për individët dhe asnje akuzë nuk është ngritur.

[25] Intervistë me anë të telefonit e Human Rights Watch me një nëpunës ndërkombëtar, më 1 janar 2008.