May 27, 2008

Hyrje

Në maj të 2006 -tës Human Rights Watch publikoi "Askund në Agjendë: Dështimi i vazhdueshëm për të kërkuar përgjegjësi në Kosovë pas marsit 2004". Në këtë raport ekzaminohet sistemi i së drejtes penale në Kosovë duke u bazuar në shqyrtimin dhe dënimin e çështjeve të lidhura me trazirat e motivuara etnikisht të marsit 2004.

Raporti analizoi dështimin për të nxjerrë përpara ligjit shumë nga ato që ishin përgjegjës për dhunën e marsit 2004. Shkaqet kryesore ishin: dështimi i një operacioni të posaçëm policor ndërkombëtar të shkëputur nga pjesa tjeter e sistemit te drejtësise, dhe potrullim jo efikas i policise në përgjithësi; një përgjigje e pamjaftueshme ndaj deklaratave për shkelje nga ana e Sherbimit Policor të Kosovës gjatë trazirave; pasivitet nga ana e prokurorëve;  menaxhim i dobët i çështjeve dhe dënime të buta në gjykata; dhe mbikqyrje e papërrshtatshme.

Tashmë pranohet gjerësisht që sistemi juridik është "më i dobëti nga institucionet kryesore të Kosovës".[1] Ky fakt vërehet në vendimin e Bashkimit Evropian për të fokusuar përpjekjet e misonit të Politikes Evropiane për Mbrojtje dhe Siguri në Kosovë (ESDP), mbi problemet policore dhe juridike. Gjithashtu dihet që veçanërisht përgjigja ndaj çështjeve të lidhura me marsin 2004 nuk ka qënë e përshtatshme. Më pas Sekretari i Përgjithshëm i OKB -së Kofi Annan pranoi ne raportin e Këshillit të Sigurimit mbi Kosovën më 2006 -tën që "progres i pamjaftueshëm është arritur ne hetimin dhe ndjekjen penale të çështjeve të cilat lidhen me marsin 2004".[2]

Ne momentin e publikimit të raportit të Human Rights Watch më 2006 -tën, prokurorët dhe gjykatësit ndërkombëtarë kishin jurisdiksion mbi 56 çështjet me "serioze" të lidhura me marsin ( metodat e ndryshme të numërimit mes OSBE -së dhe UNMIK -ut në atë kohë e bënin të pamundur qartësimin e numrit të të akuzuarve në çështjet). Sipas statistikave të UNMIK -ut deri në mars të 2006-tës  kanë rezultuar në dënime 13 nga ato çështje, 12 të tjera janë pezulluar  mbyllur apo janë hedhur poshtë, ndërsa dy janë akoma ne trajtim e sipër. Njëzetenëntë çështjet e 3tjera të mbetura akoma nuk kanë arritur në fazën e hetimeve paragjyqësore. Shtatë nga këto 29 çështje i janë dorëzuar prokurorëve vendas në fillim të 2006 -tës, me qëllim që të shikojnë nëse mund të trajtohen nga ata.[3] 

Në përfundim të janarit 2008 duket sikur tablloja është përmirësuar.  Tridhjetepesë të pandehur janë dënuar mbi akuzat e zjarrvënies, grabitjes, nxitje të urrejtjes raciale, fetare, etnike dhe agresion, në çështjet që kryesisht janë trajtuar nga prokuroret ndërkombëtarë.[4] Sipas UNMIK-ut të pandehur ishin 33 nga 35 në  56 çështjet "serioze" të hershme (ku u përfshinë në total 63 të akuzuar).  Katërmbëdhjetë nga të dënuarit u burgosën nga gjashtë muaj deri ne 18 vjet; të tjerëve ju hoqën dënimet ose u gjobitën.  Një i pandehur u la i lirë. Vendimet ndaj 19 nga personat e  dënuar janë përfundimtare (apelimet e mëtejshme nuk janë të mundura).

Ndërkohë që krahasimet janë të vështira ( për arsye se mënyra e trajtimit të çështjeve varion nga njera - tjetra) duket qartë që,është shënuar progres në ndjekjen penale të çështjeve me "serioze" të lidhura me marsin, që nga raporti i Human Rights Watch i publikuar me 2006 -tën. Por gjithashtu vihet re që pothuajse katër vjet mbas ngjarjeve, dënimet akoma nuk janë caktuar për pothuajse gjysmën e të akuzuarve nga pesëdhjetegjashte çështjet e hershme.

Për më tepër shumë nga problemet sistematike të cilat lidhen me trajtimin e vështirë të çështjeve te marsit, nuk kanë ndryshuar ose kanë shënuar përmirësim të vogël. Kur misioni i BE -së për sundimin e ligjit të fillojë punën në Kosovë, do të ishte momenti i përshtatshëm ti hidhej një sy progresit të arritur në disa nga problemet thelbësore të identifikuara në "Askund në Agjendë", me qëllim që të ndihmohen autoritetet vendase dhe ndërkombëtare të Kosovës në identifikimin e saktë të prioriteteve dhe me qëllim që të gjenden mjetet më efikase për të luftuar dobësitë sistematike në sistemin e drejtësisë.

[1]Ky konkluzion u nxorr nga Kai Eide, i dërguari special i sekretarit te përgjithshëm të OKB -së, i cili u dërgua në Kosovë si rrjedhim i dhunës së marsit 2004. Shiko Kai Eide, "Situata në Kosovë - Raporti për Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Përmbledhje dhe Rekomandime", gusht 2004.

[2]Raporti i Sekretarit te Përgjithshëm për Administratën e Përkohshme të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, (Report of the Secretary - General on the United Nations Interim Administration Mission in Kosovo),

1 shtator 2006, dokumenti në gjuhën angleze  S/2006/707, paragrafi 25, http://www.un.org/Docs/sc/sgrep06.htm (shikuar më 28 janar 2008).

[3] Human Rights Watch, Askund në agjendë: Dështimi i vazhdueshëm për të kërkuar përgjegjësi në Kosovë pas marsit 2004, vol. 18, nr. 4 (D), maj 2006, http://hrw.org/backgrounder/eca/kosovo0607, faqet 26-27.

[4] Korrespondencë me anë të email –it e Human Rights Watch me një nëpunës të Departamentit te Drejtësisë prane UNMIK -ut, më 31 janar 2008.