May 27, 2008

Rekomandime Kryesore, Aktuale dhe të Reja

Për Misionin Policor dhe Gjyqësor të BE -së

·Të garantohet që sistemi i së drejtës penale të jetë i integruar plotësisht dhe të ketë një koordimin efikas ndërmjet gjykatësve ndërkombëtare dhe vendas, prokurorëve dhe policisë.

·Ti jepet prioritet heqjes së pengesave për të mbrojtur  në mënyre të efektshme dëshmitaret, duke perfshirë këtu edhe shvendosjen e tyre.

·Të garantohet mbikqyrja e efektshme mbi policinë, prokurorët dhe gjykatësit ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Institucionin e Avokatit të Popullit.

Për Qeverine e Kosovës

·Të arrihet marrëveshja me Shërbimin Policor të Kosovës që ti ofrojnë prokurorëve vendas dhe ndërkombëtare ndihmë gjatë hetimeve.

·Të zgjidhen problemet për mbrojtjen e efektshme të dëshmitarëve, duke përfshirë edhe miratimin e menjëhershëm të ligjit mbi mbrojtjen e dëshmitarëve.

·Të garantohet që të gjithë punonjësit e gjykatave të përdorin sistemin elektronik për menaxhimin e çështjeve.

Për Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe anëtaret e tjere të Grupit të Kontaktit

·Të angazhohen publikisht për zhvendosjen nga Kosova të dëshmitarëve në rrezik dhe të ofrojnë ndihmë financiare për kësisoj zhvendosjesh.

(Rekomandime më të detajuara jepen në fund të këtij raporti).