Pasqyra e lëndës
Tashmë pranohet gjerësisht që sistemi juridik është më i dobëti nga institucionet kryesore te Kosovës. Ky realitet reflektohet në vendimin e Bashkimit Evropian për të fokusuar përpjekjet e misonit të Politikës Evropiane për Mbrojtje dhe Siguri në Kosovë (ESDP), mbi problemet policore dhe juridike.
Pasojat nga sistemi i papërshtatshëm juridik i Kosoves kanë një shtrirje tepër të gjërë. Në veçanti shumë nga problemet aktuale në Kosovë që lidhen me të drejtat e njeriut, posaçërisht dhuna me motive etnike dhe politike, i kanë gjurmët në dështimin e autoriteteve për të nxjerrë autorët e krimit para ligjit.
Hulumtimi i Human Rights Watch tregon shkaqe të ndryshme për dobësitë e së drejtës penale në Kosovë. Ndryshimi kryesor i paraqitur në këtë sistem më 2004 -rën, përmes të së cilit hetimet e çështjeve drejtohen nga prokurorët më tepër sesa nga gjyqëtaret, akoma nuk është zbatuar plotësisht. Tashmë prokurorët shfaqen në një rol më aktiv në udhëheqjen e hetimeve në krahasim me kohën kur ne nxorrëm raportin e mëparshëm në maj të 2006 -tës, "Askund ne Agjendë: Dështimi i vazhdueshëm për të kërkuar përgjegjësi në Kosovë pas marsit 2004. " Sidoqoftë bashkëpunimi i prokurorëve me policinë mbetet problematik.
Prokurorët mendohet që të ndihmohen në rolin e tyre të ri hetues nga një degë e policisë gjyqësore e përbërë nga policë të përkushtuar. Por kjo degë akoma nuk është krijuar, kryesisht nga kundërshtimet si nga ana e policisë ndërkombëtare ashtu edhe nga ana e policisë vedase, e cila ka frikë që krijimi i një dege të veçantë do të çonte në përçarjen e policisë. Asnjë marrëveshje zyrtare e ndonjë lloji tjetër nuk është arritur.
Shqetësimet në lidhje me dënimet e buta të praktikuara dhe mungesa e të kuptuarit nga ana e gjykatësve për ligjin që duhet aplikuar vazhdojnë të jenë prezente, megjithë përmirësimin e trajnimeve për gjykatësit vendas.
Sistemi i drejtësise mbetet thellësisht i fragmentuar ndërmjet elementeve vendore dhe atyre ndërkombëtare. Deri diku ka pasur një progres të caktuar në përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet prokurorëve dhe gjykatësve vendas me homologet e tyre ndërkombëtare. Por mungesa e vazhdueshme e besimit nga ana e institucioneve ndërkombëtare mbi aftesitë e nëpunësve vendas për të hetuar, përndjekur dhe gjykuar çështjet delikate në mënyre të drejtë, sjell që shpesh policija, prokurorët dhe gjykatësit vendas nuk përfshihen në kësisoj çështjesh. Mungesa e një sistemi të integruar ul efikasitetin e tij dhe vështirëson përpjekjet për të rritur aftësite e prokurorëve dhe gjykatësve vendas.
Mbrojtja e papërshtatëshme e deshmitarëve mbetet një pengesë e madhe për drejtesinë, veçanërisht kur bëhet fjalë për krimin e organizuar, krimet e luftës dhe sulmet ndaj minoriteteve. Duke marrë parasysh qe kërcënimet dhe ngacmimet ndaj dëshmitarëve janë tepër të përhapura, shumë nga dëshmitarët nuk janë të gatshëm të shfaqen nga frika për sigurinë e jetes së tyre. Kosoves i mungon ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe shpeshherë gjykatësit dhe prokurorët dështojnë në përdorimin e masave ekzistuese mbrojtëse të disponueshme në dhomat e gjyqeve. Për dëshmitarët në çështjet më delikate shpërngulja jashtë Kosovës është e vetmja mënyrë mbrojtjeje. Sidoqoftë deri tani qeveritë perëndimore nuk janë treguar të gatshme për të pranuar dëshmitarët në rrezik.
Megjithë financimet që shkojnë në miliona Euro, sistemi elektronik për menaxhimin e çështjeve akoma nuk është operativ, duke përkeqësuar kështu prapambetjen në trajtimin e çështjeve dhe duke bërë thuajse të pamundur shpërndarjen e informacioneve dhe monitorimin e saktë të çështjeve. Shpërndarja e informacionit deri tek komunitetet e prekura është i pamjaftueshëm duke i lënë viktimat dhe dëshmitarët në padituri mbi përfundimin e çështjeve dhe duke çuar në humbjen e besimit ndaj sistemit.
Mbikqyrja e pavarur mbi punën e gjykatësve, prokurorëve dhe policisë është e pamjaftueshme. Njësisë së krijuar të inspektoratit për hetimin e ankesave ndaj Shërbimit Policor të Kosovës i mungon eksperienca dhe autoriteti. Në përgjithësi sistemit të drejtësise në Kosovë i mungon trasparenca, duke bërë të veshtirë për publikun të kuptojë nëse drejtësija vihet në vend dhe të nxjerrë para përgjegjësise institucionet vendore dhe ndërkombëtare përgjegjëse për drejtësinë.
Misioni i BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë (i njohur me emrin "EULEX") i përbërë nga gjykatës, prokurorë dhe policë ndërkombëtarë, është elementi kryesor i misionit të ri në Kosovë të drejtuar nga BE-ja dhe do të kërkojë njohjen ndërkombëtare të problemit në fjalë. Por fundi i mosndërshkimit dhe ndërtimi i shtetit ligjor do të mvaren nga aftësija për të mësuar nga gabimet e të kaluarës dhe gadishmërija nga ana e qeverisë së Kosovës dhe misionit të ri ndërkombëtar për të kontrolluar, përndjekur dhe dënuar aktet kriminale, kudo dhe nga kushdo që të kryhen ato.
* * *
Raporti yne "Askund ne Agjendë," ekzaminoi sistemin e së drejtës penale në Kosovë duke u bazuar në shqyrtimin dhe dënimin e çështjeve të lidhura me trazirat e motivuare etnikisht të marsit 2004. Në këtë raport ne dhamë një seri rekomandimesh për autoritetet kombëtare dhe ndërkombëtare të Kosovës me qëllim të dyfishte që të riforcohen hetimi dhe perndjekja penale e çështjeve të ngrira, dhe të përmirësohet në përgjithësi sistemi i drejtësisë penale. Human Rights Watch ka udhëtuar në Kosovë në korrik dhe në dhjetor të 2007 -tës për të vlerësuar gjëndjen në fushën e së drejtës penale në Kosovë, duke përdorur si njësi matëse rekomandimet e bëra në raportin tonë në maj të 2006 -tës, si edhe duke ekzaminuar çështje të reja preokupuese. Ne intervistuam më tepër sesa 30 nëpunës vendas dhe ndërkombëtare që punonin në sistemin e drejtësisë penale, si edhe përfaqësues të shoqerisë civile dhe mediave.
Rrezulati jane të dhënat mbi drejtësine penale të përmbledhura si më poshtë dhe të shtjelluara në këtë raport. Këtu ne vlerësojme nëse rekomandimet e bëra në raportin e majit 2006 janë "zbatuar plotësisht," "zbatuar pjesërisht," ose "nuk jane zbatuar". Më tej ne japim rekomandime konkrete për të ndihmuar në adresimin e mangësive të identifikuara dhe të vazhdohet në gjurmët e progresit të arritur.
Përmbledhje mbi progresinREKOMANDIM: Krijimi i një dege të policisë gjyqësore dhe përmirësimi i bashkëpunimit ndërmjet policisë dhe prokurorëve. STATUSI: NUK ËSHTË ZBATUAR REKOMANDIM: Koordinim më i mirë ndërmjet Shërbimit Policor të Kosovës dhe policisë së UNMIK -ut. STATUSI: ZBATUAR PJESËRISHT REKOMANDIM: Përmirësimi i hetimeve ndaj ankesave për shkelje nga ana e Shërbimit Policor te Kosovës . STATUSI: ZBATUAR PJESËRISHT REKOMANDIM: Prokurorët në drejtimin e hetimeve dhe menaxhimin e çështjeve. STATUSI: ZBATUAR PJESËRISHT REKOMANDIM: Bashkëpunimi i përmirësuar ndërmjet Prokurorëve vendas dhendërkombëtare. STATUSI: ZBATUAR PJESËRISHT REKOMANDIM: Praktikat e dënimit nga ana e gjykatësve vendas dhe ndërkombëtare që shfaqin gravitetin e shkeljeve për të cilat një i akuzuar dënohet. STATUSI: ZBATUAR PJESËRISHT REKOMANDIM: Sistemi elektronik për menaxhimin e çështjeve dhe funksionimi i tij. STATUSI: ZBATUAR PJESËRISHT REKOMANDIM: Mbrojtje më e mirë e dëshmitarëve. STATUSI: ZBATUAR PJESËRISHT REKOMANDIM: Marrëveshje me shtetet jashtë rajonit për zhvendosjen e dëshmitarëve. STATUSI: NUK ËSHTË ZBATUAR REKOMANDIM: Shtrirja deri në komunitet e ndikuara. STATUSI: NUK ËSHTË ZBATUAR REKOMANDIM: Rritja e trasparencës në administrimin e drejtësisë. STATUSI: NUK ËSHTË ZBATUAR |






