- Page 11
- Page 12 of 12
Falenderime
Ky raport u hulumtua dhe u përpilua nga Wanda Troszczynska -van Genderen, hulumtuese e Human Rights Watch në Divizionin për Evropë dhe Azinë Qëndrore. Redaktimi i këtij raporti u bë nga Ben Ward bashkë - drejtues i Divizionit për Evropë dhe Azinë Qëndrore. Clive Baldwin, këshilltar i lartë ligjor, ka bërë vlerësimin legal, ndërsa Ian Gorvin nëpunës me pervojë për programet bëri vlerësimin e këtij programi. Veronika Szente Goldston, drejtoreshë avokimi në Divizionin për Evropë dhe Azinë Qëndrore, shqyrtoi dhe komentoi përmbledhjen dhe rekomandimet. Kreshnik Zhega, ndihmes hulumtues në Divizionin për Evropë dhe Azinë Qëndrore, ndihmoi në përfundimin e kërkimeve duke kryer intervista me personat në Kosovë. Iwona Zielinska, bashkëpunëtore në Divizionin për Evropë dhe Azinë Qëndrore ndihmoi në paraqitjen e ketij raporti. Anna Lopriore koordinoi përgatitjen e fotografive, ndërsa Grace Choi dhe Fitzroy Hepkins përgatitën raportin për publikim.
Human Rights Watch falenderon stafin e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), përfshirë Departamentin e Drejtësisë, policinë e Kombeve të Bashkuara, Misionin e OSBE -së në Kosovë, Ekipin Planifikues të Bashkimit Evropian për Kosovën, Ekipin Përgatitor të Zyrës Civile Ndërkombëtare, Sekretariatin e Këshillit të BE -së dhe anëtarë të shumtë të stafit pranë organizatave të tjera ndërkombëtarë në Kosovë të cilët pranuan të intervistoheshin për këtë raport, apo në një mënyrë tjetër ofruan bashkëpunimin e tyre në përgatitjen e tij. Human Rights Watch gjithashtu u është mirënjohës prokurorëve dhe gjykatësve vendas, agjentëve të policisë, nëpunësve qeveritarë dhe përfaqësuesve të OJQ - ve lokale me të cilët bashkëbiseduam gjatë hulumtimeve tona. Një falenderim të vecantë per Julie Chadbourne nga Norwegian Helsinki Committee (Komiteti Norvegjes i Helsinkit) për këshillat e saja gjatë hulumtimeve të këtij raporti.
Human Rights Watch falenderon për mbeshtetjen zemërgjere edhe Fondacionin Phyllida and Glenn Earle.
- Page 11
- Page 12 of 12






