May 27, 2008

Rekomandime të Detajuara Aktuale dhe të Reja

Per Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)

·Të garantohet që sitemi i drejtësisë penale të jetë plotësisht i integruar ndërmjet elementëve të tij ndërkombëtarë dhe nacional, me një koordinim efikas mes gjykatësve, prokurorëve dhe policisë ndërkombëtarë dhe vendore.

·Të gjendet mënyra e punës për të mundësuar ndihmën e policisë së BE-së në hetimet e prokurorëve ndërkombëtarë dhe vendore, qoftë nëpërmjet një dege të policisë gjyqësore ose në tjetër forme, dhe të mbështeten kapacitetet e SHPK -së për të vepruar në të njëjtën mënyrë.

·Të nxitet koordinimi ndërmjet policisë së BE -së dhe Shërbimit Policor të Kosovës duke përfshirë këtu edhe bashkëpunimin në çështje.

·Të vazhdohet me programet këshilluese dhe stërvitore të prokurorëve ndërkombëtarë për prokurorët vendorë, me qëllim që kompetencat për çështjet delikate ti dorëzohen gjithnjë e më tepër prokurorëve vendore.

·Të rritet këshillimi dhe bashkepunimi ndërmjet gjykatësve vendas dhe atyre ndërkombëtarë me qëllim që kompetencat për çështjet delikate ti dorëzohen gjithnjë e më tepër gjykatësve vendore.

·Të garantohet që në shpërndarjen e çështjeve për gjykatësit dhe prokurorët ndërkombëtarë mos të ketë ndërhyrje nga ekzekutivi (qoftë ai vendor apo ndërkombëtar) dhe vlerësimeve të gjykatësve e prokurorëve vendorë ti jepet më tepër pushtet për të vendosur mbi shpërndarjen e çështjeve.

·Të garantohet mbikqyrja efefktive mbi funksionimin e policisë, prokurorëve dhe gjykatësve ndërkombëtarë, duke krijuar këtu mekanizma të një mbikqyrjeje efikase deri në brendësi, dhe të pranohet jurisdiksioni i Avokatit të Popullit të Kosovës në hetimin e ankesave që lindin nga ushtrimi i mandatit të Misioni i BE-së për Sundimin e  Ligjit në Kosovë (EULEX).

·Ti jepen prioritet programeve për mbrojtjen dhe zhvendosjen e dëshmitarëve, duke përfshirë edhe bashkëpunimin me qeverinë e Kosovës për miratimin e shpejtë të një ligji në mbrojtje të dëshmitarëve; trajnimeve për policinë, prokurorët dhe gjykatësit për të përdorur plotësisht mjetet për mbrojtjen e dëshmitarëve nëpër gjykata; dhe heqjen e pengesave administrative dhe legale të lidhura me zhvendosjen e dëshmitarëve jashtë Kosovës.

Për Qeverinë e Kosovës

·Të shfaqi përkushtim publik në ndihmë të policisë dhe përpjekjeve në ndjekjen penale dhe nxjerrjen para drejtësisë të autorëve të krimeve të rënda, duke përfshirë këtu krimin e organizuar dhe krimet e luftës.

·Të gjejë gjuhën e përbashkët me Shërbimin Policor të Kosovës në mbështetjen e hetimeve të prokurorëve vendas dhe ndërkombëtarë, qoftë me anë të një dege të policisë gjyqësore ose në tjetër mënyrë.

·Nëse ekziston një ujdi në arritjen e një marrëveshjeje për stërvitjen e agjentëve të përkushtuar dhe kjo paraqet një kompromis efektiv dhe të pranueshëm, atëherë të ndryshohet kodi i procedures penale në mënyrë të përshatshme.

·Të garantojë që të gjithë të punësuarit nëpër gjykata të familjarizohen dhe të perdorin sistemin elektronik për menaxhimin e cështjeve, duke perfshirë edhe trajnimin e here pas hershëm dhe nesë është e nevojshme edhe  ndryshimin e pozicioneve në personel.

·Ti japë Këshillit Gjyqësor të Kosovës mbështetjen e duhur finaciare.

·Të bashkëpunojë plotësisht me Institucionin e Avokatit të Popullit.

·Të mundësojë pavarësinë e Inspektoratit Policor te Kosovës me një linje të pavarur buxhetorë nga Ministrija e Brëndshme.

·Të krijojë një program  të sitemit të drejtësisë me shtrirje të gjerë, duke përfshirë këtu: një fushatë publike informuese për të njoftuar publikun mbi përfundimin e çështjeve të rëndësishme dhe publikimin e rregullt të statistikave mbi përqindjet e dënimeve; vëmëndje e vecantë ti kushtohet përfshirjes së komuniteteve minoritare në sistemin e drejtësisë.

·Të trajtohen pengasat në krijimin e programeve efikase për mbrojten dhe zhvendosjen e dëshmitarëve, duke përfshirë këtu miratimin e një ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe konkludimin e marrëveshjeve me SHBA -në, BE -në dhe qeverive të tjera që të gjithë së bashku të ndajnë përgjegjësitë në zhvendosjen dhe ndihmën finaciare për dëshmitarët në rrezik.

Për Këshillin Gjyqësor të Kosovës

·Të zhvillojë një plan veprimi për zbatimin e strategjisë së KGJK -së të lidhura me mbikqyrjen e gjykatësve dhe prokurorëve vendas.

·Të autorizojë pjesëmarrjen e të gjithë gjyqtareve në vazhdimin e shkollimit mbi temat e ligjeve penale , duke përfshirë këtu ligjet mbi dënimet dhe ligjet e procedurat që lidhen me mbrojtjen dhe zhvendosjen e dëshmitarëve.

·Të thjeshtësoje dhe të zbatojë në mënyrë rigoroze procedurat për hetimin dhe disiplinimin e gjykatësve dhe prokurorëve, me qëllim që të garantojë aplikimin e kritereve të larta profesionale dhe etike.

Për Zyrën e Prokurorit Publik të Kosovës

·Të autorizojë pjesëmarrjen e të gjithë prokurorëve në vazhdimin e shkollimit mbi temat e ligjeve penale, duke përfshirë këtu bashkëpunimin me policinë, dhe ligjet e procedurat që lidhen me mbrojtjen dhe zhvendosjen e dëshmitarëve.

·Të inkurajoje bashkëpunimin ndërmjet prokurorëve ndërkombëtarë dhe vendas, duke përfshirë këtu edhe programet këshilluese dhe stërvitore.

Për Shërbimin Policor të Kosovës (SHPK)

·Shërbimin Policor të Kosovës duhet të gjejë gjuhën e përbashkët me prokurorët vendas dhe ndërkombëtarë në mbështetje të hetimeve, përfshirë edhe trajnimet, qoftë me anë të një dege të policisë gjyqësore ose në tjetër mënyrë.

·Të inkurajohet bashkëpunimi ndërmjet policisë ndërkombëtarë dhe vendase për zhvillimin e aftësive, ndarjen e informacioneve dhe të  evitohen përkjekjet e dyfishta.

·Të garantojë që të gjithë agjentët të bashkëpunojnë plotësisht për hetimet me Inspektoratin Policor të Kosovës, me Institucionin e Avokatit të Popullit dhe të garantojë që agjentët me përvojë të zbatojnë në mënyrë të plotë cdo rekomandim që lind si pasojë.

Për Misionin e Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE -ja) në Kosovë

·Të vazhdojë monitorimin dhe raportimin mbi gjyqet penale e funksionimin e përgjithshëm të sistemit të drejtësisë penale; të publikoje çfarëdo zbulimi.

·Të ndihmojë qeverinë e Kosovës dhe EULEX -in në identifikimin e boshllëqeve në trajnime, për të përmirësuar kapacitetet profesionale të policisë, gjykatësve dhe prokurorëve vendore dhe ndërkombëtarë.

Për Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe anëtarët e tjerë të Grupit të Kontaktit

·Të ofrojë mbështetje politike me qëllim që të shtohen përpjekjet në luftën kundër krimeve të rënda në Kosovë, duke përfshirë këtu krimin e organizuar, krimet e luftës dhe krimet ndëretnike.

·Të përkushtohen në mënyrë publike për zhvendosjen e dëshmitarëve nga Kosova dhe të ofrojnë ndihmë financiare për zhvendosjen e tyre.

·Të vazhdojnë me ndihmën financiare për sistemin e drejtësisë penale, duke monitoruar me kujdes progresin dhe duke revizionuar shpenzimet.