Roli i Autoriteteve Ndërkombëtare dhe vendore
Shtrirja deri në Komunitet e Ndikuara
NUK ËSHTË ZBATUAR
Parimi i drejtësisë transparente kërkon që drejtësia jo vetëm të bëhet realitet por edhe të konsiderohet si e realizuar. Kjo kërkon një program efikas në rritjen e komunikimit me publikun për çfarë ndodh në brendësi të sistemit të drejtësisë penale, duke përfshirë këtu edhe njoftimin e të prekurve për statusin e hetimeve në përgjigje të ankesave të tyre.
Hulumtimi i Human Rights Watch mbi mbarëvajtjen e hetimeve të lidhura me marsin 2004 nxorrën në shesh mungesën e plotë te dijenisë nga ana e komuniteteve të minoritarëve në lidhje me hetimet dhe ndjekjet penale në proçes e sipër. Pothuajse të gjithë personat e zhvendosur përkohësisht dhe përfaqësuesit e bashkive që ne intervistuam për raportin e majit 2006 na thanë se ato nuk kishin, apo kishin fare pak dijeni mbi aksionet e ndërmarra për nxjerrjen para drejtësisë të personave që janë përgjegjës për dhunën e marsit.[72] Kjo mungesë e informacionit e thellon shkallën e mosbesimit të komuniteteve minoritare ndaj institucioneve ndërkombëtarë dhe atyre të Kosovës.
Qysh atëhere ka pasur disa përpjekje nga ana e UNMIK-ut, policisë së UNMIK -ut, SHPK -së dhe KFOR -it për tu shtrirë deri tek komunitetet, vecanërisht te minoritetet që janë më të cënueshme nga dhuna. Ruajtja e komuniteteve është forcuar duke rritur numrin e oficerëve të policisë në përmbushjen e funksioneve monitoruese dhe ndërlidhëse. Në shumicën e bashkive ekzistojnë këshillë për sigurimin lokal, por frekuenca e takimeve të tyre dhe shkalla e aktiviteteve të tyre ndryshon shumë nga njëra tjetra.[73]
Këshillët u krijuan nga UNMIK -u për ngritjen e një platforme ku policia, KFOR-i, drejtuesit e fshatrave dhe nëpunësit e bashkive mund të takoheshin për të diskutuar mbi të gjitha preokupimet të lidhura me sigurinë.[74] Ato janë të përbëra nga përfaqësues ndërkombëtarë (UNMIK - u, KFOR -i, nganjëherë gjithashtu edhe policia e UNMIK -ut) e vendore (SHPK -ja, autoritetet bashkiake, drejtuesit e komuniteteve minoritare) dhe monitorohen nga OSBE -ja.[75]
Praktikisht duket sikur as këshillët për sigurinë lokale dhe as ruajtja policore e komuniteteve nuk kanë pasur ndonjë ndikim të madh në zgjidhjen e problemeve të sigurisë në nivele lokale.[76] Sipas një drejtuesi të komunitetit Serb, shumë anëtare te komuniteteve minoritare i shikojnë këto struktura si pak me tepër sesa rregullim vitrinash, të krijuara të konstruktuara për të krijuar përshtypjen që "gjërat po shkojnë mbarë dhe po përmirësohen".[77]
Me shume Transparencë
NUK ËSHTË ZBATUAR
Edhe drejtësia më reale kerkon gjithashtu transparence në funksionimin e sitemit të drejtësisë penale. Gjetja e informacioneve te sakta dhe aktuale mbi hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve të luftës dhe dhunës ndëretnike mbetet një detyrë e vështirë në Kosovë, vecanërisht për individët që nuk e flasin gjuhën Angleze dhe banojne jashtë Prishtinës.[78] Në përgjithësi sistemit të drejtësisë penale i mungon transparenca.
Që nga publikimi i raportit tonë në maj të 2006 -tës nuk ka pasur asnjë ndryshim thelbësor në lidhje me këtë çështje.[79] Sic e theksuam edhe më sipër mungesa e funksionimit të sistemit për menaxhimin elektronik të çështjeve pengon mundësinë e informimit mbi çështjet, duke përfshirë këtu edhe statistikat. Për më tepër, publiku nuk është i mirëinformuar mbi vendimet gjyqësore penale dhe shpërndarja e informacionit mbi viktimat dhe paditësve shpeshherë nuk ndodh.
Publiku i gjerë, duke përfshirë këtu edhe komunitetet e prekura, mbështeten tek mediat e Kosovës për informacionet mbi sistemin e drejtësisë penale.[80] Por mediat tentojnë të fokusohen vetëm në gjyqet që trajtojnë çështjet më madhore.
[72] Human Rights Watch, Askund në Agjendë, faq. 56
[73] Korrespondencë me anë të email –it e Human Rights Watch me një nëpunës ndërkombëtarë, më 3 shkurt 2007.
[74]Rregullorja 2006/54 e UNMIK –ut.
[75] Intervistë e Human Rights Watch me një drejtues të komunitetit Serb, Graçanicë/Gracanica, më 14 korrik 2007.
[76] Korrespondencë me anë të email –it e Human Rights Watch me një nëpunës ndërkombëtarë, më 3 shkurt 2007.
[77] Intervistë e Human Rights Watch me një drejtues të komunitetit Serb, Graçanicë/Gracanica, më 14 korrik 2007.
[78] Human Rights Watch, Askund në Agjendë, faq. 58
[79] Intervistë e Human Rights Watch me një drejtues të komunitetit Serb, Graçanicë/Gracanica, më 14 korrik 2007. Intervistë e Human Rights Watch me një perfaqësues të një OJQ –je lokale, më 13 dhjetor 2007.
[80] Human Rights Watch, Askund në Agjendë, faq. 57






