- Page 7
- Page 8 of 8
Përkrahje për Pajtimin
Me qëllim që të ecë përpara si një shoqëri e bashkuar, Kosova duhet të përballet me të shkuarën e saj. Deri më sot pak progres është shënuar, megjithë përpjekjet për pajtim nga aktorët e jashtëm. Megjithëse impulset për pajtim duhet të vijnë nga përbrënda vendit, aktorët ndërkombëtare mund të japin kontributin e tyre për të ndihmuar në krijimin e kushteve në të cilat pajtimi ka gjasa të bëhet realitet.
Vënja para pergjegjësise e kriminelëve për abuzimet në kohën e luftës është një hap i rëndësishëm. Sidoqoftë, deri më sot rezultatet e ndjekjeve penale mbi krimet e luftës në vend kanë qenë tepër të kufizuara. Vetëm përafersisht 24 çështje janë mbyllur që nga viti 1999. Ndjekjet penale të gjykuara në mënyre të dobët nga gjykatat vendase, mungesa e të dyshuarve, kërcënimet ndaj dëshmitarëve dhe caktimi i prioriteteve të papërshtatshme janë vetëm disa nga arsyet.
Një element tjeter i rëndësishëm për tu përballur me të shkuarën është edhe drita që duhet hedhur mbi fatin e personave të humbur. Megjithëse është shënuar progres në këtë çështje deri në mesin e vitit 2007 akoma mbeten të humbur 2000 persona, shumica prej të cilëve me origjinë etnike Shqiptare. Të gjitha eshtrat e njohura të zhvarrosura në Serbi janë kthyer në Kosovë.
Me qëllim që ti jepet e drejta të gjithë viktimave nga krimet e luftës në Kosovë, autoritetet vendase dhe ndërkombëtare duhet të shfaqin një dëshire të përtërirë politike për të vënë në plan të ditës akuzat kombëtare për çështjet e lidhura me krimet e luftës për aq kohe sa dëshmitaret janë akoma në jetë. Përpjekje të reja duhet të bëhen gjithashtu për të deklaruar fatin përfundimtar të të humburve. Nuk është akoma vonë për ti zgjatur dorën familjeve, miqve dhe shoqatave të viktimave. E vërteta për atë çfarë ka ndodhur duhet të dalë në pah dhe fajtorët duhet të përballen me ligjin.
Rekomandime:
- Qeverija e Kosovës dhe misioni policor e gjyqësor i BE-së duhet të rishikojnë të gjitha hetimet e mbetura pezull në lidhje me çështjet e krimeve të luftës dhe të krijojnë një plan për hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e saktë të tyre.
- Autoritetet në Prishtine, me ndihmën e ndërkombëtarëve, duhet ti japin një hov të ri përpjekjeve për të hedhur drite mbi fatin e të humburve.
- Te fillohet bashkëpunimi me Dhomën e Krimeve të Luftës në Beograd për hetimet dhe ndjekjet penale mbi krimet e luftës.
- Page 7
- Page 8 of 8






