Mundësi për Refugjatët dhe Personat e Zhvendosur për Rikthim Të Sigurtë në Atdhe
Ndërkohe që shumica e Shqiptarëve të zhvendosur mbas luftimeve te 1999 janë rikthyer në atdhe, Serbët e Kosovës, Romët dhe minoritet e tjera të zhvendosura mbas qershorit 1999 kanë hezituar të rikthehen. Rreth 250 000 Serb dhe anëtare të minoriteteve të tjera janë zhvendosur nga Kosova duke filluar nga viti 1999. Shumë prej tyre kanë shkuar drejt veriut në Serbi, të tjerë drejt ish- Republikës Jugosllave të Maqedonise (FYROM), Malit të Zi dhe vendeve te tjera në rajon e përtej.
Vetëm pak prej tyre janë kthyer vullnetarisht në atdhe. Sipas vlerësimeve të Zyrës së Komisariatit të Lartë tëOKB-së për Refugjatët (UNHCR) deri më shkurt të 2008 janë rikthyer vetëm 17 938 persona të zhvendosur. Në 2007 u rregjistruan 1756 të rikthyer. Në të njëjten kohë vazhdon aplikimi i kthimeve të detyruara nga vendet perëndimore me përreth 2000 persona te rikthyer me force në 2007.
Për shumë persona të zhvendosur rikthimi pengohet nga: frika e sigurisë, shqetësimet mbi lirinë e qarkullimit, mundësinë e punësimit, strehimit, shkollimit dhe shërbimeve të tjera publike. Sipas UNHCR, Serbët, Romët dhe Shqiptarët vazhdojnë të rrezikohen nga përndjekjet nëse kthehen në zonat ku ato do të jenë në minoritet. Sulmet mbi të rikthyerit, siç ka ndodhur gjate 2006-ës në Klinë, e veshtirësojnë procesin. Mbetja pezull e statusit të Kosovës ka krijuar pasiguri dhe rrezik për zhvendosje të mëtejshme.
Zënia e tokave dhe pronave që i përkasin personave të zhvendosur është një pengesë madhore për rikthimin. Mosmarrëveshjet për pronat e zëna shpeshhere pasohen nga incidente të dhunshme, ndërkohe që rastet e shfaqura para gjyqit trajtohen jashtzakonisht ngadalë për arsye të dobësive të vazhdueshme në sistemin e së drejtës penale në Kosovë. Dokumentat personale (siç jane kartat Kosovare të identitetit ) mund të jenë vështirë për tu marre nga të zhvendosurit, veçanërisht për ata që nuk e flasin gjuhën Shqipe. Ata ankohen gjithashtu për procedura të tejzgjatura dhe tepër të vështira për marrjen e ndihmës nga organizatat ndërkombëtare, fakt ky që i dekurajon ato në organizimin vetjak të rikthimit.
Me qëllim që të kapërcehet kjo gjëndje aktuale amullie autoritetet e Kosovës duhet të bashkëpunojnë me misionin ndërkombetar të drejtuar nga BE-ja, KFOR-in dhe UNHCR-në, për të goditur problemin e zhvendosjes nga rrënjet, për të siguruar dhe permirësuar mundësine e punësimit, strehimit dhe shërbimeve publike. Kush sulmon të rikthyerit ose i pengon ata duhet të nxirret sa më shpejt para drejtësise. Qeverija e Kosovës duhet ti shtrije dorën të zhvendosurve dhe refugjatëve Serb, Romë Ashkali, Egjiptian dhe të bashëpunojë me qeveritë e shteteve fqinje për të përkrahur rikthimin e tyre me perspektivë. Edhe autoritetet në Serbi duhet të luajnë një rol konstruktiv për të inkurajuar rikthimin në rast se kushtet janë të favorshme.
Rekomandime:
- Të goditen nga rrënjet shkaqet e zhvendosjes siç jane: pasigurija, mosndërshkimi i fajtorëve dhe diskriminimi në shërbimet sociale
- Të krijohen kushtet për një rikthim të vullnetshëm, të sigurtë, me dinjitet dhe me perspektive, duke përfshire këtu edhe strehimin e përshtatshëm dhe mundësinë e pjesëmarrjes në shërbimet shëndetësore dhe të shkollimit.
Delicious
Digg
StumbleUpon
Reddit
Ma.gnolia
Facebook
Google
Yahoo
Technorati