Mbrojta e Minoriteteve nga Dhuna
Dhuna ndaj minoriteteve ka qënë një veçori vazhdimisht prezente në historinë e pasluftës në Kosovë. Komunitetet e minoriteteve, duke përfshirë këtu edhe Ashkalinjtë shqipfolës, kanë qënë në shënjestër të parë gjatë trazirave të marsit të 2004-ës në Kosovë. Sot ka më pak incidente duke marrë parasysh që shumica e popullatës Shqiptare dhe Serbe janë të ndarë gjeografikisht. Por ngjarje pasigurie vazhdojnë të ndodhin në pjesët me etni te përziera, duke përfshire këtu agresione fizike, vjedhje dhe konflikte të dhunshme në lidhje me pronat. Aktet e vandalizmit kundër kishave Ortodokse dhe manastireve kanë vazhduar, duke dëmtuar kështu besimin dhe duke cënuar marrëdhëniet mes komuniteteve.
Reagimi i papërshtatshem i forcave paqeruajtëse (KFOR) të drejtuara nga NATO-ja, policisë së UNMIK-ut dhe Shërbimit policor të Kosovës mbas trazirave të marsit 2004 dhe dështimi për të nxjerrë para ligjit shumë prej autorëve te krimit gjatë dhunës inter-etnike, ka pasur si pasojë humbjen e besimit nga ana e komuniteteve minoritare ndaj institucioneve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare. KFOR-i shprehet që i ka nxjerrë mësimet e duhura nga trazirat e marsit 2004, duke thjeshtuar zinxhirin e komandave për të lejuar një ndërhyrje më të shpejtë në raste trazirash.
Por ti japesh fund dhunës duhet më tepër sesa mbrojtje fizike. Pergjegjësit duhet të nxirren gjithashtu para ligjit. Kështuqë forcimi sistemit gjyqësor është një parim në përpjekjet për të rikthyer besimin e komuniteteve minoritare të Kosovës. Rritja e perfaqësimit të minoriteteve në Shërbimin Policor të Kosovës në një sfere miqësore është pjesë thelbësore e këtyre përpjekjeve.
Rekomandime:
- KFOR-i, policia ndërkombëtare dhe Shërbimi Policor i Kosovës duhet ti përgjigjen sulmeve ndaj minoriteteve në mënyre të menjëhershme. Ato duhet të ofrojne mbrojtjen e përshtatshme, të sigurojnë ruajtjen e provave dhe identifikimin e dëshmitareve në vazhdimin e procesit të përndjekjes.
- Të sigurohet që personat që kryejnë sulme ndaj minoriteteve të dalin para drejtësise.
- Të rritet perfaqësimi i minoriteteve në Shërbimin Policor te Kosovës dhe përfshirja e tyre në iniciativat për krijimin e raporteve miqësore, duke promovuar kështu besimin mes komuniteteve minoritare ndaj zbatimit të ligjit.






