Human Rights News

Per Botim: 7 Mars, 1998

Human Rights Watch kerkon Gjykates lidhur me Krimet e Luftes ne ish-Jugosllavi i cili duhet te investigoje lidhur me Krime te Mundshme te Luftes ne Kosove

(New York - 7 Mars, 1998) Organizata per Vezhgimin e te Drejtave te Njeriut i kerkoi sot Gjykates Nderkombetare lidhur me Krimet e Luftes ne ish Jugosllavi te inicioje nje investigim te menjehershem lidhur me krimet e mundshme te luftes te kryera nga forcat sekrete Serbe ne Kosove. Ne nje leter te derguar sot ne adrese te Louise Arbour, Prokuror i Pergjithshem i Gjykates, Drejtori i Pergjithshem i Organizates per Vezhgimin e te Drejtave te Njeriut, Keneth Roth i kerkoi Gjykates te zhvilloje kerkime lidhur me sulmet arbirtrare dhe diskriminuese kunder civileve dhe ekzekutimeve ne mase te personave te kapur. "Duke hapur nje investigim te menjehershem mbi krimet e dukshme te luftes te kryera ne Kosove, zyra jone sinjalizon se juridiksioni i Gjykates mbulon edhe keto ngjarje, me ane te te cilit ne shpresojme te mundemi ti ndalojme keto ndodhi", thuhej ne leter.

Teksti i plote i letres vijon me poshte:

Leter e hapur per gjykatesen Louise Arbour

Prokurore e Pergjithshme e

Gjykates Nderkombetare te Krimeve te Luftes

ne ish- Jugosllavi

E dashur Gjykatesja Arbour,

Organizata per Vezhgimin e te Drejtave te Njeriut po ju shkruan per te shprehur shqetesimin e saj lidhur me aksionet e fundme ushtarake ne rajonin e Kosoves. Faktet shprehin ne menyre te qarte se atje po kryhen krime lufte te cilat perfshijne sulme arbitrare dhe diskriminuese ndaj popullsise civile dhe ekzekutime ne mase te te burgosurve. Ne ju bejme thirrje te inicijoni nje investigim te menjehershem lidhur me keto ngjarje tragjike dhe te shpallni vendimin e zyres suaj per ndjekje penale te te gjithe atyre te cilet jane pergjegjegjes per keto ngjarje perpara Gjykates se Krimeve te Luftes per Ish Jugosllavine. Nje veprim i menjehershem nga ana e zyres suaj mund te ndihmoje te shmangien e ndodhive te tjera dhe mund te shpetoje jete njerezish.

Me 28 Shkurt 1998, policia Serbe, dhe ka te ngjare edhe disa njesi te armatosura filluan nje sulm masiv ne trekendeshin qe krijohet mes fshatrave ne rajonin e Drenices se Kosoves, e cila besohet te jete baze per Ushrine Clirimtare Kosovare (UCK). Tanke dhe helikoptere sulmues u perdoren ne ate cka eshte quajtur nga qeveria si sulmi per "spastrimin e terroristeve". Organizata per Vezhgimin e te Drejtave te Njeriut ka marre disa raporte shume te besueshme lidhur me faktin se forcat Serbe kane sulmuar ne menyre te pameshire civile dhe persona te tjere te cilet nuk luftojne, sidomos ne fshtrat e Cirezit, Likosanes, Prekazit dhe Laushes. Shtypi ka raportuar gjithashtu se disa helikoptere dhe makina te blinduara kane qelluar me zjarr mbi catite e fshatit perpara se forcat e sigurimit te hynin ne fshat ne kembe dhe te qellinin ne shtepite e njerezve. Ne disa raste, forcat e sigurimit Serb kane hapur zjarr mbi individe te paidentifikuar, brenda shtepive te tyre, dhe duket se tashme ka filluar nje beteje midis forcave Serbe dhe UCK-se. Gazetaret e huaj kane pare trupat e gjashte viktimave, duke perfshire edhe nje grua shtatezene, Rukie Nebihi, e cila eshte qelluar me plumba ne fytyre, dhe kater vellezerve nga familja Sejdiu, dy prej te cileve jane qelluar ne kurriz. Brenda kesaj periudhe, njezete e kater Shqiptare jane konfirmuar te jene vrare, nderkohe qe numri i sakte nuk dihet perderisa organizatave per ndihme humanitare dhe gazetareve i eshte ndaluar hyrja ne rajon.

Ne perputhje me informacionet e Keshillit per Mbrojtjen e Lirive dhe te Drejtave te Njeriut, te vendosur ne Prishtine, dhjete anetare te familjes Ahmeti dhe dy prej tyre miq te familjes, Behram Fazliu dhe Shaban Muja, jane vrare nga forcat sekrete Serbe pasi jane burgosur mepare, megjithese ky lajm ende nuk eshte konfrimuar ne menyre te pavarur. Ne baze te thenieve te qeverise Serbe, policet kane konfiskuar nje mase te madhe armesh dhe kane arrestuar nje numer njerezish, vendodhja e te cileve dhe akuzat qe u jane bere mbeten ende te paditura. Kater police Serbe jane vrare gjate aksionit.



Organizata per Vezhgimin e te Drejtave te Njeriut kupton faktin qe aturiteteve ndoshta do tu duhet te perdorin force kur konfrontohen me nje sulm te armatosur, por keto sulme kunder civileve dhe ekzekutimi pa gjyq i kujtdo qe mbahet i burgosur perbejne krim lufte dhe nje shkelje te rende te ligjit humanitar. Duke marre parasysh nivelin e konflikti te armatosur qe ka shperthyer tashme ne Kosove mund te aplikohet Neni numer 3 I Konventes se Gjeneves lidhur me kofliktet e brendshme te armatosura. Ne te kerkohet qe civilet sikurse edhe personat e tjere te mbrojtur ose te burgosur te trajtohen ne menyre njerezore, me kerkesa speficike lidhur me rastet e vrasjeve, torturave, dhe trajtimit te ashper dhe degradues.

Shkeljet e ligjit humanitar te cilat kane ndodhur ne Kosove bien nen juridiksionin e Gjykates Nderkombetare per Krimet e Luftes ne Ish Jugosllavi. Neni 1 i statutit te Gjykates thote se Gjykata ka fuqine te ndjeke ne menyre penale te gjithe ata persona te cilet kane kryer shkelje te shumta te ligjit humanitar brenda "territorit te ish Jugosllavise qe nga viti 1991". Neni 8 specifikon me tej se juridiksioni i perkohshem i Gjykates "do te zgjatet per nje periudhe duke filluar qe nga 1 Janari 1991". Ketij juridiksioni nuk i eshte vene ndonje limit kohor. Duke hapur nje investigim te menjehershem lidhur me krimet e luftes te kryera ne Kosove, dhe duke sinjalizuar se juridiksioni I Gjykates perfshin edhe keto ngjarje, zyra juaj mund te ndihmoje ti jape fund atyre.

Sinqerisht,

Kenneth Roth

Drejtor Ekzekutiv, Organizata per Vezhgimin e te Drejtave te Njeriut

Siper || Faqe e Kryesore